Skip to main content

“Tenderët në Shqipëri, “Air Albania” shqetëson parlamentin e Holandës” plus 9 more - Gazeta Dita

“Tenderët në Shqipëri, “Air Albania” shqetëson parlamentin e Holandës” plus 9 more - Gazeta Dita


Tenderët në Shqipëri, “Air Albania” shqetëson parlamentin e Holandës

Posted: 17 Jan 2019 02:33 AM PST

Mënyrat se si realizohen tenderët në Shqipëri kanë shqetësuar edhe parlamentin e Holandës.

Në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm holandez, Stefan Block në Tiranë, deputeti Pieter Omtzigt i drejtoi atij 9 pyetje që reflektonin shqetësime mbi mënyrën se si në Shqipëri bëhen tenderët dhe për marrëdhëniet tregtare të  Shqipërisë me Turqinë e Erdoganit.

Konkretisht, pyetjet kërkonin sqarime mbi tenderin e aeroportit të Vlorës ku theksohet se është bërë pa garë. I njëjti shqetësim është shprehur edhe për kompaninë Air Albania.

A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë  për tre kompani turke  pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?

Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke,  kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit”, pyet Pieter Omtzigt.

Nisur nga këto, deputeti holandez Omzig kërkon një shembull të një tenderi të zhvilluar në mënyrë korrekte në Shqipëri.

“A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?

A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria  nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo”, vijon ai.

Deputeti kërkon gjithashtu të merren parasysh edhe shkeljet që Shqipëria i ka bërë marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në lidhje me këto kontrata. Në fund ministrit i kërkohet të japë përgjigje për këto pyetje brenda 3 javëve.

o.j/dita

Sëmundjet mendore, shqiptarët renditen të parët

Posted: 17 Jan 2019 02:22 AM PST

Shqipëria renditet e para në rajon për sëmundjet e shëndetit mendor. Një studimi i revistës shkencore 'Lancet', tregon se rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga këto sëmundje.

Në raport theksohet se në vendin tonë shënohet nga viti në vit rritje e numrit të personave të prekur nga çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni.

Sipas ekspertëve, personat e prekur në vendin tonë përveç vështirësive që hasin sa i përket kujdesit shëndetësor, vuajnë edhe diskriminimin, që nis nga mënyra se si trajtohen në spitale deri tek problemet që hasin në familje apo shoqëri sa i përket integrimit të tyre.

Studimi rendit ankthin si sëmundjen më të përhapur në këtë kategori në vendin tonë, me 3.56% të popullsisë së prekur. Më pas vijnë depresioni dhe varësia nga alkooli dhe drogat, me 1.67% të totalit të popullsisë.

Studimi thekson se ankthi po njeh rritje të numrit të të prekurve edhe në nivel global. Raporti flet për humbjen e 16 trilionëve Dollarëve nga viti 2010 e deri tani në mungesë të adresimit të problemit.

Ndërkohë, shënohet edhe ulje e moshës së vdekjes nga sëmundjet mendore. Shumë pacientë në gjendje të rënduar humbin jetën pa mbushur 20 vjeç.

o.j/dita

Feride Papleka për Rexhep Qosen

Posted: 17 Jan 2019 02:22 AM PST

Feride Papleka është një personalitet i vërtetë i letrave shqipe.

Ajo është figura e një gruaje me vullnet të paepur, me një këmbëngulje pafund, me talent në disa fusha krijimi, është krijuese, që gjatë gjithë jetës ka kontribuar në kulturë.

Feride Papleka u shqua fillimisht si poete.

Ajo ka lindur në qytetin e Ballshit.

Kam qenë dhe kam folur për Feride Paplekën në ceremoninë, kur atë e shpallën para pak kohësh “Qytetare Nderi të Ballshit”.

Feridja është martuar me Anton Paplekën dhe kaloi një kohë të gjatë të jetës në Tropojë ,pastaj u zhvendosen në Tiranë, ku familja Papleka jeton dhe sot.

E përmenda faktin e mësipërm për të formuluar një cikël të disa figurave të shquara ne rang kombetar  të Tropojës.

Anton Papleka është padyshim një nga poetët më të shquar shqiptarë. Eshtë autori i shumë përkthimeve nga frengjishtja, studiues i spikatur i folklorit dhe Eposit te  Veriut.

Anton Papleka është në një rend, së bashku me disa poetë shumë të rëndësishëm të poezisë shqipe.

Po përmend këtu Skënder Bucpapaj, një poet që mund ta quaj të “vetëlindur”, me një aftësi krijuese pa përmasa.

Poeti tjetër Hamit Aliaj është gjithashtu një poet i cuditshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Poezia e tij origjinale ka thekse më lakonikë, pra përgjithësisht edhe më të abstraguar në simbole.

Ky është qarku brenda të cilit jetoi për shumë kohë Feride Paplekaj, kjo gjë ka lënë gjurmë tek ajo.

Feride Paplekaj është personalitet në dy fusha:  në krijimet vetjake dhe në përkthime.

Ajo është autore e shumë librave poetikë dhe e romanit Sui Generis “Vetëvrasja e Hënës” publikuar nga Shtëpia Botuese ERIK – është një roman, që për fat të keq kaloi pa rënë në sy.

Por në formën e vet ky roman është një rrëfim unik, është një subjekt modern, i vetmi në llojin e vet në letrat shqipe.

Feride Papleka është autore edhe e librave me poezi  “”Lumi i Heraklitit”, “Trendafili i Heshtur”.

Feride Papleka ka spikatur në rrafshin e përkthimeve, ajo ka bërë përkthime të autorëve të njohur si Balzaku, Jorges Lui Borges, F. Dolto, O. Wilde, J. Maillet, Jacques Taravant, A. Gide, A. Ayme, M. Proust, M. Bosquet, Pascal Quignard, N. Gdalia, si dhe “Traktat për Intelektin” ese nga Spinoza.

Feride Papleka ka formuar kështu korpusin e vet.

Por ajo dallohet dhe për dy libra studimorë: për librin që i ka kushtuar jetës dhe veprës së Dhimitër Shuteriqit.

Dhe së dyti librin “Rexhep Qosja: Bisedë e pambaruar”.

Këto dy libra e lartësojnë figurën e Feride Paplekës si një studiuese serioze dhe me kulturë të madhe.

 

Gjatë kohës që Feride Papleka punonte librin e saj mbi Rexhep Qosen disa herë është konsultuar dhe me mua.

Madje fragmente të librit i kam lexuar gjatë kohës kur libri ishte në proces krijimi.

Në vitin 1994 unë jam i pari shqiptar që botova librin e parë mbi Rexhep Qosen “Rexhep Qosja dhe Cështjet Kombëtare”.

Ky libër hapi hullinë e librave që i kushtohen gjerësisht Rexhep Qoses.

Libri i Feride Paplekës për Rexhep Qosen mund të konsiderohet me plotë gojën si libri më i mirë dhe më i plotë për figurën e vecantë dhe të spikatur të Rexhep Qoses.

Këto ditë e kam rilexuar sërisht librin e Feride Paplekës për Qosen.

E ndjej të domosdoshme të shpalos idetë e mija qartësisht për këtë libër.

Puna e paepur e Qosjes për kulturën shqipe dhe për çështjen shqiptare e ka nxitur Feride Paplekën të ndërmarrë një studim thuajse të plotë të veprës së tij  duke na njohur edhe me disa anë të panjohura të jetës.

Në parashtrim theksohet se vepra e Qosjes përfaqëson një unitet ligjërimor dhe një pasuri gjuhësore, në të cilën idetë dhe motivet e ndryshme i shoqëron një filozofi që shkon drejt përsiatjes universale.

Ai është i plotpushtetshëm në atë që shkruan dhe është shndërruar tashmë në figurë referimi për shumë arsye, nga të cilat jepen më kryesoret, si: shtjellimi i plotë i veprës së rilindësve, kuptimësia e thellë e realitetit shqiptar dhe interpretimi humanist i çdolloj problematike.

Vepra e Ferides mbi Rexhep Qosen ndahet në dy pjese të rëndësishme:

Pjesa e parë sjell disa momente të rëndësishme të jetës që hedhin dritë mbi veprën, shoqëruar me një analizë të përgjithësuar për karakteristikat e ligjërimit si dhe për disa aspekte të veçanta të krijimtarisë letrare, shkencore dhe publicistike të tij. Prej estetikës së tij ligjërimore, e cila nuk e ndan shkrimin nga leximi, mund të kuptojmë krijuesin, por edhe qytetarin që është shembull i papajtueshmërisë me gjithçka që pengon ecjen e shoqërisë përpara.

Pjesa e dytë, në të cilën është e pranishme fjala e autorit, është një hapësirë me pyetje-përgjigje, një intervistë shkencore, një vetëzbulim i  krijimtarisë që kryen një funksion të dyfishtë; ajo është edhe një lloj gurifilozofik, ashtu si e quan autorjaqëi jep tonin krejt punimit. Fragmente nga Vepra e tij i shoqërojnë pyetjet dhe ushqejnë lëndën, duke i dhënë asaj trajtën e një bashkëbisedimi.

Autorja përshkruan momentet kyçe të jetës, që lidhen ngushtësisht me veprën, duke e analizuar me objektivitet ecurinë e tij si kritik, si shkrimtar dhe ndalet gjatë në vitet '80, si periudhë e veçantë e jetës në Kosovë.

Në mënyrë dialektike analizohet poetika e ligjërimit të Qosjes dhe shqyrtohen tre elemente të kësaj poetike: gjuha, stili dhe teknikat rrëfimtare. Fuqia e stilit të tij qëndron në kërkimin e pareshtur estetik të vlerave simbolike të shprehjes si dhe në përdorimin e pasurisë së gjuhës shqipe, duke e  rifreskuar atë pareshtur. Këtë ai e tregon që me esetë e para.

Feride Papleka thotë se romani i tij i parë Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), karakterizohet nga një ligjërim ekzistencial.

Kur botoi romanin ai kishte pas vetes një të kaluar të pasur si krijues: Dialogë me shkrimtarë (1968), Kritika letrare (1969), Antologjia e lirikës shqipe (1970), Kontinuitete (1972),  Asdreni – jeta dhe vepra e tij (1972), Panteoni i rralluar (1973).

Qosja ka bërë, si të thuash, një revolucion në studime, duke i vështruar veprat e letërsisë shqipe në mënyrë dialektike nën dritën e marrëdhënieve vepër/autor/periudhë letrare, brenda një konteksti historik, shoqëror dhe kulturor në zhvillim të vazhdueshëm. Lëvizja e brendshme e mendimit krijon nëpër tekste gjithnjë pika ku takohen prerjet e të dyja rrafsheve kryesore letrare, sinkronik dhe diakronik, shoqëruar me meditime filozofike dhe kureshtje intelektuale dhe historike, si referime që kanë mbetur të pandryshuara në krijimtarinë e tij.

Tematika kryesore e prozës së tij letrare është kërkimi i identitetit të humbur si simbolikë e zbulimit të unit përmes dashurisë dhe vdekjes. Këto tema ekzistenciale i japin ligjërimit të tij karakter iniciues, e strukturojnë vizionin tonë për jetën. Leximi apo rileximi i tyre e mësojnë lexuesin si të marrë pjesë në një veprimtari emancipuese. Romanet Vdekja më vjen prej syve të tillë, Një dashuri dhe shtatë faje, Nata është dita jonë, Bijtë e askujt, si dhe tregimi alegorik I ringjalluri i penduar, paraqesin një botë të shformuar, të lodhur e të trishtuar; tekstet e tyre janë edhe një anketë e hapur për mundësitë e krijimit letrar dhe shprehin vullnetin e tij krijues për të tejkaluar format e trashëguara dhe për të shpalosur një frymë të re. Monologu, dialogu imagjinar, fjalitë retorike dhe përsëritjet nëpër tekstet e tij letrare i përforcojnë mesazhet dhe ia shtojnë kumbimin ritmik fjalës. Personazhet e teksteve të tij janë të ndjeshëm e të dhembshur, ata kanë pas tyre një bibliotekë të tërë. Në dramë, e cila zhvillohet kryesisht mbi teknika të reja skenike, thotëstudiuesja, heronjtë e tij "përleshen" trup e shpirt me pjesën e errët të botës për ta sfiduar dhe mposhtur atë me dritën e mendimit. Drama e tij ka në themel një mision shoqëror, por njëkohësisht ajo shpreh zhvillimin e saj në formë.

