Skip to main content

Elvis Naçi dhuron 5 mijë euro për gruan që humbi fëmijën pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Elvis Naçi dhuron 5 mijë euro për gruan që humbi fëmijën pasi u godit nga vetura në Prishtinë


Elvis Naçi dhuron 5 mijë euro për gruan që humbi fëmijën pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Posted: 11 Feb 2019 02:31 AM PST

2 vjeçarja që po lufton me jetë pasi u godit nga një kamionetë përderisa ishte duke ecur në trotuar ajo humbi foshnjën e vetë dhe ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë Kosovës.

Për t'u shëruar ajo duhet transferuar në Tiranë apo Shkup, kësisoj ka nevojë edhe për mjete financiare.

Për të ndihmuar 22-vjeçaren teologu, nga Shqipëria Elvis Naçi, bashkë më fondacionin 'Firdeus' ata kanë dhuruar 5 mijë euro.

"Vëllezër dhe Motra kam folur me Familjaret e motres tone Taunita nga Kosova qe eshte aksidentuar rende, shpresat per jeten e saj jane rritur, ne ndihmuam 5 mije euro me Fondacionin Firdeus, ka nevoje per me shume, te behemi bashke te shpetojme nje jete! Zoti e sherofte sa me shpejte dhe Familjareve i dhente durim. Amin", ka shkruar Naçi në llogariën e tij në Facebook.

The post Elvis Naçi dhuron 5 mijë euro për gruan që humbi fëmijën pasi u godit nga vetura në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

SBASHK’u i bie pishman, kërkon të mos dekretohet Ligji për Paga

Posted: 11 Feb 2019 01:53 AM PST

Disa ditë pasi SBASHK'u ndërpreu grevën e mbajtur për tre javë, kjo pasi u ngriten koeficientët për paga, kjo Sindikatë po kërkon që mos dekretohet Ligji për Paga nga presidenti, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshimet e koeficienteve ishin bërë një ditë para se Kuvendi të miratonte Ligjin, ku drejtues të Qeverisë, komisionit për administratë e kryetari i Kuvendit i kishin premtuar SBASHK-ut ngritje rreth 20 për qind të koeficienteve, shkruan Koha Ditore.

Drejtues të Sindikatës po konsiderojnë se Ligji duhet të mos dekretohet dhe kështu të kthehet në pikën zero. Kjo pasi mësimdhënësit e arsimit fillor (1-5) nuk janë të kënaqur me koeficientet e tyre dhe po konsiderojnë se janë diskriminuar në krahasim me mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët (6-9). Diferenca në pagë është 35 euro më shumë për këta të fundit.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë se më e mira është që Ligji të mos dekretohet fare në mënyrë që askush të mos mbetet i pakënaqur.

The post SBASHK'u i bie pishman, kërkon të mos dekretohet Ligji për Paga appeared first on DRENICA PRESS.

Jashari shpërndarjen e druve e shfrytëzon edhe për ta sulmuar opozitën (FOTO)

Posted: 11 Feb 2019 01:50 AM PST

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Facebook, ka sulmuar opozitën për kritikat që i janë bërë për cilësinë dhe sasinë e druve që u janë shpërndarë 40 familjeve skamnore, shkruan Drenicapress.info

Sipas të parit të Skenderajt, janë shpërndar dru për ngrohje në 40 familje që jetojnë në kushte të vështira financiare.

"Më shumë sesa disa individë që mund të numërohen në gishta, të cilët, përveç zhurmës së panevojshme në publik, duke u munduar, siç thotë populli “të nxjerrin dhjam prej pleshti”, nuk njihen për asgjë tjetër, jam i lumtur që sado pak kemi mundur t’u dalim në ndihmë familjeve-raste sociale, me dru për t’i kaluar ditët e mbetura të dimrit."

"As më pak e as më shumë se 120 metra kub dru, të cilat janë shpërndarë për dyzet familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 m3.Kjo është bërë e mundur fal vullnetit të mirë të njerëzve të mirë si puna e Shpetim Arifit, Avdullah Lushtakut dhe Bedri Zejnullahut, gjë që i falënderoj në emër të Komunës sonë dhe atyre familjeve përfituese."

"Pra, ata individë zhurmaxhinjë në vend që t’i gëzohen lajmit për këtë ndihmë, zgjedhin zhurmën dhe pleshtat", ka shkruar Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Nuk ka vonuar edhe reagimi i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Në një postim në Facebokk, Hysni Mehani, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në  Skenderaj, ka thënë se ka një dallim të madh në shpërndarjen e druve që është bërë të në dy vikendet e fundit.

