Skip to main content

“Mediat botërore: Putini konsolidon lidhjet me Serbinë” plus 9 more Ekonomia Online

“Mediat botërore: Putini konsolidon lidhjet me Serbinë” plus 9 more Ekonomia Online


Mediat botërore: Putini konsolidon lidhjet me Serbinë

Posted: 17 Jan 2019 09:37 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëheq delegacionin e lartë rus gjatë vizitës në Serbi, me qëllim që të zhvillojë bashkëpunimin me vendin që synon të bëhet pjesë e BE-së, shkruan rrjeti televiziv britanik BBC.

Në raport përmendet deklarata e Putinit para vizitës, ku akuzonte vendet perendimore për "destabilizimin" e Ballkanit.

Ndërkaq "Bloomberg" në raportin për vizitën e Putinit në Serbi, thotë se ai u prit si hero, përderisa Serbia po përpiqet të fitojë fuqinë e nevojshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Gazeta britanike "Guardian" shkruan se Putini i ka bërë presidentit serb Vuçiq nderimet më të larta shtetërore me shpresën se do të forcojë raportet dypalëshe dhe do të rrisë ndikimin e Moskës në Beograd, shkruan REL.

Agjencia "Associated Press" veçon faktin e një pritjeje të lartë për presidentin rus, i cili sipas kësaj agjencie, me këtë vizitë, tregon mbështetjen e tij për "udhëheqësin populist të këtij vendi ballkanik"

Agjencia gjithashtu përmend faktin se Serbia mban lidhje të afërta me Rusinë edhe pse formalisht dëshiron të jetë vend anëtar i BE-së.

"Beogradi refuzon të i'u bashkohet sanksioneve të Perendimit ndaj Moskës për shkak të Ukrainës dhe kundërshton anëtarësimin në NATO" shkruan AP.

Putini zhvillon një vizitë shumë simbolike në Beograd për të shënuar "miqësinë serbo-ruse" shkruan portal francez "Le Courrier des Balkans". Vizita sipas këtij medium bëhet në kohën kur presidenti Vuçiq po përballet me protesta popullore.

Ky medium shkruan se ekziston një pyetje e hapur, dhe ajo është qëndrimi i Moskës për Kosovën.

"Në interes të Rusisë është të vazhdojë kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës dhe ta mbajë "status quon" apo një koflikt të ngrirë, në mënyrë që të justifikojë politikën në Krime të Ukrainës" shkruan medium francez duke shtuar se " ndoshta Putini mund të pranojë shkëmbimin e territoreve sepse pastaj ky precedent do ti mundësonte shtrirjen e ndikimit, në rast se Republika Serbe do të dëshironte të shkëputej prej Bosnje dhe Hercegovinës.

Historiani dhe eksperti i marrëdhënieve serbo-ruse, Milivoje Beslin vlerësoi për portalin francez se vizita e sotme është një propagandë e mirë për Putinin dhe Vuçiqin.

Beslin beson se Putini nuk ka shumë destinacione në të cilat ai është i mirëpritur për shkak të sanksioneve perëndimore dhe në këtë mënyrë dëshiron të tregojë ndikim në Ballkan. Sipas tij, Vuçiq, nga ana tjetër, duhet të forcojë pozitën e tij në fazën e fundit të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Miqësia ndërmjet serbëve dhe rusëve, për shkak se ata janë besimtarë ortodoksë dhe ndajnë trashëgiminë bizantine, është një mit. Për Rusinë, këto janë vetëm interesa strategjike, raportoi mediumi, duke cituar deklaratën e një ish-diplomateje të paidentifikuar.

Gazeta ruse "Komersant" citon historianin rus në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, Alexei Timofeyev, të ketë thënë se serbët kanë një dashuri të veçantë për rusët për arsye të ndryshme, duke përfshirë luftën në të njëjtën anë në konflikte, por edhe rënien e entuziazmit në Serbi për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

"Vizita e Putinit në Beograd është kryesisht me rëndësi politike dhe duhet të përgjigjet në pyetjen parimore: a është Serbia gati të jetë aleati kryesor i Moskës në rajon ose do të vazhdojë afrimin e saj me BE dhe NATO, duke balancuar mes Perëndimit dhe Rusinë", shkruan e përditshmja ruse "Komersant".

