Skip to main content

“Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë” plus 9 more Ekonomia Online

“Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë” plus 9 more Ekonomia Online


Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë

Posted: 16 Feb 2019 09:59 AM PST

Obelisku i Pavarësisë "Newborn" edhe këtë vit do të ketë pamje ndryshe, e që do të përçoj një mesazh të ri në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe këtë vit shumë vullnetarë janë mbledhur për të ndihmuar në ngjyrosjen e obeliskut.

Dizenjatori i tij, Fisnik Ismaili, ka treguar se çfarë mesazhi konkretisht do të ketë secila shkronjë që këtë vit kanë si mesazh natyrën.

"N – nature/natyrë, E – energy/energji, W – water/ujë, B – bio/jetë , O – oxygen/oksigjen, R – recycle/riciklim, N – nature/natyrë", ka shkruar Ismaili në Facebook.

The post Ky është mesazhi i obeliskut "NEWBORN" në 11 vjetorin e Pavarësisë appeared first on Ekonomia Online.

Rekordi historik që pritet të vendosë Juventusi në Serie A

Posted: 16 Feb 2019 09:54 AM PST

Juventusi është në rrugë të mbarë për të vendosur një rekord historik në Serie A.

Në rast se klubi vazhdon me të njëjtin ritëm fitoresh deri ën fund të sezonit "Zonja e Vjetër" mund të grumbullojë plot 104 pikë në Serie A.

Mbrëmjen e djeshme bardhezinjtë mposhtën Frosinonen me rezultatin 3-0 dhe pas 24 javës kanë arritur të grumbullojnë plot 66 pikë..Ekipi tani ka tre pikë më shumë se skuadra legjendare e Conte në sezonin 2013-14. Nëse lojtarët e Max Allegrit vazhdojnë me këtë ritëm, ata janë në rrugën e duhur për të arritur 104 pikë, që do të ishte një rekord i ri në Serie A.

The post Rekordi historik që pritet të vendosë Juventusi në Serie A appeared first on Ekonomia Online.

Rita Ora shpërblen fansat besnikë, mban koncert në Australi

Posted: 16 Feb 2019 09:47 AM PST

Rita Ora këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që të bëjë një turne botëror 'Phoenix' në Australi muajin e ardhshëm.


Këngëtarja 28-vjeçare ka zgjedhur që të mbajë koncertin për të shpërblyer besnikërinë e fansave të saj australianë,

'Jam lidhur shumë me Australinë dhe i dua shumë fansat e mi atje", ka thënë Ora për "Confidental", shkruan "Daily Mail"

Gjithashtu, Ora ka disa hite në Austri dhe ka bërë disa bashkëpunime me artistë australianë.

The post Rita Ora shpërblen fansat besnikë, mban koncert në Australi appeared first on Ekonomia Online.

Lladrovci pret në takim deputetët britanikë Vickers dhe Grogan

Posted: 16 Feb 2019 09:41 AM PST

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, priti në takim deputetët Martin Vickers dhe John Grogan, nga Mbretëria e Bashkuar, me bashkëpunëtorë.

Ardhja e tyre, sipas kryetarit Lladrovci, ishte e lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të Drenasit me komunat e këtij vendi të madh mik, njohja me mundësitë që ofron komuna në lëmin ekonomik, sportiv dhe kulturor.

Kryetari Lladrovci, bashkë me eputetët Vickers dhe Grogan si dhe Zenel Hoxha, nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Fadil Maqedonci dhe Freskim Rushiti, vizitoi sheshin dhe shtatoret e Fehmi dhe Xhevë LLadrovcit si dhe Memorialin dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Ja postimi i kryetarit Lladrovci:

"Kam qenë i nderuar sot, një ditë para 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, të kem për vizitë, dy deputetë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, z. Martin Vickers dhe z. John Grogan, me bashkëpunëtorë.

Ardhja e tyre, ishte e lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të Drenasit me komunat e këtij vendi të madh mik, njohja me mundësitë që ofron komuna jonë në lëmin ekonomik, sportiv dhe kulturor.

Nga deputetë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,, mora përgëzime për shpalljen e komunës si më e mira për transparencë në Kosovë, dhe theksuan se pushteti lokal, suksesin e mbështet dhe dëshmon me këtë cilësi menaxhuese. Po ashtu, diskutuam për sfidat e pushtetit lokal.

Bashkë me eurodeputetët Vickers dhe Grogan, ishin edhe Zenel Hoxha, nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Fadil Maqedonci dhe Freskim Rushiti, me të cilët vizituam sheshin dhe shtatoret e Fehmiut dhe Xhevës si dhe Memorialin dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Ata morën përshtypjet më të thella, për çmimin e lirisë tonë. Gjithsesi, theksova rëndësinë e ndihmës nga Mbretëria e Bashkuar si dhe nevojën e thellimit të miqësisë tonë tradicionale”.

The post Lladrovci pret në takim deputetët britanikë Vickers dhe Grogan appeared first on Ekonomia Online.

Gjiganti anglez është gati t’ia rrëmbej mbrojtësin kryesor Interit

Posted: 16 Feb 2019 09:39 AM PST

Në javët e fundit, ka pasur shumë bisedime për rinovimin e kontratës së Milan Skriniar me Interin, me marrëveshjen që thuhet se është një hap larg përfundimit.


