Skip to main content

“Me maska dhe armë, tentohet grabitja e pikës së karburantit (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Me maska dhe armë, tentohet grabitja e pikës së karburantit (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Me maska dhe armë, tentohet grabitja e pikës së karburantit (Foto)

Posted: 31 Mar 2019 02:01 AM PDT

Policia e Durrësit ka parandaluar grabitjen me armë zjarri të një pike karburantit, duke çuar në pranga një 26 vjeçar dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Seksioni i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës , në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit,

në bazë të informacioneve policore të siguruara në rrugë operative se këta shtetas kishin planifikuar grabitjen me armë të një pike karburanti, kanë organizuar punën dhe si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ndjekja “.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit  J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Gjatë momentit tw arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparatë celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Mick Jagger nuk është mirë, Rolling Stones shtyn turneun

Posted: 31 Mar 2019 01:57 AM PDT

“Mjekët këshilluan Mick të mos shkojnë në turne tani, sepse ai ka nevojë për kujdes mjekësor …”. Me një deklaratë zyrtare, grupi i njohur muzikor, Rolling Stones njoftoi fansat e tyre se ata duhej të shtyjnë të gjithë turneun ‘No Filter’ të planifikuar për këtë pranverë në Amerikën e Veriut: Mick Jagger nuk është mirë.

Turneu duhet të fillonte në Miami më 20 prill, dhe më pas të zhvendosej në Amerikën e Veriut dhe më pas koncerti i fundit në Oro-Medonte, Kanada më 29 qershor. 75-vjeçari u kërkoi falje fansave në një postim në Instagram dhe Twitter.

"Me të vërtetë e urrej që ju lashë kështu,"-shkroi ai. "Unë jam i shkatërruar nga shtyrja e turneut por do mundohet të kthehem në skenë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përleshje në Gaza, ushtria izraelite vret 4 palestinezë (Foto)

Posted: 31 Mar 2019 01:51 AM PDT

Tre demonstrues palestinezë u vranë gjatë përleshjeve me ushtrinë izraelite në pengesën mbrojtëse midis Gazës dhe shtetit hebre, me rastin e “Ditës së Tokës” dhe përvjetorit të “Marshimit të Kthimit”. Lajmi është raportuar nga agjencia Wafa, e cila gjithashtu flet për njëqind të plagosur dhe të intoksikuar nga gazi lotsjellës dhe lëndët helmuese të hedhura nga policia dhe ushtria. Ndërkohë, një tjetër palestinez u vra nga zjarri izraelit gjatë një proteste natën, më herët se kjo e fundit.

Gazeta Shqip

Semaforë LED dhe me numëratorë kohe në gjithë Tiranën (Foto)

Posted: 31 Mar 2019 01:40 AM PDT

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve, dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë ), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori, dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshent, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

E denoncojnë qytetarët, kapet 44-vjeçari me armë pa leje

Posted: 31 Mar 2019 01:26 AM PDT

Një 44 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur.

Shtetasi me iniciale G.T, u kap në rrugën "Konferenca e Pezës", pasi ishte denoncuar nga qytetarët. Ai ishte dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit fizik ushtruar 44-vjeçarit policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë  pa leje.

"I arrestuari ishte dënuar edhe më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak",- njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Mark Zuckerberg, apel qeverive: Rregulla të reja për web-in!

Posted: 31 Mar 2019 01:15 AM PDT

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur të botuar nga Washington Post nga "kolegu" i Jeff Bezos, guru i Amazon ku shprehet se duhen "rregulla të reja për të mbrojtur ëeb-in nga përmbajtje të rrezikshme".

Sipas tij për ta bërë këtë ne kemi nevojë për "një rol më aktiv të qeverive". Zuckerberg thekson nevojën për rregulla të reja për të "siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve".

Për Drejtorin e Përgjithshëm të rrjetit më të madh social në botë, ne duhet të punojmë së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i "Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave" të Bashkimit Evropian.

Ndërhyrja e Zuckerberg erdhi pas skandaleve të fundit që kanë tronditur Facebook-in si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe duke përhapur lajme të rreme për të ndërhyrë me votimin amerikan në 2016.

