Skip to main content

“Zyrtare: Barcelona mbetet në Kupën e Mbretit” plus 39 more Express Sport

“Zyrtare: Barcelona mbetet në Kupën e Mbretit” plus 39 more Express Sport


Zyrtare: Barcelona mbetet në Kupën e Mbretit

Posted: 18 Jan 2019 08:42 AM PST

Gjyqtari i komitetit të konkurrencës spanjolle, Carmen Perez, ka vendosur që ta lejojë pjesëmarrjen e Barcelonës në Kupën e Mbretit, pas ankesës që e ka paraqitur Levante, për paraqitjen e Juan Brandariz, i cili ishte pezulluar me Barcelonën B, dhe pastaj ka startuar me skuadrën e Ernesto Valverdes në ndeshjen e parë ndaj Levantes në Kupën e Mbretit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Solari thotë se Real Madridi ka dy portierët më të mirë në botë

Posted: 18 Jan 2019 08:21 AM PST

Real Madridi do t'i ketë të gatshëm dy portierët, Thibaut Courtois dhe Keylor Navasin, pasi belgu është kthyer nga lëndimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maradona për ish të dashurën e tij: Dua t’ia pres kokën

Posted: 18 Jan 2019 07:55 AM PST

Përveç problemeve shëndetësore, Diego Armando Maradona po kalon edhe një moment të keq nga ana psikologjike pasi është ndarë nga e dashura e tij, Rocio Olivia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Ilir Meta pret kampionët e xhudos

Posted: 18 Jan 2019 07:47 AM PST

Ai iu ka uruar suksese atyre në sfidat e radhës, duke i konsideruar si model suksesi dhe frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Granit Xhaka, gati për të “luftuar”

Posted: 18 Jan 2019 07:37 AM PST

Futbollisti kosovar është gati për betejë, më shumë se kurrë më parë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vikendi me ngjarje të rëndësishme sportive në IPKO-Digitalb

Posted: 18 Jan 2019 07:28 AM PST

Fundjava vjen me ndeshje interesante në ligat më të forta evropiane, që transmetohen në Super Sport Kosova përmes platformës televizive - IPKO

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-lojtari i Arsenalit tregon se për pak sa nuk e urinoi vetën para debutimit

Posted: 18 Jan 2019 07:22 AM PST

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Havard Nordtveit, e ka përshkruar momentin para se të debutonte me topçinjtë , ku ka thënë se për shkak të sikletit për pak sa nuk e ka urinuar vetën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Befasohet për ditëlindje Afrim Tovërlani

Posted: 18 Jan 2019 07:00 AM PST

Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kosovar është befasuar nga shoqëria për ditëlindje

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Guardiola e konfirmon interesimin e Man Cityt për tre mesfushorë

Posted: 18 Jan 2019 06:58 AM PST

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se klubi i tij është duke i mbikëqyrur tre ose katër mesfushorë për ta zëvendësuar Fernandinhon. Për më tepër, trajneri spanjoll ka zbuluar se skuadrës së tij mund t'i shtohet edhe një mbrojtës i krahut të majtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Favorit”, emisioni më i ri sportiv në T7

Posted: 18 Jan 2019 06:32 AM PST

Televizionit T7 prej sonte do t'i shtohet edhe një emision sportiv. Çdo të premte do të ju shoqërojë emisioni më i ri, "Favorit"!

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Reagon Sarri pas lajmit se është arritur marrëveshja për Higuainin

Posted: 18 Jan 2019 06:28 AM PST

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ka pranuar ta konfirmojë apo mohojë mundësinë e transferimit të Gonzalo Higuainit, pasi që ka thënë se drejtuesit e dinë se çfarë dëshiron ai dhe se nuk është duke humbur energji për transferime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Gjykata pritet t’i caktojë dy vjet burg për Ronaldon, pesë për Alonson

Posted: 18 Jan 2019 06:13 AM PST

Gjykata Provinciale e Madridit do ta mbajë një seancë gjyqësore të martën, më 22 janar, dhe aty do të shqiptohet dënimi për ish-yjet e Real Madridit, Xabi Alonson dhe Cristiano Ronaldon, pas akuzave për evazion fiskal.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Pogba: Solskjaer është si Fergusoni

Posted: 18 Jan 2019 05:58 AM PST

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, beson se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është kthyer në shtëpi dhe i ka sjellë me vete shumë nga cilësitë e ish-trajnerit legjendar të "Djajve të kuq", Sir Alex Fergusonit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Real Madridi dorëzohet, nuk do të transferojë lojtarë të tjerë në janar

Posted: 18 Jan 2019 05:43 AM PST

Brahim Diazi do të mbetet lojtari i vetëm i transferuar në Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të janarit pasi që klubi madrilen nuk planifikon ta transferojë ndonjë lojtarë tjetër deri në afatin kalimtar të verës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​20 klubet evropiane me skuadrat më të shtrenjta, Man City e thyen rekordin botëror

