Skip to main content

“Shtyhen me tre muaj hetimet për ish ministrin Saimir Tahiri” plus 9 more - Gazeta Dita

“Shtyhen me tre muaj hetimet për ish ministrin Saimir Tahiri” plus 9 more - Gazeta Dita


Shtyhen me tre muaj hetimet për ish ministrin Saimir Tahiri

Posted: 16 Jan 2019 01:46 AM PST

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur shtyrjen me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar.

o.j/dita

Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja

Posted: 16 Jan 2019 01:43 AM PST

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla prezantuan prefektin e ri të Qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja. Në takim merrnin pjesë Kryetarët e Bashkive të Qarkut të Elbasanit, prefektët e disa qarqeve të vendit, nënprefektë dhe drejtorë të drejtorive.

Lleshi dhe Balla uruan prefektin e ri për detyrën duke mos kursyer vlerësimet për prefektin në largim. Lleshaj vuri në dukje detyrën e rëndësishme të prefektit si përfaqësues direkt i qeverisë.

Menjëherë pas marrjes së detyrës prefektit të ri do t’i duhet të përballet me kushtet e vështira të motit dhe disa zona të qarkut të Elbasanit.

Ish prefekti Maksim Malaj sipas ministrit Lleshaj do emërohet në një tjetër detyre të rëndësishme.

o.j/dita

“El Chapo” 100 mln dollarë ryshfet presidentit të Meksikës

Posted: 16 Jan 2019 01:32 AM PST

Ish-presidenti meksikan Enrique Peña Nieto akuzohet se pranoi një ryshfet prej 100 mln dollarë nga bosi i karteleve të drogës, Joaquín "El Chapo" Guzmán, nga një dëshmitar në gjyqin që po zhvillohet në SHBA.

Alex Cifuentes, i cili thotë se ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Guzmán për vite me radhë, deklaroi në gjykatën e New York City se i kishte informuar autoritetet mbi ryshfetin në vitin 2016.

Guzmán akuzohet se qëndron pas kartelit të drogës Sinaloa, për të cilin prokurorët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Peña Nieto shërbeu si president i Meksikës nga 2012 në 2018.

Guzmán, 61 vjeç, është në gjyq në Bruklin që nga nëntori pasi u ekstradua nga Meksika për t'u përballur me akuzat për trafikim të kokainës, heroinës dhe drogave të tjera si udhëheqës i asaj që SHBA e quajti karteli më i madh i drogës në botë.

o.j/dita

Formulari A1, nis sot aplikimi për maturantët e Tiranës. Gabimet që s’duhet të bëni

Posted: 16 Jan 2019 01:19 AM PST

Plotësimi i formularit A1 në afatet e përcaktuara është vendimtar për të gjithë maturantët që duan të vijojnë më tej procedurat e konkurimit për vijimin e studimeve universitare në një nga institucionet e arsimit të lartë përgjatë vitit të ardhshëm akademik, qofshin këto publike, apo private.

Matura 2019 nis zyrtarisht sot me hapjen e aplikimeve online për maturantët e këtij viti. Sikundër është bërë e ditur edhe më herët, të parët që do të aplikojnë në sistem duke nisur nga dita e sotme janë maturantët e kryeqytetit, të cilët gjatë plotësimit të formularit A1 do të zgjedhin edhe lëndën që do të japin si provim me zgjedhje, krahas tre provimeve të detyruara që janë tashmë të përcaktuara nga dikasteri i Arsimit.

Sipas afateve të aprovuara nga QSHA, maturantët e qarkut të Tiranës kanë tre ditë afat në dispozicion për të bërë plotësimin e këtij formulari. Konkretisht, në datën 16 janar kanë të drejtë të aplikojnë në sistem maturantët e Tiranës qytet, si dhe të Tiranës Qark.

Ndërsa përgjatë ditës së nesërme plotësimi do të vijojë edhe në shkollat e Kamzës, Kavajës, Krujës, si dhe Durrësit. Aplikimi për qarkun e Tiranës do të përfundojë në datën 18 janar, për të vijuar më tej me maturantët e rretheve të tjera të vendit sipas datave të detajuara në vijim të shkrimit.

Si duhen plotësuar tre pjesët e formularit A1

Plotësimi i këtij formulari do të zhvillohet në ambientet e shkollës së mesme që maturanti ndjek. Për të shmangur pasaktësitë në plotësim, çdo nxënës do të ndihmohet edhe nga një mësues mbikëqyrës i ngarkuar nga drejtoria e shkollës përkatëse ku bëhet aplikimi.

"Formulari i plotësuar duhet të printohet, nënshkruhet nga maturanti dhe mbikëqyrësi, si dhe të vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1. Shkolla ruan një kopje të formularëve të printuar deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2019", sqarojnë ekspertët e MASR.

Në pjesën e parë të formularit maturanti duhet të plotësojë të dhënat personale sa i takon identifikimit të tij përgjatë gjithë procesit të maturës. Këto të dhëna duhet të plotësohen në mënyrë sa më të saktë. Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj pjese të formularit është edhe konfirmimi i adresës së emailit.

"Çdo maturant duhet që të shënojë në fushat përkatëse  të formularit adresën e emailit dhe numrin e telefonit, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të Maturës Shtetërore 2019, me qëllim që kandidati të marrë informacion në faza të ndryshme të procesit. Nëse maturanti nuk ka telefon, ose nuk dëshiron të shënojë numrin e telefonit, atëherë mbikëqyrësi shënon numrin e tij te telefonit", saktësohet në udhëzimin e plotësimit të formularit A1. Pjesa e dytë e plotësimit të formularit vijon me hedhjen në sistem të të dhënave shkollore.

Te dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku bëhet aplikimi. Për plotësimin saktë të kërkesave të këtij grupimi, maturanti dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të saktë dhe të plotë për secilën nga rubrikat përkatëse.

Plotësimi i të dhënave lëndore

Ndërsa në pjesën e tretë të formularit duhet të plotësoni të dhënat lëndore që kanë të bëjnë me provimin me zgjedhje, si dhe tre provimet e detyruara.

"Zyrtarisht, lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2019 për shkollat e arsimit të mesëm të lartë janë: 3 provime të detyruara, përkatësisht në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor", bëjnë me dije ekspertët e MASR.

Sa i takon provimit me zgjedhje, maturanti duhet të zgjedhë këtë lëndë nga lista e 11 lëndëve të miratuara për maturantët e shkollave të mesme të përgjithshme dhe atyre artistike.

Ndërkohë që për maturantët e shkollave profesionale janë përcaktuar lëndët përkatëse nga ku duhet të zgjedhin vetëm një për ta dhënë si provim me zgjedhje.

Përzgjedhja e gjuhës së huaj

Sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e provimeve të këtij viti, testi i gjuhës së huaj që do të jepet si provim i detyruar (D3) do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë (gjimnazit) trajtohet si gjuhë e huaj e parë.

Testi i provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të studimeve të shkollës së mesme që maturanti kryen. Lënda që do të jepet si provim i detyruar i gjuhës së huaj, do të përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1.

Për të qenë kalues, si në tre provimet e detyruara, ashtu edhe në atë me zgjedhje, maturanti apo kandidati i maturave të shkuara, duhet të marrë detyrimisht 20 për qind të pikëve totale me të cilat vlerësohet testi.

Përzgjedhja e testeve përfundimtare të provimeve të maturës sërish do të bëhet përmes teknologjisë digjitale. Me ndryshimet e bëra në maturën e këtij viti, testi i secilës lëndë të detyruar apo me zgjedhje do të vlerësohet me 60 pikë në total.

Datat kur duhet të aplikoni:

  • Në 16 janar do të aplikojnë në sistem maturantët e Tiranës qytet dhe qark.
  • Në 17 janar aplikimi vijon me maturantët e Tiranës , Kamzës, Kavajës, Krujës, Durrësit.
  • Në 18 janar aplikimi vijon me maturantët në Durrës, Kamëz, Kavajë, Krujë, Elbasan, Peqin, Gramsh.
  • Në 21 janar aplikimi vijon me maturantët në Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll.
  • Në 22 janar aplikimi vijon me maturantët në Fier, Mallakastër, Lushnje, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll.
  • Në 23 janar aplikimi vijon për maturantët në Berat, Kuçovë, Skrapar, Fier, Mallakastër, Lushnje, Shkodër.
  • Në 24 janar aplikimi vijon me maturantët në Shkodër Malësi e Madhe, Pukë, Berat, Kuçovë, Skrapar, Kukës, si dhe Tropojë.
  • Në 25 janar aplikimi do të vijojë me maturantët në Shkodër Malësi  e Madhe, Pukë Berat, Kuçovë, Skrapar Kukës, si dhe Tropojë.
  • Në 28 janar aplikimi vijon me maturantët në Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Tepelenë, si dhe Përmet.
  • Në 29 janar aplikimet do të përfundojnë me maturantët në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër Tepelenë, Përmet, si dhe Delvinë.

 

Lista e 46 lëndëve për provimin me zgjedhje përfshin:

  1. Kimi
  2. Fizikë
  3. Biologji
  4. Histori
  5. Gjeografi
  6. Qytetari dhe Psikologji
  7. Filozofi dhe Sociologji
  8. Ekonomi
  • Për shkollat e profilit artistik
  1. Histori Baleti
  2. Histori Arti
  3. Histori Muzike
  • Për shkollat profesionale
  1. Hoteleri-turizëm
  2. Shërbime mjetesh transporti
  3. Mekanikë
  4. Elektroteknike
  5. Elektronikë
  6. Përpunim Druri
  7. Ndërtim
  8. Tekstil Konfeksione
  9. Tekstil Konfeksione (NABER-ADA)
  10. Teknologji Ushqimore
  11. Bujqësi
  12. Shërbime sociale dhe shëndetësore
  13. Instalues i sistemeve termohidraulike
  14. Teknologji Kimike
  15. Peshkim
  16. Detari
  17. Gjeologji-miniera
  18. Llogari
  19. Shërbime Bankare
  20. Sipërmarrje e agjencisë turistike
  21. Sigurime
  22. Tregti
  23. Administrim biznesi
  24. Rrjete të dhënash
  25. Mbështetje të përdoruesve të TIK
  26. Zhvillim Website
  27. Rrjete të dhënash (pilot-giz)
  28. Inxhinieri informatike softweresh
  29. Silvikulturë
  30. Agrobiznes
  31. Gjeodezi
  32. Veterinari
  33. Biznes Harry Fultz
  34. Elektronikë Harry Fultz
  35. Automekanik Harry Fultz

o.j/dita

Ministrat e rinj, Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

Posted: 16 Jan 2019 01:04 AM PST

Parlamenti mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar dekretet e Presidentit Ilir Meta, për ndryshimet e kërkuara nga Kryeministri Rama në qeveri.

Seanca është kërkuar nga vetë kreu i qeverisë, përmes një shkrese drejtuar Kryeparlamentarit Ruçi.

Megjithëse e quajti seancën të pakuptimtë, opozita ka deklaruar se do të marrë pjesë, madje ka dorëzuar të gjithë listën e grupit parlamentar për të folur. Do të jenë 8 emra ministrash, të cilët presin të votohen nga parlamenti.

Në pritje të dekretimit nga ana e kreut të shtetit është edhe posti i Ministrit të Jashtëm, të cilin kreu i qeverisë ka kërkuar ta mbajë vetë, pas refuzimit të dekretimit nga ana e Presidentit të emrit të Gent Cakajt.

Meta tha dje se do të marrë së shpejti një vendim me qetësi, por pa dashuri.

o.j/dita

Tension te “Ekonomiku”, studentët nxjerrin jashtë administratën

Posted: 16 Jan 2019 12:54 AM PST

Protesta e studentëve vijon të jetë aktive dhe shumë prej tyre shprehën të vendosur për të vijuar kauzën duke shtuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave. Pas protestave në rrugë, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

Ndërkohë janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin.

Situatë tjetër raportohet nga fakulteti i Drejtësisë ku studentët me anë të një letre i janë drejtuar pedagogëve teksa dënojnë aktet e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ashtu edhe nga ajo private, pak ditë më parë.

Mes tjerash, në letrën drejtuar pedagogëve kërkojnë që mos t'iu digjet viti shkollor si  dhe pedagogët të luajnë rol mbrojtës ndaj tyre si akademikë në radhë të parë, por edhe si prindër në veçanti.

o.j/dita

Akset rrugore drejt normalitetit, kujdes vetëm në disa akse të veriut dhe të Dajtit

Posted: 16 Jan 2019 12:34 AM PST

ARRSH ashtu sikurse çdo ditë ka bërë një panoramë të situatës së akseve kryesore të vendit paraditen e kësaj të mërkure.

Bëhet e ditur se probleme me lëvizshmërinë ka në disa zona të thella të rajonit Verior të cilat gjithsesi kalohen me zinxhirë.

Ndërkohe në rajonin Qëndror kjo situatë është e tille vetëm në akset e zonave të thella Tiranës që të çojnë në Dajt, Priske, Shëngjergj etj por edhe nw malësitë e Krujës.

Asnjë problem ndërkohe  ne qarqet e rajonit Jugor ku kalohet lirisht edhe pa zinxhire

Më poshtë një pasqyre e plotë e rrugëve nga ARRSH

Rajoni Verior:

Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror:

Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.

Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor:

Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

o.j/dita

Balili nesër te Krimet e Rënda, kush është gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen

Posted: 16 Jan 2019 12:27 AM PST

Klement Balili do të dalë nesër para gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi do të verifikohen veprimet hetimore të prokurorit dhe kushtet e ndalimit.

Pas hedhjes së shortit, Liljana Muça u zgjodh gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit.

Gjykata pritet që të vendosë masën burg pa afat për ''Escobarin e Ballkanit", i cili shumë shpejt pritet që të përballet me akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal”, "Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal", "Refuzim për deklarimin e pasurisë" pranë ILDKPI dhe "Pastrim i Produkteve të Veprës penale".

Balili, i konsideruar nga mediat greke si “Eskobar” i Ballkanit u dorëzua në polici një ditë më parë.

o.j/dita

Putin: SHBA po destabilizon Ballkanin

Posted: 16 Jan 2019 12:12 AM PST

 

Presidenti rus, Vladimir Putin pretendon se Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë Ballkanin duke "shpallur rolin e tyre dominues" në rajon, pretendim ky i publikuar gjatë një interviste për mediet serbe.

Putin ka folur për gazetat serbe "Vecernje Novosti" dhe "Politika", në intervista që u publikuan qysh të martën, përpara vizitës së tij të pritshme të kësaj jave në Beograd. Komente këto që u pasqyruan edhe nga faqja zyrtare e Kremlinit.

Deklaratat e tij nënvizojnë edhe njëherë marrëdhëniet historikisht të ngushta me Serbinë, sikurse edhe kujdesin e Moskës për ndikimin e Perëndimit. Ato bien ndesh gjithashtu me paralajmërimet e lëshuara nga Uashingtoni apo aleatë të tjerë europiano-perëndimorë, lidhur me faktin se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin me ndërhyrjet në Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni.

Në intervistat e tij, Putin ka rikujtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 mbi Serbi, gjatë luftës së Kosovës, sikurse edhe deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, deklaratë që u dënua nga Serbia dhe Rusia, por u mbështet nga shumica e vendeve perëndimore.

