Skip to main content

“Ushqimet që ju plakin” plus 9 more Ekonomia Online

“Ushqimet që ju plakin” plus 9 more Ekonomia Online


Ushqimet që ju plakin

Posted: 16 Jan 2019 11:00 AM PST

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni së tepërmi:

Kripa: Përbërësi kryesor i saj është natriumi, i cili bën që të mbani ujë në trup dhe shkakton fryrje. Për të reduktuar efektin, thjesht përpiquni të provoni ose të përdorni diçka më pak të thatë, që përmban kafeinë.

Alkooli: Ndikon në sjelljet e gjumit, duket bërë që rrudhat të shfaqen më herët dhe humbja e njëtrajtësisë në tonin e lëkurës. Por më e rëndësishmja është se toksinat që përmban mund të zënë vend në mëlçi dhe të shkaktojnë probleme të lëkurës, si: akne dhe sigurisht edhe rrudha.

Pijet energjike: Aciditeti heq dhe gërryen smaltin e dhëmbëve, kështu që ato njollosen më lehtë. Në vend të pijeve energjike përdorni ujë.

Ushqimi i djegur: Është mirë që t'i hidhni ushqimet e djegura gjatë gatimit, pasi përmbajnë hidrokarbone proinflamatore, të cilat prishin kolagjenin.

Ushqimi pikant: Ky lloj ushqimi e acaron lëkurën, duke shkaktuar skuqje dhe irritim. Te femrat në menopauzë, erëzat zgjerojnë enët e gjakut, duke bërë që lëkura të duket e mbushur me njolla dhe më e plakur.

Çaji i zi: Përmbajtja e tij e pasur në taninë është armiku më i keq për dhëmbët, duke shkaktuar njolla, kështu që është mirë që këtë lloj çaji ta konsumoni me qumësht.

The post Ushqimet që ju plakin appeared first on Ekonomia Online.

Si të digjni yndyrën e akumuluar rreth barkut, vetëm duke ngrënë këtë proteinë

Posted: 16 Jan 2019 10:57 AM PST

Doni të humbni peshë pa shpenzuar as edhe një orë në palestër? Ngrënia e kësaj proteine ndihmon djegien e dhjamit rreth barkut.

Nëse jeni duke kërkuar ndonjë formë për të humbur peshë, duhet të konsideroni të hani më shumë proteina me hirrë, transmeton lajmi.net.

Ushqimi mund të shtypë oreksin pasi liron hormonet që ju bënë të ndjeheni më të plotë për më gjatë, duke përfshirë PYY dhe GLP-1.

Një studim i publikuar në NCBI mati ndikimin e proteinës hirrë në 22 burra.

Ai zbuloi se këta pjesëmarrës kishin më pak dëshirë të hanin dhe konsumonin më pak kalori.

Hulumtime u krye nga Radavelli-Bagatini i Universitetit Edith Cowan.

The post Si të digjni yndyrën e akumuluar rreth barkut, vetëm duke ngrënë këtë proteinë appeared first on Ekonomia Online.

Morata te Atletico, Higuain te Chelsea

Posted: 16 Jan 2019 10:54 AM PST

Zhvillime të rëndësishme pritet të ketë në ditët në vazhdim në tregun e transferimeve të futbollistëve.

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, është në rrugë të mirë për t'u rikthyer në La Liga, për t'iu bashkuar skuadrës së Atletico Madrid.

Boshllëkun e Morata, Chelsea do ta mbulojë me Gonzalo Higuain, i cili paraqitet në radhët e Milan, por është i huazuar nga Juventus.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Tuttomercatoweb dhe medieve të tjera, Alvaro Morata është shumë pranë marrëveshjes me Atletico Madridin, duke i pranuar kushtet e skuadrës spanjolle.

Të dy klubet po punojnë në detajet e fundit, dhe transferimi raportohet të jetë afër.

Menjëherë pas largimit të Morata, Chelsea do të hidhet në sulm për Higuain, te i cili po ashtu ekziston dëshira për kalim në 'Stamford Bridge'.

The post Morata te Atletico, Higuain te Chelsea appeared first on Ekonomia Online.

