Skip to main content

“Tranzicioni në Kryeqytet” plus 3 more Telegrafi Opinione

“Tranzicioni në Kryeqytet” plus 3 more Telegrafi Opinione


Tranzicioni në Kryeqytet

Posted: 15 Jan 2019 01:30 AM PST

Asdren Osaj

Ligji për Kryeqytetin, i aprovuar në vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës, Komunës së Prishtinës ia ndërron statusin nga Komunë në Kryeqytet të Shtetit. Prishtina deri me tash nuk e kishte këtë rol të rregulluar me ligj, ndonëse një gjë të tillë e kërkonte Kushtetuta e Republikës së Kosovës që nga viti 2008. Prishtina ishte e vetmja qendër administrative e një territori të shpallur shtet qysh para 11 viteve, që luante rolin e kryeqytetit, por që nuk e ka gëzuar statusin e tij.

Është bërë politike dhe garë elektorale e madh me fatin e Prishtinës. Në Prishtinë janë thyer shtizat e politikes ditore të partive të ndryshme politike. Prishtina ka qenë e dashur për partitë, veçmas për ato që kanë qeverisur me Qeverinë qendrore vetëm gjatë fushatave elektorale. Investimet e nivelit qendrore në Prishtinë, nga paslufta e këndej, nuk i tejkalojnë qindra e mijëra euro. Këtu nuk llogarisë investimet në projekte që ligjërisht janë nën menaxhimin e Qeverisë qendrore, llogarisë investimet në infrastrukturën e brendshme të qytetit.

Prishtina, duke shkelur edhe Kushtetutën e vendit, është sakrifikuar për interesa politike, dhe kjo i ka kushtuar në infrastrukturën e saj, mirëqenien dhe statutin e saj. Ndonëse ishte qyteti me i madh i vendit, ku barte barrën e rehabilitimit të të gjitha institucioneve të shtetit, por edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në Kosovë, Prishtina kishte kompetenca dhe përgjegjësi ligjore me pak se sa një komune me 5-6 mijë banorë, veçmas shumë me pak se sa një komunë ku shumicë ishin komunitetet jo shumicë.

Në Prishtinë nuk janë investuar me shumë se 200-300 milionë euro, që nga përfundimi i luftës, përfshirë këtu të gjitha sferat që ishin në kompetencë të komunës. Buxheti komunal për investime kapitale mesatarisht është sjellë nga 10, 15 e deri 25 milionë euro (nga të hyrat vetanake), që në total në terë këto vite të pasluftës nuk tejkalon buxhetin vjetor për ndërtimin e cilësdo autostradë që është ndërtuar në Kosovë. Kujtojmë që Qeveria obligimin vjetor ndaj kompanisë ndërtuese të autostradës e ka pas nga 150 milionë në 250 milionë euro, varësisht nga viti dhe vëllimi i punëve të kryera.

Prishtina është i vetmi qytet, tash kryeqytet në botë, që nuk ka transport të rregullt të udhëtarëve, nuk ka unaza që i japim frymë qendrës se qytetit, mos të flasim për metro apo tramvaj. Nuk ka trotuar dhe shtigje për çiklist dhe këmbësor. Prishtina është qytet/kryeqytet ku mungon infrastruktura e duhur për zhvillimin edukimit dhe arsimit të brezave të rinj.

Sot 11 vite pas luftës, ende ka mungesë të hapësirës shkollore, e mos të flasim për mungesën e kopshteve për fëmijë dhe strehimore për pleq. Se për strehimore për të pastrehët, që çdo ditë i shohim në rrugë as që është bërë fjalë ndonjëherë. Të gjitha këto, me një buxhet prej 25 milionë euro për investime kapitale, një qytet/ kryeqytet siç është Prishtinë, i dal i dërrmuar nga lufta, ka qenë e pamundur t'i bëj pa një mbështetje të sinqertë nga Qeveria Qendrore, gjë që s'ka ndodhur dhe ende s'po ndodh.

