Skip to main content

Jetë e vështirë: Mbi 25 mijë familje kosovare po mbesin gjallë vetëm nga sociali

Jetë e vështirë: Mbi 25 mijë familje kosovare po mbesin gjallë vetëm nga sociali


Jetë e vështirë: Mbi 25 mijë familje kosovare po mbesin gjallë vetëm nga sociali

Posted: 22 Apr 2019 01:45 AM PDT

Jeta në Kosovë po vazhdon të jetë shumë e vështirë për disa familje, mbi 25 mijë familje kosovare po llogaritet që të vazhdojnë të mbesin gjallë vetëm nga sociali që marrin nga shteti thuhet në shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), transmeton Gazeta Metro.

25 mijë familje po mbesin gjallë nga sociali, numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, përkatësisht mbi 2 mijë familje, pas asaj vjen Prishtina, Vushtrria e Lipjani.

Numri i familjeve që jetojnë me social në këto komuna shkon në mbi 6 mijë. Ndërkohë, gjithë këto familje i kushtojnë buxhetit të shtetit më të varfër në rajon mbi 33 milionë euro në vit.

Llogaritet se social marrin mbi 103 mijë e 409 qytetarë në Kosovë dhe vazhdojnë të mbajnë shpresat tek sociali, ky lloj 'pensioni' po mbanë shpresat që të mbesin gjallë vetëm me paratë që marrin.

"Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2018, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,345 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,275 familje", thuhet në raportin e ASK'së./gazetametro.net

The post Jetë e vështirë: Mbi 25 mijë familje kosovare po mbesin gjallë vetëm nga sociali appeared first on DRENICA PRESS.

Profesionet më të kërkuara në Zvicër

Posted: 22 Apr 2019 01:39 AM PDT

Në fillim të vitit 2019 më së shumti vende të lira pune në Zvicër janë shpallur në sektorin publik. Si shembull: shumë vende pune për mësues vazhdojnë të mbeten të paplotësuara.

Ndërmarrjet zvicerane janë në kërkim të punëtorëve për personelin e tyre. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2019 kanë qenë të shpallura afër 7 për qind më shumë vende të lira pune se një vit më parë. Por sigurisht, jo të gjitha profesionet kanë shanse të mira në tregun e punës.

Po cilat janë degët që aktualisht ofrojnë më shumë vende pune? Artikulli i sda.ch në vijim ofron përgjigje për këtë pyetje.

Në fillim të vitit 2019 më së shumti vende të lira pune në Zvicër janë shpallur në sektorin publik. Si shembull: shumë vende pune për mësues vazhdojnë të mbeten të paplotësuara, vjen në përfundim raporti më i ri për punën, i bërë nga sipërmarrja për ndërmjetësim të punës, Adecco, transmeton Albinfo.ch. Nga ana tjetër, kemi një treg të stërngopur me profesione të sferës komerciale dhe administrative.

Në përgjithësi, sipas Adecco Swiss, tregu i punës në Zvicër ka pasur një ngritje të fuqishme edhe në tremujorët pararendës. Pyetja që shtrohet është: sa kohë do të vazhdojë ky trend? Në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2018, ka pasur fare pak shtim të vendeve të reja në tregun e punës. Një vështrim mbi zhvillimet më aktuale tregon një stagnim në pothuajse të gjitha grupet e profesioneve në krahasim me kuartalin (tremujorin) paraprak, thuhet në një komunikatë të Adecco-Schweiz të bërë publike të hënën.

Ekonomia zvicerane, si pasojë e tkurrjes që po pëson ekonomia globale, i "ka dhënë makinës një marsh (shpejtësi) më pak". Kështu, ajo pritet që këtë vit të zhvillohet  afërisht përgjysmë më pak se në vitin e kaluar.

Në fillim të vitit 2019 më së shumti kërkesa kishte për punonjës në shërbimin publik, transmeton Albinfo.ch. Kështu, për profesionet si mësues dhe për shërbimet tjera publike ka pasur pothuajse për një të pestën më shumë shpallje vendesh të lira pune se sa në tremujorin e njëjtë të një viti më parë.

Kur është fjala për personelin mësimor, Sandra von Ow nga Universiteti i Cyrihut, e cila është duke e zhvilluar hulumtimin mbi tregun e punës së bashku me  Adecco thotë: "Konstatojmë se për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve të moshës shkollore do të detyrohemi të punësojmë më shumë personel mësimor. Por edhe në shkallën parashkollore dhe në atë pas shkollimit të detyruar kemi vënë re një rritje të shpalljeve për vende të reja të punës".

