Skip to main content

“Tri gabimet e thjeshta që e shkatërrojnë çdo lidhje dashurie” plus 9 more Ekonomia Online

“Tri gabimet e thjeshta që e shkatërrojnë çdo lidhje dashurie” plus 9 more Ekonomia Online


Tri gabimet e thjeshta që e shkatërrojnë çdo lidhje dashurie

Posted: 14 Jan 2019 10:19 AM PST

Posa ndjenja e fluturave në bark fillon të hiqet, ju futeni në një fazë të re të lidhjes ku që të dy ndiheni komod pranë njëri-tjetrit.

Nëse nuk keni shumë kujdes, ju mund të bëheni shumë komode dhe ta harroni arsyen se përse jeni në një lidhje, transmeton Telegrafi.

Nuk janë gjithmonë arsyet e mëdha ato që i përfundojnë lidhjet; ndonjëherë mjaftojnë arsye të vogla për t'i dhënë fund një lidhje dashurie.

Më poshtë i keni disa prej gabimeve më të thjeshta që çiftet i bëjnë, por që mund t'jua shkatërrojnë lidhjen.

Neglizhenca
Lidhjet janë gjëra vibrante që kërkojnë vëmendje dhe kujdes çdo ditë.

Mendojeni lidhjen si kopsht: nëse e mirëmbani vetëm kur keni disponim për ta bërë atë, atëherë padyshim se do t'ju dështojë kopshti.

Ju duhet ta mbillni dhe ta ujitni kopshtin çdo ditë. Lidhja është e njëjtë.

Mbajtja e inatit
Falja është proces i rëndësishëm jo vetëm në lidhje dashurie, por në të gjitha aspektet e jetës. Njerëzit bëjnë gabime.

Nëse nuk mund t'i largoni inati pasi partneri ju ka kërkuar falje dhe ka kaluar një kohë, atëherë do të keni vështirësi ta gjeni lumturinë.

Nëse i keni thënë partnerit se ia keni falur, atëherë mos e përmendni të kaluarën më.

Nuk shpenzoni kohë kualitative me njëri-tjetrin
Jemi duke folur për kualitet, jo kuantitet. Numri i orëve që i shpenzoni pranë prezencës së njëri-tjetrit është më pak i rëndësishëm se ajo çfarë bëni kur jeni së bashku.

Mundohuni të shpenzoni më shumë kohë kualitative së bashku, duke dalë në takime romantike, duke ecur bashkë, ose duke bërë biseda të thella.

The post Tri gabimet e thjeshta që e shkatërrojnë çdo lidhje dashurie appeared first on Ekonomia Online.

Flori Mumajesi flet publikisht për largimin nga muzika

Posted: 14 Jan 2019 10:09 AM PST

Për të parën herë, Flori Mumajesi ka folur publikisht për vendimin më të vështirë jetësorë, shkëputjen nga muzika.

Pas çmimit të parë të "Kënga Magjike", edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, njofton Klan Kosova.

Kantautori i dashur për publikun shprehet për një etapë të panjohur për publikun, siç është edhe vendimi për të hequr dorë nga muzika.

"Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua", shkruan ai në postimet e njëpasnjëshme në Instastory-n e tij.


The post Flori Mumajesi flet publikisht për largimin nga muzika appeared first on Ekonomia Online.

Mësimdhënësit në grevë, kryetarja e Këshillit të Nxënësve lëshon reagim publik

Posted: 14 Jan 2019 10:04 AM PST

Kryetarja e Këshillit të Nxënësve të Kosovës, Agnesa Qerkini, ka bërë një reagim publik në lidhje me grevën e nisur sot nga mësimdhënësit.

Qerkini ka shtjelluar gjatë disa nga arsyet që sipas tyre, mësimdhënësit do duhej të kërkonin pagë më të lartë – duke mos harruar dhe çështjen e rezultateve të PISA-s, në të cilën garë Kosova rënditej dobët, njofton Klan Kosova.

Sektori i Arsimit duke përfshirë edhe Universitet kanë  nisur sot grevë të përgjithshme duke kërkuar përmirësim të ligjit për pagat.

