Skip to main content

Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së, kërkohej nga Specialja

Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së, kërkohej nga Specialja


Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së, kërkohej nga Specialja

Posted: 24 May 2019 02:45 AM PDT

I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën "Molla e Kuqe" është arrestuar.

Arrestimin e Shales e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij.

"Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Nuk di më shumë se ku apo kur. Vetëm se më kanë njoftuar që në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës", ka thënë Bullakaj në një prononcim për Indeksonline.

Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t'i përgjigjet.

Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.

Shala kishte refuzuar t'i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë./Indeksonline/

Mos

The post Arrestohet ish-luftëtari i UÇK-së, kërkohej nga Specialja appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është i paraburgosuri që u arratis sot nga QKUK

Posted: 24 May 2019 02:40 AM PDT

Sot në orët e hershme të mëngjesit është arratisur një i paraburgosur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së.

"Gazeta Blic" mëson se bëhet fjalë për Adhurim Krasniqin i cili dyshohet se ditë më parë e ka plagosur me armë zjarri menaxherin e On Records, Met Elshanin.

I pandehuri Krasniqi ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike për shkak të plagosjes që kishte marrë në këmbë gjatë konfliktit të armatosur, nga ku edhe ka ikur sot në orët e para të mëngjesit.

Kujtojmë se pas përleshjes me Elshanin, Krasniqit i është shqiptuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer Tentim Vrasje.

The post Ky është i paraburgosuri që u arratis sot nga QKUK appeared first on DRENICA PRESS.

Ronaldo ftohet në gjyq për akuzë për përdhunim nga ish-bashkëshortja e një shqiptari

Posted: 24 May 2019 02:37 AM PDT

Cristiano Ronaldo pritet të ftohet në gjyq për t'u përballur me akuzën për përdhunim nga Kathryn Mayorga, e cila më herët kishte qenë e martuar me një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para tetë muajve, Kathryn Mayorga e akuzoi Cristiano Ronaldon se e kishte përdhunuar në orët e hershme të 13 qershorit të vitit 2009, në Las Vegas, pasi ishin takuar në një klub nate, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë, avokatët e Mayorgas filluan ta kërkonin adresën e superyllit portugez, pasi policia e Las Vegasit e rihapi këtë rast. Ekipi ligjor i Ronaldos ka tentuar t'i shmanget këtij procesi dhe dokumentet gjyqësore tregojnë se ata nuk kanë ndihmuar në gjetjen e vendndodhjes së shtëpisë.

Por, tani është gjetur adresa e shtëpisë së 34-vjeçarit në Torino, përmes dokumenteve ligjore të pronësisë. Gjatë javëve në vazhdim, sapo të përkthehen të gjitha dokumentet, avokatët e Mayorgas do t'ia dërgojnë Ronaldos thirrjen për gjyq.

Njëri ndër përfaqësuesit e Ronaldos nuk pranoi ta komentojë këtë rast mbrëmë për The Sun, mirëpo insistoi se pretendimet e Mayorgas janë "plotësisht të rreme".

Mayorga, atëherë 25-vjeçare, e kishte raportuar sulmin në policinë e Las Vegasit. Ajo nuk e kishte identifikuar Ronaldon me emër sepse kishte thënë se ai ishte figurë publike dhe i frikësohej portugezit. Ajo ishte dërguar në spital dhe ishte hetuar nëse ka shenja përdhunimi.

Gjatë muajve në vazhdim, sipas avokatëve të Mayorgas, hetues privat të Ronaldos e kishte gjetur amerikanen dhe i kishin mbajtur shënim të gjitha lëvizjet e saj. Ajo gjithashtu pretendon se avokatët e Ronaldos e kishin detyruar atë të nënshkruante një dokument.

Në atë dokument, Mayorga premtoi se nuk do të fliste kurrë publikisht për incidentin dhe në shkëmbim i mori 375 mijë dollarë. Këtë dokument u nënshkrua edhe nga Mayorga edhe nga Ronaldo në janar të vitit 2010.

