“Çiklisti nuk e zuri kthesën dhe u rrotullua në një mur, qeni që ishte aty nuk e bëri asnjë lëvizje (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime
“Çiklisti nuk e zuri kthesën dhe u rrotullua në një mur, qeni që ishte aty nuk e bëri asnjë lëvizje (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
Posted: 18 Apr 2019 06:13 AM PDT Ricky Murphy nuk e kishte llogaritur mirë kthesën në një rrugë të Anglisë, duke bërë që të përplasej dhe të rrotullohej në një mur të ulët. Megjithëse i ra në afërsi, qeni i fjetur që ndodhej aty, nuk u shqetësua prej çiklistit, duke u kthyer sërish në gjumë, transmeton Telegrafi. "Nuk e zuri kthesën dhe gati i ra sipër, por qeni nuk ishte aspak i shqetësuar" ka thënë pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja. Në anën tjetër, çiklisti që kishte dalë për të blerë diçka, është kthyer sërish në kafene, me vetëm disa të gërvishtura të lehta. /Telegrafi/ The post Çiklisti nuk e zuri kthesën dhe u rrotullua në një mur, qeni që ishte aty nuk e bëri asnjë lëvizje (Video) appeared first on Telegrafi. |
Posted: 18 Apr 2019 04:33 AM PDT Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq ka bërë të qeshin bashkatdhetarët e tij dhe jo vetëm – kësaj radhe me një lojë bowling. Në një video të publikuar në mediat sociale, përcjell Telegrafi, thuhet të jetë parë Bandiq i cili ishte duke u përpjekur për të goditur një struktura në formë të pakos së cigareve, përmes "topave" të bowlingut. Por vetëm pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, ai arriti të godasë strukturën. Megjithatë, edhe pse topi i tretë goditi cakun, ai humbi ekuilibrin e tij në ritëm dhe ra në dysheme. Përndryshe, të gjitha ndodhën në hapjen e turneut "kundër varësisë së duhanit”. /Telegrafi/
The post Kryebashkiaku i Zagrebit i bën të gjithë të qeshin gjatë një loje Bowlingu – dështon dy herë, pastaj rrëzohet në tokë (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: