Skip to main content

“Njerëzit që bezdisen nga zhurmat janë më kreativë” plus 9 more Ekonomia Online

“Njerëzit që bezdisen nga zhurmat janë më kreativë” plus 9 more Ekonomia Online


Njerëzit që bezdisen nga zhurmat janë më kreativë

Posted: 19 Jan 2019 09:55 AM PST

Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha?

Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje?

Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë?

Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit.

Ti ke një ndjeshmëri të lartë ndaj disa zhurmave, gjë që njihet me emrin misofonia.

Ka mjaft persona, të cilët kanë po të njëjtën ndjeshmëri si ty. Disa shkencëtarë të Northwestern University kanë zbuluar se njerëzit e tillë, janë më kreativë krahasuar me ata që nuk e kanë këtë ndjeshmëri.

Po, e ke lexuar mirë.

Nëse të bezdisin zhurmat, sidomos ato të përtypjes në qetësi, ka shumë mundësi të jesh një gjeni.

Në studim janë përfshirë rreth 100 persona, tek të cilët është bërë një test lidhur me bezdisjen që kishin ndaj zhurmave të tilla, si dhe njohurive apo aftësive që kishin në fusha të ndryshme të artit. Organizuesit e studimit gjetën një lidhje të drejtë midis kreativitetit në fusha të ndryshme të artit dhe ndjeshmërisë ndaj zhurmave përtypëse.

Studiuesit kanë gjetur të dhëna lidhur me këtë aspekt edhe tek persona të njohur në shkencë dhe letërsi, si Charles Darwin, Anton Chechov dhe Marcel Proust.

Ata kishin të njëjtin shqetësim ndaj zhurmave të përtypjes së të tjerëve. Më vonë ata zbuluan se edhe Goethe, apo Franz Kafka kishin po të njëjtat bezdi në përditshmërinë e tyre.

Ndaj, herën e ardhshme që do të bezdisin zhurmat e përtypjes së personave përreth, merr frymë thellë dhe kujto se je person kreativ dhe me shumë mundësi, edhe më tepër inteligjent se të tjerët.

The post Njerëzit që bezdisen nga zhurmat janë më kreativë appeared first on Ekonomia Online.

Të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë

Posted: 19 Jan 2019 09:51 AM PST

"Të lirë nga krahët, por truri i tyre është i lidhur me zinxhirë", shkruante eruditit Faik Konica, më 1923, teksa fliste për zakonin e skllavërisë, një ves të shëmtuar, prej të cilit shqiptarët nuk mund të shqiteshin. Në fakt, po bëhen gati një shekull prej kur është shkruar ky tekst, dhe, shqiptarët vazhdojnë të ndjejnë peshën e rëndë të zakonit të skllavërisë, prej të cilit nuk mund të shqiten, gjë që më së miri vërehet në vobekësinë tonë të përgjithshme, në krizat e thella identitare dhe mosmarrëveshjet e brendshme.

Shqiptarët e shekullit XXI, janë të lirë, por prapëseprapë të varfër- më të varfrit në Europë- të katandisur në mjerim, dhe, për çdo ditë, e braktisin atdheun e tyre, në kërkim të një jete më të mirë. Pra, ata vazhdojnë të mos e ndjejnë lirinë e brendshme, që është fondamentale, si ajri, uji e buka.

Po ashtu, ata vazhdojnë të udhëhiqen nga mendje të cekëta, që pak kuptojnë nga rrjedhat e qytetërimit dhe të kulturës.

Pra, shqiptarët, ndonëse kanë sendërtuar disa aspirata politike, dhe këtë fal ndihmës së jashtme, ata nuk kanë gjetur lumturi dhe as paqe të brendshme. Ata kanë fituar lirinë fizike, por kanë problem me lirinë e brendshme. Mbase, kjo mund të jetë njëra nga mbrapshtitë kryesore, që nuk i lë ata të këndellen, të armatosen me dituri dhe vullnet për punë, siç porosiste iluministi i ditur, Tajar Zavalani. Në mungesë të këtyre idealeve, ata sillen të çoroditur përballë krijesës së quajtur shtet, pa modele kulturore e politike, ndërkaq, mosmarrëveshjet e brendshme, i kanë kthyer në norma, prandaj, çdo ditë e më shumë duket sikur nuk ka shtegdalje nga problemet tyre.