Gazeta thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur në mënyrë aktive idenë e shkëmbimit të territoreve me Prishtinën, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve, pa të cilën integrimi i Serbisë në BE është i pamundur.

The post Mediat botërore: Putini konsolidon lidhjet me Serbinë appeared first on Ekonomia Online.

Bytyqi: Kërkesat e SBAShK-ut ekstreme, të hënën nxënësit të kthehen në shkollë

Posted: 17 Jan 2019 08:58 AM PST

Mnistri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka folur për grevën e mësimdhënësve, duke thënë se kërkesat e tyre janë ekstreme dhe të njejtat do t'i kushtojnë miliona buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Ministrit Bytyqi, brengosja më e madhe është që nxënësit po humbasin orë mësimore, duke deklaruar se po kërkojnë një zgjidhje.

"Brengosja më e madhe është se nxënësit tanë po humbin mësim dhe është një gjë jo e mirë dhe e kemi të vëshitrë të kompenzojmë. Jemi duke kërkuar një zgjidhje që do të jetë e përshtatshme. Deri tani nuk është bërë një zgjidhje që do ta mundësonte rikthimin e mësimit", deklaroi ai.

Në parim nuk është dashur që të fillojë fare greva, është shprehur ministri.

"Është dashtë SBASHK të mirkuptojë që të mos fillohet greva, vazhdimisht kemi qenë në krah të SBASHK'ut. Ka pas mundësi institucionale që të gjendej një zgjidhje, por vendimi ekstrem e ka vëshitrësuar situatën", shtoi ai.

"Vazhdimisht edhe kreministiri i Kosovës është zotuar se jemi duke parë mundësi, hajde të bisedojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për të lëvizur nga ajo që është kërkuar Në të njejtin kohë jemi duke e dëmtuar edhe një të drejtë tjetër që është shkollimi i tyre, ekziston mundësia që pa dëmtuar pjesën kryesore të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë një zgjidhje", tha Bytyqi në T7.

Sipas tij, është bërë një gabim një projektligjin e pagave.

"E para gjë gabimi që ka ndodh me projektligjin e pagave, është munduar që të bëhet një ligj për të harmonizuar pagat, e kjo është kthyer në garë se cili dikaster i ka pagat më të larta. Këto të SBASHK'ut nuk janë kërkesa të lehta për t'u plotësuar", bëri të ditur ai.

Bytyqi i ka cilësuar si ekstreme kërkesat e SBASHK'ut.

"Këto kërkesa janë goxha ekstreme. Mund të jetë një kosto mbi 5 milionë euro, që është vëshitrë e realizueshme. Dje i kemi dorëzuar një propozim Qeverisë dhe po presim që të kemi një reflektim që të ketë një rritje të koficinentit, dhe të hapet një dialog me SBASHK'un dhe të gjithë dikasterët e arsimit", deklaroi ministri, duke thënë se të hënën maksimumi nxënësit duhet të kthehen në shkollë.

"Të hënën maksimumi është dita kur nxënësit duhet të kthehen në bankat e tyre, sepse çdo vonim tjetër është i pariparueshëm", ka shtuar ministri.

The post Bytyqi: Kërkesat e SBAShK-ut ekstreme, të hënën nxënësit të kthehen në shkollë appeared first on Ekonomia Online.

Poni humb një person të dashur: Do i këndoja në dasmë!

Posted: 17 Jan 2019 08:52 AM PST

Këngëtarja e njohur Poni është një ndër artistet më të dashura të muzikës popullore. Pak orë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në "Instagram", një lajm të trishtë.

Poni ka treguar se një fanse e saj vetëm 22-vjeçare ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë, këngëtarja e kishte vizituar personalisht Alvinën në New Jork, ku ishte shtruar në spital.

Madje në "Instastory", Poni ka publikuar edhe disa nga momentet e këtij takimi me fansen e saj që e quan "engjëll". Ajo i premton që sa herë të shkojë në Njw Jork, do të këndojë këngët e saj.

