Skip to main content

“Prezantohet nga kabineti i ri qeveritar “Pakti për Universitetin”” plus 9 more - Gazeta Dita

“Prezantohet nga kabineti i ri qeveritar “Pakti për Universitetin”” plus 9 more - Gazeta Dita


Prezantohet nga kabineti i ri qeveritar “Pakti për Universitetin”

Posted: 18 Jan 2019 02:35 AM PST

Ajo që nisi si një përgjigje në një platformë "online" ndaj kërkesave ultimative të studentëve, që dolën nëpër rrugët e kryeqytetit e jo vetëm, gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar, është kthyer tashmë në një pakt më të plotësuar.

Prezantimin e "Paktit për Universitetin", qeveria ka zgjedhur ta prezantojë me kabinet e ri qeveritar përpara grupeve të interesit përmes një takimi të mbajtur këtë të premte në Kryeministri, ku kanë marrë pjesë ministrat e përfshirë në grupin e punës, por edhe rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

Kryeministri Rama kishte premtuar publikimin e këtij pakti brenda muajit janar, teksa theksonte në fundvit dhe fillimvit se do të shkonte përtej 8 kërkesave të studentëve.

Ministrja e re e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini teksa komentoi  paktin e ri, ftoi edhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim për të komentuar mënyrën sesi do vazhdojë bashkëpunimi.

Besa Shahini: Gjithë ky proces ka zgjatur 6 javë. Kjo është thjesht një pikënisje që ky dialog të niset mbarë. Do doja të ftoja kolegët e mi, të flasin për problematikat në universitete të ndryshme. Është vendosur një marrëdhënie e re mes universitetve për mënyrën e patronazhit.

Do filloja me Bellinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë

Belinda Balluku: Jam Belinda Balluku, kam marrë rishtaz stafetën për të drejtuar ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kemi parë problematikat e Universiteteve. Problemi kryesor i thënë nga dekanët është sipërfaqja e vogël  në raport me numrin e studenteve, gjë që ndikon në akreditimin. Diçka tjetër që ka nisur për të gjithë universitetet është punësimi në të gjitha platformat e studentëve ekselentë, kjo është pak a shumë kjo që kemi bërë

Etilda Gjonaj: Është kënaqësi për t'ju prezantuar rezultatet e punës më shumë se një muaj e gjysmë. Përtej problematikave që Fakulteti i Drejtësisë ka që nga kurrikulat, por edhe shërbimet që duhet të kenë studentët. Bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë dhe Ministrinë ka më shumë se një vit që ka nisur. Aktualisht në ministri janë të punësuar 16 studentë të ekselencës.

l.h/ dita

Zgjatja e hetimeve me 3 muaj për Saimir Tahirin, vjen nga Italia letërporosia

Posted: 18 Jan 2019 02:25 AM PST

Prokurorët e Krimeve të Rënda firmosën të enjten shtyrjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish ministrin e brendshëm Tahirin për shkak se priteshin përgjigjet e letërporosive që duhet të vinin nga Italia dhe Mali i ZI.

Vizon Plus ka mësuar se letërporosia e Italisë ka mbërritur në duart e Krimeve të Rënda vetëm pak orë pas shtyrjes së hetimeve. Përgjigja e autoriteteve italiane po përkthehet dhe do të jetë gati brenda pak ditëve

Në  letren drejtuar autoriteteve italiane është kërkuar që të verifikohet edhe një udhëtim në vitin 2014 i familjarëve të Tahirit me Mojsi Habilajn.

Ndërkohë që pak ditë më parë prokuroria e krimeve të rënda përfundoi hetimet duke çuar në gjykatë dosjen me 9 të pandehurit e grupit 'Habilaj', mes tyre edhe dy vëllezërit, Mojsi dhe Florjan Habilaj.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar drogë nga Shqipëria në Itali, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

l.h/ dita

“BREXIT”/ Ministri gjerman: Duhet diskutuar marreveshja e Britanisë

Posted: 18 Jan 2019 02:20 AM PST

Çështja e Brexit është shndërruar në një nga  më të diskutuarat, këtë herë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka folur nëse duhet të ketë diskutim për rihapjen e draftit të marrëveshjes për largimin e Britanisë nga BE.

