Skip to main content

“Mustafa Nano dhe gabimi i radhës me Cërnojeviqët” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Mustafa Nano dhe gabimi i radhës me Cërnojeviqët” plus 1 more Telegrafi Opinione


Mustafa Nano dhe gabimi i radhës me Cërnojeviqët

Posted: 30 Apr 2019 08:13 AM PDT

Martesat e sundimtarëve mesjetarë, shumicën e herëve nuk janë bërë në bazë të përkatësisë etnike – shpesh as fetare. Emocioni nacional lindi shumë më vonë. Dallimi gjuhësor në këto raste ishte inferior përball interesit politik. Për këtë arsye, edhe në Ballkan, fronet mbretërore, principatat apo familjet feudale kanë zgjedhur martesat në përputhje me interesat ekonomiko-ushtarake. Janë të gjitha të vërteta: Stefan Cërnojeviqi ka qenë i martuar me Mara Kastriotin; Ivan Cërnojeviqi me Gojsava Aranitin; Stefan Brankoviqi me Angjelina Aranitin; Gjuraq Cërnojeviqi me vajzën e Kojë Zaharisë (familja Cërnojeviq nga shqiptarët njihet edhe si Gjuraziu); Dhimitër Progoni me vajzën e Stefan Nemanjës së II-të; Gjergj Balsha me vajzën e Lazar Hrebelanoviqin; Stefan Uroshi me Jelenën e anzhuinëve; Karl Topia me Voisava Balshën; Andrea Topia me vajzën e Robertit të I-rë të Napolit; Stefan Milutini me bizantinen Simonisa Palaiologina, Stefan Uroshi i III-të me Teodorën e Bullgarisë; Olivera Llazareviqi me Sulltan Bajazitin…

Në këtë kontekst, Kastriotët janë një prej familjeve feudale që kanë zgjedhur martesat po sipas këtij parimi. Megjithatë, thelbi i reagimit tim është te familja Cërnojeviqi e cila sipas Mustafa Nanos është sllave. Gabim. Derën fisnike të familjes Cërnojeviqi, dokumentet mesjetare e identifikojnë si familje katolike – për dallim nga bashkësitë serbe që ishin ortodokse. Është e vështirë që ndonjë studiues të dëshmojë se në hapësirën territoriale të sotme të Malit të Zi, ku është ngritur familja feudale e Cërnojeviqëve, të ketë pasur ndonjë komunitet të rëndësishëm serb të besimit katolik. Në anën tjetër, prezenca e fortë arbërore në këtë territor – deri në grykat e Kotorit – është dëshmuar në të gjitha materialet mesjetare. Në tekstet raguzane, qysh me 1285 flitet për përdorimin e "lingua albanesesca" në gjirin e Kotorit dhe të krahinës fqinje të Gërbalit, ndërsa përreth vitit 1400 thuhet që Lushtica rrethohet nga popullsi sllave dhe shqiptare.

Konstantin Jireçeku, në studimin e tij për historinë kulturore serbe, shkruan se prezenca e shqiptarëve në hapësirën e Kotorit është e dukshme në shekullin XIV. Sipas tij, në rregullimin politik dhe administrativ janë trajtuar si grup i veçantë. Në një rast tjetër, sipas dokumentacionit të vitit 1351, ndër përfaqësuesit e qytetarët e Kotorit shfaqen Mihalo Buçia dhe Brut Bishti. Mbiemrat e tyre kanë kuptim të plotë me shqipen e sotme, përderisa në gjuhën sllave jo. Pak vite më vonë, më 1365 përmendet një shërbyese tek "Ser Johannes de Tudisio", e cila thuhet të ketë qenë vajza e "Progon Mataruziqit" nga Kotori. Emri Progon, që mban ky i fundit, i takon shqipes. Në fillim të shekullit të XV-të, në listën e vëllazërive të qytetit të Kotorit figurojnë edhe familjet "Arsa", "Gini", "Bisti", "Barte", "Zaguri", "Bucchia","Chiasta", "Gischi"… që fare lehtë mund të afrohen me fjalët shqipe, si: Arrëza, Gjini, Bishti, Bardhi, Zaguri, Buçja, Kashta dhe Gishti. Sërish, asnjë nga mbiemrat e mësipërm nuk ka kuptim në gjuhën sllavë.

Kotori është më në veri se territori origjinë i Cërnojeviqëve, z. Nano. Meqenëse u pëlqen të thirreni në studimet e Oliver Jens Schmittit, atëherë këto të dhëna i gjen në studimet e tij dhe në çdo regjistër tjetër.

