Skip to main content

“Berisha flet pas goditjes me shishe: Personi që më goditi, nuk besoj që përfaqëson tifozët kuqezi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Berisha flet pas goditjes me shishe: Personi që më goditi, nuk besoj që përfaqëson tifozët kuqezi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Berisha flet pas goditjes me shishe: Personi që më goditi, nuk besoj që përfaqëson tifozët kuqezi

Posted: 22 Mar 2019 03:49 PM PDT

Etrit Berisha ka folur pas humbjes nga Turqia, ku ka folur rreth goditjes me shishe nga tifozët dhe lojën në përgjithësi.

Turqia ka fituar në Loro Boriçi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H duke bërë që tifozët shqiptarë të revoltohet nga mesi i ndeshjes.

Ishte portieri prishtinas, Berisha, i cili e pësoi keq duke u goditur nga një shishe, por sipas tij ai person nuk përfaqëson tifozët kuqezi.

Shqipëria e nis me humbje, Turqia merr tri pikë në 'Loro Boriçi' Shqipëria e nis me humbje, Turqia merr tri pikë në 'Loro Boriçi'

“Ne menduam që e kemi përgatitur mirë lojën, por këto gabime, fatkeqësisht po na ndëshkojnë shumë. Sidomos pas golit të dytë, loja ishte e mbyllur”, ka thënë fillimisht Berisha pas ndeshjes”.

“Kemi lloj-lloj tifozësh që vijnë në ndeshje dhe personi që më goditi, nuk besoj se përfaqëson tifozët kuqezi”.

Tifozët e ofenduan, Panucci: I kuptoj, por këta lojtarë i kemi Tifozët e ofenduan, Panucci: I kuptoj, por këta lojtarë i kemi

“Gjyqtari na kërkoi të pastronim fushën, por në ato momente ndodhi ajo që nuk e prisja”.

“Sot ndaj Turqisë, të themi të drejtën, që nuk është se luajtëm keq. Do të doja të fitonim ndeshjen me Andorrën, për të ngritur moralin”, përfundoi portieri prishtinas. /Telegrafi/  

The post Berisha flet pas goditjes me shishe: Personi që më goditi, nuk besoj që përfaqëson tifozët kuqezi appeared first on Telegrafi.

Balaj: Nuk luajtëm keq, por duhet të bëjmë më shumë

Posted: 22 Mar 2019 03:35 PM PDT

Sulmuesi Bekim Balaj, në intervistën e dhënë për emisionin "Kuqezi", në Supersport, ka folur për humbjen ndaj Turqisë në "Loro Boriçi".

Ai ka treguar se çfarë ndodhi në ndeshje dhe se si golat e penalizuan ekipin.

"Kjo humbje na lë një shije shumë të keqe, pasi ishim përgatitur ta nisnim me fitore këtë edicion. Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe patëm raste shënimi, por pësuam një gol të dhuruar. Humbëm 2-0 dhe ky rezultat besoj se do na penalizojë shumë".

"E prita kundërshtarin, pasi mendova se do ndërhynte gabim, por kontakti ishte shumë i lehtë. Më pas gjuajta keq dhe nuk arrita të shënoj".

"Unë mendoj se krijuam mjaftueshëm, pasi patëm raste në pjesën e parë, por nuk konkretizuam".

"Duhet të bëjmë shumë më mirë", ka deklaruar Balaj./Telegrafi/

The post Balaj: Nuk luajtëm keq, por duhet të bëjmë më shumë appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Turqisë, Gunes: E kontrolluam ndeshjen dhe morëm fitoren ndaj Shqipërisë

Posted: 22 Mar 2019 03:23 PM PDT

Senol Gunes ka folur pas fitores së Turqisë në udhëtim te Shqipëria në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore për Euro 2020.  

Turqia ka fituar në Loro Boriçi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H.

Kjo fitore sipas trajnerit të kombëtares turke erdhi pasi ekipi i tij e deshi më shumë fitoren se Shqipëria dhe në fund e mori atë duke kontrolluar ndeshjen.

Shqipëria e nis me humbje, Turqia merr tri pikë në 'Loro Boriçi' Shqipëria e nis me humbje, Turqia merr tri pikë në 'Loro Boriçi'

“Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne”, ka thënë fillimisht Gunes pas ndeshjes.

“Ne e deshëm më shumë fitoren se kundërshtari dhe e morëm atë në fund edhe përkundër një ndeshje të egër”.

Calhanoglu dhe Xhaka gjatë një dueli

“Shqipëria ka lojtarë të mirë, por nuk ishin të qetë, ata ishin të tendosur, të stresuar. Megjithatë, ata do të jenë kundërshtar i vështirë për kombëtaret tjera”.