Në një intervistë për transmetuesin publik ZDF të enjten ai ka zbuluar edhe bisedën me ministrin e Jashtëm të Britanisë. Sipas tij, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexitit pa marrëveshje.

Mass ka thënë se është "vështirë e imagjinueshme" ideja që marrëveshja për Brexit të rikonsiderohet.

"Pra pyetja është se si do të duket marrëveshja. Në fund gjithçka ka të bëjë me pyetjen nëse duhet rihapur marrëveshja, e cila kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare, që nënkupton se të gjithë duhet të bashkohen. Kjo është ajo për të cilën duhet diskutuar tani", ka thënë ai", ka thënë ai për transmetuesin gjerman, ZDF.

l.h/ dita

Qiell i verdhë pushton Kajron

Posted: 18 Jan 2019 02:09 AM PST

Stuhia e rërës që ka përfshirë pjesën më të madhe të Egjiptit ka bërë që qielli të marrë ngjyrë të verdhë. Katër porte janë mbyllur për shkak të erërave të forta e detit të trazuar. Një stuhi rëre pushtoi Kajron në Egjipt duke e bërë qiellin e verdhë dhe duke reduktuar shumë shikueshmërinë.

Fenomeni i erës së fortë nga shkretëtira do të vazhdojë disa orë dhe situata do të përmirësohet vetëm të premten, sipas agjencisë egjiptiane Mena.

Temperaturat janë nën mesataren në Kajro dhe në jug të vendit. Ndërsa në Aleksandri ka pasur reshje të lehta dëbore.

Katër porte në Mesdhe përfshi dhe atë të Aleksandrisë, vijojnë të qëndrojnë mbyllur për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit ka pasur reshje të dendura shiu.

l.h/ dita

Presidenti Meta dekreton Ramën ministër të Jashtëm: Shmanga krizën!

Posted: 18 Jan 2019 02:03 AM PST

Presidneti Ilir Meta ka dekretuar sot kryeministrin Edi Rama ne postin e ministrit te Jashtem. Mesohet se kreu i shtetit ka shkarkuar ministrin Bushati.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Njoftim i zëdhënësit të shtypit të institucionit të presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestartë dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t'u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që :   Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

l.h/ dita

Vlorë, policia arreston një të dënuar me 2 vite burg

Posted: 18 Jan 2019 01:50 AM PST

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar sot nga policia e Vlorës. Mësohet se 41-vjeçari, i identifikuar si Olgert Shehu ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

"Kapet shtetasi në kërkim Olgert Shehu, 41 vjeç, banues në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Apelit Korçë, me  vendimin nr.101, datë 06.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal", njofton policia.

l.h/ dita

FOTOLAJM: Italianët të mrekulluar nga peisazhi shqiptar

Posted: 18 Jan 2019 01:40 AM PST

"Magjia e maleve të Shqipërisë, parë nga Puglia, Itali, të cilat duken si valë në horizont", kështu e ka cilësuar këtë fotografi prestigjiozja italiane 'corriere.it'.

Malet e Shqipërisë, mbuluar me dëborë, ngjajnë me një valë deti në këtë foto të shkëlqyer të fotografes Maria Pacoda.

Jemi në Santa Cesarea, në Salento, ku fotoja është realizuar në ditët e ftohta  me qiell të kthjellët nga Maria Pacoda, përfundon 'corriere.it'.

l.h/ dita

Mourinho shfajsohet: S’e shita unë Salahun nga Chelsea

Posted: 18 Jan 2019 01:30 AM PST

Jose Mourinho ka mohuar se ishte ai që kishte larguar nga Chelsea, Mohamed Salahun që sot po shkëlqen në fanellën e Liverpoolit.

