Skip to main content

““Tarifat dentare”, Ministria e Shëndetësisë i drejtohet gjykatës” plus 9 more - Gazeta Dita

““Tarifat dentare”, Ministria e Shëndetësisë i drejtohet gjykatës” plus 9 more - Gazeta Dita


“Tarifat dentare”, Ministria e Shëndetësisë i drejtohet gjykatës

Posted: 25 Jan 2019 02:33 AM PST

Pas vendosjes për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare, sot Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut.

"Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm", thuhet në njoftim.

o.j/dita

Çmimi apo ndërgjegjësimi? Shqiptarët pinë më pak duhan

Posted: 25 Jan 2019 02:30 AM PST

Importi i cigareve ka rënë me ritme më të shpejta se numri i duhanpirësve përgjatë dekadës së kaluar.

Pirja e duhanit dhe cigareve ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008 në 35% më 2018 në meshkujt e moshës 15-49 vjeç, teksa është rritur me 1 pikë përqindje pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë, sipas një anketë të INSTAT të zhvilluar më 2018 në lidhje me faktorët e riskut që cenojnë shëndetin e popullatës.

Duhanpirësit u reduktuan me rreth 7 për qind përgjatë një dekade teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, kryesisht duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit. Rritja e akcizës për disa vite rresht ndaj cigareve, rriti çmimin tyre, duke ndikuar edhe në frenimin e konsumit.

Mirëpo siç shihet nga të dhënat zyrtare, importet e cigareve janë ulur disa herë më shumë se numri i duhanpirësve.

Gjatë periudhës 2010-2017, importi i cigareve ra me 31 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ndërsa numri duhanpirësve është ulur vetëm më 7%, duke sinjalizuar kështu zhvendosjen e konsumit drejt duhanit të dredhur.

Rezultatet e anketës tregojnë se pirja e duhanit e cigareve është më e zakonshme në moshën 30-34 vjeç, meshkujt (44%) dhe gratë (7%).

Duhanpirësit meshkuj kanë tendencë të pinë duhan më tepër se femrat. Rreth 23% e duhanpirëseve meshkuj të moshës 15-49 vjeç raportojnë se pinë më shumë se 25 cigare në ditë, krahasuar me vetëm 3% të duhanpirësve femra.

Pirja e duhanit e cigareve është një nga burimet më të mëdha të sëmundshmërisë së parandalueshme dhe vdekshmërisë së parakohshme. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes qe shkaktohet nga pirja e duhanit.

o.j/dita

Dyfishimi i çmimeve dentare, reagon Autoriteti i Konkurrencës

Posted: 25 Jan 2019 02:10 AM PST

Pas vendimit të Urdhrit të Stomatologut për të rritur pothuajse me dyfish çmimet për shërbimet dentare, sot ka ardhur reagimi i Autoritetit  të Konkurrencës.

Ky institucion në reagimin e tij shprehet se po kontrollon këtë akt normativ të marrë nga vetë urdhri nëse ka shkelje bazuar në parashikimet ligjore.

"Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 "Për mbrojtjen e Konkurrencës", i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.

Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.", thuhet në njoftim.

o.j/dita

Dy lagje të reja në Njësinë 5 me rrjet të ri ujësjellësi, shërbim më i mirë për banorët

Posted: 25 Jan 2019 01:57 AM PST

Dy lagje të tjera në Njësinë nr.5 në kryeqytet kanë një furnizim më të mirë dhe më cilësor me uji.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së ka zbatuar dy investime të veçanta ku është zëvendësuar rrjeti I vjetër dhe i amortizuar me një rrjet krejtësisht të ri.

Investimi i parë u krye në rrugën "Medar Shtylla", ku grupet e punës së UKT-së bën të mundur zëvendësimin e gjithë rrjetit me tubacione të reja dhe material bashkëkohore që garantojnë një furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit që mbërrin në shtëpitë apo bizneset e ndryshme.

Gjithashtu UKT nxori tërësisht nga funksioni rrjetin e vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në  rrugën “Jusuf Vrioni” duke e zëvendësuar me një rrjet të ri.

Të dyja investimet do të reduktojnë humbjet në rrjet dhe do të sjellin një shërbim shumë herë më të mirë për banorët e këtyre dy lagjeve në Njësinë nr.5.

o.j/dita

Nga 1 shkurti, leje ndërkombëtare 3-vjeçare të drejtimit dhe të qarkullimit pa tarifa shtesë

Posted: 25 Jan 2019 01:43 AM PST

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë me qëllim rritjen e transparencës dhe të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare.

Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare. Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.

Masat e fundit të ndërmarra nga Blendi Gonxhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor i kanë dhënë fund mungesës së profesionistëve në sportelet e shërbimeve si dhe kanë forcuar në maksimum kërkesën e llogarisë për të gjithë punonjësit.

o.j/dita

Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka ‘jetuar’ me 170 lekë në ditë

Posted: 25 Jan 2019 01:28 AM PST

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, për të justifikuar paratë e kursyera, pretendon se ka jetuar me 5 mijë lekë në muaj ose 170 lekë në ditë, gjatë periudhës kohore 1992 deri në vitin 2000.

Ky standard jetese është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Edmond Islamaj, shkruan Shqiptarja.com.

Në analizën financiare, KPK thekson se shpenzimet e jetesës për periudhën 1992-2000 të Edmond Islamajt janë në shumën 480,000 lekë, mesatarisht 5,000 lekë në muaj.

"Shpenzimet e jetesës për periudhën 1992- 2000 janë në shumën 480,000 lekë (Për periudhën 1992-2000 është marrë si mesatare shuma prej 5,000 lekësh/muaj shpenzime jetese për subjektin). Të ardhurat e subjektit për periudhën 1992-2000, referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion në total, janë 1,822,161 lekë", thuhet në vendimin e KPK.

Në qershor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamajn.

Ndërkaq, Komisioneri Publik, në 11 korrik të 2018, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK dhe një hetim më të thelluar për pasurinë e gjyqtarit.

Arsyeja e ankimit nuk ishte llogaritja e kostos së jetesës së gjyqtarit për vitin 2000, por disa pasuri të gjyqtarit, të cilat sipas Komisionerit Publik nuk justifikohen apo që nuk janë deklaruar.

Komisioneri Publik ngre dyshime edhe mbi burimin e parave për blerjen e një makine 20 mijë euro nga gjyqtari, i cili pretendon se 60 % e shumës është paguar nga babai i tij, i cili nuk jeton më. Fëmijët e mitur të gjyqtarit kanë në pronësi një pasuri të paluajtshme ndërtesë dhe truall, të dyja me të njëjtën sipërfaqe prej 106.7 m2, dhuratë nga gjyshërit.

o.j/dita

Ardi Veliu vizitë në Itali, takohet me zyrtarë të policisë italiane

Posted: 25 Jan 2019 01:16 AM PST

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një vizitë në Itali ku u takua me zyrtarë të policisë italiane.

Drejtori i Sigurisë Publike, njëkohësisht Shefi i Policisë italiane Prefekti Franco Gabrielli, vlerësoi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, veçanërisht arritjet në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Ardi Veliu gjithashtu zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë Kriminale me Prefektin Nicolino D' Angelo, Zëvendësshefi i Policisë italiane dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale.

Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte mbi të gjitha forcimi i bashkëpunimit sidomos mes dy policive kriminale të dy vendeve, me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në realizimin e operacioneve të përbashkëta, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Kreu i Policisë së Shtetit u prit edhe nga Prefekti Antonio Rizzi, takim i cili u zhvillua në Drejtorinë Qendrore të Antikrimit.

Gjatë këtij takimi u bisedua për çështje konkrete me qëllim identifikimin dhe krijimin e linjave të përbashkëta të hetimeve për kapjen e personave të kërkuar që i fshihen drejtësisë, njohjen e teknologjive dhe procedurave lidhur me hetimet shkencore.

U diskutua edhe për krijimin e strategjive të përbashkëta dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar transnacional.

Veliu mori mbështetjen e plotë të Drejtuesve më të lartë të Policisë italianë për Policinë Shqiptare, si në logjistikë dhe për trajnime të strukturave të caktuara të policisë.

o.j/dita

Burg për gjyqtarin Hysi edhe psikologen Meçani

Posted: 25 Jan 2019 01:06 AM PST

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.

Gjyqtari Hysi dhe Meçani u denoncuan në emisionin "Stop", për korrupsion dhe favore seksuale.

Në videon e transmetuar nga emisioni investigativ Roland Hysi shihet duke i marrë 500 Euro një gruaje të divorcuar, e cila kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj.

Por ai nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi denoncueses i kërkoi edhe favore seksuale. Gjithashtu "Stop" transmetoi edhe dëshmitë e dy grave të tjera, të cilave gjyqtari u kishte kërkuar nga 5 mijë Euro dhe i kishte ngacmuar seksualisht

o.j/dita

Në Tërbaç u përkujtua 75 vjetori i formimit të brigadës V-të heroike

Posted: 25 Jan 2019 01:02 AM PST

 Historia e një kombi si dhe ajo e jona ka në rrjedhën e saj ngjarje e data kulmore që kanë çuar në ndryshime të mëdha historike. Një e tillëështë edhe Lufta Nacional-Çlirimtare e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit. Qarku i Vlorës  gjatë kësaj lufte ka qenë nga më aktivët. Në periudhën 1941-1943 në këtë qark ishin organizuar disa aksione e prita  kundër pushtuesve.Pikërisht për  këtë veprimtari, pushtuesit ishin të shqetësuar, duke e cilësuar Vlorën më të rrezikshmen nëShqipëri, se ajo mbante rekordin e turbullirave.

Për këtëarsye  pushtuesit organizuan disa operacione spastrimi e asgjësimin e njësive partizane të krijuara deri në atë kohë.Në qendër të këtyre operacioneve qëndronte  asgjësimi i çetës  plakë, e cila ishte bërë  tmerr i tyre, për veprimtarinë  e madhe luftarake që kishte zhvilluar. Një nga operacionet me qëllime asgjësuese tënjësive partizane, ka qenë ai i fundit të dhjetorit1942. Ai me forca të mëdha do të hynte  në Tragjas, duke tentuar asgjësimin e njësisë më të organizuara deri në atë kohë, tëÇetës "Plakë". Ata, pushtuesitfashistënuk do tëhiqnin dorë nga qëllimi i tyre.

Atë që nuk e realizuan dot në Tragjas do të mundoheshin ta realizonin në krahinën e Mesaplikut, me qendër  në Gjorm,atje ku u përqendrua  çeta "Plakë", pra ata do vazhdonin ndjekjen  e saj.Por dhe këtu do dështonte ky operacion  në saj të trimërisë e angazhimit të tëgjithë fshatrave të krahinës me çetat e tyre.Nëkëtë operacion, me gjithë organizimin e mirë me shumë forca, ai do të dilte me humbje, ato ishin të pallogaritshme:60  të vrarë dhe mbi 200 të plagosur.Nga kjo disfatë ata u detyruan të hiqnin dorëdhe nga operacioni tjetërqë kishin planifikuar  më 6 janar 1943.

Aq e rëndë u cilësua kjo humbje nga pushtuesit  sa më 12 janar 1943 ata  do të shkarkonin dhe kryeministrin kuisling Mustafa  Krujën. Pra siç shihet Vlora, trimat e Labërisë e tronditën nga themelet pushtuesindhe qeverinë e tij kuislinge. Këto dhe veprime  të tjera i kishin bërëmë të forta njësitë partizane   që deri në këtë periudhë ishin të organizuara me  çeta e batalione. Për të ngritur në një nivel më tëlartë organizimin e luftës Nacional-çlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm si në gjithëShqipërinë  do të urdhëronte formimin e Brigadës V-të sulmuese.Urdhri për formimin e saj nga Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare kishte dalë më herët. Në zbatim të këtij urdhri kuadrot e Brigadës të ngarkuar për formimin e saj do tëgrumbullonin fillimisht dy batalione në Gumenicë të Vlorës datë 28.11.1943, për inaugurimin e saj.

Kushtet e Luftës, operacionet qëpo organizonte armiku e detyruan ta linin përgjysmëkëtë detyrë dhe tëorganizohen për të goditur forcat Gjermano-balliste, që kishin filluar një operacion tjetër tëgjerë për shpartallimin e njësive partizane. Një nga këto ishte  beteja e emërtuar "Lufta e Gjormit", ku u luftua për tre ditëe netë. Në këto luftime, më 12 dhjetor 1943, bie heroikisht komandanti i Brigadës, i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm për  formimin e  kësaj brigade,Abas Shehu.

