Skip to main content

Bota Sot: “Amputimi sh?rues i Kosov?s – Kush humb luft?n detyrohet t? jap fituesin territorin” plus 26 more

Bota Sot: “Amputimi sh?rues i Kosov?s – Kush humb luft?n detyrohet t? jap fituesin territorin” plus 26 more


Amputimi sh?rues i Kosov?s – Kush humb luft?n detyrohet t? jap fituesin territorin

Posted: 24 Mar 2019 12:21 PM PDT

Analisti serb Nenad Kostiq në opinionin e tij lidhur me situatën në dialogun dhe çështjen e Kosovës për “Danas” transmeton "Bota so", ka shkruar se “ai që ka qenë në një orë të historisë ka mësuar rregullën e përgjithshme se “Kush humb luftën detyrohet të jap fituesin territorin. “Ai me një metaforë tregon situatën aktuale mes Serbisë dhe Kosovës: Kirurgu: "Gangrena po përparon. Do ju amputoj kënbën nën gju.“ I plagosuri: "Nuk dua të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqip?ria heq dor? nga nd?rtimi i ambasad?s n? Kosov?

Posted: 24 Mar 2019 12:13 PM PDT

Por jetësimi i këtij projekti i nisur para katër vitesh duket se ka dështuar. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili thotë se plani për ndërtimin e ambasadës nuk kishte marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin komunal të Prishtinës. Ambasadori Minxhozi thotë se priste që këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të votonin pro ndërtimit të ambasadës së shtetit që e përfaqëson, por që ende nuk e di arsyen se pse u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A jan? t? sigurt avion?t Boeing Max 8?

Posted: 24 Mar 2019 12:12 PM PDT

Dy aksidente ajrore, pesë muaj larg njëri tjetrit, gati 350 viktima. Të dyja ishin me të njëjtin model avioni - Boeing Max 8. Hetuesit tani janë duke kërkuar për shenja se çfarë mund të ketë ndodhur me avionët. Këtë javë në programin Plugged In, gazetarja Greta Van Susteren bisedoi me ish-pilotë, hetues dhe analistë të aviacionit për të marrë mendimet e tyre. Ndërsa familjet vazhdojnë të vajtojnë për viktimat e avionit në Etiopi, bashkësia ndërkombëtare po kërkon......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Letrat q? NATO ua lansoi nga avioni ushtar?ve serb?: Rri n? Kosov? dhe vdekjen e ke t? sigurt!

Posted: 24 Mar 2019 11:49 AM PDT

Sot janë bërë 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në atë kohë ishte vendimtare për përcaktimin e fatit të shqiptarëve në Kosovë ndaj të cilëve po kryej gjenocid. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Mirëpo, përkundër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drashkoviq e di shkakun e bombardimeve, “s’e dinte se civil?t shqiptar? varroseshin n?p?r Serbi”

Posted: 24 Mar 2019 11:13 AM PDT

Ish-nënkryetari i RFJ-së në vitin 1999, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se është e pakontestueshme se bombardimet do të evitoheshin sikur të ishte nënshkruar Marrëveshja e Rambouilletit. “Sikur Millosheviqi të kishte pranuar versionin e parë të marrëveshjes së ofruar, shqiptarët e Kosovës do ta kishin refuzua dhe pastaj ata do ishin thyer derisa t’i kishte bindur Perëndimi që ta pranonin”, ka thënë për gazetën “blic “ të Beogradit, Vuk Drashkoviq. “Pasi Millosheviqi e refuzoi, Madeleine......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avioni i NATO-s q? gjat? bombardimeve u rr?zua mbi Serbi, piloti: Q?ndrova me or? n? nj? kanal, kisha frik? p?r jet?n

Posted: 24 Mar 2019 10:50 AM PDT

20 vite më parë, filluan bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, të cilat zgjatën 78 ditë. Pavarësisht triumfit me të cilën u kurorëzua në fund, fushata bombarduese 78 ditore kishte edhe raste dëshpërimi dhe pengesash të shumta gjatë rrugës.  Avioni amerikan F-117 u rrëzua në ditën e tretë  të bombardimeve në një fshat të Serbisë. Piloti i këtij avioni, më 27 mars ishte nisur nga baza Aviano në Itali, për të shkruar së pari në veri të Serbisë, pastaj zbriti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humbjet qindra-miliard?she n? ekonomi dhe d?met n? ushtri e civil? q? p?soi Jugosllavia nga bombardimet