“Siç e ceka më lartë, ne kontrolluam lojën dhe pa humbur pozicion fituam ndeshjen”, përfundoi trajneri turk. /Telegrafi/

The post Trajneri i Turqisë, Gunes: E kontrolluam ndeshjen dhe morëm fitoren ndaj Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Tifozët e ofenduan, Panucci: I kuptoj, por këta lojtarë i kemi

Posted: 22 Mar 2019 03:21 PM PDT

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Turqia dominoi fizikisht.

Ndeshja u mbyll 2-0 në të mirë të turqve që shënuan dy herë në secilën pjesë nga një.

"Pjesa e parë kas shkuar mirë, kemi pasur raste të shënonim, por nuk ja arritëm".

Calhanoglu dhe Xhaka gjatë një dueli

"Në pjesën e dytë kemi treguar pak, forma fizike e lojtarëve ka qenë e dobët, kemi bërë vetëm një goditje. Kishin diferenca fizike".

"Është shumë e vështirë. Kam futur dy sulmues. Këta janë lojtarët që kemi, kjo është skuadra".

"Kemi gjuajtur 11 herë në portë, tri në kuadrat".

Ai foli edhe për ofendimet që erdhën nga publiku, duke thënë se e respekton mendimin e tifozëve.

"Unë e respektoj publikun. Këta janë lojtarët që do të vazhdojnë edhe në ndeshjet e tjera. E kuptoj publikun", deklaroi Panucci. /Telegrafi/

The post Tifozët e ofenduan, Panucci: I kuptoj, por këta lojtarë i kemi appeared first on Telegrafi.

Kthimi i Messit nuk ndryshon asgjë te Argjentina, humbet keq nga Venezuela

Posted: 22 Mar 2019 03:01 PM PDT

Argjentina ka humbur 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Wanda Metropolitano ndaj Venezuelës.

Pritej të ishte një festë pas rikthimit të Lionel Messit në kombëtare, por Venezuela u tregua e fortë për Argjentinën.

Ishte Salomon Rondon ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 6' me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Pak sekonda para pushimit Jeson Murillo ka dyfishuar rezultatin me një gol të mrekullueshëm.

Pas pushimit, argjentinasit këndellet duke e ngushtuar rezultatin me golin e Lautaro Martinez pas një kundërsulmi të bukur.

Lionel Messi . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Megjithatë, në minutën e 75' Venezuela e vulosi fitoren me golin e Martinez nga pika e bardhë e penalltisë.

Si me Messin, si pa Messin, Argjentina mbetet dobët edhe pas ndryshimit të shumë emrave në Kombëtare. /Telegrafi/

 

The post Kthimi i Messit nuk ndryshon asgjë te Argjentina, humbet keq nga Venezuela appeared first on Telegrafi.

Anglia shkatërron Çekinë në Wembley, Sterling shënon het-trik

Posted: 22 Mar 2019 02:48 PM PDT

Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e tyre në shtëpi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate ka arritur t’i nis mirë ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore në thellë në ndeshjen hapëse të Grupit A.

Tre Luanët kanë arritur të fitojnë thellë dhe me lehtësi të madhe në shtëpi ndaj Çekinë, ku lojtari kryesor i ndeshjes ishte padyshim Raheem Sterling me het-trik.

Kane ishte i saktë nga pika e bardhë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 24 minutave dhe ishte Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Jadon Sancho, ndërsa Harry Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Anglia vazhdoi shkëlqimin dhe dominimin nën regjinë e Sterling, i cili shënoi në minutën e 62-të për 3-0, ndërsa e kompletoi het-trikun në minutën e 68-të për 4-0.

Sterling shkëlqeu duke shënuar het-trik (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 84-të ishte Tomas Kalas që shënoi autogol duke vulosur fitoren e Anglisë me rezultat përfundimtar 5-0.

Në këtë grup më herët Bulgaria dhe Mali i Zi luajtën baras 1-1, ndërsa gjithashtu gjendet edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila i fillon ndeshjet eliminatore të hënën ndaj bullgarëve. /Telegrafi/

 

 

 

The post Anglia shkatërron Çekinë në Wembley, Sterling shënon het-trik appeared first on Telegrafi.

Shqipëria e nis me humbje, Turqia merr tri pikë në ‘Loro Boriçi’

Posted: 22 Mar 2019 02:45 PM PDT

Shqipëria i ka nisur me humbje eliminatoret për në Kampionatin Evropian, duke u dorëzuar ndaj Turqisë me rezultat 2-0.

Edhe pse pjesa e parë ishte e mirë për kuqezinjtë, duke pasur disa raste, ata pësuan në mesin e kësaj pjesëloje.

Fillimisht ishte Bekim Balaj që kishte rast të mirë, por i vetëm me portieri, nuk e  godet topin si duhet.

Pas tij edhe Balliu doli përballë portierit, pore dhe ky u ngatërrua.