Fëmijët e fiksuar pas kësaj lodre janë më inteligjentët

Posted: 16 Jan 2019 10:39 AM PST

Prindërit duan të mburren me zgjuarsinë e fëmijëve të tyre, nëse ata mund të këndojnë alfabetin, të lexojnë një poemë ose të zgjidhin një problem matematikor.

E një ndër indikatorët e inteligjencës mund të jetë edhe lodra me të cilën fëmija luan. Dinozauri, pavarësisht se është një lodër e zakonshme, mund të përcaktojë të të qenit i mençur, transmeton lajmi.net.

Sipas një studimi të vitit 2007 të botuar në revistën Kërkimore për Zhvillim, rreth një në tre fëmijë të vegjël do të zhvillojnë një "interes të madh" në një moment.

Kategoria udhëheqëse që tenton të kapë syrin e tyre përfshin çdo lloj automjeti të motorizuar, por kryesisht janë dinozaurët ato që marrin vëmendjen e tyre.

"Eksplorimi i një teme dhe zotërimi është i dobishëm, sepse kështu formojmë karrierë si të rritur," i thotë CNN Kelli Chen, një terapist psikiatrik pediatrik në Johns Hopkins.

"Puna primare e një fëmije është loja, kështu që ata po bëjnë punën e tyre për të luajtur përmes lenteve tëgjërave që ata janë të interesuar të mësojnë", deklaroi tutje ai. 

The post Fëmijët e fiksuar pas kësaj lodre janë më inteligjentët appeared first on Ekonomia Online.

Balla: Gent Cakajn do ta kemi në Kabinetin Qeveritar, e meriton besimin tonë

Posted: 16 Jan 2019 10:31 AM PST

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, jashtë ambienteve të Kuvendit u shpreh se opozita nuk mund ta marrë fjalën për debat pa bërë më parë mocion sipas rregullores.

Opozita braktisi sot seancën e jashtëzakonshme për votimin e ndryshimeve në qeveri, mes tensionesh pasi nuk pranua kërkesa për të folur.

Balla foli edhe për mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti, duke u shprehur optimist se shumë shpejt do të jetë pjesë e kabinetit të ministrave.

"Në hapësirën mes dy sesioneve parlamentare dhe kryeministri e ushtroi këtë të drejtë kushtetuese për të mos humbur më kohë. Është shumë e rëndësishme në këtë kontekst dhe neve në vjen keq që Presidenti nuk na bëri të mundur votimin e dekretit të Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, i cili meriton besimin tonë. Sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhi këtë ngërç të shkaktuar nga presidenti do kemi mundësinë ta kemi Gent Cakaj në kabinetin tonë. Ndaj edhe kryeministri propozoi të jetë ministër i jashtëm sa të zgjidhet ngërçi artificial", u shpreh Balla.

Balla tha se opozita duhet të bëjë kërkesë sipas rregullores për interpelancë.

"U mundova t'i sqaroj kolegët dhe Ruçi kishte bërë një analizë të shkëlqyer. Praktika parlamentare kështu ka qenë, pasi behet fjalë për emërime dhe shkarkime. Unë e thash; jemi të gatshëm kurdoherë që nesër nëse opozita depoziton një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat. Pro duhet bërë me rregullore. Duan interpelancë me kryeministrin? Po, ta bëjnë në bazë të rregullores. Sot duhet të miratonin edhe dekretin për Ministrin e Jashtëm", përfundoi Balla.

The post Balla: Gent Cakajn do ta kemi në Kabinetin Qeveritar, e meriton besimin tonë appeared first on Ekonomia Online.

5 shenjat që paralajmërojnë ulcerën në stomak

Posted: 16 Jan 2019 10:30 AM PST

Ulcera është një lezion i mukozës/cipës gastrike (stomakut). Në parim, është një shtresë e hollë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse, që janë super acidike. Në çdo moment që ka një thatësirë të mukozës, lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, duke shkaktuar kështu ulcerë.

Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me aspirinën dhe barnat antiinflamatore josteroidiale, si për shembull ibuprofeni ose naproksen. Ndryshe nga besimet popullore, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë në stomak. As stresi. Megjithatë, nëse vuani nga ulcera, të dyja këto mund të përkeqësojnë simptomat.