Posted: 24 Mar 2019 10:40 AM PDT

Sot shënohet 20 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake të Jugosllavisë, që shënjon fillimin e ardhjes së lirisë për shoqërinë kosovare. Por, megjithëse bombardimet e NATO-s sollën një rrethanë politike aq shumë të dëshiruar për vendin, e gjithë kjo nuk kaloi pa pasoja, madje edhe në mesin e shqiptarëve të këtushëm. Human Rights Watch kishte konkluduar “se numri i civilëve jugosllavë të vrarë ishte mes 489 dhe 528 në nëntëdhjetë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti kur avion?t e par? luftarak? nisen drejt bombardimit t? Serbis?

Posted: 24 Mar 2019 10:39 AM PDT

Bombardimet mbi ish Jugosllavinë, 20 vite më parë nuk ishin të përbëra vetëm nga veprime njerëzore, por edhe nga armët e sofistikuara që u përdorën për të ndalur agresionin e Serbisë ndaj një popullate të pafajshme. Një nga armët më të sofistikuara që u përdorën për këto bombardime janë raketat e njohura amerikane,Tomahawk. Gjatë 78 ditëve mbi Serbi thuhet se janë hedhur rreth218 raketa të tilla të cilat kanë përmasa të mëdha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i NATO-s Havier Solana: Serbia qysh e lypi, qashtu e gjeti!..

Posted: 24 Mar 2019 10:27 AM PDT

Gjatë luftës, sidomos gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe Kosovë shumë kolegë kosovarë gjendeshin azilkërkues apo refugjatë në qendra e kampe të ndryshme jo vetëm përreth Kosovës (Shqipëri e Maqedoni), por edhe në vendet e ndryshme botërore. Regjimi i egër serb i prirë nga kryekrimineli Milosheviq, aq sa ishte i rrezikshëm për shqiptarët, Kosovën dhe rajonin, aq ishte i domosdoshëm intervenimi i NATO-s dhe prezenca e 50 mijë trupave të Aleancës në Kosovë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momentet e bombardimeve t? NATO-s mbi Serbin?: K?shtu iknin serb?t dhe binte alarmi n? Beograd

Posted: 24 Mar 2019 10:27 AM PDT

Në 24 marsin e vitit 1999, NATO nisi operacionin “Forca Aleate” në një fushatë ajrore për ta detyruar udhëheqësin serb, Slobodan Miloshevic, të tërheqë forcat e tij jashtë Kosovës dhe t’i japë fund konfliktit që kishte shkaktuar një krizë humanitare. Nata e 24 marsit për serbët ishte e rëndë dhe nuk dinin ka të iknin, pasi NATO kishte filluar të lëshonte raketat e saj në territorin e Serbisë. Një video e realizuar nga Al-Jazeera tregon më së miri se si ishte gjendja gjatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri i Vucicit k?rc?non s?rish: Nj? shk?ndij? n? Kosov? mund t? shkaktoj? katastrof?…

Posted: 24 Mar 2019 10:18 AM PDT

Ministri i punëve të brendshme i Serbisë Nebojsa Stefanovic ka thënë sot se situata e sigurisë në Kosovë është e ndërlikuar dhe se një shkëndijë e dikujt që është i papërgjegjshëm mund të shkaktojë katastrofë, jo vetëm ‘në territorin e Serbisë’, por edhe të tërë regjionit. Stefanovic ka thënë se zyrtarët e Serbisë këtë fakt e theksojnë vazhdimisht në bisedime me të huajt, duke treguar se të gjithë duhet të jenë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alarm i ri p?r kazinot? n? Kosov?s, a do t? lul?zojn? ato pas shfuqizimit t? ligjit?