Unë kam zgjedhur të reagoj duke mos marrë parasysh shënimet e autorëve shqiptarë (me gjithë respektin për ta). Për t'i ikur etiketave për qasje emocionale, kam zgjedhur literaturën e studiuesve sllavë. Kur flasim për ta, Sava Nakiçenoviq më 1913 numëronte qindra familje në Lushticë e Kotor me origjinë arbërore. Sipas tij, si veshja ashtu edhe gjuha sllave aty sot janë në tjetër trajtë. Gjithnjë flitet për Kotorin, përderisa Cërnojeviqët ndeshen më në jug.

Por, të kthehemi tek vendi i shtrirjes së Crnojeviçëve, në vijën Lovçen-Zhablak.

Hapësira territoriale ku themelohet dhe merr formë dinastia Cërnojeviqi, ishte e përzier etnikisht. Megjithatë, elementi arbëror ishte mbizotërues, shkaku i toponimisë, regjistrave dhe kujtimeve popullore malazeze për prejardhjen. Leksikoni historik i botuar nga "Vijesti" në Podgoricë më 2006, shkruan se shumica e thellë e mbi 12 fshatrave të fisit Ceklin, vijnë nga Leka. Autori sllav, Jovan Erdelanoviq, për Kosijerin thotë se gjysma e popullsisë i takon vëllazërisë Gjinoviq. Pra, baza është te emri Gjin, i përdorur vetëm nga arbërit. Erdelanoviqi ndalet edhe te Lubotini që si emërtim padyshim është sllav, mirëpo vëllazëritë e shënuara nga ai, si Gjonoviq (nga Gjoni), Shoqi (nga Shok), Lubarda (Lumbardha) dhe Kambani (Kambana) tregojnë një përbërje tjetër (duhet thënë që në gadishullin ballkanik emri Gjon ndeshet vetëm tek shqiptarët, përderisa trajta italiane e këtij emri është Xhovani, ajo gjermane Johan, ndërsa ajo sllave Jovan ose Ivan). Përveç emrave të katundeve, në fisin Komani dhe Zagarac ndeshen këto lokalitete: Qafa, Gjegjeza, Balloçi, Kuk, Gruna, Sukeza, Shkalla, Gropa, Malenza, Qeret, Katunina, "Gashova Peçina" (Shpella e Gashit), Suka, "Vajski Krs" (Shkëmbi i Vajzës) etj.

Mariano Bolizza në relacionin e tij të vitit 1614, përmend fshatin "Arbanas". Bolizza më pas regjistron edhe një individ: Gjuro Gegoviq i cili udhëheq fshatin Maini mbi Budvë. Emri Gegë përveç shqipes nuk ka kuptim në gjuhën sllave.

Në kujtimet e popullit të sotëm malazez, ndeshet edhe fisi Malonshiqi, të cilët në burimet historike për herë të parë përmenden si shoqëri luftarake në vitin 1411. Enciklopedia e përgjithshme malazeze i pranon si fis me origjinë shqiptare, duke bërë ndërlidhjen e emrit me fjalën Malonsi në shqip. Branko Babiq është një nga autorët që në veprën e tij mbi Spuzhin dhe rrethinën e tij, mbështet një teori të tillë. Më tej, Spiro Kulishiq dhe Konstantin Jireçek shkruajnë për fshatin Shingjon, ku "emërtimi është shqip; banorë që e flasin shqipen nuk ka". Por, kjo nuk do të thotë se në kohën e Cërnojeviqëve mesjetarë nuk janë karakterizuar si arbër etnikë. Të ndalemi edhe pak tek Kulishiqi që pati shkaktuar valë reaksionesh në Jugosllavinë e dikurshme, me librin "Mbi etnogjenezën e malazezëve". Duke përpunuar regjistrat e shekullit XIV, ai nënvizon se katundi Bostur, në afërsi të Lovçenit, popullohet nga individë të cilët bazuar në emrat e tyre, duket qartë se janë përzierje e elementit të vjetër ballkanik me të ardhurit sllavë. Sipas tij, edhe në dy katunde të vogla, në afërsi të Lovçenit, të quajtura "Zanjev Do" dhe "Bogoje", më 1326 janë regjistruar banorët me emra si Gjin apo Bardonjë – që janë emra të arbërve. Dhe, është pikërisht rrethina e Lovçenit si pika më veriore, ku një pjesë e studiuesve sllavë e lokalizojnë origjinën e Crnojeviqëve. Pjesa tjetër nuk e veçon ndonjë vendbanim, por mjaftojnë konstatimet që rrjedhin nga Zeta mesjetare, si territor i përzier etnikisht me një mbizotërim të theksuar të elementit arbëror.