Mendoni se keni ulcerë në stomak? Duhet të dini se simptomat nuk janë shumë specifike, që do të thotë se përveç ulcerës ato mund të shkaktohen edhe nga gjendje të tjera shëndetësore të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të konsultohuni me mjekun për simptomat që keni dhe mos u vetëdiagnostikoni.

Dhimbje në stomak

Simptoma më e zakonshme e ulcerës në stomak është padyshim dhimbja, zakonisht një ndjesi djegieje në pjesën abdominale.

Duke qenë se ulcera është fjalë për fjalë plagë në sipërfaqen e stomakut ose zorrën e hollë, dhimbja zakonisht shoqërohet edhe me sekrecione të acideve në pjesën e brendshme. Dhimbja mund të përkeqësohet mes vakteve dhe gjatë natës, kur acidi sekretohet në stomak.

Thartirë e stomakut dhe gromësira

Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë.  Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.

Të përziera dhe të vjella

Dhimbjet e stomakut mund të shoqërohen edhe me urth (thartirë e stomakut) dhe gromësira e rikthim të lëngjeve në gojë.  Simptoma të tjera janë fryrja e barkut, kollë, probleme me fytin dhe erë të keqe të gojës. Nëse merrni antacide OTC, ato thjesht mund të lehtësojnë simptomat përkohësisht, prandaj duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku që të merrni trajtimin e duhur.

Të vjella dhe jashtëqitje me gjak

Ulcerat mund të shkaktojnë vjellje me gjak, që duket si llum kafeje (është gjaku i patretur në stomak). Jashtëqitja gjithashtu duket më e errët, edhe kjo si pasojë e gjakut të patretur. Të dyja janë shenja që duhet të kërkoni vëmendje mjekësore të menjëhershme.

Dhimbje në shpinë ose krahëror

Dhimbja mund të përhapet edhe në shpinë ose krahëror. Nëse ulcera ka depërtuar edhe në muret e zorrës, dhimbja mund të bëhet më intensive, zgjat më shumë dhe është e vështirë për t'u lehtësuar.

Nëse dyshohet për ulcerë, mjeku mund t'ju rekomandojë të bëni një endoskopi për ta diagnostikuar dhe trajtuar siç duhet.

 

The post 5 shenjat që paralajmërojnë ulcerën në stomak appeared first on Ekonomia Online.

3 këshilla për një bashkëjetesë të qetë

Posted: 16 Jan 2019 10:30 AM PST

MOSKUPTIMET, MUNGESA E DIALOGUT, MUND TA VËNË NË KRIZË RAPORTIN NË ÇIFT. SI T'IA NISNI ME KËMBËN E DJATHTË PËR TË NDËRTUAR JETËN DYSHE?

1.SHMANGNI GJYKIMIN

Të pranosh tjetrin do të thotë të pranosh edhe "defektet" e tij. Por nëse defekti ju bezdis, përpiquni së pari të shmangni gjykimin. Në vend që të nxirrni konkluzione, më mirë bëni një diskutim konstruktiv. Kujdes me termat e përdorur, pasi fjalët mund të lëndojnë. Gjeni një moment kur të dy të jeni të qetë dhe flisni.

2.RESPEKTONI HAPËSIRAT E PARTNERIT

Periodikisht, në një çift shfaqet dëshira për t'u larguar momentalisht nga tjetri dhe për të qëndruar me veten. Duke u lëkundur kështu mes nevojës për intimitet me partnerin dhe asaj për të pohuar autonominë. Përpiquni të mos e bezdisni partnerin me kërkesat tuaja, nëse e ndjeni këtë nevojë. Nëse nuk e ka mundësinë për t'u larguar, nuk do ta njohë dëshirën për t'u afruar dhe përballur qetësisht me ty.

3.KUJDESUNI PËR IMAZHIN

Për një bashkëjetesë stimuluese është mirë të mos i humbni zakonet e mira që i kishit para se të ndanit të njëjtin shtrat me partnerin. Sa kohë i kushtonit vetes para bashkëjetesës? Jepini sërish të njëjtën kohë të nevojshme vetes, për t'u kujdesur për pamjen. Është një mënyrë për t'i treguar partnerit interesin kundrejt tij. Mos e harroni: moskokëçarja është një nga armiqtë më të këqij të çiftit.