Temat e ndryshme letrare dhe jashtëletrare të Qosjes i shoqëron një patos i jashtëzakonshëm. Në libër i bëhet një analizë e thellë formimit të tij estetik të trashguar nga brezi i intelektualëve të Europës së gjysmës së dytë të shekullit XX dhe shqyrtohet forma heteroklite e trajektores së ligjërimit,  fryma kritike dhe krahasimi i mendimit të tij me të vërtetat si çështje e përjetshme e filozofisë, por edhe një çështje parësore në krijimtarinë e Qosjes. Teknika e tij rrëfimtare është kërkim i së vërtetës, qoftë kjo artistike, qoftë historike. Universi i tij intelektual është në harmoni me ndjeshmërinë e tij vizionare.

Në këtë libër vështrohen veç e veç kontributet e Qosjes si historian dhe teoricien i letërsisë, si shkrimtar, si dramaturg, si publicist se aty veprohet me mekanizma të ndryshëm shprehës. Për Qosjen një tekst nuk është kombinim fjalësh e fjalish, por çështje të vërtetash shkencore dhe artistike, të lidhura ngushtë me aktualitetin e me historinë.  Autorja shkruan: „Realitetet e teksteve të tij sot të krijojnë përshtypjen e disa rrathëve të mëdhenj tematikë, të ndërfutur te njëri-tjetri, që japin dhe marrin gjithnjë përmes një praktike ndërtekstore".

Librat e Qosjes krijojnë një unitet të pandashëm, se aty e gjen veten çdo lexues, regjistra të shumtë ligjërimi hedhin ura të shumta komunikimi.

Me arsyetim të gjithanshëm si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën autorja vë në dukje punën e tij shkencore për shtjellimin e veprës letrare dhe patriotike të rilindësve, për frymën kritike që shoqëron analizat studimore e që i ka dhënëjetëgjatesi mendimit të tij, për konceptin e tij të përparuar për nocionin letërsi shqipe si një tërësi unike dhe vlerësimin e gjuhës së njësuar letrare si njësi e identitetit kulturor kombëtar. Një vend të rëndësishëm në tekst zë angazhimi i plotë i Rexhep Qosjes me çështjen kombëtare.

Feride  Paplekae vlerëson ditarinDëshmitar në kohë historike,i parashikuar në 9 libra, i ushqyer me atmosferën e kohërave, me mendime, ide, portrete, i cili na njeh ndër të tjera edhe me shqetësimet e tij për identitetin shqiptar, për kulturën dhe shterimin e saj, për cenimet që i janë bërë gjuhës kombëtare, për gabimet pa fajtorë, për mungesën e frymës demokratike në shoqëri, për harresën ndaj traditës, për konceptet teorike dhe praktike të krijimtarisë në përgjithësi. Ai  bëhet njëkohësisht objekt i rëndësishëm për të zbuluar edhe gjenezën e veprës së tij.

Ky libër studimor ndriçon disa enigma të shkrimit të tij dhe sidomos enigmën që vepron përherë në një vepër që është në lëvizje të vazhdueshme. Autorja hedh dritë të qartë për lexuesin kur thekson disa prirje krijuese të Qosjes, si: prirja kritike e shkencore, letrare e kulturore, polemike e politologjike dhe shton: „Por duke studiuar këtë ecuri të gjatë ligjërimore, është vënë re edhe një prirje tjetër: prirja strategjike. E padukshme në shikim të parë, ajo është një lidhje e brendshme mes teksteve, të cilat inextenso ruajnë të patër gjuhën, stilin dhe idetë. Cilësia për të bashkuar në një të vetme gjeninë krijuese letrare e shkencore, me intuitën historike, e ka transformuar në mënyrë të vetvetishme veprën e tij në një Histori brenda Historisë së madhe".

Autorja e librit shkruan se përmes kalimit në fusha të ndryshme të letërsisë, historisë së saj, kulturës dhe realitetit në demokraci, zbulohet pak nga pak një vazhdimësi e qenësishme, një shkrim gjithëpërfshirës, i cili ngrihet mbi raporte jetësore si: njeriu dhe liria, njeriu dhe dashuria, njeriu dhe demokracia.