Në këtë amulli, si në kohën kur u bë Shqipëria, secili që analizon jetën e sotme shqiptare, s'ka sesi të mos pyet: ku janë rrënjët e kësaj krize?
Meqë shumëçka, në mos gjithçka për këtë krizë është thënë, atëherë e shoh të dobishme të rikthimi te tradita, te klasikët e mendimit shqiptarë, te ata që bënë autopsinë e psikologjisë shqiptare. Një i tillë, pa dyshim ishte Tajar Zavalani, vepra e të cilit paraqet një vizion të qartë perëndimor për Shqipërinë. Ky autor, gjithmonë bënte thirrje të njihej mirë realiteti shqiptar, veset dhe të metat, që sipas tij ishin, "mungesa e disiplinës, egoizm'i i cekët dhe mosheqja e njëri-tjetrit." Sipas tij, këto të meta, trashëgimi të së kaluarës, kishin bërë të pamundur punën kolektive të shqiptarëve.

Ky autor, në tekstin "Populli dhe intelektualët", të botuar më 1934, teksa analizonte trashëgiminë e mjerë shqiptare, ai njëkohësisht dëftonte rrugën si të hyhej në vallen e qytetërimit. Po, ai tregonte nevojën që kishte kombi shqiptar të emancipohej dhe të hynte në vallen e qytetërimit, si popull i vonuar e me shumë të meta.

Një nevojë të tillë, shqiptarët e kanë edhe sot, kudo ku ata jetojnë. Në të vërtetë, kjo nevojë, siç është thënë dhe përsëritur shpeshherë, është në dobi të së ardhmes së tyre: të lartësimit shpirtëror dhe të ngritjes ekonomike e kulturore.

Zavalani thoshte se edukimi i popullit është kondita e parë e çdo qytetërimi. Kanë kaluar shumë kohë, prej kur është shkruar ky tekst, por shqiptarët nuk është se kanë shartuar veset e shëmtuara, që lidhen me mungesën e cilësive të nevojshme për të hyrë në vallen e qytetërimit. Si në kohën e tij, shqiptarët, kanë nevojë të pohojnë një gjë të tillë – nevojën për edukim – mbi të gjitha, ata kanë nevojë të vetëdijesohen për gjendjen e mjerë në të cilën jetojnë- se ata janë të këputur nga gjitha rrjedhat ekonomike e kulturore të botës së përparuar perëndimore.

Shqiptari i mençur, Tajar Zavalani, tregonte për përpjekjet që bënë atëbotë idealistët e kohës së tij "të shkundim pluhurin e mbrapmë ku qemë rritur, të shkëputemi nga idetë e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u përpoqëm të riedukojmë vehten dhe të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë. Pastaj vimë këtu dhe gjejmë botën e vjetër që kishim lënë. Sado pakë thellë të na ketë prekur kultura oksidentale, prap se prapë një qind për qind me botën e vjetër nuk mund të pajtohemi."

Në të vërtetë, Zavalani bënte pjesën në atë pjesën e fisnikërisë shqiptare, që pa droje dhe pa paragjykime, flisnin për plagët shqiptare dhe kërkonin që ato të kuroheshin. Për të, ashtu sikurse për Konicën, Nolin, Fishtën, Merxhanin, Koçën, Harapin, etj., shqiptarët nuk mund të hynin në vallen e qytetërimit, pa i shartuar veset e trashëgimisë së shëmtuar, të cilat, këta idealistë i lidhnin me trashëgiminë e shëmtuar osmane, që kombin shqiptar e kishte këputur nga rrjedhat e qytetërimit.

Shqiptarët e shekullit XXI, nuk kanë një mision të ri dhe as të vjetër. Atyre duket sikur u janë tha idealet, prandaj sillen të trullosur dhe pa kurrfarë përgjegjësie ndaj të sotmes e të ardhmes. Ata janë ngatërruar me njëri-tjetrin dhe nuk e shohin sesi kanë mbetë më të pazhvilluarit në Europë. Për më tepër, ata duket sikur kanë humbur ndjesinë për tema të rëndësishme, esenciale, që lidhen me edukimin e një breznie të re, me ndjenja të lirisë dhe të pavarësisë së plotë. Në të kundërtën, kudo dhe kurdo, dëgjohet një ligjërim i përçudnuar, i egër, primitiv dhe jashtë konditave të qytetërimit.