Për më shumë ja reagimi i plotë i kryetares së Këshillit të Nxënësve të Kosovës të cilin e ka bërë përmes llogarisë së saj në facebook:

"Kur ti, i ndale kurset private dhe ne vend te tyre ofron ore plotesuese(sipas ligjit)- meriton page me te larte;
– Kur ti, e ligjeron lenden qe njeh dhe e dine, e jo ate qe te duhet per mbushje te oreve (per page)- meriton page me te larte;
– Kur ti, te gjithe nxenesit i trajton te barabarte, kur nje rome nuk e ule ne fund te klases, kur nje vajze i tregon qe eshte e barabarte me nje djale, kur nje te varfer nuk e trajton keq pse nuk te ka ble dhurate per 7 Mars- meriton page me te larte;
– Kur ti, i vlereson nxenesit per dije dhe jo per sjellje- meriton page me te larte;
– Kur ti, je edhe pedagog- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk i ofendon nxenesit me fjale si budall/ice, hajvan, idot/e pse te ka ik rendi dhe qetesia ne klase, meriton page ma te larte;
– Kur ti, perdor metoda kreative e alternative per praktike kur shkolla nuk ka mjete- meriton page me te larte;
– Kur ti, dine qysh me perdor kompjuterin e me ligjeru mire anglishten(per mesimdhenesit e ketyre lendeve)- meriton page me te larte;
– Kur ti, e luan rolin tend si duhet ne administrim te testit te matures- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk dikton po pajisesh me materiale shtese (printon) edhe pse te mungojne tekstet- meriton page me te larte;
– Kur ti, perditesohesh e nuk ligjeron statistika te gabuara- meriton page me te larte;
– Kur ti, pranon kritikat e nxenesve e nuk i ndeshkon me note per inat- meriton page me te larte;
– Kur ti, pranon te testohesh- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk ushtron dhune ndaj nxenesve- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk pranon te korruptohesh per te vene nota me te larta- meriton page me te larte;
– Kur ti, nuk pranon te hysh ne pune vec pse e njeh Drejtorin/en e DKA-se apo dike ne Qeveri- meriton page me te larte;
-Kur ti, i proteston padrejtesite dhe te intereson mireqenja e nxenesit para interesit tend personal- meriton page me te larte.

E per ta mbylle, kur te kemi rezultate me te mira ne PISA (pa marre parasysh mangesive qe i ka), ti meriton page me te larte.

Tash, jepi punes, nxenesit kane nevoje per ty, kane nevoje per arsimim!"

The post Mësimdhënësit në grevë, kryetarja e Këshillit të Nxënësve lëshon reagim publik appeared first on Ekonomia Online.

Si të qëndroni të lumtur, pasionantë dhe produktivë

Posted: 14 Jan 2019 10:00 AM PST

Edhe me përgjegjësitë tona të shumëllojshme të ndërmarrësisë dhe jetët tona disi emocionuese, mund të jetë e lehtë që unë dhe vëllau im Matthe2 të zihemi në rutinat e punës. Por, ne jemi në gjendje të mbrohemi nga kjo grackë e ndërmarrësisë me disa teknika të dobishme të cilat i kemi mësuar gjatë viteve.

Këtu janë pesë këshillat tona për të nisur çdo ditë të motivuar, produktivë dhe pasionantë.

Vendosni qëllime që ta përmbushni veten

Është e vështirë të kënaqeni kur nuk dini se çfarë dëshironi të bëni. Në fillim të ditës, bëni një listë të shkurtër të qëllimeve për t'i arritur deri në mbrëmje. Ato duhet të jenë të arritshme dhe produktive. Të gjithëve iu pëlqen ndjenja e fshirjes së diçkaje nga lista, dhe një regjistrim fizik i objektivave tuaja të cilat mund t'i nënvizoni do ju mbajë të motivuar dhe në rrugë gjatë ditës.

Niseni mëngjesin me diçka që e dëshironi.

Matthew dhe unë gjithmonë fillojmë ditët tona me një shënim pozitiv. Çfarë ju bën të vazhdoni përpara edhe në ditët pa gjumë dhe të zëna? A është vrapimi? Një filxhan i nxehtë me kafe ose çaj? Të dëgjoni emisionin tuaj të preferuar të biznesit gjatë mëngjesit? Pavarësisht se çfarë është, sigurohuni të gjeni kohë të mjaftueshme në rutinën tuaj të mëngjesit për ta futur në ditën tuaj.

Aktivizohuni

Mos lejoni veten të bëheni përtacë. Butoni ''snooze'' në alarmin tuaj mund të jetë tundues, por shtrirja në shtrat, pavarësisht se a jeni duke fjetur apo duke shfletuar mediat sociale për dhjetë minuta, do të prishë motivimin tuaj dhe do ju parandalojë nga ai fillim energjik i ditës tuaj. Mos lejoni që interneti të ju ndalojë, pavarësisht se sa herë i tregoni vetes se janë lajmet e fundit që do t'i lexoni ose video e fundit në YouTube që do t'a shikoni. Qëndroni të aktivizuar dhe vazhdoni të fshini gjëra nga ajo listë e qëllimeve të cilën e krijuat më herët.

Bashkohuni me dikë

Bashkimi me dikë nuk ju ndihmon vetëm të jeni të përgjegjshëm, por e bën ditën e punës më emocionuese. Bashkoni forcat me dikë nga komuniteti juaj i ndërmarrësisë, një shok ose një anëtar i familjes për të përditësuar progresin tuaj dhe për të shtuar energjinë. Unë dhe vëllau im bashkëveprojmë disa herë në ditë, edhe pse jetojmë larg, asnjëherë nuk jemi vetëm në biznes.

Personi i duhur do ju ndihmojë kur gjërat bëhen të vështira dhe do të festojë fitoret së bashku me ju. Sigurohuni të bëni edhe ju të njëjtën gjë për ta, gjithashtu!

Qëndroni të organizuar

Edhe pse hapësira juaj e punës duhet të qëndrojë e pastër, kjo nuk është gjëja e vetme të cilën duhet t'a mbani të organizuar për të arritur atë që unë e quaj mentaliteti ''pasioni i luftëtarit''. Bëni një agjendë që të mos mundoheni të kujtoni datat e rëndësishme dhe detyrat e rëndësishme.

Mbani planet tuaja të biznesit dhe progresin e dokumentuar në një vend të afërt. Punoni në një ose dy detyra në kohë në vend se të merrni gjithçka njëherazi. Një mentalitet i organizuar është një mentalitet produktiv dhe pasionant.

The post Si të qëndroni të lumtur, pasionantë dhe produktivë appeared first on Ekonomia Online.

Man United: De Gea është më i miri në botë

Posted: 14 Jan 2019 09:57 AM PST

Lojtarët dhe tifozët e Manchester United "po çmenden" nga paraqitja e mbrëmshme e David de Gea.

Portieri spanjoll bëri disa pritje spektakolare për t'i siguruar fitoren minimale skuadrës së tij.

Tani, nga shokët e skuadrës ai po konsiderohet si portieri më i mirë në botë.

Është reprezentuesi anglez Ashley Young që së fundmi i ka dhënë këtë epitet reprezentuesit spanjoll.

"Mendoj se ajo është arsyeja pse ai është më i miri në botë. Për mua, ai është më i miri në botë" ka thënë Young duke iu referuar paraqitjes së De Gea ndaj Tottenham, transmeton lajmi.net.

"Ai dukshëm na shpëtoi në disa raste" ka thënë ndër të tjerash anësori i United.

Lëvdata për portierin pati edhe nga Nemanja Matic e Anderr Herrera të cilët e konsideruan si të jashtëzakonshëm portierin spanjoll.

The post Man United: De Gea është më i miri në botë appeared first on Ekonomia Online.

Mbi 40 të plagosur nga një sulm në Afganistan

Posted: 14 Jan 2019 09:55 AM PST

Më shumë se 40 njerëz janë plagosur kur një makinë bombë shpërtheu në një kompleks ku banonin të huajt, në lindje të kryeqytetit afgan, Kabul.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish tha se sulmi shënjestroi "Fshatin e Gjelbër" pjesë kjo ku jetonin disa punëtorë të Organizatave Joqeveritare.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Waheed Mayar shkroi në Twitter "më shumë se 40 njerëz janë plagosur".

Deri para disa kohësh, një numër i punonjësve të OKB-së, jetonin dhe punonin në këtë kompleks, por zona tash ishte kryesisht bosh dhe se aty kishin mbetur vetëm një numër i rojeve.

