Skip to main content

“Evropa dhe ringjallja e nacionalizmit” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Evropa dhe ringjallja e nacionalizmit” plus 1 more Telegrafi Opinione


Evropa dhe ringjallja e nacionalizmit

Posted: 18 Apr 2019 04:02 AM PDT

Rigels Lenja

Me 23 dhe 26 maj, qytetarët e BE-së do të votojnë në një nga zgjedhjet më të rëndësishme që unioni ka mbajtur që nga fillesat e tij. Rritja e forcave anti-emigracion, populizmi, islamofobia, kriza ekonomike, zgjerimi dhe BREXIT-i, janë disa nga çështjet më cilat evropianët do duhet të japin përgjigje.

Evropa ka qenë burimi i disa nga lëvizjet që kanë sjell ndryshime të jashtëzakonshme mbi mbarë njerëzimin. Një ndër të cilat është edhe shpikja e shekullit XIX, nacionalizmi me nuanca romantike që solli dhe fundin e disa prej perandorive multietnike.

Nacionalizmi e ka thelbin te dashuria për atdheun, etnia dhe besimi fetarë, me theks kryesor ruajtjen e të qënurit unik. Nacionalizmi darvinian i veshi dhe elementin e frikës nga i huaji. Duke parë se ishte nacionalizmi i transformuar në totalitarizëm, qe ai që solli një nga masakrat më të përgjakshme të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore. Në fund të vitit 1945, Evropa vendosi të krijojë një supershtet, BE-në, ku vendet anëtare vullnetarisht heqin dorë nga elementë të sovranitetit të tyre, për ta deleguar në Bruksel.

Sot Evropa përballet me tri probleme kryesore:

Kriza ekonomike: Që nga viti 2009, Eurozona është përballur me probleme konstante ekonomike, veçanërisht vendet e Evropës Jugore, si Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia që kanë borxh kolosal. Kjo ka krijuar një efekt zinxhir për mbarë Eurozonën, duke rritur numrin e papunësisë edhe për vendet e Evropës Qendore dhe Perëndimore.

Fakti se jo të gjithë kanë një punë, ka shkaktuar një zhgënjim të elektoratit për partitë tradicionale dhe institucionet zyrtare. Kjo i ka hapur terren të lirë forcave populiste të cilat jo vetëm kanë kapur momentin e përshtatshëm për të fituar terren, por edhe janë grupuar si një union i vetëm. Në takimin e Milanit ata formuan Aleancën Evropiane për Njerëzit dhe Kombet, me rreth 15 parti të së djathtës ekstreme, të kryesuar nga ministri i Brendshëm i Italisë, Mtteo Salvini. Pjesë e aleancës ishin partitë e së djathtës ekstreme nga Italia, Austria, Danimarka dhe Finlalda.

Ndërkohë, mbështetje u shpreh edhe nga Franca, ndërsa Polonia dhe Hungaria për momentin duken të dyzuara. Numrat tregojnë se aktualisht aleanca e sapokrijuar, 37 euro-deputetë.

Problemi i dytë: Si pasojë e krizës së vendeve të Evropës Jugore, një numër i madh i popullsisë emigroi në drejtim të vendeve të tjera, e ndërthurur kjo dhe me nisjen e të ashtuquajturës "Pranvera Arabe" në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore të cilat prodhuan më shumë se tre milionë emigrantë në Evropë.

Kushtet e një krize ekonomike zakonisht kërkojnë përgjigje dhe zgjidhje të shpejta. Siç duket, partitë populiste e gjetën përgjigjen duke artikuluar se problemi ishin emigrantët e ardhur nga zonat e luftës. Pjesë e këtij problemi është dhe integrimi i emigrantëve në shoqëritë perëndimore. Realisht, kjo është një detyrë shumë e vështirë, duke patur parasysh se këta emigrant vijnë nga shoqëri dhe kultura komplet të ndryshme. Mos integrimi i tyre solli getoizimin ose largimin e tyre dhe bashkimin me organizatën terroriste ISIS, shkaqe këto që e shtuan më shumë gjuhën e urrejtjes anti-emigracion dhe fobinë ndaj të huajve në Evropë.

Duke se sot BE lëkundet më shumë se kurrë në rrugën drejt të ardhmes. Për herë të parë, simboli i BE-së, lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve po vihet në pikëpyetje. Një mori vendesh, mes tyre Italia, Greqia, Austria, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, kërkojnë rritjet e kontrolleve duke theksuar se mungesa e kufijve ka sjell rritje të emigrantëve ilegalë apo mundësi lëvizje të lehtë të grupeve terroriste.