Zavalani, në shkrimet e tij të shumta, fliste edhe për dobitë që kanë kombet që hyjnë vonë në vallen e qytetërimit, sepse, sipas tij, ata mund të përfitojnë nga eksperienca e popujve më të qytetëruar dhe kështu, mund t'i shkurtojnë etapat e evolucionit. Pse të mos mësojmë nga mendje të tilla, që t'i ndërrojmë kahet e zhvillimit tonë. Që të bëjmë këtë duhet të edukohemi dhe të mësojmë nga popujt e qytetëruar. Koha nuk ndalet që të na pret ne, derisa të kalojmë këtë moshe të stërzgjatur të foshnjërisë. Koha nuk na pret, prandaj të shqitemi nga mentaliteti primitiv dhe paragjykimet e cekëta dhe të marshojmë me vetëdije drejt një misioni të ri: edukimin, pa të cilin nuk ka përparim, lumturi dhe mirëqenie.

The post Të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë appeared first on Ekonomia Online.

Jeni të mërzitur? Këto ushqime do ju kthejnë humorin

Posted: 19 Jan 2019 09:49 AM PST

Ka disa ushqime që pavarësisht sesa shumë dhe shpesh i hamë, gjithmonë do të na pëlqejnë, sidomos kur na ndihmojnë edhe të përmirësojmë gjendjen tonë të humorit. Shkenca ka vërtetuar se ka shumë ushqime që na bëjnë të lumtur.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Avokado 

Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Çokollata

Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi 

Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.

Orizi 

Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.

The post Jeni të mërzitur? Këto ushqime do ju kthejnë humorin appeared first on Ekonomia Online.

Pas takimeve me prindër Bahtiri kërkon fillimin e menjëhershëm të mësimit

Posted: 19 Jan 2019 09:43 AM PST

Janë bërë një javë që nga fillimi i grevës së përgjithme në të gjitha institucionet arsimore në vend me kërkesën e mësimdhënësve për rritje të koeficientit.

Shumë njerëz nuk e po e mbështesin këtë grevë, e njëri prej tyre është edhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor.

Ky është statusi i plot i Agim Bahtirit:

Nga gjitha takimet që kam zhvilluar kam parë nga afër se të gjithë prindërit dhe nxënësit papërjashtim, kërkojnë fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor dhe këkesa ime është në këtë linjë. Ky është qendrim edhe i Kryetarit të Këshillit të prindërve i shprehur publikisht, është qendrim zyrtar edhe i Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, ritheksoj se qëndroj fuqishëm përkrah kerkesave të mësimdhënësve për rritje të pagave, por jam tërësisht kundër bojkotimit të procesit mësimor. Nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikoj, ndërkohë që po pësojnë femijët e Kosovës. Duhet të zgjedhen forma të tjera të protestës, sepse fëmijët e kanë të drejtë kushtetuese edukimin dhe arsimimin.

Sa i përket kërcënimit të kryetarit të SBAShK-ut për padi ndaj meje, i them me plotë përgjegjësi se nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak mësimdhënësit. Mua askush nuk mund të këcënoj, madje edhe nëse dikush më ngrit padi në Gjykatën Speciale të Hagës nuk e kam problem, për faktin se janë afër 300 mijë nxënës duke pritur të ulen në bankat shkollore.

I bëjë thirrje Komisionit pë Arsim të Kuvendit të Kosovës dhe Grupeve Paralmentare që t'i plotësojnë për aq sa është e mundshme kërkesat e mësimdhënësve, në mënyrë që mësimi të filloj ditën e hënë.

AB

The post Pas takimeve me prindër Bahtiri kërkon fillimin e menjëhershëm të mësimit appeared first on Ekonomia Online.

5 këshilla për karriere efektive

Posted: 19 Jan 2019 09:40 AM PST

Fokusohuni në planet e karrierës të paktën një herë në vit.

Bëjeni qëllimin tuaj kryesor të fokusoheni në planet e karrierës tuaj çdo 12 muaj. Tamam siç vizitojmë mjekun çdo vit, planifikimi I karrierës duhet të ndërmerret të paktën çdo ditë. Zgjidhni një ditë një herë në vit, dhe bllokoni çdo shpërqendrim që të mund të fokusoheni. Vendosni qëllim ti pyesni vetes pyetje të rëndësishme si "A jeni të lumtur me karrierën aktuale?", "Ku dëshironi ta shihni veten në 5 vitet e ardhshme?" etj.

Zbuloni çfarë pëlqeni dhe nuk pëlqeni

Mendoni për pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja duke qenë se është e pashmangshme se disa nga ata do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse jeni pak konfuzë, konsultohuni me një këshillues karriere. Shkruani pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja dhe nëse puna juaj aktuale është e mbushur plot me mospëlqime, ju e dini se ç'duhet të bëni.