Posted: 18 Jan 2019 05:28 AM PST

Çmimet për transferimin e lojtarëve janë rritur në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit dhe tani 50 milionë euro konsiderohet si shifër minimale për transferimin e një futbollisti të klasit botëror.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Buffon: Juventusit i kishte munguar një lojtar si Ronaldo

Posted: 18 Jan 2019 05:16 AM PST

Ish-portieri legjendar i Juventusit, tani në Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, e ka lavdëruar sulmuesin Cristiano Ronaldo, duke thënë se skuadrës së Juventusit i kishte munguar një lojtar si portugezi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Klitschko i kthehet boksit, kërkon meç kundër Joshuas e Furyt

Posted: 18 Jan 2019 04:59 AM PST

Wladimir Klitschko i ka filluar negociatat për t'iu kthyer boksit dhe ish-kampioni botëror në kategorinë e peshave të rënda dëshiron ta nisë kthimin e tij me rimeçe kundër Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Shaqiri pritet të jetë titullar për Liverpoolin në ndeshjen e radhës

Posted: 18 Jan 2019 04:43 AM PST

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, ka parashikuar se Xherdan Shaqiri do të luajë qysh nga minuta e parë në ndeshjen e radhës të Liverpoolit, kur do ta arrinte paraqitjen e 18-të për këtë sezon të Premierligës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Beckham, i emocionuar pas takimit me Mbappen: E mbajta medaljen e tij të Botërorit!

Posted: 18 Jan 2019 04:30 AM PST

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, David Beckham, mbeti shumë i kënaqur nga takimi i tij me yllin francez, Kylian Mbappen, veçanërisht pasi e pati mundësinë që ta mbajë në duar medaljen e artë të Kupës së Botës, që 20-vjeçari e fitoi verën e kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Zbulohet oferta e Man Cityt për Terryn

Posted: 18 Jan 2019 04:13 AM PST

Ish-drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, Gary Cook, ka zbuluar se ai ia kishte ofruar John Terryt 225 mijë euro në javë për ta transferua nga Chelsea. Terry e kishte refuzuar këtë ofertë, por e kishte përdorur për ta bindur Chelsean t'ia ofrojë atij një kontratë të re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Klopp e befason me dhurata tifozin 104-vjeçar të Liverpoolit

Posted: 18 Jan 2019 03:58 AM PST

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka befasuar tifozin 104-vjeçar të klubit anglez, Bernard Sheridan, duke ia dërguar atij disa dhurata për ditëlindje, përfshirë këtu edhe bileta për ndeshjen e radhës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Shaqiri tregon çfarë i nevojitet Liverpoolit për ta fituar titullin e Premierligës

Posted: 18 Jan 2019 03:43 AM PST

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të vazhdojnë të luajnë me mentalitetin fitues që e kanë pasur deri më tani për t'u shpallur kampionë të Premierligës në fund të sezonit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Paga marramendëse që Ramsey do ta marrë në Juventus

Posted: 18 Jan 2019 03:28 AM PST

Juventusi është i gatshëm që ta paguajë mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramseyn, 340 mijë euro në javë, nëse arrihet të kompletohet transferimi i tij nga Emirates në Allianz.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E duan qëndrimin afatgjatë të Solskjaerit në Manchester

Posted: 18 Jan 2019 03:15 AM PST

Futbollistët e Manchester Unitedit duan të vazhdojnë të punojnë me trajnerin e ri në periudhë afatgjate

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu dukej Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 1993!

Posted: 18 Jan 2019 03:05 AM PST

Reprezentacioni i Kosovës grumbullohej rrallë dhe zhvillonte aty këtu ndeshje para luftës jashtë vendit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Mourinho zgjedh mes Messit dhe Ronaldos

Posted: 18 Jan 2019 02:58 AM PST

Si shumë futbollistë, trajnerë dhe analistë para tij, edhe Jose Mourinho u ballafaqua me pyetjen se cilin futbollist e konsideron më të mirë, yllin e Barcelonës, Lionel Messin, apo atë të Juventusit, Cristiano Ronaldon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea e zbret çmimin e Hazardit

Posted: 18 Jan 2019 02:45 AM PST

Futbollistit belg në fund të sezonit do t'i mbesin vetëm 12 muaj kontratë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Khabibi flet për rimeçin me McGregorin

Posted: 18 Jan 2019 02:43 AM PST

Khabib Nurmagomedovi ka bërë të ditur se ai nuk është aspak i kënaqur me sugjerimin e UFC-së për t'u zhvilluar rimeçi me Conor McGregorin, pasi që mendon se irlandezi nuk e meriton këtë rimeç.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjigantët anglezë e duan Immobilen

Posted: 18 Jan 2019 02:28 AM PST

Sulmuesi italian i Lazios është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​NBA: Lakers triumfon edhe në mungesë të LeBronit, Raptors mposhtet në mënyrë dramatike