Prishtina në këto vite të pasluftës është përballur me një kaos, qoftë në infrastrukturë, qoftë në ofrimin e shërbimeve. Me kujtohet një kohë kur Komuna kish nevojë për asistencë policore për ta kryer një shërbim të saj, e në vend që të dërgoheshin njësit e rregullta policore, dërgoheshin njësit elite, speciale, ta merr mendja që po futemi në luftë. Veçmas kjo ka ndodhur nëpër aksionet për respektimin e orarit të punës nëpër kafiteri, klube dhe diskoteka. Ishte situatë trishtuese, si për qytetarët po ashtu edhe për vet pjesëtarët e policisë futja me arme të gjata brenda një lokali. Kjo ndodhte për faktin se Prishtina është ende i vetmi qytet/kryeqytet që s'e ka Policinë e Kryeqytetit

I vonuar, i përcjellë prapë me boshllëqe që do të vazhdojnë të pengojnë punën e Prishtinës, tash se fundi është aprovuar Ligji për Kryeqytetin i njohur si Ligji i Prishtinës, ligj ky i iniciuar pothuajse qysh para tetë viteve nga ish-administrata komunale e Prishtinës. Ligji i tanishëm në finesa ndryshon nga ai i propozuar para 8-9 viteve.

Kur jemi të zbatueshmeria e këtij ligji dhe nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, e kam përshtypjen se më së miri kohëzgjatjen e funksionalizimit të Prishtinës, si kryeqytet, e përshkruan ajo thënia e njohur: "Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i terë".

Ligji tashmë Kryeqytetit i jepet një grant shtesë në lartësinë jo më pak se gjashtë për qind e grantit të përgjithshëm të komunave, të përcaktuar në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, nga buxheti i Kosovës për secilin vit fiskal. Prishtinës buxheti vjetor i shtohet afërsisht 8.1 milionë euro, shumë simbolike për një qytet nëse granti i përgjithshëm vjetor për të gjitha komunat është mbi 130 milionë euro – pa llogaritur këtu fondet e grantit specifik për shëndetësi, arsim, shëndetësi sekondare dhe grantin për financimin e shërbimeve rezidente.

Ligji për Kryeqytetin i jep të drejt Kryeqytetit të ofrojë shërbime shëndetësore dytësor, d.m.th. ia njeh të drejtën Prishtinës që të themelojë Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, çka bën që shërbimet për qytetarë të jenë të me shpejta dhe me cilësore.

Ndonëse, me kufizime të mëdha, Ligji i ri i jep me shumë kompetencë Kryeqytetit në fushën e sigurisë publike. Policia bazuar në këtë ligj themelon Drejtorinë e Policisë për Kryeqytetin, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me Ligjin për Policinë, e cila do të ketë kompetencë vetëm në territorin e Kryeqytetit.

Kryetari i Kryeqytetit, pas aprovimit nga Kuvendi i Kryeqytetit, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë minimumin e kandidatëve për drejtorë të Drejtorisë së Policisë për Kryeqytetin dhe Kuvendit të Kryeqytetit ia jep të drejtën të kërkojë nga drejtori i Policisë së Kryeqytetit, raporte, informata rreth gjendjes se sigurisë në kryeqytet.

Ajo çka konsideroj që është e tepruar dhe që ky ligj ia mundëson Ekzekutivit të qytetit, është rritja e stafit politik brenda administratë se kryeqytetit. Ligji i ri i përcakton dy nënkryetarë të kryeqytetit, çka mendoj që është e tepërt, sepse nuk ka kushte dhe punë për dy nënkryetarë përveç krijimit të kostos shtesë.

Ligji i lejon kryetarit të komunës që të angazhojë pesë këshilltarë politikë. E konsideroj këtë të panevojshme kur edhe drejtorët e drejtorive komunale janë të emëruar politikë të kryetarit dhe, në njëfarë forme, përveç që janë zbatues të programit dhe politikave të kryetarit janë edhe këshilltarët me të mirë të tij, meqë përballen me punët ditore të administratës. Emërimi i pesë këshilltarëve të rinj do të jetë ngarkesë buxhetore dhe një rast i mirë për rehabilitimin e stafit partiake brenda administratës se kryeqytetit.