Kini qëllime të qarta

Të pasurit e qëllimeve të qarta është e rëndësishme për planifikimin e karrierës. Le të themi që do të rifilloni dhe do të zhvilloheni në 5 vitet e ardhshme. Nëse kjo është çështja, punoni hap pas hapi, dhe shpërbleni veten kur të arrini çdo pikë të këtij qëllimi.

Eksploroni karriera të tjera opsionale

Zgjeroni horizontin tuaj dhe zbuloni opsione të ndryshme karriere edhe nëse nuk janë të lidhura me fushën tuaj të studimit. Fusha juaj mund të jetë fizika por keni një interesim të madh për teatrin. Në vend që të hiqni dorë nga interesat tuaja, arrini te dikush që ka eksperiencë të mjaftueshme në fushën që ju dëshironi. Diskutoni ide me ta, dhe njihni udhëtimin e tyre profesional që të dini se çfarë gabimesh që shmangni dhe cilat këshilla duhet të ndiqni.

Njohjet, Njohjet, Njohjet

Njohjet janë vitale për çdo karrierë, prandaj komunikoni me çdo person që mundeni. Asnjëherë nuk e dini se kur mund t'ju duhet një kontakt. Shkoni nëpër evente ku mund të bisedoni dhe të njihni punëdhënësit/punonjësit dhe partnerë biznesi potencialë, shkoni nëpër konferencat e biznesit, dhe sigurohuni të keni një profil të rregullt në LinkedIn ku mund të krijoni kontaktet profesionale.

The post 5 këshilla për karriere efektive appeared first on Ekonomia Online.

7 informacionet e nevojshme për një strategji marketingu

Posted: 19 Jan 2019 09:33 AM PST

Fushatat e suksesshme të marketingut nuk shfaqen papritmas. Por faza e planifikimit është veçanërisht e rëndësishme.

Fillimi i një strategjie të re marketingu është emocionues. Ju filloni me ide të reja kreative, shikoni markën tuaj duke u aplikuar në kontekste dhe mënyra të reja, dhe me shpresë të shihni përfitime të cilat i bëjnë kolegët dhe eprorët tuaj të lumtur.

Por fushatat e suksesshme të marketingut nuk shfaqen papritmas. Duhet të bëni shumë punë për ekzekutimin e tyre, por vlera e vërtetë e çdo strategjie qëndron në fazën e planifikimit.

Para se të finalizoni një strategji, sigurohuni se keni këto shtatë informacione.

Qëllimin tuaj kryesor

Kjo është e qartë, apo jo? Të fitoni më shumë konsumatorë dhe para. Por marketingu ka më shumë nuanca se aq. Ju duhet të gërmoni më thellë në zonën specifike të marketingut në të cilën po punoni; për shembull, a po provoni të shtyeni më shumë qarkullim në faqen tuaj të internetit? A po provoni të fitoni më shumë shkëmbime? Apo thjeshtë dëshironi që marka juaj të bëhet më e njohur? Atëherë, identifikoni gjërat specifike: A po kërkoni të arrini një përqindje të veçantë të rritjes? A po punoni brenda një periudhe specifike të kohës? Sa më specifikë që jeni këtu, aq më mirë.

Audiencën tuaj të shënjestruar

Ju gjithashtu duhet të njihni audiencën tuaj të shënjestruar, dhe dua të them me të vërtetë t'a njihni atë. Nuk është e mjaftueshme të keni një hamendje të arsyeshme se kush mund të jetë i interesuar në produktin tuaj; ju duhet t'a dëshmoni, me kërkime dhe të dhëna objektive, që ata janë të interesuar në produktin tuaj, dhe sigurohuni se asnjë demografikë tjetër nuk përshtatet më mirë për qasjen tuaj. Pastaj, kuptoni se çfarë ju pëlqen atyre; përdorni sondazhe ose kërkime ekzistuese të tregut për të hyrë brenda kokës së konsumatorit tuaj mesatar dhe ndërtoni strategjinë tuaj nga aty.

Konkurrencën tuaj

Ju gjithashtu duhet t'a dini se kush është konkurrenca juaj dhe çfarë strategji përdorin ata, për shumë arsye. Bëni disa kërkime të shpejta në Google nëse nuk i keni të njohura kompanitë e ngjajshme me tuajën, dhe identifikoni disa nga konkurrentët tuaj më të famshëm. Çfarë strategji po përdorin ata? Ku ndryshojnë qëllimet dhe audienca e tyre me tuajën? Çfarë faktorë dallues mund t'i përdorni për të tërhequr më shumë audiencën tuaj të përbashkët? Ju mund të fitoni inspirim nga këtu, dhe gjtihashtu të gjeni shtytje kreative se si të planifikoni dhe shënjestroni fushatat tuaja.