Sulmi bëhet në kohën kur i dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad po viziton rajonin për takime me qëllim të përfundimit të luftës 17 vjeçare në Afganistan.

Javën e kaluar, udhëheqësit talibanë hodhën posht një rund të ri bisedimesh me zyrtarët amerikanë në Katar, si dhe refuzuan që në takim të marrin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë afgane.

The post Mbi 40 të plagosur nga një sulm në Afganistan appeared first on Ekonomia Online.

Shpat Kasapi në hall me hakerët

Posted: 14 Jan 2019 09:53 AM PST

Shpat Kasapin nuk po e lënë të qetë hakerët.

Këngëtari Shpat Kasapi është përballur sërish me diçka të pakëndshme dhe bëhet fjalë për hakimin e llogarisë së tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarit i hakohen llogaritë nëpër rrjete sociale, e duke qenë se Instagramin e ka kthyer dhe atë Facebook nuk ka arritur që ta kthej sërish njoftoj së fundmi se e ka hapur një të ri.

Shpati i ka ftuar fansat që ta ndjekin në llogarinë e tij më të re në Facebook.

The post Shpat Kasapi në hall me hakerët appeared first on Ekonomia Online.

Gigi Hadid për herë të parë sfilon për Prada

Posted: 14 Jan 2019 09:49 AM PST

Gigi Hadid ka sfiduar për herë të parë në pistën e Pradës për koleksionin Pranverë/ Verë të vitit 2019.

Super modelja doli me një fustan të kaltër dhe me gurë të çmuar si dhe me një stil të flokëve krejt të ndryshëm nga përditshmëria e saj, njofton Klan Kosova.

The post Gigi Hadid për herë të parë sfilon për Prada appeared first on Ekonomia Online.

Aderime dhe prurje të reja në degën e PDK-së në Rahovec

Posted: 14 Jan 2019 09:47 AM PST

Në prani të Kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec, Prof. Dr. Idriz Vehapi, Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkuan dhjetëra anëtarë të rinj nga nëndega e Sapniqit dhe nëndegët e qytetit.

Në mesin e të aderuarve janë: Burim Thaçi-VV, Zehir Gashi-VV, Visar Gashi-AAK, Behgjat Gashi-VV, Agron Gashi-LDK, Zenel Gashi-LDK, Vllaznim Kabashi-LDK, Ideal Gashi-Nisma dhe Armend Gashi-AAK.

Anëtarëve të rinj, theksoi Idriz Vehapi, kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec, u uruam suksese dhe së bashku drejtë rrugëtimit tonë, sukseset janë të garantuara.

PDK në Rahovec, po e dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë çfarë Rahoveci e meriton me të vërtetë, vuri në pah Z. Vehapi dhe shtoi se këtë më së miri e konfirmojnë edhe këta anëtarë të rinj në parti, të cilët iu bashkuan programit të Dekadës së Re.

Do theksuar se zgjedhjet e brendshme në nëndegë, javën e fundit janë mbajtur në Ballancë, Ramjan-Viti, Sine, Dubravë-Istog, Fushë Kosovë, Drenoc, Zatriq-Rahovec, Vraniq, Dubravë-Suharekë, ndërsa zgjedhjet në nëndegë, po vijojnë sipas planit të Komisionit qendror për zgjedhjet lokale të PDK-së.

The post Aderime dhe prurje të reja në degën e PDK-së në Rahovec appeared first on Ekonomia Online.

Komuna e Gjilanit pastron rrugët dhe trotuaret, nuk merret me improvizimet e opozitës

Posted: 14 Jan 2019 09:44 AM PST

Komuna e Gjilanit, pas reshjeve të shumëta të borës, në mënyrë permanente po i pastron rrugët dhe trotuaret.

Deri tani, edhe në zonat e thella malore të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e qytetarëve.

Komuna e Gjilanit e ka për obligim që t'u dalë në ndihmë qytetarëve 24 orë pandërprerë dhe këtë po e bën me të gjitha kapacitetet, pa u marrë fare me improvizimet e një pjese të opozitës.

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualisht mund të hasin të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803. 



The post Komuna e Gjilanit pastron rrugët dhe trotuaret, nuk merret me improvizimet e opozitës appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more