Ai tekstin e tij në Facebook e ka shoqëruar me dy fotografi, për të bërë dallimin në cilësi dhe sasi në të dyja rastte ku janë ndarë dru për skamnorët.

Për më tepër lexojeni të plotë postimin në Facebook të Hysni Mehanit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje – Dega Skenderaj:

Në foton numër 1 janë drunjtë që komuna i kishte shpërndarë e postuar para një jave, ndërsa në foton numër 2 janë drunjtë që komuna i ka shpërndarë e postuar sot. Në të dyja rastet pretendohet se secila foto përmban 3 metra drunj. Siç thotë populli – “Një foto sa njëmijë fjalë.” – në këtë rast janë dy foto.

Në foton e parë; as plesht s’mund të nxjerrësh prej tyre, në foton e dytë; plumbi nuk i shpon.

Pluralizmi politik mundëson që të ketë pozitë e opozitë. Pozita qeverisë, ndërsa opozita kritikon aty ku nuk punohet siç duhet, dhe, jep alternativat e saja karshi pushtetit. Kaq i thjeshtë është si definicion por, nëse pas reagimit të opozitës zhurmaxhike gjendja shndërrohet nga foto 1 në foto 2, opozita është duke e kryer punën në mënyrë perfekte, sado gishta t’i jenë thyer e blerë.

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

The post Jashari shpërndarjen e druve e shfrytëzon edhe për ta sulmuar opozitën (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është 45 vjeçari nga Gjilani që humbi jetën si pasojë e gripit të derrave

Posted: 11 Feb 2019 01:35 AM PST

Ramadan Jashari  (45 vjeçar) nga fshati Pogragjë në komunën e Gjilanit ka humbur jetën, pasi nuk mundi t'i mbijetojë sëmundjes së gripit të derrave.

Kjo është konfirmuar nga Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Ndryshe Ramdan Jashari ishte teknik medicional në Spitalin e Gjilanit, ndërsa ishte duke u rehabilituar prej një kohe në QKUK.

 

 

"Ai ishte prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje", ka thënë Hajrullahu.

Image result for 45 vjeçari nga Gjilani humb jetën si pasojë e gripit të derrave

The post Ky është 45 vjeçari nga Gjilani që humbi jetën si pasojë e gripit të derrave appeared first on DRENICA PRESS.

Konfirmohet: Manchester United siguron trajnerin për sezonin e ardhshëm

Posted: 11 Feb 2019 01:32 AM PST

Ole Gunnar Solskjaer do të emërohet trajner i Manchester United pasi po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën si trajner i përkohshëm.

Sipas "SunSport", vendimi është marrë në nivel bordi, edhe pse klubi nuk mund ta shpallë atë deri në fund të sezonit.

United kanë rigjetur vetën pas largimit të Jose Mourinhos, shkruan Indeksonline.

 

 

Bashkëkryetarët e klubit,  Joel dhe Avram Glazer janë të bindur se Solskjaer është i duhuri për klubin.

Avram Glazer udhëtoi nga Amerika për të qenë në fitoren 3-0 kundër Fulham në Craven Cottage të shtunën .

Ai foli me Solskjaer pas ndeshjes në dhomën e veshjes, pasi kishte biseduar me agjentin e tij, Jim Solbakken, i cili ishte ulur me drejtorët si mysafir i United.

Lajmi do t'i japë fund spekulimeve se Mauricio Pochettino mund të largohet nga Spurs në Old Trafford verën e ardhshme.

Ky plan ka pas ndikimit dramatik të Solskjaer duke fituar dhjetë nga 11 ndeshjet e tij që nga marrja e klubit në mes të dhjetorit.

United tani qëndrojnë të katërtit, megjithëse nëntë pikë pas Tottenhamit dhe 14 pas  Manchester City dhe Liverpool. /IndeksOnline/

The post Konfirmohet: Manchester United siguron trajnerin për sezonin e ardhshëm appeared first on DRENICA PRESS.

Humbi jetën në detyrë, por po të ishte gjallë Izet Demaj sot do të festonte ditëlindjen e 43-të

Posted: 11 Feb 2019 01:29 AM PST

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj humbi jetën përderisa ishte në detyrë në qytetin e Istogut.

Demaj u vra nga një grabitës banke, i cili ishte kapur në flagrancë. Demaj dhe grabitësi mbetën të vdekur pasi gjuajtjeve më armë në drejtim të njëri-tjetrit.