Atentati mafioz në Shkodër, një nga vëllezërit ishte i armatosur

Posted: 31 Mar 2019 01:04 AM PDT

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve Bilali, ditën e djeshme në vendin e quajtur “Zooteknika”në lagjen “Guerrile” në Shkodër.

Njëri nga vëllezërit Bilali që u vra me armë zjarri mëngjesin e së shtunës, ka qenë i armatosur. Astrit Bilali ne momentin kur është qëlluar me armë nga autorët, ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete.

Pasi është plagosur fillimisht, Astrit Bilali ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë por e ka patur të pamundur që të shënjestrojë autorët, pasi ai ishte plagosur dhe ka shtënë ne mënyrë instiktive.

Nga ana tjetër, policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një ditë më parë.

Janë marrë në pyetje por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autoreve.

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj që ishte në Shkodër ka kërkuar me ngulm që policia të zbulojë këtë vrasje të dyfishtë në takimin për 4 orë me radhe si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale te ndodhura në Shkodër.

Kritikja e qeverisë bëhet presidentja e parë e Sllovakisë (Foto)

Posted: 31 Mar 2019 12:54 AM PDT

Avokatja liberale dhe kritike e Qeverisë, Zuzana Caputova ka mposhtur kundërkandidatin e saj me një diferencë të gjerë, për t'u bërë presidentja e parë grua e Sllovakisë.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Caputova ka fituar 58,4 për qind të votave në raundin e balotazhit. Kundërkandidati i saj, Maros Sefçoviq, një kandidat i pavarur, por që ka gëzuar mbështetjen e partisë në pushtet, Partia Social-Demokrate, ka fituar 41,6 për qind të votave.

Sefçoviq, nënkryetar i Komisionit Evropian dhe ish-anëtar i Partisë Komuniste, pranoi humbjen pak para mesnatës më 30 mars. Ai gjithashtu konsiderohet si pro-evropian, por gjatë fushatës kishte thënë se Sllovakia duhet të mbajë për vete disa kompetenca vendimmarrëse.

Caputova kishte fituar raundin e parë të votimeve, që u mbajtën dy javë më parë, duke arritur të marrë 40 për qind të votave. Sefçoviq, në këtë raund kishte fituar mbi 18 për qind të votave.

Korrupsioni dhe ndryshimi kanë qenë temat kryesore para raundit të balotazhit, i cili është mbajtur një vit pasi gazetari, Jan Kucik – i cili kishte hetuar për rastet e mashtrimit të zyrtarëve të lartë – dhe e fejuara e tij, ishin vrarë në shtëpinë e tij.

Pesë persona janë akuzuar për vrasjen e Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova. Vrasja e tyre kishte nxitur protestat më të mëdha në historinë post-komuniste të Sllovakisë.

Caputova ka bërë fushatë që t'i jepet fund, asaj që ajo e ka quajtur "kapje të shtetit".

Presidenti në Sllovaki nuk ka shumë fuqi, por emëron kryeministrat dhe mund të vendosë veto ndaj emërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Zbulohet substanca që vret qelizat e kancerit

Posted: 31 Mar 2019 12:51 AM PDT

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre.

Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë “derë”. Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet  fatal për qelizat e kancerit.

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën. Për këtë ka disa teori. Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat përdoren për të komunikuar me qelizat e tjera dhe për të përhapur tumorin.

Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptameret edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë. “Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator”, thotë Meyer. Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë. Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit.

Bie nga lartësia duke punuar në stadium, humb jetën punëtori

Posted: 31 Mar 2019 12:45 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku viktima, i identifikuar si Naim Idrizi, 40-vjeç, sipas policisë ka qenë duke punuar në një stadium, ku dyshohet të ketë rënë nga lartësia.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital, por nuk arriti t'i shpëtonte plagëve të marra.

Ky është rasti i parë që një punëtos humb jetën gjatë punimeve të stadiumit “Arena Kombëtare” që kur ka nisur ndërtimi i tij.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more