Në këto luftime krahas çetave të tjera të krahinës sëMesaplikut e Kurveleshit, mori pjesëdhe  çeta territoriale e Tërbaçit me  komandant BeqirSelimin, i cili ra  nëfushën e betejës.Mbas mosrealizimit për formimin e Brigadës V- të nëGumenicë, nga Shtabi i Përgjithshëm do jepej urdhri për t'u bërë inaugurimi  i kësaj Brigade, njësia më e madhe luftarake e Vlorës nëTërbaç.

Ky ishte dhe një vlerësim e besim për këtë popull, që  kishte dhënë shembuj të heroizmit, trimërisë  e besnikërisë në disa aksione, si ai i pritjes në Qafë të Pëllumbit më 20  nëntor 1942,  me komandant aksioni Banush Goxhon, apo dhe pjesëmarrja në luftën e Drashovices,  në shtator 1943,  ku u vra dhe trimi Pilo Muarrem Bega. Në këtë luftë që zgjati  3 javë u  plagos drejtuesii luftimeve, biri  i lavdishëm i Tërbacit,HysniKapo. Atë e shpëtoi  partizani trim,  shoqëruesi  i tij  MuçoGjoka, duke e tërhequr në krahë nga pozicionet eluftës. Gjithashtu këtu do të plagoset dhe  Islam  HarisGanaj, zv- komandant i çetës sëTërbaçitetj.

Mbas këtyre arritjevenë luftime, forcat e batalioneve të caktuara që do të formonin Brigadën e V-të, ishin më të motivuara, me moral më të lartë. Në këto kushte, shtabi i Brigadës mori masat e nevojshme për përfundimin e inaugurimit të saj. Kështu u porositën Këshillat Nacional-Çlirimtare, Komandat Vendore, sidhe komunistët, për të lajmëruar popullin e krahinës se Brigada e V-të S,  do të inaugurohej nëBramyshnjë tëTërbaçit, më 20 janar 1944.

Nga komanda e brigadës u morën masa për sigurimin e  ruajtjen e zonës për rreth Tërbaçit. Për këtë u ngarkua batalioni "Perlat Rexhepi", si dhe forca të Grupit të Parë Operativ në zonën e Borshit. Çetat territorialetë fshatrave fqinjëme Tërbaçinsi Gjormi,Brati, Vranishti, Smokthina, Velça,Ramica, Bolena, Kallarati  e Kuçi,do të ruanin kufijtë e tyre. Këta bënin dhe bërthamën kryesore të  formimit kësaj brigade me partizanë. Pornë këtë brigadë do të inkuadrohen partizanë nga gjithëLabëria që nga Dukati, Tragjasi, Kurveleshi, Bregdeti etj.. Nga përbërja organike mund të quhet dhe Brigada e Labërisë.Familjet tërbaçiote si pritëse u bënë strehëe  partizanëve për një javë.

Në saj të këtyre masave, u kurorëzua me sukses inaugurimi i Brigadës së V-të, duke bërërreshtimin organik që nga skuadra, toga, kompania, e batalioni. Në përbërje të saj u inkuadruan pesë batalione. U bëparakalimi ceremonial, me gjithë armatimin përkatës. Në krye do të ishte komanda e Brigadës: ShefqetPeçi- komandant, Dervish Hekali-zëvendës komandant; komisar –HysniKapoe,zv/komisar Manush Myftiu etj. Skuadra e flamurit paraprinte. Me atë flamur, që u betuan nëBramyshnjë, kjo Brigadë, vazhdoi marshimin e saj luftarak duke përshkruar mbi 2900 km gjatësi  nga Bramyshnja- Kosovë-Vizhegradnë Bosnjë-Hercegovinë dhe kthim, më 7 dhjetor 1945.Menjëherë  pas përurimit të saj,kjo brigadë  mori urdhrin  për thyerjen  e operacionit  të dimrit. U luftua  nga Vajza nëPalasë, Vuno,Picar e Salari.

