Skip to main content

“Zhvillon 150 ndeshje me Athletic Bilbaon, i fton në darkë 150 tifozë besnikë të tij ku do të servohet ushqim i shëndetshëm” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Zhvillon 150 ndeshje me Athletic Bilbaon, i fton në darkë 150 tifozë besnikë të tij ku do të servohet ushqim i shëndetshëm” plus 9 more Telegrafi Futboll


Zhvillon 150 ndeshje me Athletic Bilbaon, i fton në darkë 150 tifozë besnikë të tij ku do të servohet ushqim i shëndetshëm

Posted: 08 Feb 2019 03:13 PM PST

Ibai Gomez  e ka zhvilluar ndeshjen e 150-të me Athletic Bilbaon fundjavën e kaluar.

Ai do t'i ftojë 150 tifozë në një ngjarje në të cilën ata do të hanë ushqim të shëndetshëm dhe në të cilin ai do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tifozëve.

Lojtari njoftoi për idenë në llogarinë e tij në Instagram. Ai e bëri këtë për t'i falënderuar tifozët besnikë që i ka.

“Unë mendoj se kam shumë tifozë besnikë dhe të respektueshëm, gjë që më bën të ndihem shumë fatlum”, ka shkruar ai.

View this post on Instagram

📣 SORTEO #150conibai 📣 ¿Cuantas veces os he transmitido mis agradecimientos por todo vuestro apoyo? 🙏🏻 Pues siempre creo que me quedo corto, pienso que tengo unos seguidores muy fieles y muy respetuosos, que hace que me sienta muy muy afortunado. 🙌🏼 Por todo lo que me aportáis, como ya os avancé la semana pasada y a consecuencia de haber cumplido 150 partidos con el @athleticclub ¡Aquí va un nuevo sorteo! 😬 En este caso, no va a haber 1 sólo ganador, ¡Sino 1 por cada partido que he jugado con esta camiseta! ¡Las posibilidades aumentan! ¡UN TOTAL DE 150! ¡75 GANADORES de una ENTRADA DOBLE para un acto donde os podré conocer en persona, contestaré vuestras preguntas, sortearemos diferentes detalles y podremos disfrutar de un atractivo catering saludable y ecológico, gracias a @supermercadosveritas @basquewater y @hotelgranbilbao , que es donde realizaremos el acto la tarde del próximo 21 de Marzo!⚽ Espero que os guste y os animéis a participar con las siguientes pautas antes del 6 de Marzo: 👇🏼 1. Darle "me gusta" a esta foto. 2. Seguir mi cuenta de instagram. 3. Escribir un comentario utilizando el hastagh #150conibai y nombrando a la persona con la que compartirías esta tarde (no sirven los comentarios en modo respuesta y sólo vale un comentario por persona).

A post shared by I B A I G Ó M E Z 1⃣9⃣ (@ibaigomez) on

Për të hyrë në konkurs, aplikuesit duhet të pëlqejnë foton në mediat sociale, ta ndjekin llogarinë e tij të Instagram dhe të komentojnë me hashtag '# 150conibai'.

Ata duhet ta etiketojnë një person me të cilin do të jenë në këtë darkë, që i bie se do të ketë 75 fitues të zgjedhur.

Në 150 paraqitjet me Athletic, ai 105 i ka në La Liga, 19 në Kupën e Mbretit, gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe 20 në Ligën e Evropës .

Ai i ka shënuar edhe 17 gola. /Telegrafi/

The post Zhvillon 150 ndeshje me Athletic Bilbaon, i fton në darkë 150 tifozë besnikë të tij ku do të servohet ushqim i shëndetshëm appeared first on Telegrafi.

Pagat më të mëdha në Ligue 1 – Këta janë 20 lojtarët më të paguar, PSG dominon, Marseille paga të barabarta

Posted: 08 Feb 2019 02:46 PM PST

Ligue 1 është kthyer në një kampionat tërheqës edhe pse PSG është duke e dominuar.

Klube si Marseille, Lyon, Lille e Monaco duhet të luftojnë për daljen në Evropë, pasi titulli pothuajse dihet para se të fillojë kampionatin.