Posted: 24 Mar 2019 09:24 AM PDT

Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Hekuran Murati thotë se, duhet të kenë kujdes deputetët e Kosovës për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, pasi do të nënkuptonte lulëzimin e kazinove. Murati përmes një shkrimin facebook, thekson se, pa një ligj të tillë askujt nuk i nevojitet licenca për të filluar një aktivitet të tillë, dhe se as inspektoratin e as policia e Kosovës nuk kanë bazë ligjore për mbylljen e kazinove. “Deputetët duhet të kenë kujdes me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti kur NATO bombardoi nd?rtes?n ku ndodhej selia e partis? s? Millosheviqit

Posted: 24 Mar 2019 08:35 AM PDT

Sot janë bërë 20 vite nga bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, kjo ditë mbahet mend si dita e çlirimit të popullit shqiptar nga agresori serb, ndërkohë që në Serbi vazhdojnë “vajtimet” dhe akuzat kundër aleancës së NATO-s për bombardimin e vendit, pa përmendur se arsyeja për këto bombardime ishin aktet gjenocidale që po bëheshin ndaj popullatës shqiptare. Një nga caqet e bombardimeve të NATO-s, ishte dhe selia e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serb?t n? Kosov? Veriore – T? falim mundemi por t? harrojm? assesi

Posted: 24 Mar 2019 07:56 AM PDT

Në veri të Kosovës është shënuar 20 vjetori i bombardimeve të NATO-së, me porosinë “të falim mundemi, por të harrojmë vetëm nëse nuk jemi më”. Me pranimin e familjarëve që kishin familjarë të humbur nga bombardimet , krerët e komunës së Zveçanit dhe zyrës për Kosovë kanë përkujtuar 13 serbët e kësaj komune që për liri paguna çmimin më të lartë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”. Familjeve iu ka dorëzuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa kishin kushtuar bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe n? Kosov?

Posted: 24 Mar 2019 07:33 AM PDT

Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të NATO-s. Cak i aviacionit të forcave aleate ishin objektet ushtarake dhe infrastruktura civile serbe. Sipas AP, kjo ofensivë kishte kushtuar 43 miliardë dollarë. Sot mbushen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Patriarku Irinej: Kosova ?sht? Jerusalemi serb, Rusia t? na ndihmoj? ta ruajm?

Posted: 24 Mar 2019 06:47 AM PDT

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka thënë se “Kosova është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe, nga e cila nuk do të heqim dorë kurrë”. Patriarku serb, siç raporton “Beta”, shpreson në ndihmën e Rusisë, duke thënë se beson që Rusia, “si gjithmonë në kohë të vështira do t’i ndihmojë Serbisë ta ruajë Kosovën”. “Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por për fatmirësisht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO nuk ka nxjerr m?sime nga bombardimi i Jugosllavis? thon? n? misionin rus n? NATO

Posted: 24 Mar 2019 06:29 AM PDT

“Shtetet perëndimore nuk kanë nxjerr mësime nga tragjedia e para 20 viteve kur u bombarduar SRJ nga NATO” kanë kumtuar sot misioni i përhershëm i Rusisë në NATO. Si thuhet me 24 mars 1999 ka mbretëruar qëndrimi se me aksion të shpejtë ushtarak dhe jo për rrugë diplomatike të zgjidhet çështja “Problemet e ndjeshme etnike dhe ndër fetare në Jugosllavi”, me çka u anashkalua e drejta ndërkombëtare, transmeton “ Tas”, përcjell “Bota sot”. “Pastaj si rezultat i sulmeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shesheli djeg flamuj t? BE-s? e t? NATO-s

Posted: 24 Mar 2019 05:54 AM PDT

Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe sot, në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian dhe NATO-s. Protestës i ka prirë kryetari i kësaj partie Vojislav Sheshel. Ai pasi ka thënë fjalët më fyese kundër NATO e BE-së, është kërcënuar se Serbia kurrë nuk do ta falë dhe kurrë nuk do t’i harrojë këto sulme bombardime, përcjell n1. Sheshel pastaj ka djegur flamuj të NATO -s e të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Habi n? Serbi q? Kosova bombardimet e NATO-s i quan ?lirim

Posted: 24 Mar 2019 03:42 AM PDT

Pas refuzimi të Beogradit që të pranojë vendosjen e trupave ndërkombëtarë për shkak të luftës në Kosovës, më 24 mars 1999 filloi bombardimi NATO-s kundër Serbisë që zgjati 78 ditë. Kjo datë në këtë vend do të shënohet manifestime komemoracionesh ndërsa në Nish do të do të jetë presidenti Vuçiqi bashkëpunëtorë, pastaj përfaqësues të kishës e të ushtrisë serbe. Dje dhe sot të mediet serbe kanë trajtuar këtë ngjarje, natyrisht nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nj? nga fjalimet m? t? fuqishme kund?r Millosheviqit n? Kosov? nga Bernie Sanders m? 1999

