Skip to main content

“Petr Cech – klubet, trofetë dhe sukseset e portierit që pensionohet në fund të sezonit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Petr Cech – klubet, trofetë dhe sukseset e portierit që pensionohet në fund të sezonit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Petr Cech – klubet, trofetë dhe sukseset e portierit që pensionohet në fund të sezonit

Posted: 15 Jan 2019 03:16 PM PST

Portieri i njohur çek, Petr Cech, ka vendosur ta përfundojë karrierën si futbollist profesionist në fund të këtij sezoni.

Përmes një njoftimi në profilin e tij në Twitter, 36-vjeçari ka bërë të ditur se edicioni 2018/2019 me Arsenalin do të jetë edhe i fundit në karrierën e tij në fushën e futbollit.

Cech e nisi karrierën si fëmijë te klubi çek, Viktoria Plzen (që asokohe njihej si Skoda Plzen), në vitin 1989, ku qëndroi për dhjetë vite dhe më pas u transferua te klubi i ligës së parë, Chmel Blsany, ku edhe e nisi karrierën profesionale.

Si 18-vjeçar, ai kaloi te Sparta e Pragës (2001-2002), për të vazhduar pastaj te Rennes në Francë (2002-2004), nga ku u transferua te Chelsea në janar të vitit 2004 për t’u bërë asokohe portieri më i shtrenjtë në histori të Bluve (shtatë milionë funte).

Petr Cech si portier i Chelseat (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Në Stamford Bridge, ai luajti deri në vitin 2015 duke arritur suksese të shumta, ndërsa pastaj vendosi ta vazhdonte karrierën te Arsenali, ku edhe do ta mbyllë karrierën.

Portieri ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Republikës Çeke nga U-15, ndërsa për ekipin e parë ka luajtur gjatë viteve 2002-2016, duke regjistruar 124 paraqitje.

Trofetë

Të gjitha lajmet për PETR CECH Të gjitha lajmet për PETR CECH

Chelsea

Petr Cech (Foto: Scott Heavey/Getty Images/Guliver)

Liga Premier: 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2014–15

FA Cup: 2006–07, 2008–09, 2009–10, 2011–12

League Cup: 2004–05, 2006–07, 2014–15

FA Community Shield: 2005, 2009

Liga e Kampionëve: 2011–12

Europa League: 2012–13

Arsenal

Petr Cech (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

FA Cup: 2016–17

FA Community Shield: 2015, 2017

Republika Çeke

Petr Cech (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kampionati Evropian U-21: 2002

Individuale

Petr Cech (Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Portieri më i mirë në ligën franceze: 2003–04

Ekipi evropian i turneut: 2004

Dorëza e Artë në Ligën Premier: 2004–05, 2009–10, 2013–14, 2015–16

PFA ekipi i vitit: 2004–05, 2013–14

Futbollisti çek i vitit: 2005, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016

Fitues i Topit të Artë në Republikën Çeke: 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2016, 2017

Portieri më i mirë në botë sipas IFFHS: 2005

Portieri më i mirë evropian: 2005, 2007, 2008

Çmimet e UEFA-s për klube, portieri më i mirë: 2005, 2007, 2008

Ekipi i vitit sipas UEFA-s: 2005

Lojtari i vitit te Chelsea: 2010–11

Pjesë e ekipit FIFA FIFPro: 2013

/Telegrafi/

The post Petr Cech – klubet, trofetë dhe sukseset e portierit që pensionohet në fund të sezonit appeared first on Telegrafi.

Emery e dëshiron Jamesin si zëvendësues të Ozilit te Arsenali

Posted: 15 Jan 2019 02:04 PM PST

Arsenali është duke planifikuar një transferim që mund të konsiderohet si befasi. Klubi anglez e dëshiron James Rodriguezin si zëvendësim për Mesut Ozilin.

Kolumbiani është aktualisht i huazuar te Bayern Munichu nga Real Madridi, mirëpo nuk është i favorizuar nga trajneri Niko Kovac.