Polici Izet Demaj humbi jetën duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve të Kosovës, ndërsa për këtë iu nda edhe urdhri 'Hero i Kosovës'.

Urdhri 'Hero i Kosovës' u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Ndryshe  po të ishte gjallë, Demaj sot do të festonte ditëlindjen e 43-të.

Gjithmonë nder dhe krenari për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët shpesh herë vënë në rrezik jetën e tyre në mbrojtje të Kosovës./Indeksonline/

The post Humbi jetën në detyrë, por po të ishte gjallë Izet Demaj sot do të festonte ditëlindjen e 43-të appeared first on DRENICA PRESS.

Pamje të rënda: 8 vjeçari në Vushtrri pëson lëndime pas sulmit nga qentë endacak

Posted: 11 Feb 2019 01:28 AM PST

Një fëmijë tetëvjeçar është sulmuar ditën e shtunë nga qentë endacak në rrugën "Kadri Dushi" në Vushtrri.

L.I ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë si pasojë e kafshimit të qenve.

Bëhet e ditur se fëmijët tjerë që ishin në shoqërinë e L.I kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë pa lëndime.

Të afërm të fëmijës kanë dërguar disa fotografi ne adresë të Klan Kosovës për të treguar rrezikun që kanë nga qentë endacak në qytetin e Vushtrrisë.

KUJDES PAMJET JANË TË RËNDA !

The post Pamje të rënda: 8 vjeçari në Vushtrri pëson lëndime pas sulmit nga qentë endacak appeared first on DRENICA PRESS.

Dentisti i “çmendur”, shikoni si i heq vetë dhëmbët e tij

Posted: 11 Feb 2019 01:26 AM PST

Një dentist rus, që mesa duket ka një vetëbesim të tepërt, i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ai ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, kur tregon sesi është i aftë të heqë edhe dhëmbët e tij, pa asnjë ndihmë shtesë.

Ai ka një faqe në Facebook me emirn Doctor Yakhyaev dhe aty e ndjekin të gjithë ata që u pëlqen të shohin sesi ai bën punën e tij të përditshme. Qoftë edhe nëse pacienti është ai vetë.

Në videon më poshtë, ai i injekton vetes një gjilpërë për mpirje lokale dhe më pas nis procesin e shkuljes.

The post Dentisti i "çmendur", shikoni si i heq vetë dhëmbët e tij appeared first on DRENICA PRESS.

Vlora Çitaku i gëzohet suksesit të Dua Lipës, kështu e uron ajo

Posted: 11 Feb 2019 01:19 AM PST

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa u bë shqiptarja e parë e cila fitoj çmimin 'Grammy', shkruan GazetaBlic.

Ajo mori urime të shumta.

Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka uruar.

Me një postim në llogarinë  'Instagram', ajo ka shkruar '

'Zonja dhe zotërinj, njihuni me artisten më të mirë të re dhe ajo është nga Kosova, dhe çmimi Grammy për 'Kënga më e mirë dance' shkon tek Dua Lipa. #Nga Kosova, me dashuri", duke i bashkëngjitur edhe foton e mëposhtme.

The post Vlora Çitaku i gëzohet suksesit të Dua Lipës, kështu e uron ajo appeared first on DRENICA PRESS.

Një parti, dy deputetë, zero unitet

Posted: 11 Feb 2019 01:18 AM PST

Projektligji për Dialogun, që u miratua në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt, kaloi me 61 vota për. Derisa erdhi në votim ky ligj është përcjellë me shumë kundërshti nga opozita, por jo nga të gjithë deputetët opozitarë, pasi pati nga ta që pavarësisht qëndrimit kundër të partive votuan pro këtij ligji.

Megjithëse i takojnë të njëjtit subjekt politik, Mimoza Kusari e Ilir Deda nuk votuan njëjtë për Projektligjin për Dialogun.

Mospajtimet për këtë projektligj brenda kësaj partie që përfaqësohet në Kuvend me vetëm dy deputetë nisën qëkur u themelua ekipi negociator, përbërja e të cilit u kundërshtua nga "Alternativa", shkruan më tutje Gazeta "Zëri".

Në ditën kur do të dilte në votim Projektligji për Dialogun në seancën e Kuvendit të Kosovës Ilir Deda votoi pro, pavarësisht që në Kryesinë e partisë së tij shumica dërrmuese ishin kundër, kështu duke dalë në kundërshtim me vullnetin e subjektit të tij politik.

The post Një parti, dy deputetë, zero unitet appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more