Në prill 1944,Brigada  e V-të sulmuese  me urdhër të Shtabit përgjithshëm  kaloi  në Qarkun  e Gjirokastrës dhe u përqendrua  për mbrojtjen nga jugu  të kongresit historik të Përmetit që u zhvillua më 24  maj 1944. Kjo Brigadë kreu 752 ditëluftime, duke i shkaktuar armikut  mbi 5000 të vrarë. Ajo la në fushën e betejës 356 dëshmorë, nga të cilët, 9 Heronj të Popullit të rënë në luftime. Në këtë brigadë do të rreshtoheshin mbi 3000 luftëtarë, midis të cilëve edhe partizanë kosovarë, disa  dhanë edhe jetën për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.Kjo njësi luftarake e urdhëruar nga Shtabi Përgjithshëm do të kalonte kufirin e të luftonte për çlirimin e trojeve shqiptare të Kosovës.Kjo brigadë do të angazhohej më shumë e më gjatë  se njësitë e tjera  të dërguara në Kosovë,  këtë  e tregon dhe fakti që ajo u kthye në Shqipëri  mbas një viti  më7.12.1945.

Në këtëBrigadë morën pjesë130 bij e bija tërbaçiot, kurse në  gjithë formacionet luftarake  të ushtrisë Nacional-Çlirimtare nga Tërbaçi morën  pjesë mbi 250  veta, ranë dëshmor për liri 60 veta.Nga pjesëtarët në luftëra për liri e pavarësi Tërbaçika 4 heronj populli; HalimXhelo,HysniKapo, HaredinBylyshi  dhe Vehbi  Hoxha.

Lufta  Nacional-Çlirimtare  do të ishte lufta më e gjatë, mbas asaj të Heroit Kombëtar  Skënderbeut, ajo zgjati jo pak por 5 vjet. Nga gjiri i kësaj lufte do dalin dhe shumë kuadro drejtues me kontribute  në luftë,  por ata do të kontribuojnë dhe pas lufte. Vlerësimi i këtyre kuadrove u  bë që nëKongresin e Përmetit në 24  maj, duke u dhënë dhe gradat sipasaftësive, arsimit  e kontributit në luftë. Por shteti mbas luftës nuk do mjaftohej me dijet që kishin gjatë luftës. Për të ngritur nivelin e tyre do t'i fuste në shkolla e kurse të hapura  posaçërisht. Kualifikimi e shkollimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm.

Për kualifikime në nivele më të larta do tëdërgohen dhe nëakademira  ushtarake e shkolla të larta civile jashtë shtetit. Nga Tërbaçi  ish-partizanë  u dërguan nëakademirajashtë shtetit 6 veta, nga të cilët  dy veta  kryen dhe nga dy akademi. Këta do të bëhen drejtues të larte në ushtri si Vehbi  Hoxha, ArifHasko, DeloBalili,Tahir  Hoxha etj. Kuadro të tillë nga radhët e ushtrisë nacional -çlirimtare do të jenë shumë. Ata do të jene kontribues në zhvillimin e modernizimin e ushtrisë shqiptare në përshtatje me nivelin e kohës, duke përballuar dhe shumë provokacione nga ushtritë fqinje e më gjerë.

Nga radhët e ushtrisë partizane do të dalin dhe shumë kuadro që do kontribojnë ne zhvillimin e shoqërisë re shqiptare në ekonomi dhe në shumë sektorë të tjerë, natyrisht mbasi morën dhe arsimimin e nevojshëm.Pra kur ne përkujtojmë  njësitë  luftarake ku kanë milituar këta kuadro, duhet që të vlerësojmë e kujtojmë dhe punën e kontributin e këtyre pas lufte në zhvillimin e vendit  në përgjithësi dhe të ushtrisë në veçanti. Nuk  mund të lësh pa vlerësuar e kujtuar  kontributin e drejtuesve tëBrigadës së V pas lufte, tëHysniKapos  si në politikën e jashtme i cili ka mbrojtur interesat e  vendit në disa konferenca  ndërkombëtare, por dhe në zhvillimin e ekonomisë, apo tëShefqetPeçitkëtij ministri të hekurt, Manush Myftiut një drejtues me mjaft kulturë etj.