James është i huazuar te Bayerni (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, trajneri i Topçinjve, Unai Emery planifikon ta shesë Ozilin, megjithëse paga e tij e lartë (338.000 euro në javë) është pengesë për klubet që duan ta transferojnë.

Lajmet për JAMES Lajmet për JAMES

Bayerni ka paguar rreth 13.5 milionë euro në vitin 2017 për huazimin dyvjeçar të James, ndërsa Daily Mail raporton se Arsenali është gati ta mbulojë gjashtëmujorin e fundit në kontratën e tij, me kusht që ta transferojë në Emirates.

Emery dëshiron ta shesë Ozilin në janar (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez do të duhet të paguajë rreth 3.5 milionë euro për kontratën e mbetur nga Bayerni dhe pastaj të arrijë marrëveshje për blerjen e kolumbianit.

Bavarezët e kanë opsionin e blerjes së 27-vjeçarit për 45 milionë euro, por nuk pritet ta shfrytëzojnë në rast se Kovac vazhdon të mbetet trajner.

Emery ka pranuar se Arsenali nuk ka fonde për të blerë lojtarë në janar, mirëpo mund ta huazojë Rodriguezin. /Telegrafi/

The post Emery e dëshiron Jamesin si zëvendësues të Ozilit te Arsenali appeared first on Telegrafi.

Kane mungon ndaj Dortmundit, Chelseat dhe Arsenalit – 10 ndeshjet ku pritet të mos luajë sulmuesi i Tottenhamit

Posted: 15 Jan 2019 01:28 PM PST

Tottenham Hotspur nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin kryesor, Harry Kane, për së paku gjashtë javë, pasi i ka lënduar ligamentet e nyjës në ndeshjen e të dielës kundër Manchester Unitedit.

Lëndimi ka ndodhur gjatë një përplasjeje me Phil Jones dhe Victor Lindelof, ashtu që doli nga ndeshja duke çaluar.

Harry Kane u lëndua në ndeshjen kundër Manchester Unitedit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Përmes një deklarate për shtyp të lëshuar të martën, Spursat e konfirmuan lëndimin e anglezit duke thënë se ai do të mungojë së paku një muaj e gjysmë dhe pritet të kthehet në stërvitje gjatë muajit mars.

Lajmet për HARRY KANE Lajmet për HARRY KANE

Në njoftim thuhej se 25-vjeçari “i ka dëmtuar ligamentet e nyjës së këmbës së majtë, të shkaktuar në ndeshjen e të dielës”.

“Ai do të vazhdojë të monitorohet nga stafi ynë mjekësor gjatë periudhës së rehabilitimit dhe pritet të kthehet në stërvitje në fillim të marsit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Sulmuesi i Tottenhamit do të mungojë së paku në 10 ndeshje (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në bazë të kësaj, mes tjerash, Kane do të mundojë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Chelseat, si edhe në ndeshjen e Ligës Premier kundër Bluve.

Njëherësh, ai pritet të mos luajë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, si edhe në derbin lokal kundër Arsenalit, edhe pse stafi mjekësor do të përpiqet që ta rikuperojë për ndeshjen kthyese kundër skuadrës gjermane dhe për derbin ndaj Topçinjve.

Lista e ndeshjeve ku pritet të mungojë Harry Kane:

Fulham (mysafir) 20 janar

Chelsea (mysafir) 24 janar

Crystal Palace (mysafir) 27 janar

Watford (vendas) 30 janar

Newcastle United (mysafir) 2 shkurt

Leicester City (vendas) 10 shkurt

Borussia Dortmund (vendas) 13 shkurt

Burnley (mysafir) 23 shkurt

Chelsea (mysafir) 27 shkurt

Arsenal (vendas) 2 mars

Borussia Dortmund (mysafir) 5 mars

/Telegrafi/

The post Kane mungon ndaj Dortmundit, Chelseat dhe Arsenalit – 10 ndeshjet ku pritet të mos luajë sulmuesi i Tottenhamit appeared first on Telegrafi.

Alvaro Morata te Atletico Madridi – Pesë arsye pro nënshkrimit dhe pesë kundër tij

Posted: 15 Jan 2019 12:50 PM PST

Një marrëveshje mes Chelsea dhe Atletico Madridit për Alvaro Moratan nuk është larg që të finalizohet, paso Los Rojiblancos janë të etur të nënshkruajnë m,e sulmuesin në këtë afat dimëror.

Dëshira e tij për tu kthyer në kryeqytetin spanjoll ka shkaktuar një debat, se a do ta përforconte apo jo skuadrën e Diego Simeones.

Argjentinasi dhe Atlerico kanë pesë arsye për të besuar te 26-vjeçarin dhe kanë po aq arsye për ta shmangur nënshkrimin më të.


Pesë arsye për të nënshkruar Moratan

Arsyeja një

Atletico Madrid nuk ka sulmues që ta vendosin topin në rrjetë, me Antoine Griezmann që ka shënuar gjashtë nga shtatë golat e fundit.

Pas lëndimit të Diego Costa, sulmuesit si Gelson Martins, Angel Correa dhe Nikola Kaliniç kanë dështuar t'i mbushin zbrazësitë.

Arsyeja dy

Morata përshtatet në filozofinë e Cholos, pasi ka aftësi të luajë lojë fizike dhe mund ti përdor hapësirat, duke u kthyer në një mekanizëm jetik për argjentinasin.

Arsyeja tre

Aftësia e tij e madhe për lojën në ajër mund ta forcojë një ekip që është i mësuar me këtë mënyrë loje.

Arsyeja katër

Morata ka shkathtësi të luajë me dy sulmues të krahut, por edhe si sulmus më njëpartner, që në ëktë rast do të ishte Diego Costa.

Arsyeja pesë

Morata mund të luajë rolin e mbrojtësit të parë të skuadrës, duke shtyrë linjën e parë të mbrojtjes dhe duke krijuar probleme ndaj kundërshtarëve.


Pesë arsye për të mos nënshkruar Moratën

Arsyeja një

Lëndimet që e kanë shoqëruar Moratan që nga ardhja e tij në Chelsea dhe problemet aktuale mund të bëjnë që të mos kthehet në formën e tij të lartë.

Arsyeja dy

Situata financiare e Atletico Madrid mbetet e paqëndrueshme dhe, edhe pse lojtari është i gatshëm të ulë pagën e tij, një lëvizje e mundshme ende paraqet një rrezik të madh për shkak të statusit të yllit të tij.

Arsyeja tre

Përkundër faktit se ai e filloi futbollin në Atletico, nuk do të jetë e lehtë të fshihet e kaluara e tij te Real Madridi, e cila mund të bëhet pengesë në lidhje me një lëvizje të mundshme te Los Rojiblancos.

Arsyeja katër

Megjithëse ai mund të luajë me Diego Costa në formacionin startues, do të ishte shumë e rrallë ta shihje ekipin e Simeones që paraqitet me dy sulmues.

Arsyeja pesë

Një lëvizje për Moratan mund të destabilizojë dhomat e veshjes, pasi klubi është në negociata për të ripërtërirë kontratat e lojtarëve të rëndësishëm si Jan Oblak , Diego Godin, Juanfran dhe Filipe Luis, ndërsa Bayern Munchen shtyn për nënshkrimin me Lucas Hernandez ./Telegrafi/

The post Alvaro Morata te Atletico Madridi – Pesë arsye pro nënshkrimit dhe pesë kundër tij appeared first on Telegrafi.

Gattuso: Higuain nuk ka kërkuar të largohet

Posted: 15 Jan 2019 12:15 PM PST

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka pohuar se Gonzalo Higuain nuk i ka thënë asnjëherë se dëshiron të largohet nga San Siro.