Zhvillohej minuta e 21-të kur Berat Gjimishti pason te Taulant Xhaka i cili rrëzohet dhe nga aty përfiton Cenk Tosun që pason te Burak Yilmaz i cili me një goditje të fortë shënon për 1-0.

Shqipëria tentoi të përgjigjet me Myrto Uzunin, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi keq për Shqipërinë që e pësoi edhe golin e dytë në minutën e 55-të.

Hakan Celhanoglu gjuan fuqishëm dhe shënon për 2-0.

Panucci tentoi të reagojë me zëvendësimin e Balajt dhe Balliut, duke e futur në lojë Sadikun dhe Grezdën.

Xhaka dhe Memushaj gjuajtën bukur, por pa arritur ta gjejnë portën.

Deri në fund Shqipëria kishte edhe një rast të mirë me Abrashin por nuk arriti të godas mirë me kokë.

Shqipëria e nis me humbje në këto eliminatore, ndërsa Turqia me mençuri arriti t'i marr tri pikur e para. /Telegrafi/

The post Shqipëria e nis me humbje, Turqia merr tri pikë në 'Loro Boriçi' appeared first on Telegrafi.

Portugalia nuk ia del të fitojë ndaj Ukrainës, barazim pa gola në shtëpi

Posted: 22 Mar 2019 02:40 PM PDT

Edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos nuk e ka ndihmuar Portugalinë që t'i nisin me fitore eliminatoret, duke barazuar pa gola ndaj Ukrainës.

Edhe pse portugezët dominuan nga fillimi deri në fund, nuk arritën të shënojnë një gol edhe pse goditën drejt portës 15 herë.

Moutinho, Neves e Silva provuan, por pa sukses në pjesën e parë.

As Ronaldo nuk arriti të shënonte edhe pse provoi.

Në pjesën e dytë Andre Silva e kishte rastin më të mirë, por nuk arriti të shënonte.

Ukraina rrezikoi me Junior Moraes , por as ky nuk i ndryshoi shifrat.

Në fund kampioni aktual evropian u desh të kënaqet me një pikë. /Telegrafi/    

The post Portugalia nuk ia del të fitojë ndaj Ukrainës, barazim pa gola në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Franca fiton me lehtësi në udhëtim te Moldavia

Posted: 22 Mar 2019 02:36 PM PDT

Kombëtarja e Francës ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtimin te tyre te Moldavia në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kampioni në fuqi i Botës i ka nisur mirë eliminatoret për Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen hapëse të Grupit H.

Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps ka arritur të sigurojë fitoren ndaj Moldavisë qysh në pjesën e parë, duke shënuar tri golat.

Franca fitoi me lehtësi ndaj Moldavisë (Foto: UEFA.com)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas një aksioni brilant, ku Antoine Griezmann (24′) shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit maestral nga Paul Pogba.

Vetëm tre minuta më vonë ishte Raphael Varane, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Olivier Giroud (36′) trefishoi epërsinë.

Giroud bëhet lojtari i tretë me më shumë gola në histori të Francës Giroud bëhet lojtari i tretë me më shumë gola në histori të Francës

Në pjesën e dytë, Franca përsëri vazhdoi dominimin dhe menaxhimin e lojës, por golin arriti ta gjej vetëm në minutën e 87-të me anë të Kylian Mbappe, i cili  shënoi për 4-0, ndërsa Vladimir Ambros vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Në këtë grup, fitore shënuan edhe Turqia, e cila mposhti Shqipërinë 2-0 dhe Islanda që fitoi ndaj Andorras me të njëjtin rezultat. /Telegrafi/

The post Franca fiton me lehtësi në udhëtim te Moldavia appeared first on Telegrafi.

Interi dhe Man City në garë për Partey

Posted: 22 Mar 2019 02:19 PM PDT

Interi dhe Manchester City thuhet se janë të gatshëm të konkurrojnë për mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey.

Sipas gazetës Spanjolle AS dhe mediumit italian Corriere dello Sport, Nerazzurrët dhe Qytetarët po synojnë mesfushorin 25-vjeçar për sezonin e ardhshëm.

Ai filloi vetëm 15 ndeshje në La Liga nga 28 këtë sezon, ndërsa në total ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe pesë asistime.

Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti - Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti - Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

“Ndonjëherë nuk ndjehem i lumtur në Atletico”, ka thënë Thomas për stacionin televiziv Gol në muajin dhjetor.

“Nëse doni ta ndryshoni këtë ndjenjë atëherë duhet të luani në ndeshje të rëndësishme dhe të ndiheni më të fortë, më të sigurt”.

Partey njihet për forcën e tij në mesfushë (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë kam luajtur mirë deri më tani këtë sezon kur kam qenë në fushë”, ka përfunduar ai.

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij, por është shumë e vështirë që Interi apo City të paguajnë një shumë të tillë. /Telegrafi/

The post Interi dhe Man City në garë për Partey appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more