Kompetencat dhe përgjegjësitë e reja për kryeqytetin të shkruar në ligj, deri tash nuk kanë filluar të shohin dritën e zbatimit të tyre nga të dy palët, as nga ekzekutivi i kryeqytetit e as nga ai qendror. Nuk ka ndonjë iniciativë, të paktën jo publike, për themelimin e departamentit të veçantë në kuadër të policisë për kryeqytetin; nuk ka ndonjë iniciativë dhe plan konkret për fillimin e ndarjes së gjashtë-përqindëshit.

Ligji u bë, kompetencat diku me pak diku me shumë u shtuan, buxheti diku me pak diku me shumë po shtohet, e tash është mbetet veç me pasë kush me punu për kryeqytetin dhe banorët e tij. E, duke e parë që të gjithë ne jemi të sterngarkuar me politikat madhore të shtetit, kam frikë se tranzicioni nga Komunë në Kryeqytet do të zgjas nëse jo me shumë, aq sa ka zgjat draftimi dhe aprovimi i këtij ligji mbi një dekadë.

The post Tranzicioni në Kryeqytet appeared first on Telegrafi.

Zgjedhja e të majtës

Posted: 15 Jan 2019 12:07 AM PST

Përfituesit kryesorë politikë të fraksioneve sociale dhe ekonomike të lindura nga globalizimi dhe ndryshimet teknologjike, është e drejtë të thuhet, deri më tani, kanë qenë populistët e krahut të djathtë. Politikanët si Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, Viktor Orbán në Hungari dhe Jair Bolsonaro në Brazil janë ngjitur në pushtet duke përfituar nga rritja e animusit kundër elitave politike dhe duke shfrytëzuar ndjenjën latente të nativizmit.

Grupet e majta dhe progresive nuk kanë vepruar. Dobësia e të majtës pasqyron pjesërisht rënien e sindikatave dhe grupeve të organizuara të punës, të cilat kanë formuar historikisht shtyllën e lëvizjeve të majta dhe socialiste. Por abdikimi ideologjik ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm. Ndërsa partitë e të majtës u bënë më të varura nga elitat e arsimuara në vend të klasës punëtore, idetë e tyre të politikave qenë më në përputhje me interesat financiare dhe të korporatave.

Mjetet e ofruara nga partitë kryesore të majta mbetën të kufizuara: më shumë shpenzime për arsimin, Politika të përmirësuara të mirëqenies sociale, pak më shumë progresivitet në taksa dhe shumë pak gjëra të tjera. Programi i të majtës kishte të bënte më shumë me përfshirjen e sistemit mbizotërues sesa adresimit të burimeve themelore të pabarazive ekonomike, sociale dhe politike.

Tani sa vjen e po pranohet gjithnjë e më shumë se politikat e taksave dhe transferimit mund të arrinin vetëm deri në këtë pikë. Për aq kohë sa ka shumë hapësirë për të përmirësuar sigurimet shoqërore dhe regjimet e taksave, sidomos në SHBA, nevojiten reforma më të thella për të ndihmuar në krijimin e niveleve të lojërave në favor të punëtorëve dhe familjeve të zakonshme në një gamë të gjerë fushash. Kjo do të thotë të përqendrohesh në tregjet e produktit, punës dhe ato financiare, në politikat e teknologjisë dhe në rregullat e lojës politike.

Mirëqenia gjithëpërfshirëse nuk mund të arrihet thjesht duke rishpërndarë të ardhurat nga të pasurit tek të varfrit, ose nga pjesët më produktive të ekonomisë në sektorët më pak produktivë. Ajo ka nevojë që punëtorët me më pak kualifikime, firma më të vogla dhe rajonet e mbetura të integrohen më plotësisht me pjesët më të avancuara të ekonomisë.

Me fjalë të tjera, ne duhet të fillojmë me ri-integrimin produktiv të ekonomisë së vendit. Firmat e mëdha dhe produktive luajnë një rol kritik këtu. Ato duhet të pranojnë se suksesi i tyre varet nga mallrat publike që furnizojnë qeveritë e tyre kombëtare dhe nën-kombëtare – çdo gjë nga rendi dhe rregullat e pronësisë intelektuale deri te infrastruktura dhe investime publike në shkathtësi, hulumtim dhe zhvillim. Në këmbim, ata duhet të investojnë në komunitetet e tyre lokale, furnitorët dhe në fuqinë punëtore – jo si përgjegjësi sociale korporative, por si një aktivitet kryesor.