"Prehu në paqe engjëll dhe sa herë të vij në New York, unë do të këndoj këngët që ty të pëlqenin. Jeta është e padrejtë. Ishe vetëm 22 vjeçe.

Në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe në shkollë", shprehet këngëtarja e lënduar nga ikja e parakohshme e Alvinës.

Sipas Ponit, Alvina luftoi për 3 muaj me sëmundjen në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli ta mposhte.



The post Poni humb një person të dashur: Do i këndoja në dasmë! appeared first on Ekonomia Online.

Pique po bëhet gati për diçka tjetër

Posted: 17 Jan 2019 08:48 AM PST

Gerard Pique ka filluar të mendojë përtej futbollit. Mbrojtësi spanjoll që para pak javësh e bleu FC Andorran, tani do t'i futet botës së filmit.

Ylli i Barcelonës do të realizojë një film dokumentar për skuadrën katalonase. "Gjithçka ose asgjë" do të quhet filmi dokumentar për Barcelonën që do të realizohet nga Amazon Prime Video.

Madje skuadra e Barcelonës i ka lejuar Piques futjen e kamerave edhe në zhveshtoren e skuadrës për të dalur më origjinal ky film.

Sponzori gjeneral i skuadrës, "Rakuten" po tenton që të blejë të drejtat ekskluzive të transmetimit të këtij filmi. /gazetametro

The post Pique po bëhet gati për diçka tjetër appeared first on Ekonomia Online.

Putin: S’ka ndryshuar qëndrimi për Kosovën, taksa dhe ushtria tensionuan situatën

Posted: 17 Jan 2019 08:43 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencë për media ka folur edhe për çështjen e zgjidhjes së problemit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Putin ka thënë se tashmë pozicioni i Rusisë karshi kësaj çështje është i njohur.

"Pozita ruse për çështjen e Kosovës është i njohur", ka thënë Putin para gazetarëve.

Sipas atyre që janë deklaruar më herët nga zyrtarët e shtetit rus, është thënë se Rusia mbështet çfarëdo marrëveshje e cila është e mirë për Serbinë.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur taksë ndaj produkteve serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Sipas presidentit rus, këto veprime kanë shkaktuar tensione serioze në rajonin e Ballkanit.

"Lëvizje te fundit të Prishtinës, vendimi për taksën dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kanë shkaktuar tensione serioze", ka thënë ndër të tjera presidenti rus, Vladimir Putin, para gazetarëve në Beograd.

Ndër të tjera të dy presidentët kanë folur edhe për nënshkrimin e dhejtërave marrëveshjeve ndërshtetërore Serbi-Rusi.

The post Putin: S’ka ndryshuar qëndrimi për Kosovën, taksa dhe ushtria tensionuan situatën appeared first on Ekonomia Online.

Banka botërore partner strategjik i ujësjellësit “Prishtina”

Posted: 17 Jan 2019 08:21 AM PST

Përfaqësues të Bankës Botërore gjatë ditës së sotme qëndruan në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit `Prishtina`.

Në takim morën pjesë, Susanna Smets / specialiste për ujë dhe ujëra të zeza nga Banka Botërore, Bekim Imeri / specialist për zhvillim social, poashtu nga Banka Botërore si dhe kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu me stafin e tij përcjellës.

Qëllimi i këtij takimi me përfaqësues të Bankës Botërore si partnerë shumë të rëndësishëm strategjik për sektorin e ujit, ishte diskutimi i projektit të Bankës Botërore për identifikimin e investimeve potenciale afatgjate në KRU,,Prishtina,,.

Ujësjellësi i Prishtinës shpalosi projektpropozimet e saj në fushat më të nevojshme për investime siç janë, zvogëlimi i humbjeve teknike dhe komerciale (dorëzoj kërkesën për studim fizibiliteti për menaxhimin e presionit), ruajtja dhe menaxhimi i resurseve ujore si dhe kursimi i shpenzimeve të energjisë elektrike përmes investimeve në ndërtimin e paneleve solare që do të ulte shpenzimet operative si rezultat i kostos së lartë të energjisë elektrike.

