Skip to main content

“Agjërimi dhe madhështia e iftareve masive gjithandej nëpër botë” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Agjërimi dhe madhështia e iftareve masive gjithandej nëpër botë” plus 1 more Telegrafi Opinione


Agjërimi dhe madhështia e iftareve masive gjithandej nëpër botë

Posted: 24 May 2019 03:13 AM PDT

Formimi i personalitetit të shëndoshë të njeriut, për Islamin është detyrë parësore. E tërë struktura teologjike e tij është e ngritur mbi bazën e kësaj objektive. Për të realizuar këtë, Islami ka paraparë masa shumë të rëndësishme. Pas besimit në Zot, namazin e ka obliguar si mjet të pakontestueshëm dhe të padiskutueshëm për fisnikërimin e shpirtit të njeriut. Më pastaj, për trupin dhe shpirtin së bashku, ka obliguar agjërimin.

Pra, për shkak se agjërimi e mbjell në njeriun ndjenjën e sakrificës si asgjë tjetër më shumë, ai konsiderohet njëri prej mjeteve më efikase për ngritjen shpirtërore të njeriut. Agjërimi e pastron shpirtin nga të palarat e materies që e vyshkin atë pjesë të Zotit në ne.

Njeriu është një det në brendinë e të cilit ndodhin kundërshti të mëdha. Është arenë lufte ku zhvillohen beteja të ashpra midis materies dhe shpirtit. Si qenie dydimensionale, i përbërë prej këtyre dy materieve dhe i gozhduar mes këtyre poleve, njeriu vazhdimisht i ekspozohet ballafaqimit ndërmjet energjive kreative që e shtyjnë lartë kah bota shpirtërore, kah bota e engjëjve dhe e energjive shtazarake që e tërheqin poshtë kah materia e cila është e përbashkët me shtazët tjera. Nga njëra anë pra, shpirti si fuqi kreative bën luftë me materien për një botë më të mirë, e në anën tjetër trupi lufton ta mbajë afër kafshëve me të cilat ndanë kocin dhe mishin.

Pikëpamjet filozofike të cilat njeriun e përshkruajnë si qenie e braktisur dhe e brengosur, në fakt janë pikëpamje të shëmtuara të cilat njeriut nuk ia njohin shpirtin. Sipas tyre, shpirti nuk ekziston, ndërsa jeta është rezultat i lëvizjes së përhershme të materies nëpër kohë.

Dorën në zemër, duhet arsyetuar materialistët që thonë se njeriu është shtazë sikur të gjitha shtazët. Teksa njeriun e përkufizojnë si materie pa shpirt të zhvilluar në histori e në fakt shpirti është indikator i rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit të tij, dhe teksa për arsyen thonë se edhe ajo është materie e evoluar nëpër kohë, del se njeriu nuk mund të jetë ndryshe nga kafsha. Evolucionizmi, nga ky këndvështrim, është koka e marrëzisë shkencore teksa flet për krijimin dhe formësimin e njeriut. Ideja evolucioniste është e kundërta e asaj që thotë Islami, sepse Islami njeriun e sheh dhe e pranon për zëvendës të Zotit në tokë. Në asnjë mënyrë qenie që ka evoluar nga qeniet tjera të gjalla. Islami nuk thotë se njeriu i ka rrënjët tek pakurrizorët, aq më pak të jemi pasardhës i majmunëve.

Asnjë teori a ide moderne në Perëndim nuk ka qenë aq e dëmshme ndaj fesë (krishtere) sesa teoria e evolucionit. Sepse, pikëpamja evolucionare refuzon kategorikisht mësimet e fesë mbi krijimin e njeriut. Ajo ndanë deri në palcë botën materiale nga bota shpirtërore të cilat Islami i sheh të pandashme në korrelacion dhe që ndihmojnë njëra-tjetrën. Teoria e evolucionit e lë njeriun jetim në duart e fatit të tij. E lë të pambrojtur e të pandihmuar nga Zoti. Ajo thotë se "më e madhja" evoluon nga "më e vogla", njeriu vjen prej majmuni, këta dy së bashku me qeniet tjera të gjalla prej amebës, ndërsa kjo e fundit nga pikat kuacervate të paraqitura rastësisht pas "Shpërthimit të Madh". Teoria e evolucionit që mohon ndërhyrjen e së "Lartës" tek e "poshtmja", është rezultat i shembjes së parimeve fetare-teologjike mbi jetën. Evolucionizmi pra është orvatje e dëshpëruar e njeriut për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga përpjekja e tij për ta larguar Zotin nga bota. Për ta hedhur matanë krijimtarisë së Tij dhe për ta bërë botën pa qendër.