Posted: 18 Jan 2019 02:28 AM PST

Sukses shumë i rëndësishëm i Los Angeles Lakers 128-138 në kohën shtesë në shtëpinë e Oklahoma City Thunder, ku në mungesë të LeBron James rolin e protagonistit për skuadrën kaliforniane e mori Kyle Kuzma, që realizoi në total 32 pikë, i ndihmuar edhe nga 26 pikët dhe 12 "rebound" të Ivica Zubac. Nuk mjaftoi për Thunder loja e mirë e Paul George dhe Russell Wesbrook, që shënuan respektivisht 27 dhe 26 pikë. Kjo fitore i mban Lakers shumë pranë zonës play off në Konferencën e Perëndimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Ylli brazilian afër transferimit në Real Madrid

Posted: 18 Jan 2019 02:13 AM PST

Real Madridi është afër arritjes së marrëveshjes me Porton për qendërmbrojtësin Eder Militao, pasi që drejtuesit e klubit madrilen janë shprehur të gatshëm t'i shpenzojnë deri në 50 milionë euro. Mirëpo, 20-vjeçari nuk do të bëhet pjesë e klubit madrilen deri më 30 qershor të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tetë largime, asnjë ardhje te Liria! Trajneri italian kërkon lojtarë të huaj

Posted: 18 Jan 2019 02:03 AM PST

Vjet luftonte për titull të kampionit, kurse sivjet Liria e ka veç një dëshirë: Të mbijetojë në Ipko Superligë!

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Solskjaer e lavdëron Mourinhon: Ai do ta ketë të lehtë ta gjejë një punë të re

Posted: 18 Jan 2019 01:58 AM PST

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mendon se paraardhësi i tij në klubin anglez, Jose Mourinho, nuk do ta ketë të vështirë ta gjejë një klub të ri për ta drejtuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​11 mënyrat më të çuditshme për të shënuar nga pika e penalltisë

Posted: 18 Jan 2019 01:43 AM PST

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, bota e futbollit ishte habitur nga mënyra se si Aritz Duriz e kishte shënuar golin nga pika e penalltisë, në ndeshjen kundër Real Valladolidit. Për këtë arsye edhe është publikuar një video me 11 mënyrat më të çuditshme për të shënuar nga 11-metërshi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Ylli i Liverpoolit: Jemi budallenj nëse nuk besojmë se do ta marrim titullin e Premierligës

Posted: 18 Jan 2019 01:28 AM PST

Mesfushori holandez i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, beson se ata do të ishin budallenj nëse nuk do të besonin se do të shpallen kampionë të Premierligës në fund të këtij sezoni, në maj, edhe pse e pranon se ende ka shumë ndeshje deri atëherë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Mourinho e mbron veten pas shkarkimit: Ju nuk e dini çfarë ndodhi prapaskenave

Posted: 18 Jan 2019 01:13 AM PST

Jose Mourinho e ka mbrojtur veten pas vendimit të Manchester Unitedi për ta shkarkuar atë para një muaji, duke sugjeruar se klubi nuk është në gjendje të mirë. Ai tha se publiku nuk e kupton atë çfarë ndodhi në të vërtetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Levante kërkon eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Posted: 18 Jan 2019 12:59 AM PST

Levante e ka konfirmuar se ata do të ankohen zyrtarisht te Federata e Futbollit të Spanjës për Barcelonën, pas pretendimit se katalonasit duhet të eliminohen pasi që pjesë e skuadrës ka qenë Chumi, i cili nuk ishte i lejuar të luante.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​UEFA: Klubet e Premierligës fitojnë dhe shpenzojmë më së shumti para, Man Unitedi kryeson listën

Posted: 18 Jan 2019 12:47 AM PST

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e ka publikuar raportin financiar dhe sipas këtij raporti, klubet nga Premierliga janë shpenzuesit më të mëdhenj në futboll. Mirëpo, këto para të shpenzuara kompensohen pasi që këto klube edhe përfitojnë më së shumti para.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Morata e refuzon ofertën e Barcelonës

Posted: 18 Jan 2019 12:31 AM PST

Camp Nou nuk do të jetë skena e re ku Alvaro Morata do ta shfaqë talentin e tij, pasi sulmuesi spanjoll e ka refuzuar ofertën e Barcelonës. Morata nuk e pranoi ofertën pasi që klubi katalonas e kërkonte atë vetëm si opsion të dytë për pozitën e sulmuesit, që është e zënë nga Luis Suarez.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​20 klubet evropiane me më së shumti borxhe

Posted: 18 Jan 2019 12:13 AM PST

Për klubet e futbollit, borxhet mund të jenë katastrofike pasi që mund të rezultojnë me probleme edhe në fushën e futbollit. Nëse klubi nuk është i drejtuar në mënyrë të duhur, dënimet nga Federatat e Futbollit dhe nga organe si UEFA mund ta përkeqësojnë edhe më shumë situatën në klub.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more