Në vitin 2017, gazeta gjermane Der Spiegel e publikoi një artikull ku Ronaldo akuzohej për përdhunim, mirëpo emri i Mayorgas ishte lënë anonim. Shumë prej informatave të gazetës ishin siguruar nga dokumente dhe mesazhe që ishin siguruar nga Football Leaks.

Agjenti i Ronaldos i mohoi menjëherë këto lajme, mirëpo asnjëherë nuk e paditi as Der Spiegelin e as Mayorgan për shpifje.

Në shtator të vitit 2018, Der Spiegel e publikoi edhe një tjetër artikull, këtë herë duke e treguar rrëfimin e plotë të Mayogas, e cila e zbuloi edhe identitetin e vet. Në atë artikull, Maryoga shpjegon në detaje se si Ronaldo e kishte sulmuar dhe çfarë kishte ndodhur me të në vitet në vijim.

Der Spiegel i zbuloi edhe disa dokumente të këtij rasti, të cilat përfshinin deklarata të dhëna nga Ronaldo. Në këto dokumente, portugezi e kishte pranuar se kishte qenë i ashpër me Mayorgan dhe se ajo i kishte thënë jo disa herë, para se ta dhunonte.

Avokatët e Ronaldo, por edhe vetë portugezi, e kanë mohuar këtë lajm disa herë. Megjithatë, për shkak të dokumenteve të besueshme të publikuara, policia e Las Vegasit i ka rihapur hetimet për këtë rast.

Po ashtu, Mayorga e ka paditur Ronaldon. Ajo do ta paditë yllin e Juventusit jo vetëm për përdhunim, por edhe për presionin që ia kishte bërë më vonë dhe përcjelljen përmes hetuesve privat. /Gazeta Express/

The post Ronaldo ftohet në gjyq për akuzë për përdhunim nga ish-bashkëshortja e një shqiptari appeared first on DRENICA PRESS.

Punëtorët rrinë në këmbë kurse politikanët ulur, reagon Haradinaj: Bile me ju pas qit karrige

Posted: 24 May 2019 02:35 AM PDT

Kryeministrit të Kosovës,  Ramush Haradinaj i ranë në sy punëtorët e kompanive të ndërtimit që po qëndronin në këmbë derisa po mbahej ceremonia e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit, mëngjesin e së premtes.

Teksa politikanët – zyrtarë komunal dhe qeveritar – po qëndronin ulur në karrige gjatë kësaj ceremonie, punëtorët që do ta ndërtojnë rrugën e qytetit të Deçanit qëndronin në këmbë, prapa foltorës së improvizuar.

E kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se do të ishte mirë për organizatorët që punëtorëve t'ia ofronin nga një ulëse secilit.

"Spo e di, për këta punëtorët, a janë të kënaqur që na me fol ma gjatë apo po e shkurtojmë që ju me ja nis punës. Bile me ia pas qit nga një ulëse, se ata kanë me nejtë boll [në këmbë]", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se fillimi i punimeve për ndërtimin e rrugës së qytetit të Deçanit është një ngjarje e mirë.

"Edhe unë i gëzohem përparimit, projekteve në Komunën e Deçanit. Infrastruktura së pari e lehtëson jetën, i lidh njerëzit dhe e bën më të shpejtë e më të saktë jetën", ka deklaruar Haradinaj.

Shikoni videon nga minuta 8:30, kur Haradinaj flet për punëtorët.

The post Punëtorët rrinë në këmbë kurse politikanët ulur, reagon Haradinaj: Bile me ju pas qit karrige appeared first on DRENICA PRESS.

U rrokullis me veturë nga 137 metra lartësi, shpëton mrekullisht gruaja amerikane

Posted: 24 May 2019 02:32 AM PDT

Një grua ka mbijetuar mrekullisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi vetura e saj doli nga rruga dhe u rrokullis poshtë një shkëmbi që ishte 137 metra i lartë.

Gruaja e paidentifikuar ishte duke e vozitur veturën e saj në autostradën që kalon përgjatë bregdetit të Kalifornisë Veriore, kur automjeti doli nga rruga të martën në mëngjes. Një çiklist e pa aksidentin dhe e lajmëroi Patrullën e Autostradave.