Problemi i tretë: Pjesë e krizës që duhet të zgjidhë BE është dhe marrëdhënia që do të ndërtojë me Rusinë dhe shkëmbimet tregtare me Kinën e cila vazhdon të rivalizojë tregjet evropiane me çmimet e ulëta të mallrave. Së fundmi, BE dhe Uashingtoni, nën drejtimin e të paparashikueshmit presidentit Donald Trump, janë në nivelin më të ulët historikë të bashkëpunimit. Madje, mes palëve janë vendosur miliarda euro tarifa të ndërsjella.

(Autori është studiues pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Munih)

The post Evropa dhe ringjallja e nacionalizmit appeared first on Telegrafi.

Notre Dame, Arno dhe shqiptarët

Posted: 18 Apr 2019 03:38 AM PDT

Ilir Babaramo

Një nga aktet e para në Elize, të ish-presidentit Olond (Fraçois Hollande) ishte vendosja e taksës 70 për qind për këdo që kishte të ardhura vjetore mbi një milionë euro. Ishte një vendim që tronditi jo vetëm Francën, por dhe tregjet financiare ndërkombëtare. Bernar Arno (Bernard Arnault), njeriu më i pasur i Francës deklaroi se po mendonte të zhvendosej nga Parisi në Bruksel bashkë me selinë e perandorisë së tij, një biznes që për hir të së vërtetës nuk ka fare lidhje me fondet publike.

Deklarata e Arnos shkaktoi një stuhi mediatike. Më e ashpra ishte e përditshmja thellësisht e majtë "Liberation". Në faqen e parë, një foto e madhe e Arnos me valixhe në dorë shoqërohej me titullin: "Thyej qafën trap i pasur!"

Ky titull ishte aludim i qartë mbi incidentin e bujshëm që kishte patur miku i Arnos , presidenti i mëparshëm, Sarkozi (Nicolas Sarkozy). Në panairin e bujqësisë, kamerat kishin kapur një incident të Sarkozisë me një blegtor që kishte refuzuar ti jepte dorën presidentit. Ky i fundit, në gjaknxehtësi ia kishte kthyer fshatarit: "Thyej qafën trap i mjerë!"

Ky incident m'u kujtua kur flakët sapo kishin përpirë shigjetën e drunjtë që ngrihej drejt qiellit nga themelet e Katedrales "Notre Dame". Mediat e gjithë botës po ndiqnin me vëmendje se si elita franceze po përballonte me dinjitetin e një kombi të madh tragjedinë e madhe. Kur flakët ishin dominuar, por ende nuk ishin shuar plotësisht, presidenti Makron (Emmanuel Macron) duke shtrënguar nofullat për të mbytur gulçin, me rrënojat e katedrales në sfond, e mbylli mesazhin drejtuar kombit dhe botës: "Bashkë do ta ringremë ashtu siç ishte".

Nuk kaluan shumë minuta dhe sipërmarrësit më të mëdhenj të Francës hynë në garë se kush do ofronte shifrën më të madhe të donacionit për ringritjen e Katedrales. Për fare pak orë, kur ende flakët nuk ishin shuar plotësisht, u mblodhën 700 milionë euro. Ai që pak vite më parë ishte anatemuar nga shumëkush, pikërisht ai "trapi i pasur" i "Liberation", Arno, ofroi plot 200 milionë euro.

Duke parë këto pamje, instiktivisht më lindi pyetja: Si reagon elita shqiptare? Hera e fundit kur u shfaqën bashkë në publik personazhet më të zëshëm të "shoqërisë së lartë shqiptare" ishte në premierën e një filmi, me protagonist palaçon personal të kryeministrit dhe një mantenute të parave të kokainës.

Kryeministri, kryetari i Bashkisë dhe gjithë oligarkët parakaluan para kamerave dhe për të treguar blerjet e koleksioneve më të fundit të veshjeve. Në një farë mënyre, secili prej tyre ishte bashkëprodhues në filmin që është "monument" vulgariteti. Secili prej oligarkëve kishte dhuruar dhjetëra, mijë euro për filmin në të cilin vetë kryebashkiaku kishte pranuar të luante një rol episodik. Secili prej tyre ishte i qartë se kishte bërë investimin më të mirë për të kuruar imazhin. Ishin të qartë se ku po hidhnin paratë. Filmi ishte i "lolos së mbretit" dhe mbreti sigurisht do iu ishte mirënjohës. Me aq para sa kishin hedhur do restauroheshin gjithë ikonat e Onufrit e Shpatarakut bashkë.

Shijet e mecenëve shqiptarë vazhdojnë të jenë të njëjta me ato të Shemsies, kur jepte 800 mijë dollarë për një spektakël misi gati çerek shekulli më parë. Dhe, s'kanë përse t'i ndryshojnë kur ish-nusja e Shemsies tani është ministre.

The post Notre Dame, Arno dhe shqiptarët appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more