Skip to main content

“Përplasen 3 automjete, 2 të plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Përplasen 3 automjete, 2 të plagosur” plus 9 more Gazeta SHQIP


Përplasen 3 automjete, 2 të plagosur

Posted: 11 Feb 2019 01:13 AM PST

Në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezve, Elbasan, janë përplasur 3 mjete. Si  pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjer të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Banania lufton një sërë sëmundjesh, madje edhe depresionin

Posted: 11 Feb 2019 01:10 AM PST

Banania njihet si një frut që lufton stresin dhe depresionin. Bananet përmbajnë tre lloje sheqernash natyralë dhe fibra, të cilat luftojnë edhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Ajo parandalon apo shëron një numër të konsiderueshëm sëmundjesh.

Depresioni

Sipas një studimi më të fundit njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të ndihen më mirë pasi kanë ngrënë një banane. Harrojini ilaçet, hani një banane. Vitamina B6 që ajo përmban rregullon nivelin e glukozës në gjak dhe gjendjen tuaj.

Anemia dhe shtypja e gjakut

E pasur me hekur bananet stimulojnë prodhimin e hemoglobinës në gjak, e cila ndihmon në rastet e anemisë. Ky frut tropikal unik është i pasur me sasi të mëdha potasiumi i cili lufton presionin e gjakut.

Funksionimi i trurit

Kërkimet kanë treguar se potasiumi i gjendur në këtë frut mund të ndihmojë gjatë orëve të studimit. Bananet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës B e cila ju qetëson sistemin nervor.

Prandaj, bëjini bananet pjesë të dietës suaj të përditshme.

Gazeta Shqip

Tre herë amnisti për armët, ja sa u dorëzuan

Posted: 11 Feb 2019 12:55 AM PST

Ministria e Brendshme nënvizon se përgjatë viteve të ndryshme është ndërmarrë një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve. Pas vitit '97 kur një pjesë e mirë e armatimit ra në duar të popullatës së gjerë amnistia e parë u bë në gusht 1998-gusht 2002 kur u harrua edhe një ligj për grumbullimin e armëve dhe municioneve luftarake. E dyta u harrua në dhjetor 2002 dhe u miratua në mars 2003. Por në fakt niveli i grumbullimit në raport me atë që doli nga depot në '97 mbetet shumë i ulët. Kështu në vitin 1997 u grabitën 893 milionë municione, 16 milionë eksplozivë dhe rreth 550 mijë armë.

Të grumbulluara deri në vitin 2005 nga amnistitë ishin 118 mijë municione, 1.53 milionë eksplozivë dhe 222 mijë  armë. Amnistia e tretë e mbajtur në janar-prill 2017 duket se pati një lloj ndërgjegjësimi dhe dorëzim nga ana e qytetarëve por që shifrat nga Ministria e Brendshme interpretohen si një tregues se ka akoma një qarkullim të konsiderueshëm të armatimit në popullatë

"Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar–prill 2017, ku si rezultat i organizimit të punës dhe aktiviteteve sensibilizuese janë dorëzuar vullnetarisht në shkallë vendi: 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore, 580.634 municione të ndryshme. Mesatarisht i takon çdo ditë të jenë dorëzuar në shkallë vendi 13 armë zjarri të ndryshme. Kjo situatë tregon se akoma në duart e qytetarëve ndodhen një numër i konsiderueshëm armë zjarri dhe municione luftarake pa leje" thuhet në strategji.

Monitor

Zjarr në banesë, dëmtohet 80-vjeçarja

Posted: 11 Feb 2019 12:53 AM PST

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen Nr 1, Durrës. Policia raporton se rreth orës 08:45 ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe.

E moshuara ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses , që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Roja vret veten në vendin e punës, policia: Kjo është pista që po hetojmë

Posted: 11 Feb 2019 12:46 AM PST

Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur. Ngjarja ka ndodhur në Vorë, në ambientin e firmës ku ai punonte si roje. Nuk dihet koha se kur 56-vjeçari i ka dhënë fund jetës, por ai është gjetur pa shenja jete nga koleget e tij rreth orës 08:10 minuta.

Këta të fundit kanë njoftuar policinë dhe shërbimet e Komisariatit nr 5., kanë shkuar ne vendin e ngjarjes. Policia e Tiranës nuk ka dhënë informacione të detajuar në lidhje me vetëvrasjen.

Madje nuk bën të ditura as inicialet e viktimës. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe se po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbretëresha Geraldinë sëmuret rëndë, ndihmohet nga gjinekologu grek

Posted: 11 Feb 2019 12:32 AM PST

Nga Aurenc Bebja

"Paris-soir" ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretëreshës Geraldinë, asokohe e strehuar në Greqi. Në shkrim thuhet se Mbretëreshën Geraldinë e kanë zënë ethet e lehonisë (puerperale).

Shkrimi i plotë

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 11 Prill.

(Nëpërmjet telefonit.)

Mbreti Zog mbërriti me mbretëreshën Geraldinë, fëmijën dhe të afërmit e tyre, në Portaria, pranë Volos, në Thesali. Sovranët shqiptarë do të qëndrojnë në Portaria derisa të përmirësohet mbretëresha Geraldinë, sepse ajo është sëmurë rëndë për shkak të lëvizjeve të shkaktuara nga largimi i saj prej Tirane, 48 orë pas lindjes. Mbretëreshën Geraldinë e kanë zënë ethet e lehonisë (puerperale).