Sulmuesi argjentinas është te Rossonerët në kuadër të një marrëveshjeje huazimi nga Juventusi, e cila pritet të finalizohet me blerjen e përhershme, mirëpo në javët e fundit Chelsea ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Gonzalo Higuain kërkohet nga Chelsea (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Madje është thënë se 31-vjeçari nuk do të përfshihet në ndeshjen e Superkupës së Italisë (që zhvillohet të mërkurën), sepse është duke e finalizuar kalimin e tij në Ligën Premier.

Lajmet për Gonzalo Higuain Lajmet për Gonzalo Higuain

“Vendimet e mia i bazoj në mënyrën si stërviten lojtarët gjatë javës dhe si angazhohen me stafin dhe me bashkëlojtarët”.

“Tash për tash, më duhet t’i përsëris fjalët e njëjta: Ka shumë thashetheme, por Higuaini po stërvitet mirë, po punon me të gjithë dhe është në dispozicionin tonë”.

Higuain është huazuar te Milani nga Juventusi, ndërsa transferimi është pritur të bëhej i përhershëm (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nesër (e mërkurë) do të shohim nëse do të luajë ose jo. Ai duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, si ta zgjidhë këtë çështje, por tash për tash po stërvitet me profesionalizëm të madh. Do të shohim”.

“Nëse luan, është për shkak se unë mendoj se është në formë të mirë dhe i relaksuar. Ose është aktor i mirë ose është vërtet me këtë skuadër, ai flet vazhdimisht dhe bën shaka me bashkëlojtarët”, është shprehur Gattuso në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

The post Gattuso: Higuain nuk ka kërkuar të largohet appeared first on Telegrafi.

Mavraj pëson frakturë në dorë, një javë jashtë fushave

Posted: 15 Jan 2019 11:30 AM PST

Mërgim Mavraj nuk e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij te klubi i Ingolstadt në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe tashmë i ekipit gjerman, do të qëndrojë një javë jashtë fushave.

Kjo për shkak të një dëmtimi në stërvitjet që po zhvillon në Spanjë, pasi Mavraj ka pësuar frakturën në dorë.

"Për fat të keq, nënshkrimi ynë i ri Mergim Mavraj ka pësuar një dëmtim të dorës në sesionin e trajnimit të djeshëm. 32-vjeçari do të mungojë në deri në javën ardhshme. Ne i dëshirojmë një shërim të shpejtë!", ka shkruar klubi në faqen zyrtare në Twitter.

Ingolstadt e bleu Mavrajn nga Arisi për 300 mijë euro, që ishte edhe klauzola në kontratën e tij që ishte vendosur gjatë verës.

Mavraj nuk ishte gjetur mirë në Greqi nga ku u largua pas gjashtë muajsh.

Mbrojtësi do të luftojë që ta mbajë në Bundesliga 2 skuadrën aktuale, pasi është e fundit në renditje me vetëm 10 pikë. /Telegrafi/

The post Mavraj pëson frakturë në dorë, një javë jashtë fushave appeared first on Telegrafi.

Harry Kane jashtë fushave për disa muaj

Posted: 15 Jan 2019 11:16 AM PST

Sulmuesi kryesor i Anglisë, Harry Kane, do të qëndrojë larg fushave deri në fillim të marsit pasi i ka lënduar ligamentet e nyjës.

Kane luajti 90 minuta në Wembley në humbjen 1-0 ndaj Manchester United.

Ai në fund të ndeshjes u ul në mes të fushës, ndërsa duke dal u pa duke çaluar.

Harry Kane pas ndeshjes. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Trajneri Maurizio Pochettino ishte tepër i shqetësuar në intervistën pas ndeshjes, duke thënë se do të presin testet e nevojshme.

Tashmë ka ardhur zyrtarizimi dhe kapiteni i Anglisë, do të mungojë për rreth dy muaj, më shumë sesa ishte parashikuar.

Trajnerin Pochettino, i cili me largimin e Son në Kupën e Azisë ka mbetur pa sulmues, pasi i vetmi që mund të aktivizohet është 33-vjeçari Fernando Llorente.