***

Feride Papleka eshte nga te pakta  gra , qe ka marre  graden  DOKTORE E SHKENCAVE, te mbrojtur ne Universitetin e Sorbones.

Kohet e fundit  po merret me perkethimin e nje kryevepre sic  eshte libri "Rrefimet " e Zhak Zhak  Rusoit.

Kam nje respekt dhe nderim te madh per kete grua,- qe spikat ne kulturen shqiptare ne kohera te veshtrira te demonizuar nga politika.

 

Ndërtohet moli i ri i varkave tek Parku i Liqenit

Posted: 17 Jan 2019 02:01 AM PST

Katër  vite më parë një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, sot Parku i Liqenit është shndërruar në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një tjetër projekti që synon një jetë të shëndetshme.

Investimi më i ri është moli i varkave me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve.

Investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Madh të Liqenit Artificial në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

o.j/dita

KQZ, thirrje qytetarëve: Kontrolloni emrin në listën e zgjedhësve

Posted: 17 Jan 2019 01:50 AM PST

Kryetari i KQZ Klemend Zguri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontrollojnë emrin në listat e zgjedhësve.

“U bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të internetit të KQZ.

Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t’iu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate”, tha Zguri.

o.j/dita

Francë, shpërthim në Universitetin e Lionit

Posted: 17 Jan 2019 01:27 AM PST

Një i plagosur lehtë dyshohet të jetë shënuar pas një shpërthimi të fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

Sipas informacioneve të "BFMTV", zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.

Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.

Përmes rrjeteve sociale, Universiteti "Lyon 1" këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendngjarja, duke siguruar se ekipet e emergjencave po ndërhyjnë për t'i dhënë fund këtij incidenti.

o.j/dita

Përmirësohet situata në Dajt, por ka ende akse ku duhen zinxhirët

Posted: 17 Jan 2019 01:11 AM PST

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se edhe mëngjesin e sotëm, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë në gatishmëri dhe kanë hedhur kripë në disa segmete të bllokuara prej akullit në rrugë.

Më konkretisht, situata në rajonin verior vijon të mbetet disi e rënduar, edhe pse puna për kriposjen e rrugëve nuk është ndalur. Segmentet ku duhet të kalohet me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë janë Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Sllovë -Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë, ndërsa në të tjerat qarkullimi kryhet normalisht.

Në rajonin qendror, vërehet përmirësim i situatës në akset e Dajtit. Nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet gjithsesi përdorimi i zinxhirëve në disa segmente, sikurse edhe në Qafë Priskë-Qafë Mollë apo Lunik-Steblevë. Në aksin Krujë-Sarisalltik rekomandohet lëvizja pjesërisht me zinxhirë sikurse edhe në Qafë Priskë-Shëngjergj, për shkak të pranisë së ngricave. Në akset e tjera, qarkullimi është normal.

Qarkullim pa probleme dhe pa zinxhirë ka pothuajse në të gjithë rajonin jugor, duke përfshirë këtu qarqet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta përgjatë të gjithë natës.

Për shkak të pranisë së herëpashershme të ngricave në rrugë, ARRSH-ja u bën thirrje përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore, ndërkohë që duhet të përdorin zinxhirët aty ku këshillohet.

o.j/dita

Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja

Posted: 17 Jan 2019 12:53 AM PST

Pas arrestimit të 13 personave nën akuzën e evazionit fiskal, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një postimi në Twitter theksoi se ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.

Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja👊“, shkruan Rama në twitter.

o.j/dita

 

Serbia ngrihet në këmbë – Po vjen Putini!

Posted: 17 Jan 2019 12:46 AM PST

Gazetat bulevardeske në Serbi janë duke numëruar forcat speciale ruse që kanë ardhur në Beograd për të siguruar presidentin e tyre.

Sipas llogarive të deritanishme, në Serbi kanë ardhur deri tani rreth 250 forca speciale ruse, ndërkohë që do të angazhohen edhe rreth 7000 policë serbë. Qarkullimi i automjeteve do tw bllokohet pothuajse i twri.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të nderohet me një medalje të posaçme ruse, të cilën e kanë marrë më parë shumë pak personalitete serbe.