Në këtë fillim viti, janë kërkuar po ashtu shumë profesionistë të lëmit të menaxhimit dhe organizimit, si kuadër i mesëm ose drejtues projektesh, përcjell Albinfo.ch. Kërkesa për këto profile është rritur për 16% ndërsa për profesionistë të informatikës ka pasur një rritje të kërkesës prej 13%. Nga ana tjetër, më pak të kërkuar kanë qenë punonjësit e zyrave dhe të administratës si dhe ata të financave dhe kontabilitetit, ku është regjistruar një rënie prej 3%.

Ulja e numrit të vendeve të lira të punës nëpër zyra dhe në administratë është një tendencë që vazhdon prej vitesh, thonë në adecco.

Rënia e kërkesës së ekonomisë për profesione komerciale dhe administrative shpjegohet me automatizimin në rritje që po gjen shprehje në këto profesione. Për këtë arsye po bëhen gjithnjë më të rëndësishme specializimet në këtë fushë.

Sipas Adecco-Jobindex, Zvicra lindore me një shtim prej 19% të ofertave për punë, ka pasur rritjen më të madhe në krahasim me regjionet tjera të Zvicrës. Para së gjithash në regjionin rreth Kantonit të St. Gallenit ka pasur shtim të ofertave për punë, më së shumti për profesionet e teknikës dhe informatikës. Por kërkohen po ashtu edhe kontabilistët.

Rreth 10% më shumë shpallje të vendeve të lira të punës ka pasur në regjionin Espace Mittelland (Freiburg, Neuchatel, Jura, Bernë), regjion në të cilin janë kërkuar më tepër ndërmarrës.

The post Profesionet më të kërkuara në Zvicër appeared first on DRENICA PRESS.

Bekim Haxhiu uron strukturat e PDK’së në Skenderaj

Posted: 22 Apr 2019 01:35 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka uruar të zgjedhurit në strukturat e PDK'së në Skenderaj.

Ndër të tjera ai ka shtuar se PDK do të jetë çdoherë partia e parë në nivel vendi.

Në postimin e deputetit Haxhiu:

Partia Demokratike e Kosovës sot në Skenderaj në Kuvendin Zgjedhor, zgjodhi strukturat e saj, kryetarin dhe Këshillin Drejtues.
Që nga fillimi i këtij procesi të brendshëm zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje masive të antarisisë së PDK- së në çdo nëndegë .
Dua të falenderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, me mobilizim të këtillë të antarësisë se PDK-së, sigurisht se PDK do të jetë çdo herë partia e parë në nivel vendi.
Të gjithë të zgjedhurve në strukturat e PDK-së , ju uroj suksese!

The post Bekim Haxhiu uron strukturat e PDK'së në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Cilat shtete paguajnë më së shumti presidentët?

Posted: 22 Apr 2019 01:27 AM PDT

Austria e paguan presidentin e saj aq sa Kili. Islanda paguan kreun e saj më shumë se sa Gjermania.

Pagat zyrtare mund të tregojnë vetëm një pjesë të pasurisë se presidentëve, mirëpo këtu janë disa nga pagat më të mëdha.

Më poshtë e keni grafikën e përgatitur nga Radio Evropa e Lirë.

The post Cilat shtete paguajnë më së shumti presidentët? appeared first on DRENICA PRESS.

Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

Posted: 22 Apr 2019 01:23 AM PDT

Qytetarët e Kosovës janë populli i vetëm në Evropë që nuk mund të lëvizin pa viza.

Liberalizimi i vizave për shtetin më të ri në Evropë shumë shpesh është diskutuar mirëpo, ai duket i largët.

Sipas një liste të publikuar vitin e kaluar, banorët e Kosovës mund të udhëtojnë në 48 shtete.

Image

The post Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza appeared first on DRENICA PRESS.

Moti gjatë kësaj jave

Posted: 22 Apr 2019 01:20 AM PDT

Java e fundit e muajit prill ka filluar me mot të mirë, e kështu pritet të vazhdojë edhe tutje. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Gazetën Express se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim

Tahirsylaj thotë se në vend do të vazhdojnë të mbretërojnë temperature kryesisht të mira, ku më e larta do të shkojë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

"Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta të cilat vijnë nga Afrika Veriore, sipas imazheve satelitore. Këto masa kanë efekt pozitiv për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe pranverore dhe ato që janë mbjellë në vjeshtë. Temperaturat minimale në shkallë vendi do të luhaten nga 4 deri në 17 gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius", thotë Tahirsylaj

Tahirsylaj thekson se gjatë funsjavës mund të ketë reshje lokale shiu, por që nuk do të jenë me instensitet të lartë.

"Nga fundi i javës pritet të ketë ndonjë rigë shumë të dobët shiu, por nuk do të ketë reshje intensive. Do të ketë erë me intensitet pak më të lartë, me shpejtësi 10/12 metër për sekondë, prandaj është mot i pranueshëm si për florën edhe për faunën", thotë Tahirsylaj./GazetaExpress

The post Moti gjatë kësaj jave appeared first on DRENICA PRESS.