Që pas ardhjes së Pochettinos te Tottenhami, Kane ka shënuar 116 gola në Ligën Premier. /Telegrafi/   

The post Harry Kane jashtë fushave për disa muaj appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin Demir Avdic  

Posted: 15 Jan 2019 10:43 AM PST

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit me nënshtetësi serbe, Demir Avdic.

Lojtari nuk është i panjohur për kampionatin kosovar, pasi që më parë ka luajtur për Trepçën '89, ku kishte dal të jetë dështim.

Ballkani nuk iu ka treguar tifozëve që lojtari më parë ka luajtur në Kosovë, ndërsa ka cekur vetëm disa vende ku futbolli është i zhvilluar.

"Lojtari ynë më i ri është qendër sulmuesi Demir Avdic i cili së fundmi ka qenë lojtarë në disa klube në Austri, gjithashtu karriere ka pasur edhe në Bosnje, Maltë, Mal të Zi , Suedi etj..", thuhet në njoftimin e klubit.

Avdic ka luajtur në Suedi, por në liga inferiore, siç kishte bërë së fundmi edhe në Austri.

Avdic është mysliman nga Novi Pazari, ndërsa sa ishte te Trepça '89 kishte thënë se idhull i tij ishte Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin Demir Avdic   appeared first on Telegrafi.

Riza Durmishi pranë huazimit te Celta Vigo

Posted: 15 Jan 2019 10:33 AM PST

Celta Vigo është në prag të transferimit të dyfishtë, Riza Durmishit nga Lazio dhe Jairo Riedewald nga Crystal Palace.

Futbollisti shqiptar iu bashkua Biancocelestëve gjatë verës së kaluar nga Real Betisi, mirëpo ka luajtur vetëm 60 minuta në Serie A këtë sezon.

Riza Durmishi (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i majtë që e përfaqëson Danimarkën do të huazohet te klubi spanjoll deri në fund të sezonit për të zënë vendin e Junior Alonsos, i cili është transferuar te Boca Juniors.

Celta në kontratë do ta përfshijë edhe opsionin e blerjes, pasi të përfundojë kontrata e huazimit.

Riza Durmishi dhe Valon Berisha (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Durmishi ka thënë se viti 2018 ka qenë viti më i keq në karrierën e tij, duke qenë se është shoqëruar me probleme të shumta me lëndime.

Lajmet për Riza Durmishin Lajmet për Riza Durmishin

Opsionin e blerjes, Celta do ta përfshijë edhe në marrëveshjen e Riedewald, i cili mund të luajë në mbrojtje ose në mesfushë.

Futbollisti holandez u transferua te klubin londinez në vitin 2017 nga Ajaxi, mirëpo nuk ka luajtur në Ligën Premier këtë edicion. /Telegrafi/

 

The post Riza Durmishi pranë huazimit te Celta Vigo appeared first on Telegrafi.

Mesut Ozil i ofrohet Juves e Interit

Posted: 15 Jan 2019 10:19 AM PST

Unai Emery nuk llogaritë në të, ndërsa kjo ka bërë që Mesut Ozil të mëndojë largimin nga Arsenali që në afatin kalimtar.

Sipas TMW, lojtari gjerman i është vetë ofruar klubeve italiane Juventus dhe Inter.

Lojtari që e ka fituar Kupën e Botës në të shkuarën ka qenë i lidhur me këto dy klube.

Mesut Ozil me Arsenalin . (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Klubet italiane nuk dihet sa a do të ishin të gatshëm të paguanin pagën e gjermanit.

Emery dëshiron ta shes në janar Ozilin Emery dëshiron ta shes në janar Ozilin

Ozil nën drejtimin e Arsene Wenger ka qenë lojtari kryesor në skuadër, por me ardhjen e Unay Emery gjërat kanë ndryshuar.

Ai ka javë të tëra që nuk është tubuar nga trajneri në asnjë ndeshje të Ligës Premier.

Ozil në bankë . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Në fillim thuhej se lojtari ka qenë i lënduar, por tani mediat në Angli, shkruajnë se marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit nuk janë të mira.

Ozil ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

 

The post Mesut Ozil i ofrohet Juves e Interit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more