Opsionet tuaja mesatare

Pa marrë parasysh se cilat janë qëllimet, audienca dhe konkurrenca juaj, ju do të keni mundëësi të shumta kur vjen puna te shpërndarja e mesazhit tuaj. A do të provoni një qasje tradicionale reklamuese, ose do të kërkoni diçka më të brendshme, si përmbajtje e marketingut ose optimizimin e motorëve të kërkimit? Cilat platforma të medias sociale do të zgjedhni? Mundësitë janë të pafundme këtu, kështu që sigurohuni të peshoni përparësitë dhe të metat e secilës mundësi në mënyrë tërësore para se të vendosni për një mundësi të fundit.

Opsionet tuaja të mesazhit

Pastaj, vendosni : Cili është mesazhi kryesor që dëshironi të jepni? Për çfarë dëshironi të jetë e njohur marka juaj? Çfarë ndjenja dëshiron që përdoruesit të kenë kur të hasin në ju? Çfarë do të mbajnë në mend ata nga produkti ose shërbimi juaj? Kjo do të kërkojë vëmendje të veçantë në profilin psikologjik të audiencës tuaj, por gjtihashtu një shkallë të kreativitetit.

Çmimi

Pastaj, ju duhet të dini përafërsisht se sa do të kushtojë fushata juaj. Disa mundësi janë më të shtrenjta se tjerat, kështu që varësisht nga madhësia dhe shtrirja e buxhetit në të cilin po punoni, strategjia juaj ideale dhe strategjia e mesazhit mund të mos jetë një mundësi e realizueshme. Nëse kjo është çështja, provoni t'a zvogëloni atë. A mund të kurseni para duke zgjedhur një kanal më të vogël të shpërndarjes, dhe të shkallëzoheni më vonë?

Kthimi i projektuar

Në fund, ju duhet të konsideroni kthimin e projektuar, dhe e kam ruajtur këtë për fund sepse është e vështirë të tregoni saktësisht se sa do të përfitojë marka juaj nga strategjia deri sa të jetë duke funksionuar. Në një mënyrë, ky është qëllimi i fundit që duhet t'a vendosni për strategjinë tuaj; Sa të ardhura po shpresoni të fitoni, krahasuar me ato që po ju kushtojnë? Kjo pyetje e kthimit është më e rëndësishmja kur zhvilloni strategjinë tuaj të marketingut, kështu që kushtoni vëmendje atij sapo të fillojë strategjia juaj.

Këto informacione nuk janë gjithëpërfshirëse; në fakt, edhe me këto baza, ju duhet ende të bëni kërkime shtesë, të mësoni praktikat më të mira dhe të konsideroni qasje alternative, por këto janë elementet thelbësore që i duhen çdo strategjie të marketingut. Përderisa fitoni më shumë përvojë si një tregtar, disa nga këto të dhëna mund të qëndrojnë në përputhje ( për shembull, audienca juaj e shënjestruar mund të mos ndryshojë nëse qëndroni në të njëjtën pozitë), dhe disa prej tyre do të bëhen më të lehta që të bëni kërkime dhe të kuptoni, duke ardhur pothuajse në mënyrë natyrale tek ju.

Ende, është një ide e mirë të kontrolloni këtë listë gjatë fazës tuaj të planifikimit që të siguroheni se keni prekur çdo pikë. (Samuel Edwards/ Entrepreneur)

The post 7 informacionet e nevojshme për një strategji marketingu appeared first on Ekonomia Online.

Largojeni kokëdhimbjen me pak kripë

Posted: 19 Jan 2019 09:27 AM PST

Një dhimbje e fortë koke mund të jetë një makth. Dhimbja e tillë mund të shkatërrojë gjithë ditën tuaj, pasi ju do të ndiheni shumë të lodhur, të përgjumur dhe krejtësisht pa koncentrim.

Nëse nuk dëshironi që të merrni tableta për dhimbjen e kokës, e kemi një lajm të mirë për ju.

Fatmirësisht, duket se njerëzit kanë gjetur një metodë natyrale për kurimin e dhimbjeve të kokës që sipas tyre vërtetë është shumë efektive dhe reagon për pak minuta, transmeton Klan Kosova.