Kur'ani na mëson se njeriu ka shpirt dhe trup. Ai është i dërguar për një mision të caktuar dhe shumë të rëndësishëm. Që të jetë zëvendës i Zotit në tokë. Kur'ani na tregon se këtë mision të njeriut e kishin refuzuar edhe toka, edhe qiejt. Pikërisht për shkak të peshës së madhe që ka ai mision, detyrat e njeriut në këtë botë pra nuk janë të lehta, por janë të rënda dhe të komplikuara. E për t'i bërë ballë presionit brutal të materies, njeriut i duhet forcë. Agjërimi është ajo forcë e cila e ndihmon atë të aftësohet shpirtërisht, dhe ashtu i fortë t'i bëjë ballë robërimit të materies.

Së këndejmi, agjërimi është armë efikase për ta mundur fuqinë brutale të materies dhe për t'u liruar nga robërimi eventual i saj. Me gjithë këtë, Islami nuk është kundër të mirave materiale dhe as preferon jetën askete (zuhd). Aliu r.a. thotë se zuhdi të cilin e rekomandon Islami nuk donë të thotë që njeriu të mos posedojë asgjë, por asgjë të mos e sundojë dhe asgjë të mos e robërojë atë. Qëndrimi i Islamit ndaj begative materiale nuk konsiston në atë që myslimani të mos ketë, përkundrazi të ketë sa më tepër. Edhe pse gjithë çka në tokë e në qiej i është lënë në disponim njeriut, ai nuk duhet t'i nënshtrohet begative të kësaj bote e të bëhet rob i tyre. Agjërimi të gjitha këto i vë në baraspeshë. E koordinon shpirtin me materien ku njeriun donë ta mbajë aty ku e ka vendin; midis kafshës dhe engjëjve, midis materies dhe shpirtit, midis botës të ulët dhe botës së lartë.

Pra, agjëruesi nuk guxon të ikë nga begatitë materiale. Nuk guxon të tërhiqet as kah “këndi i mistikëve”, nga ku bota shihet si diçka që nuk mund të ndryshohet. Agjëruesi nuk guxon të humb hapin. Në historinë islame, beteja të suksesshme janë arritur në kohët e agjërimit. Si i tillë që është, ai e ndihmon njeriun ta pushtojmë vetveten, të bëhet zotërues i epsheve të veta. Agjërimi është mësimi më i mirë mbi atë se materia është mjet, dhe nuk guxon të na bëhet qëllimi i jetës sonë.

Ajetet 183 dhe 184 të kaptinës el-Bekare tregojnë për rolin kaq të rëndësishëm të agjërimit. Aty thuhet se agjërimi është edhe mjet efikas kundër mëkateve. Ndër mëkatet e mëdha që i rëndit Islami është sidomos shfrenimi dhe dominimi i pasioneve të njeriut, i dominimit të materies mbi njeriun. Kur epshet dhe pasionet e mundin njeriun, atë e bëjnë më të ulët se kafsha. E bëjnë "esfelu-safilin". Sepse, sipas Kur'anit: "In-nen-nefse le emaretun bis-sui" (epshi është i prirë kah e liga). Kur njeriu bëhet rob i pasioneve, epshit dhe materies, ai e humb vlerën e tij njerëzore. Transformohet në krijesë të pangopshme e makute. Sot gjithandej jemi dëshmitarë të sjelljes së njeriut të zhytur në pasione dhe i robëruar nga epshi e materia. Dëshmitarë të një lloj njeriu i shndërruar në qenie me shpirt sa të miut e me trup sa të elefantit.

Muhamedi a.s. ka thënë se lufta për të shpëtuar veten është më e madhe se lufta kundër armikut. Të ligat dhe mëkatet që i bënë njeriu, jo gjithherë janë pasojë e injorancës. Ato burojnë edhe në motivet tona që mbijnë në dëshira, në shpirt e në zemër. Mëkati në fakt është pasojë e mospajtesës midis dëshirës dhe arsyes, vullnetit dhe diturisë. Mëkati i vërtetë qëndron pikërisht në atë mospajtim. Prandaj, të harmonizuarit e dëshirës dhe arsyes, vullnetit dhe diturisë, është çështje shumë me rëndësi. Nga aty varet lumturia dhe prosperiteti ynë, dhe mu këtu, agjërimi luan rolin kryesor të tij. Pra, sendërtimin e jetës mbi principin e të mesmes së virtytshme.