Trajneri portugez kishte transferuar Salahun në moshën 21 vjeçare nga Baseli, por nuk kishte arritur të përmbushë pritshmëritë për çka ishte larguar 18 muaj më vonë drejt Romës në verën e vitit 2015, transmeton Koha.net.

Mourinho thotë se akuzohet padrejtësisht për shitjen e Salahut."Për fillim njerëzit provojnë të më identifikojnë si trajneri që shiti Salahun.

Unë jam trajneri që e kishte blerë Salahun, pra është krejtësisht ide e gabuar kjo. Kam luajtur ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, dhe Salahu ishte fëmijë në Basel, dhe rashë në dashuri me atë fëmijë dhe e bleva. Por, në atë kishim lojtarë fantastik në sulm si Hazard dhe Ëillian, megjithatë kërkova që ta blinim", është shprehur Mourinho për BeIN Sports.

Sipas Mourinho vështirësitë për t'u adaptuar kanë bërë që Salahu të largohej nga Stamford Bridge."Ai ishte thjesht një fëmijë i humbur në Londër.

I humbur në një botë të re. Ne donim që ai të punonte dhe të bëhej gjithnjë e më i mirë, por ai më shumë kishte idenë dhe dëshirën për të luajtur e jo të priste, prandaj kishim vendosur ta dërgonim në huazim, në një kulturë që e njihja.

Në Itali, me futboll taktik, fizik, dhe një vend i mirë për të luajtur. Fiorentina ishte një ekip i mirë për të luajtur pa presion dhe vendosëm ashtu. Kur klubi vendosi ta shiste nuk isha unë. Unë e bleva, nuk e shita", shprehet portugezi.

l.h/ dita

BB: Kosova me rritjen me të madhe në rajon

Posted: 18 Jan 2019 01:25 AM PST

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme, pritet të arrijë në 4.5 për qind, thuhet në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore.

Krahasuar me vendet e rajonit, sipas raportit, rritja më e madhe ekonomike pritet të jetë në Kosovë.

Rritja ekonomike për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për vitin 2019 është: Shqipëria 3.6 për qind, Maqedonia 2.9 për qind, Serbia 3.5 për qind, Mali i Zi 2.8 për qind, kurse rritja ekonomike për Bosnjë Hercegovinën ishte 3.4 për qind./REL

l.h/ dita

 

Projektligji: Shtetësi për shqiptarët jashtë kufijve, ja 4 kushtet

Posted: 18 Jan 2019 01:12 AM PST

Hapet rruga për marrjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë pjesën e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Shqipërisë, për shkak të emigrimit të hershëm apo të vonshëm, me kushtin që personat të kenë ruajtur lidhje gjuhësore, kulturore dhe të traditës me Shqipërinë. Kështu parashikon nisma e re ligjore e hartuar nga qeveria shqiptare, e cila ndryshon kushtet, rregullat dhe procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Projektligji i zbardhur nga Shqiptarja.com është në fazën e konsultimeve, ndërsa së shpejti do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, për t'u depozituar më pas për shqyrtim dhe miratim në Parlament.

Përpos të tjerave, projektligji i propozuar ka zgjeruar mënyrat e fitimit të shtetësisë si dhe ka lehtësuar kriteret, duke parashikuar fitimin e shtetësisë me origjinë, duke i dhënë mundësinë dhe asaj pjese të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve, përfshirë ata që kanë emigruar në kohët e hershme, por edhe ata që kanë emigruar pas viteve '90 dhe që kanë humbur shtetësinë, por që dëshirojnë të kenë një lidhje të qëndrueshme juridike me shtetin shqiptar. Në nenin 6 të projektligjit thuhet se 'shtetësia shqiptare në bazë të origjinës, fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë apo kanë patur shtetësinë shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në dy shkallë, e kërkuesit me të paralindurin".