"Për sa kohë që situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore, që synojnë të shpallin rolin e tyre dominues, mbetet një faktor serioz destabilizimi këtu", citohet të ketë thënë Putin. Ai vlerësoi gjithashtu se Mali i Zi "ishte tërhequr zvarrë drejt anëtarësimit në NATO". "Si pasojë, vendi po kalon tashmë një periudhë destabiliteti politik", është shprehur më tej shefi i Kremlinit.

Megjithatë, Mali i Zi, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, ka akuzuar Rusinë si mbështetëse të një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, teksa vendi ecte drejt anëtarësimit në NATO. Parlamenti malazez votoi unanimisht në prill të 2017-s për t'iu bashkuar aleancës.

"Ne e kemi thënë vazhdimisht se, gjithmonë e kemi parë politikën e zgjerimit të NATO-s si reminishencë të Luftës së Ftohtë dhe një strategji të gabuar dhe destruktive ushtarake dhe politike", citohet më tej të ketë thënë Putin.

Vizita e Putinit në Serbi do të mbikëqyret me shumë vëmendje nga Perëndimi, për të gjetur gjurmë të atyre që konsiderohen si synime të Moskës në ish-Jugosllavi.

Veç Malit të Zi, Moska pretendohet se ka kërkuar të ndikojë në opinionin publik në Maqedoni, edhe ky një vend që sapo ka miratuar pjesën e saj të marrëveshjes historike me Greqinë, që do t'i hapte rrugë anëtarësimit në NATO apo edhe Bashkimin Europian.

Sipas analistëve, pika më kulmore e vizitës njëditore të Putinit në Serbi do të jetë ndalesa e tij në tempullin më të madh të Krishtërimit Ortodoks në Ballkan, Shën Sava në Beograd.

Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç pritet të flasin përpara mijëra njerëzve jashtë Shën Savës, "në një shfaqje simbolike të lidhjeve vëllazërore", siç thonë organizatorët e ngjarjes. Vizita e Putinit në Beograd do të nisë nga e enjtja e 17 janarit.

Buxheti 2019, sfida e zhvillimit të qëndrueshëm të Tiranës

Posted: 16 Jan 2019 12:10 AM PST

 

Nga Aldrin Dalipi*

Viti 2019 shënoi një rekord të ri historik për buxhetin e bashkisë Tiranë. Ky buxhet, 12% më i lartë se një vit më parë, përkthehet me një zhvillim të mëtejshem të projekteve më prioritare të bashkisë. Që në nisje të vitit, projekti për Tiranën policentrike, me 5 qendra të reja, merr startin me konkursin për Laprakën, Kombinatin dhe Kinostudion. Kontributi i partnerëve ndërkombëtarë, si "Harvard University", mbetet një prej vlerave të patjetërsueshme të besueshmërisë së këtyre projekteve, të cilat do të shndërrojnë secilën prej qendrave në kryqëzime të rëndësishme të investimeve publike dhe private. Me jetësimin e Tiranës policentrike, qytetarët do të marrin shërbime të standardeve më të larta, pavarësisht se në cilën pjesë të kryeqytetit kanë zgjedhur të jetojnë. Ndërkohë, pritet që kjo të ndikojë në rritjen e vlerës së pronës në këto zona si dhe në ekonomi.

E nisa, jo rastësisht, me projektin e Tiranës me shumë qendra. Mund të flitej me të njëjtin optimizëm për secilin prej prioriteve të bashkisë, të cilat kanë nisur të realizohen apo janë në krye të axhendës së këtij institucioni. Si ndërtimi i Bulevardit Verior të Tiranës, për të cilin ka përfunduar në 2018 hartimi i Planit të Detajuar Vendor. Ndërtimi i Bulevardit të Kasharit, gjithashtu, që do t'i japë hov të ri ekonomik dhe social një komuniteti prej 70 mijë banorësh. Apo iniciativa e ndërtimit të shkollave të reja për nxënësit e kryeqytetit, që në 2019, marrin edhe garancinë financiare për t'u jetësuar si investime konkrete, të cilat më shumë se gjithçka i përkasin një të ardhmeje më të mirë për Tiranën. Objektiv i parashikuar në Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018- 2022, është edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve në Qytetin Studenti. Një punë e nisur tashmë, me konviktet e studentëve të Mjekësisë dhe Inxhinierisë, si pjesë e një projekti të madh për transformimin e çdo qendre studentore, që ka kaluar në administrim të Bashkisë së Tiranës.