Zyrtare, këta janë emrat e këshillit të PDK-së në Skenderaj (FOTO)

Posted: 21 Apr 2019 02:00 PM PDT

Në orët e vona ka mbaruar procesi zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës – dega në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Në një listë të siguruar nga Drenica Press shihet se ndër dhjetë personat më të votuar në PDK-në në Skenderaj janë: Mergim Lushtaku, Fadil Nura, Arbër Geci, Ganimete Musliu, Fitore Mangjolli, Besarta Meha, Rafet Rama, Lavdije Geci, Adelina Spahiu, Albert Rexhepi.

Ndërsa më poshte e kanë përcjellë edhe 60 persona të tjerë, të cilët janë pjesë e Këshillit të Kuvendit.

Më poshtë do t’ju sjellim listën e plotë të emrave që janë zgjedhur në Këshillin e Kuvendit të PDK-së./DRENICA PRESS/

The post Zyrtare, këta janë emrat e këshillit të PDK-së në Skenderaj (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Dalin momentet e grabitjes së një lokali në qendër të Prishtinës |Video

Posted: 21 Apr 2019 01:28 PM PDT

Të shpeshta janë grabitjet në çdo vend të Kosovës. Përpos veturave të cilat në të shumtën e rasteve thyhen për t'i marrë gjësendet që gjenden brenda tyre, njësoj po thyhen edhe shtëpi e lokale të ndryshme.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një grabitje e tillë ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të objektit të Qeverisë.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Sipas pronarit të lokalit nga kjo grabitje i janë shkaktuar dëme të mëdha, ku është vjedhur arka si dhe  200 e 10 euro, raporton Indeksonline.

Sipas tij grabitësit nuk kanë arritur të marrin më tepër, pasi është aktivizuar alarmi dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që ende nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar.

The post Dalin momentet e grabitjes së një lokali në qendër të Prishtinës |Video appeared first on DRENICA PRESS.

Thellohet edhe me shume perqarja mes Shyhretes dhe Motrave Mustafa, reagon motra e vogel

Posted: 21 Apr 2019 01:12 PM PDT

Se kush kujt ia mori këngën Motrat Mustafa apo Shyhrete Behluli është pyetja e cila po diskutohet së fundi nga të gjithë dhe ka bërë të këtë reagime të shumta, shkruan GazetaBlic.

Dje Shyhrete Behluli dha deklaratën e saj lidhur me këngën për nënën.Ajo tha se motrat Mustafa duhet të më kërkojnë falje publikisht. Po ashtu, këngëtarja u shpreh se ajo ka qenë e para e cila e ka pas temën e këngës.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe motra më e vogël e Motrave Mustafa. Ajo e ka ripostuar postimin e Sahides duke e mbështetur motrën e saj.

The post Thellohet edhe me shume perqarja mes Shyhretes dhe Motrave Mustafa, reagon motra e vogel appeared first on DRENICA PRESS.

Shyhrete Behluli: Motrat Mustafa po shpifin, me ma njollos emrin dhe karrierën

Posted: 21 Apr 2019 01:01 PM PDT

Më në fund është i është përgjigjur edhe Shyhrete Behluli, motrave Mustafa sa i përket deklaratës se Behluli kishte vjedhur idenë e këngës së tyre.

Ishin motrat Mustafa ato që 3 javë u shprehën në media se ato i kishin treguar Shyhrete Behlulit idenë e këngës së tyre, dhe kjo e fundit ua kishte vjedhur dhe e kishte realizuar për vete.Motrat Mustafa javë më parë u shprehën të zhgënjyera nga Shyhrete Behluli.

E ftuar në Prive, Shyhrete Behluli dha edhe versionin e saj sa i përket këtij debati. Këngëtarja u shpreh se motrat Mustafa, këtë rast Sahidja ka shpifur."Motrat Mustafa kanë shpifur për mua, për të njollosur emrin tim, dhe karrierën time", tha Shyhrete Behluli.Gjithashtu Behluli tha se nuk është në rregull që kjo gjë është bërë publike në media, mëqë janë të të njëjtit vend.

"Atyre iu ka dhimt që kanga ime është publiku e para", vazhdoi këngëtarja."Sahidja duhet te më kërkoj të falur publikisht, me që e ka nisur publikisht këtë gjë duke më njollosur. Një shoqe e mirë, kolege e mirë nuk vepron kështu. Nëse Sadetja nuk vepron kështu, atëherë i njoh vetëm si motrat Mustafa dhe asgje më shumë", përfundoi Behluli./GazetaBlic

The post Shyhrete Behluli: Motrat Mustafa po shpifin, me ma njollos emrin dhe karrierën appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more