Ilir Abdullahu, kryeshef ekzekutiv paraqiti para Bankës Botërore studimin e fizibilitetit me arsyeshmëritë e ngritjes së Impianteve Energjetike Fotovoltaike në tre zona të shërbimit (Shkabaj, Albanik, Selia Qëndrore) planet konkrete zhvillimore në reduktimin e humbjeve të ujit të pafaturuar si dhe diskutoi rreth furnizimit me ujë të zonave rurale, me theks të veqantë rreth nevojave për ujë të pijshëm dhe ujitje në zonat me resurse ujore të pakta. Një studim fizibiliteti ishte  hartuar vitin e kaluar nga Komuna e Drenasit për  ndërtimin e akumulacionit si dhe nevojat për investime të Imipanteve të trajtimit të ujërave të zeza për mbrojtjen e lumit Drenica dhe ujërave nëntokësore në ato zona.

Ndër të tjera, kryeshefi Abdullahu  falënderoi Bankën Botërore si partner stategjik për misionin e tyre në identifikimin dhe përkrahjen e projekteve investive dhe afatgjate për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit të Prishtinës. Banka Botërore u zotua se projektpropozimet  do t'i diskutoj në komitetet e tyre teknike.

The post Banka botërore partner strategjik i ujësjellësit “Prishtina” appeared first on Ekonomia Online.

Xavi, yllit të Bayernit: Ti mund të luash te Barcelona

Posted: 17 Jan 2019 08:05 AM PST

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga Barcelona, Xavi Hernandez vazhdon të mendojë për ish skuadrën e tij.

Xavi Hernandez ka arritur të lë gjurmë të pashlyeshme te Barcelona gjatë karrierës së tij, ku fitoi titujt më të rëndësishëm.

Si një futbollist me prejardhje katalane, Xavi assesi nuk mund të largojë nga mendja Barcelonën, ku lojtarëve të ndryshëm iu propozon transferimin në 'Camp Nou'.

40 vjeçari njëjtë ka vepruar edhe me yllin e Bayern Munich, Joshua Kimmich.

"Pep Guardiola (ish trajner i Barcelonës) sa ishte te Bayern Munich më kishte thënë se ka një lojtar në skuadër i cili mund të luante në çdo pozitë, e pyeta se kush dhe ai mu përgjigj duke më thënë Kimmich, për të cilin unë kurrë nuk kisha dëgjuar", ka deklaruar Xavi

The post Xavi, yllit të Bayernit: Ti mund të luash te Barcelona appeared first on Ekonomia Online.

Vuçiq i ankohet Putinit dhe kërcënon: Kosova vendosi taksën dhe formoi Ushtrinë, nuk do të poshtërohemi kurrë

Posted: 17 Jan 2019 07:55 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka treguar se me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka biseduar për shumë çështje që po përballet Serbia, por me theks të veçantë atë të çështjes së madhe që ka me Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Vucic ju është ankuar Putinit ne lidhje me vendimet e reja që ka marrë Kosova, taksë ne padrejtë siç e quan ai, dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës që ka ndodhur me 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ka treguar se për të gjitha këto ka marrë mbështetjen nga Putin, dhe ka treguar se Serbia nuk do të poshtërohet kurrë, transmeton Gazeta Metro.

"Kam njoftuar Putinin për të gjitha ato që po ndodhin në mes Serbisë dhe Kosovë, e kam njoftuar për taksën e padrejtë, për të ashtëquajturën Ushtri të Kosovës, vendime këto që padrejtësisht po bëhen ndaj Serbisë, unë kam marrë përkrahjen e Presidentit Putin në lidhje me të gjitha këto dhe i kam treguar se Serbia nuk do të poshtërohet kurrë", tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Krejt në fund ai ka treguar se në maj do të jetë në Rusi.

The post Vuçiq i ankohet Putinit dhe kërcënon: Kosova vendosi taksën dhe formoi Ushtrinë, nuk do të poshtërohemi kurrë appeared first on Ekonomia Online.

Zëvendësministri Shkodra priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë

Posted: 17 Jan 2019 07:49 AM PST

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, ka pritur në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Etjen Xhafaj.