Autoritetet thanë se vetura do të rrokullisej edhe 240 metra më poshtë, nëse ajo nuk do të ndalej në një dru. Shaun Bouea, anëtar i ekipit mjekësor që mori pjesë në shpëtimin e gruas së aksidentuar, tha para gazetarëve se vetura ndoshta nuk do të vërehej nga askush, nëse aty nuk do të ishte çiklisti, sepse kjo zonë ka drurë të dendur.

"Ajo kishte shumë fat. Sikur të isha në vendin e saj, do ta bleja një tiketë të lotarisë", tha Bouyea. Pasi e kishte telefonuar shërbimin e emergjencës, çiklisti kishte provuar të lëshohej poshtë shkëmbit për ta ndihmuar gruan e aksidentuar.

Për të arritur deri te vetura e rrokullisur, ekipet e shpëtimit u detyruan të përdorin litarë. Ata e larguan xhamin e përparmë të veturës dhe e tërhoqën gruan e lënduar.

Vozitësja ka pësuar lëndime të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ajo tash po trajtohet në një spital të Napas, shkruan "Independent", transmeton Gazeta Express.

The post U rrokullis me veturë nga 137 metra lartësi, shpëton mrekullisht gruaja amerikane appeared first on DRENICA PRESS.

Shpërthen Burdushi ndaj Milaim Zekës: Boll ma hangre m…

Posted: 24 May 2019 02:28 AM PDT

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklarimit të sotëm të kryeparlamentarit Kadri Veseli për videon me fajde, ku përflitet edhe emri i tij. Zeka, i ka thënë Veselit se "Republika e Burdushit" që e ka ndërtu, do ta godasë keq. E vetë Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka shpërthyer ndaj Milaim Zekës për shkak se ia ka përmend emrin.

Milaim Zeka, deputeti i Nismës, përmes një shkrimi që e bëri dje ndaj kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka përmendur republikën e Burdushit.

"Mos harro, Republika e Burdushit që e ke ndertu me shokë, keq ka me ju goditë", i ka thënë Zeka Veselit.

Po këtu reagoi vetë Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, dhe paralajmëroi padi ndaj Zekës, pasi ia përmendi emrin.

"BOLL MA HANGRE M…E..MILAIM ZEKA. Se shpejti do denoncoj polici dhe prokureri qe pi ma njollos emrin time në emisjone parlament pe sfrytëzon emrin time per qëllime tua ti sdin azgje per mu. edhe me djal njerzëve .epordhë'taleve.edisa gazetarve kqyre punën tanë e familjen tanë e vajzat e tua …..un jam A politik as kurr skam punue me asnjë par…", ka shkruar Burdushi, në Facebook.

The post Shpërthen Burdushi ndaj Milaim Zekës: Boll ma hangre m… appeared first on DRENICA PRESS.

Ishte në gjendje të rendë ekonomike, vjen një lajm i mirë për ish-luftëtarin e UÇK-së

Posted: 23 May 2019 04:55 PM PDT

Tani e tutje në llogarinë e Mehmetit do të ketë qarkullim mujor.

Për rastin e Fadil Mehmetit, ish-luftëtarit të UÇK-së i cili tash e tri vite i ka ndalë katër fëmijët nga shkolla për shkak të distancës nga shtëpia, tashmë i është bërë zgjidhja nga Qumështorja Drena, pas raportimit të RTV Dukagjini. Mehmeti tani e tutje do të ketë qarkullim bankarë në vlerë prej 250 euro.

Pas raportimit të RTV Dukagjinit, i është bërë zgjidhje, familjes nga Shilovica e Komunës së Vushtrrisë që t'i dërgoj fëmijët në shkollë. Për shkak të kushteve të vështira, prej tri vitesh, fëmijët e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Mehmetit, nuk shkuan në shkollë.

Tani e tutje në llogarinë e Mehmetit do të ketë qarkullim mujor në vlerë prej 250 euro nga qumështorja Drena.

"Financimi i personit në fjalë, siç bëjmë edhe disa financime tjera, në xhirollogarinë bankare do t'i bëhet pagesa mujore prej 250 euro ashtu siç i kemi premtuar përmes Facebook-ut", thotë për RTV Dukagjinin Ervina Masurati nga Qumështorja Drena.