Populli e ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Brigada e V-S gjatë Luftës. Kuvendi i Shqipërisë i ka akorduar titullin e lart kësaj Brigade: "Heroinë e Popullit".Vepra, gjaku e kontributi i  kësaj brigade e luftëtarëve të saj do jetojë në shekuj. Populli i ka kujtuar dhe do t'i kujtojë  vazhdimisht.Dhe në  këtë 75 vjetor si vit jubilar i çlirimit të Shqipërisë dhe  formimit të kësaj Brigade, organizimi i festimit do të bëhej nga prefekti i qarkut të Vlorës,Flamur Mamaj dhe  Bashkia e Himarës në bashkëpunim me komitetin kombëtar të veteranëve të luftës Nacional-Çlirimtare dhe atijtë qarkut të Vlorës,shoqatënA.kTërbaçidhe populline krahinës së Mesaplikut  e Tërbaçit, ku lindi kjo Brigatë.Si vit jubilar pjesëmarrja do të ishte më e gjerë.Në sajë dhe të organizimit të mirë morën pjesë, përfaqësues nga Kosova, Mallakastra, Gjirokastra, Drashovica etj.Ceremonia përkujtimore u organizua pranë lapidarit kushtuar kësaj Brigade nëBramyshnjë tëTërbaçit më datë 20.01.2019.

U vendosën kurora nga deputetët e Kuvendit,DamjanGjiknuri, Vullnet Sina, Edmond  Leka, prefekti i qarkut Flamur Mamaj, kryetari bashkisë Himarë, Jorgo Goro, kryetari bashkisë së Vlorës Dritan Leli,nga komiteti Kombëtar i veteranëve RustemPeçi, komiteti veteranëve të qarkut Vlorës,BalilBanushi, shoqata e familjeve të dëshmorëveResmieRuçi. U vendosën kurora dhe nga shoqata A.K Tërbaçi, ajo e Drashovicës etj.Vendosën kurora e tufa me lule nga përfaqësues të partizaneve nga Kosova,  Mallakastra  e zona të tjera.Mbas ceremonisënë bazë të programit hartuar nga bashkia Himarëdhe komiteti veteranëve u mbajtën dhe fjalët e rastit. Përshëndetja e parë do të bëhej nga Jorgo Goro si pritës e organizator.

Në emër të Bashkisë Himarë foli djali i ish-partizanit të kësaj Brigade njëkohësisht dhe n/kryetar i bashkisë SimbolSuloPazaj.Në emër të komitetit kombëtar të veteranëve foli Asllan Gropasi, kurse në emër të komitetit veteranëve të Vlorës foli ManxharBinaj, në emër të familjeve dëshmorëve foli Resmie Ruci. Në emër të partizanëve e dëshmorëve tëKosovës, përshëndeti IdajetHyseni. Përshëndetja në emër të deputetëve të qarkut Vlorës u bë nga deputeti DamjanGjiknuri.Të gjithë folësit vlerësuan kontributin e Brigatës V-të, partizanëve dëshmorëve dhe 14 heronjve të saj. U vlerësua e duartrokit kontributi i drejtuesve të kësaj Brigade legjendare,HysniKapo  e ShefqetPeçi.

Një surprizë e këtij aktiviteti ishte dhe vlerësimi bërë nga Shoqata Kombëtare Labëria  për komandantin e kësaj Brigade,ShefqetPeçi:Personalitet i Shquar i Labërisë për kontributin e dhënë në luftën Nacional-çlirimtare dhe më vonë si drejtues i lartë në shtetin shqiptar.Dorëzimi i dekoratës u bë nga kryetari kësaj shoqate për degën e Vlorës,Ahmet Dema.Dekorata ju dorëzua birit të tij,RustemPeçit.Në fjalën e tij ai vlerësoi kontributin e shoqatës për vlerësimin e figurave të luftës dhe ngjarjeve të saj.GjithashtuRustemPeçi si kryetar i Komitetit Kombëtar të veteranëve, foli dhe për mosvlerësimin sa duhet të vlerave të luftës nac-çlirimtare dhe figurave të saj nga politika e sotme dhe qeveria.Ai nënvizoi se është arritur deri në vlerësimin e bashkëpunëtorëve  me pushtuesin.

Në përfundim të këtyre veprimtarive pati dhe një drekë të organizuar e mbështetur nga Jorgo Goro dhe Simbol Pazaj. Gjithashtu dhe mjetet e transportit ishin siguruar po nga këto institucione, prefekti i Qarkut dhe Bashkia Himarë. Regjistrimi këtij aktiviteti u bë nga televizioni lokal 6+1 Vlora dhe kameramani Shoqatës Tërbaçi,DilaverBaço.

I paharruar kujtimi e vepra  e 356 dëshmorëve e 14 heronjve të popullit të kësaj Brigade.

Lavdi Brigadës V-të heroike.