Fokus i këtij takimi ishte zbatimi i Marrëveshjes për Heqjen e Kontrolleve Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe çështje tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjeve dhe obligimeve tjera të marra nga mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për përshpejtimin dhe harmonizimin e të gjitha akteve ligjore dhe nën-ligjore, me qëllim të fillimit të implementimit të marrëveshjes "mini-Shengen", në mes të dy vendeve.

Kjo marrëveshje është iniciuar dhe dakorduar nga mbledhja e mëhershme e të dy qeverive, të mbajtur në qytetin e Pejës.

Me këtë rast, të dyja palët janë pajtuar që kjo marrëveshje të jetë në funksion të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe lehtësimit të komunikacionit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

The post Zëvendësministri Shkodra priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë appeared first on Ekonomia Online.

Shala mbështet kompanitë kosovare në panairin e Mobilierisë dhe Enterierit, në Këln të Gjermanisë

Posted: 17 Jan 2019 07:42 AM PST

Për të tretën herë me radhë kompanitë nga Kosova po marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar

të Mobilierisë dhe Enterierit "IMM", që po mbahet në Këln të Gjermanisë, nga data 14-20 janar 2019.

Në mbështetje të kompanive të Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i ka vizituar produktet e kompanive kosovare të ekspozuara në këtë panair, i cili është njëri nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtar të mobilierisë dhe të interierit.

Duke e pasur parasysh përkrahjen e prodhuesve vendorë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të cilën e drejton ministri Endri Shala, sektorin e drurit e ka vendosur në top prioritet, që me eksportin e deritanishëm e meriton një vlerësim maksimal, edhe për kundër kostos së lartë ka bërë të mundur pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në këtë panairi me interes shumë të lartë për sipërmarrësit.

MTI/KIESA për realizimin e këtij panairi, ku kompanitë kosovare paraqiten në hapësira me madhësi mbi 500 m2, ka ndarë buxhet në vlerë prej 77 mijë e 187 eurosh (buxhet ky i cili ka qenë i mbetur tek UNDP dhe njëherësh edhe nga UNDP është bërë pagesa e kësaj vlere direkt tek organizatori i IMM), ndërsa pjesa tjetër e mbetur është mbuluar nga USAID, GIZ, SIDA dhe nga vetë kompanitë kosovare.

Kompanitë kosovare, të cilat po marrin pjesë në ketë panair janë: "ELNOR", "ALBED", "GRANITI" dhe "VENTIUS" (Comodita prodhues i dyshekëve), të cilat po i prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divane, tryeza, karrige, dyshekë dhe elemente të ndryshme të enterierit.

Prandaj, MTI dhe KIESA përmes formave institucionale janë duke i stimuluar kompanitë prodhuese për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare për të promovuar prodhimet kosovare dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi për rritje të eksportit dhe në veçanti për ngritjet të imazhit të Kosovës përmes paraqitjes së mirë prezantuese dhe ekspozimit të prodhimeve cilësore.

Duke e ditur së tregu i Evropës është një treg atraktiv për prodhuesit kosovarë si nga aspekti i afërsisë ashtu edhe nga aspekti i shkëmbimit të përvojave dhe për këtë arsye ky sektor është vendosur në planin e punës së MTI-së/KIESA-s për organizimin e pjesëmarrjes edhe në panairin IMM 2019 dhe në MOW 2019.

Përvoja e deritashme e pjesëmarrjes në këto panair ka treguar se sektori i drurit është në rritje të vazhdueshme dhe se prodhimet nga ky sektor janë duke krijuar tregje të reja dhe të sigurta për eksport në drejtim të Evropës.

Bazuar nga të dhënat e vitit të kaluar nga SHPDK, pritet që të ketë eksport në vlerë prej 900 mijë eurosh në vitin 2019, si rezultat i ekspozimit të produkteve kosovare në këtë panair.

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, e udhëhequr nga ministri Endrit Shala, do të jenë  vazhdimisht të përkushtuar për t'i mbështetur dhe për t'i promovuar bizneset vendore.

The post Shala mbështet kompanitë kosovare në panairin e Mobilierisë dhe Enterierit, në Këln të Gjermanisë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more