Skip to main content

“Rishfaqet reklama e viteve të 70-ta, kombinimi i pantallonave të shkurtra me kravata i hutoi të gjithë (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Rishfaqet reklama e viteve të 70-ta, kombinimi i pantallonave të shkurtra me kravata i hutoi të gjithë (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Rishfaqet reklama e viteve të 70-ta, kombinimi i pantallonave të shkurtra me kravata i hutoi të gjithë (Foto)

Posted: 21 Jan 2019 09:01 AM PST

Industria e modës është shumë e çuditshme, gjithnjë është në kërkim të veshjeve të reja, ndërsa kohë pas kohe i kthen prapa edhe veshjet që ishin dikur në trend.

Çfarë nuk do të presim të rikthehet në modë, janë veshjet e një reklame të viteve të 70-ta, nga shtëpia e modës Target, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i pantallonave të shkurtra me kravata, i ka hutuar të gjithë, duke mos dhënë ndonjë koment pozitiv për dukjen.

Reklama e viteve të 70-ta

Madje, protagonistët nuk janë tipa sportiv, por thuhet se janë biznesmen, ndërsa veshja e tyre në plan të parë ka komoditetin dhe ajrosjen.

"Veshje serioze, më ajrosje dhe rehati për ditët e nxehta të verës. Këto sigurohen vetëm nga Target Austria 1975" thuhet në reklamë, ku befasojnë edhe çmimet e ulëta.

Këmishët me pullat e kapërthyer deri lartë, pantallonat e shkurtra me rripa lëkure, çorapet e gjata me këpucë elegante, nuk janë dukja që dikush do e dëshironte sot. Aq më pak, një kravatë e gjerë dhe me shume ngjyra.

"Më duket se veshjet e mia të shkollë fillore, ishin pikërisht nga kjo fabrikë" ka shkruar një prej komentuesve të reklamës. /Telegrafi/

The post Rishfaqet reklama e viteve të 70-ta, kombinimi i pantallonave të shkurtra me kravata i hutoi të gjithë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Rrobalarësja ishte shumë e rëndë, hajni ra bashkë me të në pjesën tjetër të gardhit (Video)

Posted: 21 Jan 2019 07:45 AM PST

Hajni që po kalonte pranë një shtëpie në South Wales, pa një rrobalarëse që ishte lënë përjashta dhe provoi të largohej bashkë me të.

Por, makina ishte shumë e rënë dhe ai e kapi në mënyrë të papërshtatshme, duke bërë që të rrëzohet bashkë me të në anën tjetër të gardhit, transmeton Telegrafi.

Pamjet që janë kapur nga kamerat e sigurisë, u shpërndanë nga Robert Allen, që vet e kishte lënë makinën përjashta, që ta mbledhin grumbulluesit e skrapit.

"Nuk kalon asnjë ditë, që në lagjen time të mos kenë ndonjë moment komik" ka shkruar Allen, në pamjet që tashme janë bërë virale.

Meqenëse ka ndodhur në orën dy të mesnatës dhe forma se si ai e kapi rrobalarësen, dyshohet se ai ishte i dehur dhe jashtë kontrollit. /Telegrafi/

The post Rrobalarësja ishte shumë e rëndë, hajni ra bashkë me të në pjesën tjetër të gardhit (Video) appeared first on Telegrafi.

Foshnja në karrocë fillon të “rrëshqasë” shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare, shpëtohet “në momentin e fundit” (Video)

Posted: 21 Jan 2019 03:53 AM PST

Një foshnje që gjendet në një karrocë fëmijësh që i drejtohet shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare në Kinë për fat të mirë është shpëtuar.

Fëmija që thuhet të jetë nëntë muajsh, gjinia e të cilit nuk është zbuluar, ra nga maja e shkallë lëvizëse që shkonin lart pas largimit nga një dyqan i afërt.

Por për fat të mirë, përcjell Telegrafi, ka qenë një ushtar ai që kapi foshnjën rreth gjysmës së rrugës së shkallëve lëvizëse dhe e pengoi atë të binte poshtë më tej përgjatë shkallëve lëvizëse.

Aksidenti ndodhi në një qendër tregtare në Wuxi, Kinë lindore, rreth mesditës të premten, sipas Beijing Daily. /Telegrafi/

The post Foshnja në karrocë fillon të "rrëshqasë" shkallëve lëvizëse në një qendër tregtare, shpëtohet "në momentin e fundit" (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more