Vladimir Vladimiroviç mund të shetisë në qytet pa pikë frike se mund t’i ndodhë diçka. Ai do të vizitojë edhe kishën e madhe Sveti Sava. Dhe me siguri që do të shoqërohet nga një pritje madhështore e simpatizantëve të Rusisë dhe presidentit Vuçiç.

Partia e Vuçiçit, SNS, pohon se ajo nuk është marrë me organizime të ceremonive me rastin e vizitës së Putinit. Por në qendër të Beogradit – prej pallatit Albanija e deri tek Kisha Sveti Sava, do të mblidhen dhjetëra mijëra simpatizantë të Putinit dhe të pushtetit. Thuhet se tubimet janë organizuar nga organizata joqeveritare dhe qytetarë

Presidenti Vuçiç ka zbuluar këto ditë edhe disa detaje nga darka e përbashkët e fundit me Putinin, duke bërë të ditur se Vladimir Vladimiroviçi me dëshirë luan piano dhe e puth ikonën serbe që ai i ka dhuruar ai. Me sjelljen e tij, Putini ia ka ngritur kuotat Vuçiçit tek populli serb. Po çfarë fiton Putini me këtë vizitë dhe spektakël?

Boris Varga, analist politik, thotë se në studimet e fundit thuhet se shumica ruse mendon, që Putini është fajtor për gjendjen e keqe ekonomike në Rusi. “Ndaj Vladimir Vladimiroviçi ka nevojë për një sinjal pozitiv në ndonjë vend tjetër, i cili nuk është ndonjë republikë bananesh e ish-Bashkimit Sovjetik, pra nga një vend i cili është kandidat për anëtarësim në BE, por që e respekton dhe mbështet Putinin. E ky vend është Serbia".

Në Beograd do të nënshkruhen 21 marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes universiteteve, përdorimin e energjisë atomike, hekurudhave etj. Një prej tyre megjithatë duhet veçuar: Planin për konsultime mes Ministrive të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, për periudhën 2019/2020, të cilin do ta nënshkruajnë ministrat e Jashtëm Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiç. Kjo siguron që Serbia në asnjë mënyrë nuk mund të fusë sanksione ndaj Rusisë gjatë këtyre dy viteve. Drejtori i fonacionit Heinrich Böll në Beograd, Simon Ilse, thotë se kapitulli 31 në negociatat për anëtarësim në BE parashikon një politikë të përbashkët të jashtme. Ky kapitull e detyron Serbinë pra që t’i pranojë sanksionet kundër Rusisë. Ndryshe nuk ka anëtarësim në BE, shkruan DW.

Shumëkush në Serbi e sheh Putinin si shpresën më të madhe për politikën serbe ndaj Kosovës. Ndërkohë që Vladimir Vladimiroviçi po përpiqet të lidhë gjithnjë e më shumë për vete shtetin e vetëm rusofil në këtë pjesë të botës – sipas mundësisë me sa më pak investime. Moska është mjeshtre për gjëra të tilla – që nga pak punë të bëjë një gjë të madhe.

Të gjitha dhuratat e premtuara, prej avionëve të dërguar e deri tek tanket e premtuara, janë paguar paraprakisht. Gazi rus është në Serbi më i shtrenjtë se në Gjermani. Ndërkohë që premtimet për kalimin e gazsjellësve nëpër territorin e Serbisë ende janë vetëm premtime.

Putini me siguri që do të kënaqet me pritjen e ngrohtë në Beograd. Por ai është një lojtar shumë i mirë shahu. Përveç sanksioneve ndaj Rusisë dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë, ai është i interesuar që të punësuarit në qendrën humanitare ruse në Nish të kenë status diplomatik.

Pra që humanistët rusë të kenë statusin e njëjtë si edhe personeli i NATO-s, i cili në Serbi konsiderohet i paprekshëm. Putini ka punuar edhe vet në shërbimet sekrete dhe e di rëndësinë e mbështetjes diplomatike, nëse paraqitet nevoja. Mbetet të shihet nëse do t’i plotësohet edhe kjo dëshirë.

o.j/dita

Evazion fiskal prej 18 miliardë lekësh, lëshohen 25 urdhër-ndalime

Posted: 17 Jan 2019 12:29 AM PST

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

Në total janë lëshuar 25 urdhërndalime, për 25 personat që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive, që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more