The post 3 këshilla për një bashkëjetesë të qetë appeared first on Ekonomia Online.

Barcelona me dëshira befasuese për fazën e sulmit

Posted: 16 Jan 2019 10:22 AM PST

Barcelona do të nënshkruajë me një sulmues pas ndeshjes së dytë të Kupës së Mbretit.

Katalanët, kanë mbetur pa një sulmues pas shitjes së Munir El Hadaddi te Sevilla javën e kaluar.

Mediet në Angli raportojnë se në listën e Barcelonës për fazën e sulmit janë disa emra, të cilët kanë befasuar të gjithë.

Dyshja e Chelsea, Alvaro Morata dhe Oliver Giroud, Fernando Llorente i Tottenham, Lucas Perez dhe Christian Stuani të West Ham, janë pjesë e listës së gjerë të Barcelonës.

Këta emra kanë befasuar të gjithë, kur dihet se asnjëri prej tyre nuk po kalon formë të mirë këtë edicion.

The post Barcelona me dëshira befasuese për fazën e sulmit appeared first on Ekonomia Online.

NATO: Transformimi i FSK-së në Ushtri nuk e ndikon misionin e KFOR-it në Kosovë

Posted: 16 Jan 2019 10:05 AM PST

Sot në Bruksel është mbajtur një takim i këshillit ushtarak të NATO-s në lidhje me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Takimi i këshillit ushtarak të NATO-s në Bruksel njoftoi sot se KFOR-i do të vazhdojë të monitorojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe po punon nën mandatin e OKB-së, e cila siç u theksua, nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së, shkruan rtv.rs.

"NATO po monitoron situatën e sigurisë në Kosovë për 19 vjet dhe është ende në pozicion për të shqyrtuar angazhimin tonë me FSK-në nëse mandati i tyre ndryshon", tha Stuart Pitch, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se misioni ushtarak i NATO-s nëpërmjet forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së në Ushtri.

Nga takimi i parë i Komitetit Ushtarak të NATO-s këtë vit, shefat e Shtabit të Përgjithshëm të shteteve anëtare kanë thënë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in në misionin e sigurimit të kushteve të sigurisë në Kosovë.

"Çdo ndryshimi në prani të forcave të NATO-s në Kosovë, do të kushtëzohet nga situate në terren, jo nga afatet", tha Pitch.

Ai theksoi faktin se NATO dhe Ballkani Perëndimor ndajnë një interes të përbashkët kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.

Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s vuri në dukje gjithashtu nevojën për të forcuar komunikimin strategjik dhe angazhimin e Aleancës në luftën kundër dezinformimit në rajon. 

The post NATO: Transformimi i FSK-së në Ushtri nuk e ndikon misionin e KFOR-it në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë ndodh nëse mbani urinën shumë gjatë

Posted: 16 Jan 2019 10:01 AM PST

Mjekët që trajtonin një burrë që vuante nga dhimbja në pjesën e poshtme të barkut ishin të tronditur kur zbuluan një gur në fshikëzën e tij, në madhësinë e një veze struci në të.
Pacienti 55-vjeçar, i ashtuquajtur Zhou, kishte përjetuar ënjtje në bark dhe vështirësi në urinim, përpara se mjekët të hiqnin gurin me diametër 13 centimetrash gjatë një operacioni, transmeton lajmi.net.

Personi iu tha mediave kineze se mbante shpesh urinën e tij për orë të gjata. Ai gjithashtu tha se nuk pinte ujë të mjaftueshëm.

Mjekët në Wuhan, Provinca Hubei, zbuluan gurin e paraqitur në fshikëzën e njeriut pas kryerjes së skanimit të CT dhe planifikuan një operacion.

Gurët e fshikëzës formohet në trupin e njerëzve kur nuk ata mund të zbrazin fshikëzën e tyre, duke formuar një grumbullim të fortë të mineraleve, si pasojë e kristalizimit të urinës.

Gjendja shëndetësore ndikon tek meshkujt 50 vjeç e lart.

The post Çfarë ndodh nëse mbani urinën shumë gjatë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more