Në një kohë më të hershme, qeveritë angazhoheshin në aktivitetet bujqësore për zgjerimin e teknikave të reja për fermerët e vegjël. Sot ka një rol të ngjashëm për atë që Timothy Bartik i W.E. Upjohn Institute for Employment Research i quan "shërbime për zgjerimin e prodhimit", edhe pse idetë zbatohen edhe për shërbimet prodhuese. Qeveritë që bashkëpunojnë me bizneset për të inkurajuar shpërndarjen e teknologjive kufitare dhe teknikat e menaxhimit në pjesën tjetër të ekonomisë, mund të përfitojnë nga një repertor i mirëfilltë nismash të tilla.

Një fushë e dytë e veprimeve publike ka të bëjë me drejtimin e ndryshimeve teknologjike. Teknologjitë e reja siç janë automatizimi dhe inteligjenca artificiale (AI) kanë qenë zakonisht zëvendësuese të punës, duke ndikuar negativisht sidomos te punëtorët me aftësi të ulëta. Por kjo nuk duhet të ndodhë në të ardhmen. Në vend të politikave (siç janë subvencionet e kapitalit) që pa dashje promovojnë teknologjitë zëvendësuese të punës, qeveritë mund të promovojnë teknologji që rrisin mundësitë e tregut të punës për punëtorët më pak të kualifikuar.

Ekonomisti i ndjerë Tony Atkinson në librin e tij Inequality, vuri në pikëpyetje urtësinë e qeverive që mbështesin zhvillimin e automjeteve autonome, pa marrë parasysh efektet tek shoferët e taksive dhe kamionëve. Kohët e fundit, ekonomistët Daron Acemoğlu, Anton Korinek dhe Pascual Restrepo kanë shkruar se si inteligjenca artificiale mund të shfrytëzohet të mënyra të reja për të rritur kërkesën e punës, për shembull, duke u lejuar punëtorëve të zakonshëm të angazhohen në aktivitete që më parë ishin të papërshtatshme për ta. Por lëvizja në këtë drejtim do të kërkojë një përpjekje të vetëdijshme nga qeveritë për të rishikuar politikat e tyre të inovacionit dhe për të vënë në vend nxitjet përkatëse të sektorit privat.

Edhe tregjet e punës kanë nevojë për riekuilibrim. Dobësimi i sindikatave dhe mbrojtja për punëtorët ka zhdukur burimet tradicionale të fuqisë kundërvepruese. Hulumtimet e fundit kanë treguar se firmat mbajnë një sistem negociues mbi punonjësit, duke ulur pagat dhe kushtet e punës. Rrëzimi i këtyre trendëve do të kërkojë një sërë politikash pro-punësimi, duke përfshirë promovimin e sindikalizimit, paga minimale më të larta dhe standarde rregullatorë adekuate për punëtorët në ekonominë e mbështetur nga puna me mëditje.

Financa është një tjetër fushë që kërkon një operacion të rëndësishëm. Sektorët financiarë të ekonomive më të avancuara mbeten të fryrë. Ata paraqesin rreziqe të vazhdueshme për stabilitetin ekonomik pa ofruar përfitime kompensuese në drejtim të rritjes së investimeve në aktivitete prodhuese. Siç ka argumentuar prej kohësh Anat Admati i Stanford dhe të tjerë, bankat kërkojnë, më e pakta, kërkesa për kapital më të lartë dhe kontroll më të rreptë rregullator. Fakti që institucionet financiare kanë shpëtuar relativisht të padëmtuar nga kriza e viteve 2008-2009 flet shumë për fuqinë e tyre politike.