Përjashtimet 

Nuk mund të fitojnë shtetësinë shqiptare ata persona me origjinë shqiptare që kanë qenë të dënuar në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë, për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike. Gjithashtu, nuk mund të fitojnë shtetësinë shqiptare ata shqiptarë që përbëjnë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Fitimi i shtetësisë për fëmijët

Në nenin 5 të projektligjit janë parashikuar rastet e fitimit të shtetësisë me lindje, ku është përcaktuar që fëmija që lind duke patur qoftë dhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Konkretisht, një fëmijë që lind duke patur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë shqiptare me lindje dhe regjistrohet si shtetas shqiptar në gjendjen civile. E drejta për t'u regjistruar si shtetas shqiptar, nuk parashkruhet edhe pasi ka mbushur moshën 18 vjeç. Një fëmijë i lindur, ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, fiton shtetësinë shqiptare në rast se ai është lindur nga prindër të panjohur dhe si pasojë do të mbetej pa shtetësi. Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur ligjërisht përpara se fëmija të ketë mbushur moshën 14 vjeç, dhe janë shtetas të huaj, ata mund të kërkojnë heqjen e shtetësisë shqiptare të fëmijës me kërkesë, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi, si pasojë e këtij veprimi.

Lehtësimi për të lënë shtetësinë

Në projektligj janë parashikuar kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe në veçanti për fëmijën, ku është rregulluar rasti i heqjes dorë për fëmijën me prindër të divorcuar. Në këtë rast, kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, bëhet nga prindi, të cilit i është lënë përgjegjësia prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, duke zgjidhur problematikën e lidhur më pëlqimin e prindit tjetër, kur ai nuk gjendet, apo "refuzon" dhënien e pëlqimit. Projektligji parashikon procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, duke përcaktuar qartë institucionet përgjegjëse, ku paraqitet dhe shqyrtohet kërkesa. Janë rishikuar dhe ndryshuar afatet procedurale për shqyrtimin e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, pas analizës së bërë për shmangien e problematikave të shkaktuara në drejtim të vonesave, apo kapërcimit të afateve për shkaqe objektive, të lidhura në veçanti me verifikimet që bëhen për përmbushjen e kushteve ligjore pranë institucioneve përkatëse.

Kushtet për të fituar shtetësinë për personat me origjinë shqiptare

Të kenë ruajtur lidhje gjuhësore, kulturore dhe të traditës me Shqipërinë.

Të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në dy shkallë

Të mos jenë dënuar për një vepër penale për të cilën parashikohet dënim deri në tre vjet burg

Të mos përbëjnë rrezik për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Kushtet për të hequr dorë nga shtetësia

Ka mbushur moshën 18 vjeç;

Nuk mbetet pa shtetësi, si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare;

Është rezident i ligjshëm në një shtet të huaj;

Ndaj tij nuk ka filluar ndjekja penale për veprat penale, për të cilat, sipas legjislacionit penal shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet;

Nuk ka detyrime ligjore ndaj institucioneve publike, personave fizikë dhe juridikë;

Ka likujduar të gjitha detyrimet financiare që mund të ketë ndaj gruas apo fëmijës së tij, të cilët kanë shtetësinë shqiptare.

Kushtet për fitimin e shtetësisë shqiptare për refugjatët

Fitimi i shtetësisë nga refugjatët apo personat në mbrojtje plotësuese

Ka mbushur moshën 18 vjeç;

Ka zotësi juridike për të vepruar;

Ka qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe ka banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 10 vjet, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ka banesë në përputhje me standardet e miratuara të banimit në Republikën e Shqipërisë;

Disponon të ardhura ose burime financiare të ligjshme, të mjaftueshme për jetesën në Republikën e Shqipërisë;

Nuk ka qenë i dënuar në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie.

Zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, të certifikuar nga institucioni përkatës arsimor publik, si dhe njohuritë bazë të historisë dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin;

Nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë./ shqiptarja

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more