BEXHET  RRAPOJ

Kryetar i shoqatës atdhetare –kulturore  Tërbaçi

 

 

Llambro Ruci, sfiduesi i harresës!

Posted: 25 Jan 2019 12:48 AM PST

Moikom Zeqo

Një nga njerëzit, që kam njohur që në rinin e hershme dhe e kam çmuar shumë gjatë viteve, si një mikun tim të përkushtuar ka qenë Llambro Ruci.

E kam njohur që në vitin 1964, në qytetin plotë kaktuse, bukenvile dhe limon të Sarandës. Unë  vija në Sarandë për të marer pjesë në Kampionatet Kombëtarë të Notit, kur isha shquar si një notar i stilit butterfly dhe delfin.

Në një nga kodrat e Sarandës ishte një stacion i madh elektrik.

Aty punonte si elektricistë një djalë i ri dhe i hollë, tepër  i ndrojtur dhe fjalë pak, që ishte Lambro Ruci.

Kishte botuar disa poezi në gazetën Zëri i Rinisë.

Motivet e poezive lidheshin me elektrifikimin por dhe poezi “si njëlloj elektriciteti shpirtëror”.

Kështu nisi miqësia ime e sinqertë.

Më vonë kemi shkëmbyer librat me njeri tjetrin dhe më bëri përshtypje të madhe kur ai më dha disa libra të poetëve të mëdhenj grekë të shqipëruar në gjuhën shqipe.

Ai e shqipëroi Jani Ricosin dhe mund të them se përmbledhja e tij është e mrekullueshme.

Pastaj përktheu poezitë e Konstandin Kavafit, një poet arketipal për poezinë moderne dhe unë shkrova diçka.

Kur e pa kopjen e librit te Kavafit, që unë e kisha mbushur plotë shënime, Llambro Ruci u entuziazmua.

M'u lut që t’ia falja këtë kopje, për të më dhënë një kopje tjetër të librit.

Ndërkohë unë i shkrova 25 poezi për Kavafin, aq sa mendonte vetë Kavafi para vdekjes, për t'i shkruar, nëse do të jetonte.

Kavafin e kanë përkthyer disa autorë shqiptarë.

Por shqipërimi i Llambros është më i miri.

Më pas Llambro përktheu “Apologjinë e Sokratit” të Kostas Vernarlit.

***

Llambro Ruci lindi në fshatin e Dhërmiut, 1946.

Po në Dhërmi ka lindur edhe shkrimtari i madh Petro Marko.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Tiranë.

Por shpirti i tij ishte i lidhur në mënyrë të patjetërsueshme me Bregun e Detit, Dhërmiun dhe Himarën.

Lidhjet e tij jetike u sendërtuan në librin e jashtëzakonshëm “Himara, Zëra e Akrokeraunëve: rrëfime, përshkrime, dokumente dhe këngë”.

Gjatë kohës që e shkruante këtë libër unë dhe Llambro takoheshim shumë shpesh.

Unë kisha botuar librin “Himara pa eklips”, që bëri bujë në atë kohë.

Himara u bë kështu epiqendra e përplasjes së tezave të ndryshme in extremis.

Llambro Ruci përkthehu dhe poetët grekë Elitis dhe Seferis.

Por ai shkroi edhe studime si monografinë “Llambro Angoni” dhe “Ali Pasha, tiran apo reformator?”

Krijimtarinë e tij origjinale e përmblodhi në librin “Përshpërima për të tjerë dhe për vete: esse, prozë, poezi dhe përkthime”.

***

Vitet e fundit të jetës u përqendruan më shumë në mënyrë më intime në përkthimin e kryeveprave botërore “Odisea” dhe “Iliada” të Homerit.

Njëkohësisht ai botoi edhe librin “Lirikë të lashtë Grekë” një antologji plot sharmë dhe estetikë të ndritshme të poetëve grekë në shekuj, si dhe fragmenteve të librit të emigrantëve të “Antologjisë Palatine”.

****

Takimi im i fundit me Llambron qe në Shtëpinë Botuese, ku ai kishte dërguar për botim dorëshkrimin e “Iliadës së Homerit”, ndërsa unë kisha sjellur librin tim “I Padukëshmi”.

Nuk patëm kohë të pinim një kafe së bashku.