Mirëpo sipas ligjit, nëse një veteran ka qarkullim bankarë jashtë pensionit mujor të përcaktuar nga Republika e Kosovës, atëherë kjo e fundit i ndalohet, mirëpo nga qumështorja Drena është menduar edhe për këtë të fundit.

"Besoj se në mbështetje edhe nga Departamenti i Financave do të bëjmë një zgjidhje për të qenë në mbështetje financiare të kësaj familjeje sa më shpejt që është e mundur", shtoi më tej Ervina Masurati.

Në shtator të këtij viti Fadil Mehmeti do ta regjistroj edhe fëmijën e 5-të në shkollë, ndërsa 4 të tjerët ka 3 vite që nuk vijojnë mësimin.

The post Ishte në gjendje të rendë ekonomike, vjen një lajm i mirë për ish-luftëtarin e UÇK-së appeared first on DRENICA PRESS.

Fatos Jusufi vuan nga Leukemia Acute Mieloide, ka nevojë për ndihmën tuaj

Posted: 23 May 2019 04:52 PM PDT

Fatos Jusufi nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai është diagnostifkuar me Leukemi Acute Mieloide (AML), sëmundje kjo e cila ka shërim vetëm në shtetet jashtë Kosovës.

Sipas familjarëve, Fatosi kishte filluar të marr kemioterapi në Trianë, mirëpo pas 3 seancave sëmundja i është rikthyer dhe duhet urgjentisht transplant i palcës kurrizore.

Familjarët e tij thonë se Fatosi do t'i bëjë disa ekzaminime në Shkup për të parë edhe njëherë gjendjen e tij, para operacionit. Ndërsa për operacionin shuma e cila nevojitet sipas tyre është rreth 100 mijë euro.

Për këtë familja Jusufi kërkon ndihmën e bamirësve për t'i grumbulluar paratë për Fatosin.

Numrat ku mund ta ndihmoni Fatosin janë:

Teb Bank: 2021000105678712
Swift Code: Teb KXK PR

Llogaria Ndërkombëtare: XK0520 21 000105678712
Mbajtës I llogarisë: Mersiha Jusufi/Telegrafi/

The post Fatos Jusufi vuan nga Leukemia Acute Mieloide, ka nevojë për ndihmën tuaj appeared first on DRENICA PRESS.

Bukuroshja nga Drenasi me pamje mahnitse…

Posted: 23 May 2019 04:33 PM PDT

Donika Zogu nga Drenasi, ku vijoji mësimet në Shkollën profesionale "Qendra e Kompetences" në Skenderaj, njëherish edhe Kryetare e Këshillit të nxënësve të Skenderajit, gjithashtu edhe Kryetare e Këshillit Veprimit Rinor Lokal në Drenas, e veshur për mbremje të matures mahniti të gjithë me pamjen e saj, dhe konsiderohet si maturantja me e bukur deri me tani e këtij viti në Kosovë.

Ku përveq bukurisë natyrale, bëhet aq me e bukur me pamjen dhe veshjen e saj mahnitëse dhe aq të thjeshtë.

Ajo konsideroher ndër të tjera është femer mjaftë atraktive!

Fotografia e Donika Zogu

Fotografia e Donika Zogu

Fotografia e Perparim Zogu

The post Bukuroshja nga Drenasi me pamje mahnitse… appeared first on DRENICA PRESS.

Audi Q7 ndahet në mes nga aksidenti, shoferi del nga makina me plagë të lehta

Posted: 23 May 2019 04:12 PM PDT

Këto foto i përkasin një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur në Rusi. Duket e pabesueshme, por për fat të mirë shoferi i ka mbijetuar aksidentit të rëndë.

Në aksidenti është përfshirë një Audi Q7, i cili është ndarë në mes nga përplasja e fuqishme me një shtyllë.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia shumë e madhe, mbi 200 km në orë. Drejtuesi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, duke u ndarë në mes.

Shoferi jo vetëm që i mbijetoi aksidentit, por arriti që të dilte nga makina me disa plagë të lehta.

The post Audi Q7 ndahet në mes nga aksidenti, shoferi del nga makina me plagë të lehta appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more