Posted: 24 Mar 2019 02:42 AM PDT

Senatori republikan, Bernie Sanders kishte përkrahur fuqishëm ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë. Sllobodan Millosheviqin e kishte quajtur kriminel lufte. ‘’Millosheviq ishte një kriminel luftë që kryen masakkra masive. Ai ka deportuar me qindar njerëz të pafajshëm nga vendi i tyre.’’, kishte thënë Sanders. Sanders kërkonte vetëqeverisje dhe paqe për Kosovën. ‘’Kjo është një çështje e paranueshme dhe nuk mund të injorohet. Besoj se Ushtria dhe Policia serbe duhet të largohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojn? protestat masive n? Serbi

Posted: 24 Mar 2019 02:08 AM PDT

Mijëra protestues marshuan në rrugët e Beogradit, të shtunën mbrëma, një javë pas hyrjes në ndërtesën e televizionit në protestat, sipas tyre, kundër qeverisjes autokratike të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe mediave të njëanshme gjatë mbulimit të protestave. Protestat e së shtunës shënuan javën e 16-të të protestave kundër qeverisjes së Vuçiq. Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së radio-televizionit serb, duke kërkuar liri të mediave. Ata......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Muaji i Ramazanit fillon n? maj, kaq dit? do zgjas?

Posted: 24 Mar 2019 02:05 AM PDT

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë me 6 maj të këtij viti, apo edhe 43 ditë nga sot. Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 28 ditë. Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Profeti Muhamed mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” Në muajin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Djalit t? Baton Haxhiu i dhemb q? “Bota sot” e zbuloi me k?nd punon, i nd?rron t? dh?nat n? profilin e tij

Posted: 24 Mar 2019 01:56 AM PDT

Gazeta “Bota sot” dje raportoi duke iu referuar një shkrimi publik të Prof. Dr Enver Bytyçit, ku zbuloi se, Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut, është këshilltar politik në Ministrin e Mbrojtjes Ruse. Madje, kështu ishte edhe përshkrimi për profilin e tij personal në rrjetin social “Twitter”. Mirëpo, pas raportimit të “Bota sot”, ai ka ndërruar përshkrimin për profilin e tij dhe pastaj ka bërë një reagim publik kundër gazetës kombëtare “Bota sot” dhe Prof. Dr. Enver......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidentja e Kroacis? “godet” Serbin?, Kosova ?sht? e Shqiptar?ve e ju serb?….

Posted: 24 Mar 2019 12:47 AM PDT

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitanovic i’u është drejtuar Serbisë së Aleksander Vuçiq që Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e juaja. Siç po bën zonja e parë e Gjermanisë Angela Merkel, të njejtën po e bën edhe zonja e parë e Kroacisë Kolinda, që po i del në krahë Kosovës. "Serbia duhet ta njohë Kosovën, një Kosovë e pavarur i jep stabilitet rajonit. Serbët le ta dinë që Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë kurrë", tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fuqia ajrore q? ndali gjenocidin n? Kosov?

Posted: 23 Mar 2019 10:42 PM PDT

Më 24 mars bëhen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë. Fushata, që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nd?rron jet? veterani i U?K-s?

Posted: 23 Mar 2019 02:27 PM PDT

Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Rrustem Cukaj, i cili vinte nga rajoni i Rugovës. Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha. Më poshtë postimi i plotë i tij: Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrit të urtë e pleqnar rugovas, bacës Rrustem Cukaj. Fjalë pak e punë shumë, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim dhe kishim pasur rastin të dëgjonim fjalët e tij të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mal i Zi, qeverisje e re lokale n? Tuz t? Mal?sis?

Posted: 23 Mar 2019 12:20 PM PDT

Në seancën e Kuvendit Komunal të Tuzit, të shtunën u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komunës së pavarur të Malësisë. Kandidatin për kryetar, Nik Gjeloshaj e mbështetën koalicioni i forcave politike shqiptare, këshilltari i Demokratëve të Malit të Zi dhe këshilltarët boshnjakë. Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e shqiptarëve do të udhëheqin me Komunën e Tuzit, që tani ka statusin e pavarur, si të gjitha komunat tjera në Malin e Zi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more