Siç sugjerojnë dështimet e rregullimit financiar, aq të rëndësishme sa janë reforma të tilla ekonomike, ato duhet të plotësohen me masa që korrigjojnë asimetrinë e qasjes politike. Në SHBA, mbajtja e zgjedhjeve në ditë pune, sesa në fundjavë dhe gjatë pushimeve – së bashku me rregulla strikte regjistrimi, manipulimi dhe një sërë rregullash të tjera zgjedhore – i vendos punëtorët e zakonshëm në një disavantazh të rëndësishëm. Kjo është në krye të rregullave të financimit të fushatës që kanë mundësuar korporatat dhe anëtarët më të pasur të shoqërisë që të ushtrojnë ndikim shumë të madh në legjislacion.

Partia Demokratike do të përballet me një provë kritike në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së, të cilat do të mbahen pas më pak se dy vjetësh. Ndërkohë, ajo duhet të bëjë një zgjedhje. A do të mbetet ajo thjesht partia që ëmbëlson një sistem të padrejtë ekonomik? Apo ajo ka guximin për të trajtuar pabarazinë e padrejtë duke e sulmuar atë që në rrënjë? /Project Syndicate/BIRN/

The post Zgjedhja e të majtës appeared first on Telegrafi.

SHBA po e shton më shumë kaosin në Lindjen e Mesme

Posted: 14 Jan 2019 12:00 AM PST

Rainer Sollich

"Nëse Amerika tërhiqet nga Lindja e Mesme shkaktohet kaos.” Kështu deklaroi kreu i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo para pak ditësh në Egjipt, në një fjalim për politikën amerikane në Lindjen e Mesme. Me këto fjalë ai donte të qetësonte aleatët në rajon, tërësisht të irrituar me paralajmërimin e presidentit Donald Trump para krishtlindjeve për tërheqje "të shpejtë” të trupave amerikane nga Siria.

Por, kjo pasiguri ka për të vazhduar. Sepse vetëm një ditë pas fjalimit të Pompeos, të premten (11.01) SHBA bënë të ditur se tërheqja e trupave amerikane ka filluar ndërkohë, të dhëna të tjera nuk jepen "për shkaqe sigurie”. Në këtë logjikë të prezantuar nga Pompeo, kjo do të thotë, SHBA e lenë Sirinë të zhytet edhe më shumë në kaos.

Ende nuk dihet, se deri në cilën pikë do të vazhdojë tërheqja e trupave amerikane. Rusia, fuqia aktuale e fortë në Siri, ka bërë të ditura dyshimet e saj. Me sa duket SHBA do të vazhdojnë të bombardojnë nga ajri njësitë e mbetura të grupit terrorist "Shteti Islamik”. Megjithatë mbetet rreziku, që SHBA me Sirinë jo vetëm që do t’ia lenë Rusisë në masë të madhe rajonin, por me këtë edhe aleatit më të fortë të rusëve në Siri, Iranit. Kjo kur Pompeo e sulmoi me një gjuhë verbale të ashpër Iranin, duke theksuar se SHBA bashkë me aleatë të tjerë në rajon do të luftojnë influencën e Iranit për aq kohë, sa "edhe çizmja e fundit iraniane të jetë larguar nga Siria.” Se si do të bëhet kjo kur SHBA po tërhiqet dhe kundër vullnetit të Rusisë, këtë Mike Pompeo nuk e tha.
Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit heshti edhe për një rrezik tjetër: Tërheqja amerikane mund të çojë në atë që Turqia, të sulmojë kurdët, aleatët e deritanishëm të SHBA-së në Siri. Ankaraja ka kërcënuar disa herë, e sipas njoftimeve nga rajoni po përgatitet demonstrativisht për një ofensivë ushtarake. Edhe këtu logjika e Pompeos të çon në përfundimin – tërhiqet SHBA kërcënon kaosi.