Fuqia e PSG-së shihet edhe te pagat, pasi që gjashtë lojtarët më të paguar vijnë nga ky klub.

Man City, PSG, Real Madrid - 100 klubet më të pasura në botë, duke llogaritur lojtarët, asetet, përfitimet, paratë në bankë dhe pasuritë e pronarëve Man City, PSG, Real Madrid - 100 klubet më të pasura në botë, duke llogaritur lojtarët, asetet, përfitimet, paratë në bankë dhe pasuritë e pronarëve

Pagat e publikuara nga France Football, ku janë veçuar 20 më të paguarit, 14 janë nga PSG.

Monaco ka dy lojtarë, ndërsa Marseille ka katër. Ajo çfarë shihet te Marseille është se yjet kryesor kanë pagë të njëjtë nga 500 mijë euro në muaj.

Neymar është larg më i paguari në këtë kampionat i ndjekur nga Kylian Mbappe. /Telegrafi/  

20. Thilo Kehrer. 460,000 euro

19. Luiz Gustavo. 500,000 euro

18. Dimitri Payet. 500,000 euro

17. Kevin Strootman. 500,000 euro

16. Mario Balotelli. 500,000 euro

15. Cesc Fabregas. 600,000 euro

14. Marco Verratti. 600,000 euro

13. Julian Draxler. 600,000 euro

12. Leandro Paredes. 610,000 euro

11. Presnel Kimpembe. 670,000 euro

10. Marquinhos. 700,000 euro

9. Dani Alves. 700,000 euro

8. Alphonse Areola. 700,000 euro

7. Radamel Falcao. 750,000 euro

6. Gianluigi Buffon. 750,000 euro

5. Angel Di Maria. 1.1 milion euro

4. Thiago Silva. 1.16 milion euro

3. Edinson Cavani. 1.5 milion euro

2. Kylian Mbappe. 1.73 milion euro

1. Neymar. 3.6 milionë euro

The post Pagat më të mëdha në Ligue 1 – Këta janë 20 lojtarët më të paguar, PSG dominon, Marseille paga të barabarta appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Chievo 0-3 Roma: Dzeko, yll i ndeshjes

Posted: 08 Feb 2019 01:56 PM PST

Roma ka arritur të shënojë fitore 3-0  përballë Chievos në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund.

Lojtar i ndeshjes doli Edin Dzeko që u notua me 9.9, pasi shënoi gol dhe dhuroi një asistim.

Edin Dzeko . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Pas tij vijnë El Shaarawy e Fazio, por edhe Mirante që nuk pranoi gol.

Roma e sigurt, fiton bindshëm ndaj Chievos Roma e sigurt, fiton bindshëm ndaj Chievos

Te Chievo është vlerësuar Diousse, ndërsa Hetemaj ka qenë ndër më të dobëtit në fushë.

Roma e ka kapur vendin e katërt përkohësisht me 38 pikë. /Telegrafi/ 

The post Notat e lojtarëve, Chievo 0-3 Roma: Dzeko, yll i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Roma e sigurt, fiton bindshëm ndaj Chievos

Posted: 08 Feb 2019 01:26 PM PST

Roma ka arritur të kthehet te fitorja pas mposhti si mysafirë Chievon me rezultat 3-0.

Romakët e nisën ndeshjen shumë mirë duke shënuar me  El Shaarawyn që në minutën e 9-të.

Vendasit provuan të kthehen në lojë, por Roma shënoi edhe golin e dytë.

Perparim Hetemaj gjatë ndeshjes Chievo – Roma . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Dzeko ka arritur të shënojë në minutën e 18-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Më të filluar pjesa e dytë Roma e shënoi edhe golin e tretë me Kolarov.

Deri në fund të ndeshjes nuk kishte më gola dhe Roma i siguroi tri pikë që e dërgojnë në pozitën e katërt përkohësisht me 38 pikë. /Telegrafi/

The post Roma e sigurt, fiton bindshëm ndaj Chievos appeared first on Telegrafi.

Taulant Seferi e vazhdon kontratën me Young Boys

Posted: 08 Feb 2019 01:11 PM PST

Taulant Seferi e ka zgjatur dhe për një vit kontratën me skuadrën e Young Boys në Zvicër.