Megjithatë, thashethemet në Angli vazhdojnë të lidhin mbrojtësin sllovak me një largim nga klubi, sipas The Independent, Skriniar është qëllimi kryesor i Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Humbja në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër PSG zbuloi boshllëqet në mbrojtje që ka ekipi i Ole Gunnar Solskjaer.

Sipar raportimeve, Eric Bailly do të largohet nga klubi gjatë verës dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përdoret në marrëveshjen për Skriniar.

24-vjeçari ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së Luciano Spalletti deri më tani këtë sezon, duke qenë startues në pothuajse çdo ndeshje për Nerazzurrët.


The post Gjiganti anglez është gati t'ia rrëmbej mbrojtësin kryesor Interit appeared first on Ekonomia Online.

Të mirat e çokollatës së zezë

Posted: 16 Feb 2019 09:11 AM PST

Nëse gjithë ditën nuk keni humor të mirë, atëherë nisni dhe llogarisni në çokollatë të zezë.

Me përmbajtjen e saj prej 70% kakao, çokollata e zezë ndihmon vërtetë në mirëqenien e njeriut.

Ndërsa meritat për këtë, është kryesisht prania e flavonoideve të cilat janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë optimalisht funksionimin e mëlçisë, sistemin imunitar, kapilarët dhe gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve të tilla si kardiovaskulare dhe inflamatore.

Gjithashtu kjo çokollatë përmban një sasi të mirë të fibrave (3.2 gr për 40 gr), karbohidrate, sheqerna, proteina dhe është më pak kalorike sesa qumështi.

The post Të mirat e çokollatës së zezë appeared first on Ekonomia Online.

Drita mposhtë Gjilanin me rezultat 3-1

Posted: 16 Feb 2019 09:05 AM PST

Skuadra Drita e ka mposhtur atë të Gjilanit me rezultat 3-1, kështu duke realizuar fitoren e 10-të me radhë në kuadër të kampionatit.

E veçantë ka qenë se të dyja skuadrat janë futur në këtë ndeshje me nga nëntë fitore të siguruara.

Në minutën e pestë Drita e realizoi golin e parë nëpërmjet kapitenit Ardian Limani.

Gjilani arriti ta barazonte rezultatin në 1-1, 20 minuta para fundit të ndeshjes kur shënoi futbollisti, Fiton Hajdari.

Më pas, Haxhi Neziraj depërtoi bukur dhe asistoi për sulmuesin afrikan Kyrian Nwabueze i cili shënoi me lehtësi për 2-1.

Ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes, ishte mesfushori Erjon Vucaj që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.


The post Drita mposhtë Gjilanin me rezultat 3-1 appeared first on Ekonomia Online.

Jahjaga takohet me Ivanka Trumpin, i flet për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Posted: 16 Feb 2019 08:56 AM PST

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me me të bijën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump.


Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga  ka bërë të ditur se me Ivanka Trump kanë biseduar për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

"Ishte kënaqësi të takoja Ivanka Trump, Këshilltare e Presidentit Amerikan, me të cilën bisedova për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe nevojën për fuqizimin ekonomik të tyre", ka shkruar Jahjaga.

The post Jahjaga takohet me Ivanka Trumpin, i flet për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj takon kongresistin amerikan, Mike Turner

Posted: 16 Feb 2019 08:51 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Munich, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, është takuar sot me kongresistin republikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Turner.


Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, duke theksuar se përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është jetike dhe e domosdoshme për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi.


Me theks të veçantë, kryeministri Haradinaj kërkoi angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke. 


Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Turner për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përmbushjen e reformës së agjendës evropiane, procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri dhe përkushtimin për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.  


Kryeministri Haradinaj, po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit me SHBA-të, si përkrahësi më i madh i shtetit të Kosovës dhe popullit të saj.


Kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Turner, e ka uruar kryeministrin Haradinaj për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë 11 viteve të shtetndërtimit, duke konfirmuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për proceset zhvillimore në Kosovë.

The post Haradinaj takon kongresistin amerikan, Mike Turner appeared first on Ekonomia Online.

Hapet ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916”

Posted: 16 Feb 2019 08:49 AM PST

Në Muzeun Kombëtar të Prishtinës, është hapur ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra”, e cila po mbahet për nderë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këto fotografi janë hulumtim i profesorit, Eqrem Zenelaj, i cili ka sjellë punën e tij na qyteti i Vienës, në arkivën e Kosovës, fotografi këto të cilat tashmë do vazhdojnë të jenë pjesë e Muzeut Kombëtar të Prishtinës.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të arkivave, Ramë Manaj, tha se përmes këtyre fotografive paraqiten qytetet e vjetra shqipe.

“Për nder të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kemi pasë bashkëpunim me profesorin Eqrem Zenelaj, për qytetet e vjetra shqiptare, që dikur është thënë se fotografia flet më shumë se fjalët.

…besojmë se nuk do të jetë ngjarja e fundit me profesorin Zenelaj, ne si arkiv është nderë për të bashkëpunuar ", tha Manaj.

Profesori Eqrem Zenelaj, tha se kjo ekspozitë është shfaqja e kohës në fotografi, ekspozitë kjo e cila tash e tutje është pjesë e Muzeut të Kosovës.

“Kjo ekspozitë flet shumë, poashtu edhe shfaqja e kohës në fotografi, kjo ekspozitë i dhurohet në mënyrë solemne arkivave të Kosovës”.

Ekspozita "Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra", e profesorit Eqrem Zenelaj, do qëndrojë e hapur deri më datën 19 shkurt.

The post Hapet ekspozita "Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916" appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more