Fytyra e tij qe e zbehtë dhe fliste me zë të ulët, si me pëshpërima.

Por asnjë kumt për vdekjen e ardhshme dhe të behtë nuk ndihej në qenien e tij.

Disa ditë para se të mbyllte sytë lexova në rrjetin e facebook-ut një shprehje lapidare nga Dostojevski, të rishkruar nga Llambro Ruci: “Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im: dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra… dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë, në gjërat që duhet ti kishim bërë, por nuk i bëmë kurrë.”

Një shprehje semantikisht ambikuide, – shumëkuptimore.

Ne mund ta vrasim një njeri,- duke mos e kujtuar atë.

Por Llambro Ruci nuk mund të harrohet kurrë.

Ai ka lënë një emër të ndritur në letrat shqipe.

Llambro Ruci, miku im i nderuar, kur mua Sali Berisha më shkarkoi si Drejtor i Muzeut Historik Kombëtarë, edhe për datën e 29 Nëntorit si Data e Çlirimit të Shqipërisë, -qe ndër të paktë që botoi në gazetën “Zëri i Popullit” një shkrim në formë pamfleti për të protestuar publikisht “për këtë absurditet politik”.

Pra ai nuk heshti, kur të tjerë kolegë shkrimtarë, miqtë e mi, me emër më të madh heshtën dhe nuk  treguan qytetarinë, për të më mbrojtur parimisht.

Ky dallim midis Llambros dhe të tjerëve mua më ka tronditur.

Ndaj i jam mirënjohës atij.

Veç të tjerave ky dallim tregon dhe botëkuptimin dhe shpirtin e madh të Llambros.

***

Sapo mora vesh lajmin e vdekjes së Llambros pata një blokim të çuditshëm shpirtëror.

Me vonesë po i shkruaj këto fjalë për të, ndonëse ai ka qenë dhe është brenda vetëdijes time.

Llambro Ruci është një krijues shqiptar,- i cili krijoi me një modesti proverbiale veprën e tij, gati në heshtje sibiline, te  plotë.

Ai ka shkruar librat e tij, pa e menduar kurrë se çdo të shkruani për të.

Ai ishte një njeri i vërtete.

Sa ndryshon Llambro Ruci nga ashtuquajturit personalitete të rremë të fabrikuar marrëzishëm në Shqipëri!

Këta personalitete të rremë janë të përkohshëm dhe të shpërbërshëm.

Kurse emri i Llambro Rucit është i qartë, i kthjelltë dhe i qendrueshëm në kohë.

Unë jam i bindur përfundimisht se Harresa me ballafaqimin me Llambro Rucin do të kthehet përherë mbrapsht.

***

Në një nga librat e përkthyer nga Llambro Ruci është dhe një poezi e shkurtëre shkruar nga poeti gjenial Pindari i shekullit të VI para erës sonë.

Pindari është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të lirikës korale.

Ai jetoi shumë vite në Sicili, në Siracusa dhe në Agrigento.

Pastaj u kthye në Tebë ku vdiq në vitin 438 para erës sonë.

Madhështia e Pindarit është dëshmuar edhe nga një anektodë e epokës Helenistike:Tregohet se, kur në 335 para erës sonë Alexandri i madh rrafshoi Tebën, megjithatë urdhëroi që të shpëtoi dhe të mos prekej vetëm shtëpia, ku thuhej se kishte jetuar poeti Pindar.

Dhe ja vargjet epigramatike të Pindarit:

“Ç’është, ç’nuk është dikush

 "Krijesa të ditës: Ç’është dikush? Ç’nuk është dikush?

Njeriu është vegimi i hijes. Por kur vjen rrëzëllimi që jep Zeusi,

Drita e ndritshme gjendet përmbi njerëzit dhe jeta është e ëmbël.”

Vargjet të mahnitshme.

Ky fragment i famshëm poetik është në fundin e Odes,- që mendohet se është Odia e Paravdekjes së Pindarit – dhe sipas mendimit të P. E. Asterlingut,- “Asnjë deklaratë e vetme nuk mund t'i afrohet dhe nuk mund ta paraqes si ky fragment vizionin e artit”.

Meqenëse e Pindarit qenë të shqipëruara nga Llambro Rucit,- le të më lejohet për të përcaktuar me to Epilogun e këtij Shkrimi Memorialistik për Llambro Rucin.

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more