Sulmuesit të kombëtares shqiptare U-21, do të mbetej lojtar i lirë.

Huazimi i tij te Winterthur, në ligën e dytë në Zvicër, ka bërë që Seferi të tregojë vlerat e tij ku ka shënuar gjashtë gola dhe asistuar dy herë.

Seferi ka qenë lojtar vendimtar edhe te kombëtarja shqiptarëve për të rinj.

Kjo ka qenë arsyeja që Young Boys e kanë blinduar sulmuesin me kontratë deri në verën e vitit 2020.

Aty është edhe mundësia e rinovimit edhe për tre vitet.

Young Boys janë rrugë për tu shpallur kampion edhe këtë sezon në Zvicër. /Telegrafi/

The post Taulant Seferi e vazhdon kontratën me Young Boys appeared first on Telegrafi.

Jean-Philippe Gbamin mund të transferohet te Arsenali

Posted: 08 Feb 2019 12:53 PM PST

Jean-Philippe Gbamin nuk e ka mbyllur derën për një lëvizje në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi 23-vjeçar dhe mesfushori shkatërrues tashmë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet në këtë sezon te Mainzi.

Jean-Philippe Gbamin (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë raportohet se po kërkohet nga skuadrat kryesore të ligës elitare angleze dhe posaçërisht Arsenali, i cili është i gatshëm të paguaj 35 milionë euro.

Por, klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë futbollistin e tyre, Gbamin do të merr hap të njëanshëm duke shfrytëzuar klauzolën e largimit.

“Unë në thelb ndjehem gati për hapin e ardhshëm dhe mund ta imagjinoj fillimin e një kapitulli të ri. Përmes arritjeve të mia, kam bërë që klubet të vetëdijesohen për mua. Unë e shoh një shans të mirë për të shkuar më tutje rreth zhvillimit tim sportiv dhe personal".

Të gjitha lajmet rreth Arsenalit Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

“Por, në këto momente unë po jap 100 për qindshin për Mainzin dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mira. Çfarë do të ndodhë pas sezonit, ne duhet të presim dhe të shohim”, tha futbollisti.

Ndryshe, Gbamin deri më tani ka pasur 53 paraqitje për klubin gjerman dhe nuk ka realizuar ndonjë gol. /Telegrafi/

The post Jean-Philippe Gbamin mund të transferohet te Arsenali appeared first on Telegrafi.

Scholes punësohet si trajner, por nuk mund të transferojë lojtar nga klubi i vet

Posted: 08 Feb 2019 11:56 AM PST

Paul Scholesit iu dha leja për të marrë drejtimin e skuadrës angleze të Oldham Athletic.

Scholes, një ish-lojtar i Manchester Unitedit, zotëron 10 për qind të aksioneve të Salford Cityt, një klub që për bashkëpronar kanë Ryan Giggsin, Gary Nevillen, Phil Nevillen dhe Nicky Buttin.

Për shkak të kësaj, ai duhej të merrte një licencë të EFL-it për t’u bërë trajner i Oldhamit sepse rregullat nuk lejojnë që një person të ketë pozita në dy klube në të njëjtën kohë.

Stuart Pearce dhe Paul Scholes (Photo by Michael Regan/Getty Images)

EFL ka ardhur në përfundim se roli i anglezit në Salford City është “i vogël” dhe kanë vendosur që t'i lejojnë 44-vjeçarit të marrin drejtimin e ekipit që bën gara në ligën e katërt.

Megjithatë, ekziston një rregull që ish-mesfushori nuk mund të shkelë – ai nuk mund të transferoj asnjë nga lojtarët e Salfordit në Oldham.

Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore   Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore  

Scholes ka qenë deri tani analist profesional i futbollit në televizione të ndryshme sportive britanike dhe amerikane.

Ndryshe, Paul si trajner ka punuar pesë vjet më parë si asistent i Ryan Giggsit te Unitedi. /Telegrafi/

The post Scholes punësohet si trajner, por nuk mund të transferojë lojtar nga klubi i vet appeared first on Telegrafi.