Nisur nga këtu, roli i agjërimit bëhet gjithnjë e më i vlefshëm. Agjërimi ngjall dhe përforcon njerëzoren te njeriu, forcon dëshirën e tij dhe e drejton kah mirësia. Agjërimi na mëson si të kërkojmë lumturin në realizimin e vlerave të larta morale, sepse ato janë tiparet kryesore të njeriut. Pikërisht kjo e bënë njeriun të dallohet prej kafshës e cila di vetëm për kënaqësi materiale. Vetëm për pasione dhe epshe.

Agjërimi ka edhe aspektin shëndetësor. Porosia "Agjëroni, nëse doni të jeni të shëndoshë", të cilën Muhamedi a.s. e proklamoi, u bë normë e mjekësisë bashkëkohore. Agjërimi në mjekësinë bashkëkohore zë vend të rëndësishëm. E mira e agjërimit më nuk është aspak diskutabile. Përveç kësaj dhe si rrjedhojë e mbjelljes së ndjenjës së sakrificës në ne, agjërimi transformohet në forcë të brendshme e cila e aktivizon njeriun dhe e orienton kah ndihma për të tjerët. Iftaret që shtrohen për familjarë, për miq e njerëz gjithandej nëpër botë, si dhe Sadakatu'l-Fitri që jepet për të nevojshmit, janë dy argumentet më të mira të anës sociale që e ka agjërimi.

The post Agjërimi dhe madhështia e iftareve masive gjithandej nëpër botë appeared first on Telegrafi.

A është lodhur Amerika së humburi?

Posted: 24 May 2019 02:09 AM PDT

Anne O. Krueger

Aspak e kënaqur me luftën e saj tregtare kundër Kinës, administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka hapur gjithashtu negociata tregtare dypalëshe me Japoninë. Megjithatë, çfarëdo që Trump shpreson të arrijë me Japoninë, do të jetë shumë më pak sesa ajo që ai hodhi tutje kur braktisi Partneritetin Trans-Paqësor (TPP) në fillim të vitit 2017.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Trump u premtoi amerikanëve se ai do të negocionte shumë marrëveshje të mëdha në emër të tyre, saqë ata "do të lodheshin duke fituar". Tani që ai ka imponuar kosto të mëdha mbi fermerët, konsumatorët dhe ekonominë e përgjithshme amerikane nëpërmjet tarifave për importet kineze, amerikanët po lodhen vërtet shumë nga kjo gjë.

Tërheqja e Trumpit nga TPP është shembulli kanonik i pamaturisë së politikës së tij tregtare. I nënshkruar në vitin 2016 nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera të Paqësorit, traktati do të qeveriste rreth 40 për qind të të gjithë tregtisë të mbuluar nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Ishte një "marrëveshje e shekullit XXI " që përfshinte jo vetëm ulje të tarifave, por edhe dispozita për liberalizimin e shitjeve me pakicë, komunikacionin, argëtimin dhe shërbimet financiare. Ai do të kishte forcuar standardet e punës dhe mjedisit, do të kishte krijuar një mekanizëm të ri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe një kornizë për menaxhimin e tregtisë elektronike, sigurinë kibernetike, të drejtat e pronësisë intelektuale, lëvizshmërinë e të dhënave dhe më shumë.

Kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga TPP, shumë vetë menduan se marrëveshja kishte marrë fund. Por, nënshkruesit e mbetur, të udhëhequr nga kryeministri japonez Shinzo Abe, u pajtuan shpejt për një zëvendësim – Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor, (CPTPP), e cila ruan rreth 200 nga 229 dispozitat e TPP-së. Ato 20 që nuk u përfshinë ishin dispozita që i kishin kërkuar Shtetet e Bashkuara dhe mund të rikthehen nëse vendi dëshiron t'i bashkohet paktit më vonë.

Tani që CPTPP-ja ka hyrë në fuqi, Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Japonia, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori dhe Vietnami gëzojnë qasje preferenciale në tregjet e njëri-tjetrit. Ndërkohë që tarifat janë hequr, furnizuesit amerikanë në ato tregje po e gjejnë veten në një disavantazh në rritje. Ndërkohë që tarifa japoneze për importet e mishit nga Amerika ka mbetur në 38.5 për qind, tarifa për mish viçi nga vendet e tjera të CPTPP ka rënë në 27.5 për qind dhe përfundimisht do të arrijë vetëm 9 për qind. Si rezultat, mishi amerikan i viçit (dhe gruri) që hyjnë në Japoni (ose ndonjë vend tjetër CPTPP) tani përballen me një tarifë më të lartë sesa tarifat për këto produkte nga Australia, Kanadaja apo Zelanda e Re.