Profesori Luros, gjinekologu më i madh (i talentuar) grek, u dërgua në shërbim të sovranes nga vetë Mbreti Jorgo i Greqisë.

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës, e cila ishte përkeqësuar natën e kaluar, duket se është përmirësuar lehtësisht këtë mëngjes. Le të shtojmë se Mbreti Zog i ka kërkuar Turqisë një leje qëndrimi.

Temperatura deri në -10 gradë, ja çfarë parashikohet këtë javë

Posted: 11 Feb 2019 12:26 AM PST

Ditën e sotme priten reshje dhe ulje temperaturash. Sipas parashikimit të Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrëmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në lindje dhe juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas Meteoalb: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.

Gazeta Shqip

Deputeti i LSI: Lëreni propagandën për fshatrat, por merruni me subvencionet

Posted: 11 Feb 2019 12:20 AM PST

Referuar një shkrimi të Monitor.al, ku thuhet se çmimi i zarzavateve është rritur me 37% gjatë muajit janar, deputeti i LSI Përparim Spahiu, gjatë një postimi në Facebook shkruan se fajtore për këtë situatë është qeveria. Spahiu thotë se qeveria shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojnë aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqësor, i cili konkurrohet keqas nga importet.

"Ashtu si në çdo sektor dhe sa i takon fshatit, qeveria ndjek te njëjtën strategji, propagandën. Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojnë aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqësor, i cili konkurrohet keqas nga importet.

Asnjë politikë subvencionuese, orientuese apo mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjetër në vend.

E gjitha politikë e lidhur me bizneset apo oligarkinë e importeve, që çon në më pak prodhim në vend, e për pasojë, kosto më të larta për konsumatorin shqiptar", shkruan Spahiu.

Shkrimi i plotë i Monitorit

Gazeta Shqip

Dua Lipa, emigrantja që bëri krenarë shqiptarët: Nuk ka rëndësi nga vini, ndiqni ëndrrat!

Posted: 11 Feb 2019 12:04 AM PST

Ajo është vetëm 22-vjeçe, por ka arritur të dominojë në tregun muzikor botëror. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e lindur në Kosovë dhe rritur në Britaninë e Madhe, kurrë nuk e ka harruar origjinën e saj.

Në çdo sukses apo dalje të saj, Dua me Krenari ka treguar se vjen nga një vend i vogël, duke u bërë një ambasadore e Kosovës në botë.

Sot të gjithë shqiptarët janë krenarë për sukseset e saj dhe për më tepër, për faktin që ajo kurrë nuk e fshehu prejardhjen e saj.

Dua Lipa ka dhënë një mesazh plot kuptim dhe emocion pas marrjes së çmimeve "Grammy".

"Për dikë që nuk e kanë kuptuar sa special janë që kanë histori të ndryshme, vetëm ta dini se nuk ka rëndësi nga vini, kurrë mos e lini të ndikojë në ëndrrat tuaja, sepse ju e meritoni", u shpreh Dua.

Përveç se u shpall "Artistja më e mirë e re", Dua Lipa fitoi edhe në kategorinë "Kënga më e mirë në zhanrin dance".

Kujtojmë që Dua Lipa arriti ta bëj historinë tek shqiptarët, duke u bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim "Grammy".

Gazeta Shqip

Kush e zhvillon trafikun e armëve në Shqipëri, kufijtë nga hyjnë dhe dalin

Posted: 10 Feb 2019 11:50 PM PST

Trafiku i armëve është një fenomen ende prezent që në një strategji të fundit 5 vjeçare që synon kontrollin mbi armët i është kushtuar një hapësirë më vete. Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga personat 16-45 vjeç ndërkohë që sasia që kalohet është e limituar.

"Në përgjithësi nga raste e konstatuara, trafikantët e armëve të zjarrit përdorin kufirin tokësor të gjelbër duke i fshehur në automjete, autobusë, kamionë, vetura ose i transportojnë në trup duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga rastet e hetuara është konstatuar se trafikimi i armëve të zjarrit bëhet në sasi të vogla, nga 1–2 copë. Grup-moshat e evidentuara janë kryesisht të seksit mashkull dhe variojnë nga mosha 16–45 vjeç" thuhet në dokument.

Nga ana tjetër i njëjti jep detaje se cilët janë kufijtë ku kalon ky trafik duke specifikuar llojin e armatimit si dhe flukset nga hyjnë apo dalin si dhe origjinën e tyre.

"Nga analizimi i situatës operative si dhe nga rastet e konstatuara armët e zjarrit në territorin e Shqipërisë futen nga kufiri: Maqedoni-Shqipëri, Kosovë-Shqipëri dhe Mali i Zi–Shqipëri. Në këtë pjesë të kufirit trafikohen armë zjarri të prodhuara në vendet e Evropës (pistoleta), si dhe armë zjarri, lëndë plasëse që vijnë nga territori i Malit të Zi, kurse nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë trafikohen kryesisht pistoletat e konvertuara. Ndërsa nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri– Itali, trafikohen pistoleta dhe automatikë që janë rrëmbyer nga depot ushtarake në vitin 1997 në Shqipëri" pohohet në strategji.

Gjithsesi dokumenti nënvizon se nga analiza që ju është bërë veprave penale të kësaj kategorie vihet re një rënie vit pas viti.

Monitor

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more