Ky kaos nuk kërcënon vetëm Sirinë, por të gjithë rajonin. Nga konflikti Izrael-Palestina deri tek lufta në Jemen, në këtë kënd të botës ekzistojnë frikshëm shumë konflikte, që përmes politikës aksioniste e të pamenduar te Donald Trumpit mund të dalin shumë shpejt nga kontrolli. Deri më tani Trump nuk ka arritur asgjë konkretisht: Izraelitët mund të gëzohen për njohjen e statusit të Jeruzalemit si kryeqytet, por palestinezët marrin shumë më pak mbështetje se deri më tani. "Ujdia e shekullit” e proklamuar fort nga Trumpi nuk duket gjëkundi. Armëpushimi i arritur me aq mundim në Jemen është i brishtë, vuajtja e popullatës jemenite vazhdon. Konfliktet mes aleatit amerikan, Arabisë Saudite dhe Katarit mbeten të pazgjidhura, ndërkohë që retorika amerikane kundër Iranit nën presidentin Trump është bërë kaq e ashpër, sa disa deklarata gati tingëllojnë, sikur verbalisht po përgatitet një konflikt ushtarak. Tek sundimtarët në Arabinë Saudite dhe krerët e shtetit në Izrael një kurs i tillë vërtet që mund të miratohet, por ai është shumë i rrezikshëm. Irani nuk mund të nënvlerësohet ushtarakisht.

Pompeo u distancua shprehimisht nga fjalimi i paraardhësit të Trumpit, Barack Obama në Kairo, që ndoqi një kurs dukshëm më të butë ndaj Iranit. Obama kishte paralajmëruar në vitin 2009, një "fillim të ri historik” në marrëdhëniet me botën arabe dhe në kuadër të "pranverës arabe” vërtet mbështeti forcat demokratike në rajon.

SHBA nën Trumpin bëjnë të kundërtën. Ato bashkëpunojnë, megjithë shkeljen më flagrante të të drejtave të njeriut, si me Riadin ashtu edhe me Kairon. Pompeo në këtë kontekst nuk heziton të thotë në mënyrë cinike se SHBA më në fund ka marrë "rolin tradicional të Të Mirit” në rajon, sikur intervenimet amerikane në Irak dhe Libi në kohën e tyre të ishin përshëndetur njëzëri si "ofensiva çlirimi”, Në realitet ka qenë e kundërta. Edhe politika aktuale e SHBA në rajon nuk prodhon më shumë se kaos, dhe forcon ato regjime në botën arabe, politika e të cilave qëndron në një kundërshti të hapur me vlerat tradicionale amerikane. Nuk mund të dallohet një konsekuencë politike në këtë strategji.

Po Gjermania?

Nga pikëpamja gjermane nuk mund të kritikohet, pa përmendur dy aspekte: Megjithë dallimet amerikane dhe europiane në politikën e Lindjes së Mesme, në vitin e shkuar u rritën ndjeshëm eksportet gjermane të armëve në Arabinë Saudite. Marina egjiptiane duhet të jetë gëzuar në fillim të këtij viti pas një miratimi që Berlini i bëri eksportit të një fregate për Kairon. /DW/

The post SHBA po e shton më shumë kaosin në Lindjen e Mesme appeared first on Telegrafi.

Kush qe Çani, Edi apo Ariani?

Posted: 13 Jan 2019 12:28 AM PST

Me të vetmen aftësi reale që i ka mbetur, atë të një aktori të mirë që duhet të nxjerrë në skenë një personazh të ngjizur keq, Edi Rama hodhi një ide të re në paraqitjen e tij përballë Arian Çanit. Ai drejtoi vështrimin nga kamera, bëri një pauzë të gjatë, simuloi një vuajtje që i buronte nga përbrenda dhe iu drejtua publikut gjithë dhimbje: "Jini të kujdesshëm, se nuk e kanë me mua, por me ju".

Shigjetimi ishte për Ilir Metën që nuk dekretoi për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë akt.

Sipas kryeministrit, i tërë ky grupim, i shtrirë nga Tirana në Prishtinë, nxitet nga ndjenja e errët e xhelozisë për të rinjtë, nga armiqësia për modelin e tyre të panjollë dhe të pamëkatshëm, nga mbrapshtësia për të mos i lënë të afrohen të dy pjesët e mëdha të kombit.

Pasi renditi këto argumenta, shefi i qeverisë u kthye sërish nga kamera për t'i folur publikut: "Unë jam këtu për t'iu mbrojtur nga kjo lukuni që kërkon të marrë peng të ardhmen tuaj".