Guardiola e përsërit: Reali nuk është klubi më i mirë i dekadës

Posted: 08 Feb 2019 11:34 AM PST

Pep Guardiola vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij se Real Madridi nuk është skuadra më e mirë e dekadës.

Mbretërit i kanë fituar  katër Liga të Kampionëve nga në pesë sezonet e fundit.

Trajneri i Manchester City u pyet sërish mbi Realin dhe tha ata janë favorit për Ligën e Kampionëve, por nuk janë më të mirët të dekadës.

Pep Guardiola

"Reali i ka fituar tri Liga të Kampionëve radhazi dhe është favorit, por nuk është ekipi më i mirë i dekadës".

"Kur numëron kampionatet, kupat dhe të tjerat, Juventusi, Barcelona dhe Bayern kanë fituar nga gjashtë apo shtatë, ndërsa Reali vetëm dy", ka thënë Guardiola.

Polemika mbi ekipin më të mirë të dekadës kanë nisur kur Guardiola para një jave tha se Reali nuk ishte klubi më i mirë i dekadës.

Ai i vlerësoi klubet e lartpërmendura, ndërsa atij iu është kundërpërgjigjur edhe trajneri i Real Madridit, duke thënë se Mbretërit janë klubi i shekullit. /Telegrafi/

The post Guardiola e përsërit: Reali nuk është klubi më i mirë i dekadës appeared first on Telegrafi.

Mourinho e kishte befasuar me kërkesat për transferime Woodwardin e Unitedit

Posted: 08 Feb 2019 11:24 AM PST

Shefi ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward mbeti i befasuar kur Jose Mourinho i kërkoi dy transferime në mes të rrugës së afatit kalimtar të verës.

Në këtë të fundit, ish-menaxher i Unitedit ishte i bindur se kishte nevojë për një tjetër lojtar në qendër të mbrojtës.

Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit Të gjitha lajmet rreth Manchester Unitedit

Kjo, pavarësisht se kishte në dispozicion Eric Baillyn dhe Victor Lindelofin, të cilët vetë i kishte transferuar me të ardhur në krye të shtabit teknik.

Jerome Boateng (Getty Images)

Jerome Boateng i Bayern Munichut u shtua në listën e transferimit të portugezit gjithashtu edhe reprezentuesi kolumbian, Yerry Mina.

Por, sipas gazetës "Evening Standard" për shkak të moshës dhe numrit rekord të dëmtimeve të Boatengut, Woodward ishte i hapur vetëm për një marrëveshje në formë huazimi.

Yerry Mina (Getty Images)

Në anën tjetër, Barcelona nuk ishte i gatshëm ta shiste atëbotë mbrojtësin Mina, i cili tashmv lojtar i Evertonit.

Ndryshe, Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të "Djajve të Kuq" pas rezultateve të dobëta në këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Mourinho e kishte befasuar me kërkesat për transferime Woodwardin e Unitedit appeared first on Telegrafi.

Sarri rreth të ardhmes së Hazardit: Do të doja të qëndronte me ne

Posted: 08 Feb 2019 11:05 AM PST

Trajneri Maurizio Sarri thotë se nuk do të mundohet ta bindë Eden Hazardin të qëndrojë te Chelsea.

Reprezentuesit belg, të cilit i mbaron kontrata në vitin 2020, ka alarmuar klubin pasi ka pranuar në një dokumentar të lëshuar këtë javë se kishte marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

Sulmuesi tha se do të zbulojë shpejt vendimin e tij, por italiani ka refuzuar të përfshihet rreth debatit.

“Unë flas çdo ditë me Edenin, por flas për pozicionin e tij në fushë dhe jo për të ardhmen e tij", tha italiani.

“Unë do të isha me të vërtetë shumë i lumtur me të nëse do të qëndronte, sepse sipas mendimit tim, ai është më i miri në Evropë. Dua ta shoh të lumtur dhe kështu duhet të vendos vetë”, tha Sarri.

Gjithashtu edhe ish-bashkëlojtari i Hazardit, Cesc Fabregas ka pohuar se shoku i tij dëshiron të transferohet te Real Madridi.

Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 232 paraqitje për The Blues dhe ka shënuar 81 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

The post Sarri rreth të ardhmes së Hazardit: Do të doja të qëndronte me ne appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more