Ne jemi të sigurt se ju tani më i keni të gjithë përbërësit e nevojshëm për këtë trajtim natyral, pasi përbërësi kryesor i kësaj recete është KRIPA.

Në fakt, kjo metodë nuk ju kushton asgjë, është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe mbi të gjitha krejtësisht natyrale dhe pa asnjë efekt anësor, transmeton Klan Kosova.

Në një gotë limonadë (ujë dhe lëng limoni), në vend se të shtoni sheqer ose mjaltë, shtoni dy lugë çaji kripë.

Thjesht pijeni 'limonadën e njelmët' dhe dhimbja e kokës shumë shpejt do të zhduket.

Në të tilla raste, është më mirë të përdorni kripë deti ose të Himalajeve.

Pse kjo metodë mund të funksionojë?

Për të ditur se si këta tre përbërës mund të ndalojnë dhimbjen e kokës – migrenën, së pari ne duhet të shikojmë shkaqet e kësaj dhimbjeje.

  • Dehidrimi (më i zakonshëm)
  • Çekuilibri i elektroliteve (më i zakonshëm)
  • Stresi
  • Konsumimi i alkoolit
  • Alergjia
  • Mungesa e vitaminave dhe mineraleve

Kripa (për të trajtuar çekuilibrin e elektroliteve)

Elektrolitet në trupin tonë janë përgjegjëse për të ndihmuar që të kryhen disa nga proceset më të mëdha në trup, duke përfshirë mbështetjen e funksionit nervor, rregullimin e sistemit kardiovaskular si dhe rregullimin e funksionit të muskujve.

Kur ju jeni në fazë të çekuilibrit, dhimbja e kokës mund të ndodhë. Kripa është burim i mineraleve të cilat më pas veprojnë si elektrolite.

Uji (për të trajtuar dehidrimin)

Lëngu i limonit (për të përmirësuar mungesën e vitaminave)

Sasia e vitaminës C në lëngun e limonit mund të trajtojë problemin e mungesave në vitamina e cila mund të jetë një nga shkaqet e dhimbjes së kokës.

The post Largojeni kokëdhimbjen me pak kripë appeared first on Ekonomia Online.

Sherr në Tiranë, plagoset me armë 20 vjeçari

Posted: 19 Jan 2019 09:23 AM PST

Një djal i ri rreth 20 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Policia njofton përmes një informacioni paraprak, se rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit  është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

The post Sherr në Tiranë, plagoset me armë 20 vjeçari appeared first on Ekonomia Online.

Aktakuzat kundër krerëve të UÇK’së po i harton prokurori që ndoqi Mlladiqin e Millosheviqin

Posted: 19 Jan 2019 09:17 AM PST

Mediumi gjerman Deutche Welle shkruan se prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale. Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiqin e Sllobodan Millosheviqin.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë  do të angazhojë do të shkojë deri në 75.

Bennet ndërkohë ka thënë se me përgatitjen e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së është duke u marrë Prokurori  Allan Tiger, njeriu i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe që ka ngritur aktakuzat ndaj Ratko Mlladiçiqt e Sllobodan Millosheviqit.

Në një intervistë për DW, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet.

Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur".

Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike", thotë ai./GazetaExpress/

The post Aktakuzat kundër krerëve të UÇK’së po i harton prokurori që ndoqi Mlladiqin e Millosheviqin appeared first on Ekonomia Online.

Man Utd vazhdon me fitore, Brighton viktima e radhës

Posted: 19 Jan 2019 09:15 AM PST

Manchester United po e vazhdon formën e jashtëzakonshme nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

"Djajtë e kuq" arritën që të marrin tri pikë të rëndësishme në xhiron e 23- të të Premierligës, duke mposhtur Brightonin me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Ishte mesfushori francez, Paul Pogba ai i cili hapi serinë e golave në këtë takim, kur në minutën e 27' i dha epërsinë skuadrës së tij, me një gjuajtje të saktë nga pika e bardhë.

Në minutën e 42', ishte reprezentuesi anglez, Marcus Rashford ai i cili dyfishoi epërsinë e "djajve të kuq".

Mysafirët arritën që në minutën e 72' të shënojnë një herë me anë të Pascal Gross, mirëpo kjo ishte e tëra nga ky takim për ta.

Me këtë fitore, United grumbullojnë 44 pikë pas 23 xhirove, duke kaluar përkohësisht skuadrën e Arsenal në renditjen tabelare.

The post Man Utd vazhdon me fitore, Brighton viktima e radhës appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more