Në më shumë se tre vite punë, është ecur me hapa të sigurt në drejtim të zgjidhjes së problemeve më primare, duke nisur nga cilësia e ajrit dhe deri te trafiku, apo përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese dhe investimeve të reja brenda blloqeve të banimit. Nisma për mbjelljen e pemëve të reja, që sot numërohen mbi 150 mijë, tregoi se çdo qytetar i Tiranës beson se përmes punës, përkushtimit dhe vullnetarizmit, mund të bëjmë jo vetëm ndryshimin, por edhe më të mirën e mundshme për bashkëjetesën në një metropol, që jo vetëm gjeografikisht i përket Europës. Nuk duhet harruar nisma "Adopto një çerdhe", e cila padyshim shënoi sukses në rikonstruksionin e shumë kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet.

Tirana qëndron sot, me krenari, në stendën e kartolinave më të bukura, për shqiptarët, që e kanë për model punën e bashkisë së kryeqytetit. Por edhe për vizitorët e huaj, që nuk largohen, pa ndaluar në destinacionet më të reja turistike, apo edhe pa shëtitur me biçikleta në korsitë e sigurta dhe të shtuara nëpër Tiranë. Këtë vit, edhe 11 kilometra të tjera do të vihen në dispozicion të përdoruesve të biçikletave, falë projektit të bashkisë. Askush nuk mund të mohojë se qyteti sot merr frymë më lirshëm, për shkak të lehtësimit të trafikut me projektin e parkimeve, terminaleve dhe shtimit të korsive të biçikletave. Falë projekteve të tilla, Tirana është bërë një model frymëzimi në skenën europiane dhe botërore.

Padyshim që, në vijim të procesit të rëndësishëm të decentralizimit, Qeveria shqiptare ka qenë agresive në funksionimin e të gjithë mekanizmave të nivelit qendror për të inkurajuar projekte madhore në kryeqytet.

Duke sjellë në vëmendje moton e kryebashkiakut Veliaj, që "është bërë shumë por ka akoma shumë për të bërë", dua të vlerësoj më së pari si qytetar por edhe si drejtues i Këshillit Bashkiak, atë që ne si këshilltarë, e shohim si fillim në letra dhe pastaj të marrë formën e një investimi real, në qendër apo periferi, kudo ku qytetarët besojnë dhe bëhen pjesë e këtij ndryshimi fantastik.

Për vitin që sapo nisëm, ka edhe një lajm tjetër të mirë për banorët e Tiranës. Vijmë me një buxhet të rritur, plotësisht në shërbim të përmirësimit të jetesës në kryeqytet, por mbi të gjitha, pa asnjë barrë shtesë për qytetarët.

Buxheti i miratuar në Këshill Bashkiak, në fund të dhjetorit të kaluar, garanton të tjera realizime të suksesshme, ashtu si në këto tre vjet ku çdo premtim është kthyer në kantier pune. Besoj se vizioni nuk është thjesht një sfidë apo parashikim, përderisa sot po jetojmë këtë ndryshim të paimagjinueshëm.

Të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e konsultave publike, por edhe kushdo që çdo ditë kontribuon për zhvillimin e Tiranës, është padyshim "aksioner" i një qyteti në progres të pakthyeshëm, rritjes së cilësisë së jetesës, shtimin e vlerës së pronës dhe forcimin e ekonomisë lokale.

Një sfidë që nuk ndalet dhe që garanton një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.

***

*Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more