Megjithatë, Abe ka punuar shumë për të mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në, duke u përballur me shumë debate politike në vendin e tij për këtë gjë. Japonia ishte një nga partnerët e paktë të tregtisë amerikane që nuk u hakmor kur administrata Trump vendosi tarifa për çelikun dhe aluminin. Dhe ndërsa afirmoi preferencën e Japonisë për aranzhimet rajonale dhe shumëpalëshe, Abe megjithatë ka rënë dakord për marrëveshje bilaterale me SHBA-në.

Me zgjedhjet parlamentare japoneze që do të mbahen këtë verë, bisedimet dypalëshe nuk kanë gjasa të mbahen deri më vonë këtë vit. Kur kjo gjë të ndodhë, Japonia do të përfitojë nga hyrja në një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me Bashkimin Evropian. Që nga shkurti i kaluar, më shumë se 90 për qind (së shpejti 97 për qind) e eksporteve të BE-së në Japoni janë pa doganë; dhe, pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje, e njëjta do të aplikohet edhe për 85 për qind të produkteve bujqësore ushqimore. Ndërsa vera nga SHBA-ja përballet me një tarifë prej 15 për qind, vera nga BE-ja, si dhe nga vendet e CPTPP si Kili – tani hyn në Japoni pa taksa, ashtu si makinat evropiane, të cilat i nënshtrohen standardeve të përbashkëta të sigurisë. Jo më kot Abe e shiti marrëveshjen e BE-së si një provë e "vullnetit të palëkundur politik të Japonisë dhe BE-së për të udhëhequr botën si kampionë të tregtisë së lirë në një kohë kur proteksionizmi është përhapur".

Nga ana e saj, administrata Trump dëshiron që Japonia të heqë pengesat për eksportet bujqësore dhe të automobilave të SHBA-së dhe të reduktojë suficitin e saj tregtar dypalësh, i cili ishte në 58 miliardë dollarë (në mallra) në vitin 2018. Por, ndërsa Trump shpesh ankohet se mallrat e Shteteve të Bashkuara përballen me diskriminimin gjatë tregtisë në Japoni, për këtë gjë ai mund të fajësojë vetëm veten e tij. Është e natyrshme që eksportuesit amerikanë të humbasin një pjesë të tregut në krahasim me homologët e tyre në Europë dhe në vendet e CPTPP-së. Tashmë me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Japonisë, deficiti tregtar i SHBA-së me Japoninë ka gjasa të rritet akoma më shumë.

Dhe Trump që mburrej aq shumë për "artin e tij për të nënshkruar marrëveshje". Negociatori gjysme i shkëlqyer i ka lënë eksportuesit amerikanë në një disavantazh të rëndë në tregjet që përfshijnë Unazën e Paqësorit dhe Evropën. Më keq akoma, Kina tani po kërkon një Mega-MTL midis 16 vendeve nën Partneritetin Rajonal Gjithëpërfshirës Ekonomik (RCEP), negociatat për të cilin po vazhdojnë (edhe pse shumë ekspertë të Kinës nuk presin që një marrëveshje të arrihet së shpejti).

Këtu vlen të kujtojmë se TPP do ta kishte përjashtuar Kinën dhe do të kishte mbyllur për një afat të gjatë një bllok tregtie të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Azi. Asnjë marrëveshje që administrata e Trump bën me Japoninë nuk mund ta kompensojë atë që Shtetet e Bashkuara do të kishin arritur nën TPP-në. E shumta, Shtetet e Bashkuara do të rikuperojnë kushtet e TPP-së në lidhje vetëm me Japoninë, sesa me të 11 nënshkruesit fillestarë. Edhe pse Abe ka shprehur gatishmërinë e tij për të negociuar në mënyrë bilaterale me Trumpin, ai nuk mund t'i ofrojë Shteteve të Bashkuara kushte më të mira sesa ato që u jepen partnerëve të Japonisë në CPTPP.

E kemi parë edhe më parë këtë gjë. Me çdo negocim të Trumpit, Shtetet e Bashkuara parashtrojnë kërkesat e tyre, ofrojnë shumë pak në këmbim dhe kërcënojnë "ndëshkim" nëpërmjet tarifave nëse nuk bëhet si duan ato. Ashtu si hajduti që thotë "paratë ose jetën", nuk ka ndonjë negociatë të vërtetë që mund të diskutohet. Duke u sjellë si një i fortë i pasigurt, Trump e ka lënë SHBA-në gjithnjë e më të izoluar në ekonominë globale. Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë po e paguajnë tashmë çmimin. Pyetja e vetme është se edhe sa "fitore" janë të gatshme të durojnë ata. /Project Syndicate/BIRN/

The post A është lodhur Amerika së humburi? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more