Meqënëse përpos debatit juridik (a duhej apo jo certifikata), Edi Rama e trajtoi konfliktin e fundit edhe në sferen shoqërore dhe politike, të pacekur deri më tani, patjetër që është interesante të ndalesh edhe tek ajo.

Dhe në këtë kuptim rasti i Gent Cakës është mjaft ilustrues për të gjithë tërmetin e fundit që pësoi qeverisja e rilindjes.

Ai është simboli i kësaj aradhe, ndoshta ekspertësh të rinj, të shkolluar, por që nuk kanë lidhje as me meritokracinë e ngjitjes në politikë, as me karrierën brenda partisë që i mandaton dhe as me shqiptarët, të cilëve ua kanë kërkuar votën të tjera personazhe.

Pra, në kuptimin shoqëror dhe politik, katapultimi i Gent Cakës dhe ministrave të ngjashëm si ai, mbetet i papranueshëm.

Ndryshe nga sa thotë Rama, ai nuk është një garanci për të ardhme më të mirë dhe më demokratike për shqiptarët, por rrëshqitja drejt një pushteti personal, të ngjashëm me atë të "vëllait Erdogan" apo të princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane Al Saoud.

Në asnjë model të mirëfilltë vendi demokratik, askund, nuk mund të ekzistojë një kabinet me kaq figura të panjohura dhe pa pikë lidhje me partinë që ka në duar pushtetin.

Në asnjë sistem perëndimor nuk gjenden kaq ministra të patestuar përmes votës së qytetarëve.

Vërtet Edi Rama në shfaqjen me tepsi në dorë në verën e 2017, u kërkoi shqiptarëve i vetëm pushtetin, por kjo kërkesë kishte të bënte me shkëputjen nga aleatët politikë dhe aspak me një mandat të pakufishëm për të bërë ç'ti donte qejfi.

Në këtë kuptim, ndryshe nga sa u thotë shikuesve me sy të ngulur nga kamera, ata po i tradhton ai vetë. Ai po bëhet pengesë për një sistem të hapur, me rregulla loje, ku vlera e votimit e ul voluntarizmin individual.

Me Gent Cakajn dhe me shumë të singjashmit e tij në kabinet, ai kaloi çdo limit të delegimit të pushtetit në duart e veta. Prandaj edhe për këtë i duhej thënë ndal me të gjitha mjetet ligjore apo ekstra ligjore qofshin ato.

Por, përtej këtij problemi disi teorik, qëndron edhe një tjetër, tejet më praktik. Ai lidhet kryesisht me komunikimin dhe me tendencën e Edi Ramës për ta shitur të zezën për të bardhë.

Si ka mundësi që edhe regresin e ndryshimeve të fundit në qeveri, ai u mundua ta paraqesë, në "Zonë e Lirë", si një garanci më shumë për shqiptarët ? Si ka mundësi që akte të tilla të paimagjinueshme për çdo demokraci normale, ai i reklamon si digë ndaj frontit lokal të së keqes ?

Dhe këtu kthehemi sërish tek ajo që pamë që në fillim të shfaqjes së tij përballë Arian Çanit.

Tek talenti i konfirmuar i një aktori të mirë, që duhet të shfaqë në skenë një personazh të ngjizur keq. Sepse këtë bëri Edi Rama të premten në mbrëmje. Këtë përsëriti edhe një javë më parë tek Ermali. Këtë model shumëfishon edhe me postimet në rrjetet sociale.

Prej kohësh ai do të pompojë sozinë duke fshehur të vërtetin. Ai do rolin dhe jo realitetin.

Prej kohësh e ka kuptuar se është më mirë që njerëzit ta përqeshin si karagjoz, sesa ta urrejnë si mafioz, ta neveritin për lakuriqësinë, sesa ta luftojnë për grykësinë.

Prandaj, në "Zonë e lirë", ai u mundua të jetë ai që nuk është. Prandaj zgjodhi atë emision, autori i të cilit ka aftësinë e dyfishtë që të luajë vetveten. Dhe e bëri mirë. Aq sa të premten tek Çani, ishte shumë e vështirë të dalloje, kush qe Rama dhe kush qe Ariani. /Lapsi/

The post Kush qe Çani, Edi apo Ariani? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more