Akademiku serb, Simeon Sima Çirkoviq, për Cërnojeviqët shkruan se janë me origjinë shqiptaro-vllahe. Ndërsa, asnjë historian i rëndësishëm nuk i ka trajtuar si serbë, as ata e as familjen Balsha. Është një bjeshkë e tërë me argumente, z. Nano, që flasim për përkatësinë etnike të familjes Cërnojeviqi. Nuk është zbulim dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme te martesat e përziera të fisnikëve ballkanas. Nuk është gabim pasqyrimi i fakteve të tilla, por është gabim kur ju i trajtoni Cërnojeviqët si sllavë, krejt ndryshe nga argumentet që i mbështesin vet studiuesit serbë. Djali i Stefan Cërnojeviqit, Andrea, nga vetë familja e tij, populli i Zetës dhe të huajt, është quajtur "Arbëri trim" (shkruar nga Fallmerayer, që më 1860). Pra, e ke gabim z. Nano dhe faktet për këtë janë më të shumta e më relevante se "dëshmitë" tua.

The post Mustafa Nano dhe gabimi i radhës me Cërnojeviqët appeared first on Telegrafi.

Rama doli kokulur nga Merkeli

Posted: 30 Apr 2019 01:26 AM PDT

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama: refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shkurtër, të mbajtur këtë të hënë në kancelari, në Berlin. Po të lexohen me kujdes deklaratat e qeveritarëve shqiptarë, duket qartas se ata prisnin një kamerdare shpëtimi të minutave të fundit nga Gjermania.

Para takimit, vetë kryeministri duke besuar në një mrekulli "in extremis", i deklaroi "Top Channel"-it se ai do të shprehej pasi të fliste me Merkelin. Ndërsa menjëherë pas tij, Gent Cakaj, që ishte brenda në dhomën e bisedimeve, foli për atë që shpresonte dhe jo për atë që kishte ndodhur, duke thënë se Shqipëria kishte marrë "mbështetjen absolute" të kancelares për hapjen e negociatave.

Në fakt, e vërteta e asaj që ka ndodhur gjendet shumë më pranë informacionit që dha radioja publike gjermane "Deutsche Welle". Ajo i hodhi një dush të ftohtë qeverisë shqiptare, duke dhënë dy arsye se përse negociatat nuk do të hapen as këtë qershor.

Së pari, sepse Franca nuk do të dëgjojë për këtë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Së dyti, sepse Bundestagu gjerman nuk ka kohë të mjaftueshme për të vendosur (që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor), për çeljen e negociatave.

Pra, me një fjalë, furgoni i Rilindjes e humbi edhe këtë stacion.

Por, ajo që nuk kuptohet është se përse qeveria shqiptare shpresoi deri në minutat e fundit siç tregojnë edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të saj.

E vetmja përgjigje e arsyeshme duhet kërkuar në atë që ndodhi qershorin e kaluar. Atëherë, Angela Merkel u përpoq me mish e me shpirt për të zbutur veton e prerë që Franca dhe Holanda do të artikulonin për ne. Ajo bëri ç'është e mundur që "Jo" ndaj Shqipërisë (pikërisht ajo që këtu u festua si "Po" me deklarata dhe shampanjë) të ishte sa më e moderuar dhe jo turpëruese. E kështu u gjet formula që edhe negociatat nuk hapeshin, edhe qeveria shqiptare shpëtonte fytyrën duke thënë se kishte marrë një datë për fillimin e tyre.

Por, që nga ajo kohë ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Në prill të 2018-ës, para një takimi në kancelari me Ramën nga diplomatët gjermanë, Edi Ramës iu kërkua dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve në këmbim të mbështetjes së përparimit evropian të vendit.

Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces.

Por, pas përpjekjes gjermane në qershorin e shkuar, në gusht, Thaçi dhe Vuçiqi e shpallën publikisht idenë e tyre duke marrë edhe miratimin e John Boltonit. Në fillim me hezitim dhe pastaj gjithnjë e më hapur Rama e mbështeti këtë ide. Ai arriti deri aty së të thoshte në mediat vendase se "Merkel sheh interesat e vendit të saj, kurse unë jam kryeministri i Shqipërisë".

Ky qe me sa duket edhe fundi i historisë së dashurisë mes tyre, që në fillim nga mediat e pushtetit në Tiranë u paraqit si një raport tejet i privilegjuar. Pas kësaj tradhtie, kancelarja nuk mund të bënte asgjë për ta ndihmuar të preferuarin e saj, që dikur e shkrinte gazit me barsoletat e kohës së komunizmit.

Prandaj, në takimin e kësaj të hëne ajo nuk dha asnjë sinjal nga ato që qeveritarët shqiptarë shpresonin të dëgjonin. Ajo nuk kishte më as arsye personale, as për t'iu kundërvënë aleatëve të saj që nuk e duan zgjerimin, as për të ndihmuar një kryeministër që e ka të turbullt situatën edhe brenda vendit.

Këtë qershor Merkel nuk do të ketë më angazhimin e një viti më parë, kjo ndoshta edhe falë zhgënjimit nga Rama.

The post Rama doli kokulur nga Merkeli appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more