Skip to main content

“Më “të fortët” e Tiranës, policia publikon e emrat e 22 të kërkuarve (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Më “të fortët” e Tiranës, policia publikon e emrat e 22 të kërkuarve (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Më “të fortët” e Tiranës, policia publikon e emrat e 22 të kërkuarve (FOTO)

Posted: 20 Jan 2019 02:19 AM PST

Emrat e 22 "më të fortëve" të kryeqytetit janë publikuar sot nga Policia e Shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook.

Uniformat Blu në këtë njoftim theksojnë se kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave të rrezikshëm.

"Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", thuhet në njoftim.

Shpërthimi i gazsjellësit, zjarri shkrumbon të gjallë 71 persona (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2019 02:07 AM PST

Një tubacion gazi shpërtheu të premten në Meksikë dhe bilanci i viktimave prej asaj dite është rritur frikshëm duke shkuar në 71 persona që humbën jetën nga tragjedia që ndodhi në qytetin Tlahuelilpan, shteti Hidalgo.

Numri i vdekjeve të reja u njoftua nga guvernatori i shtetit Hidalgo, Omar Fayad, i cili tha se mes viktima gjendeshin edhe tre gra dhe një fëmijë 12 vjeç.

Përveç numrit të lartë të viktimave, autoritetet meksikane bëjnë me dije se qindra persona kanë mbetur të plagosur.

Besohet se shpërthimi ndodhi pasi linja e gazit u prish nga grabitësit e dyshuar të karburantit, me zyrtarët që thonë se një numër i madh njerëzish po përpiqeshin të mbushnin kontejnerët dhe u dogjën të gjallë nga flaka gjigande që përfshiu fushën ku shtrihet tubacioni.

Dhjetëra trupa të djegura mbeten në vendin e ngjarjes, i cili është i rrethuar nga forcat e sigurisë, ndërsa në një distancë të konsiderueshme qindra njerëz presin të mësojnë fatin e të afërmëve të tyre.

Njerëzit lokalë thanë se politika e re e Presidentit Andrés Manuel Lopez Obrador për të goditur vjedhjen e karburantit kishte krijuar mungesa në treg.

“Gjithkush erdhi për të parë nëse ata mund të merrnin pak benzinë për makinën e tyre. Nuk ka më gaz në stacionet e benzinës, ndaj ndodhi”, tha fermeri Isaias García për agjencinë e lajmeve Reuters.

Por, çfarë ndodhi saktësisht të premten?

"Pemex", ndërmarrja shtetërore e naftës në Meksikë, tha se zjarri ishte shkaktuar nga lidhjet e paligjshme. Besohet se hajdutët kanë shpuar tubacionin, pasi imazhet para shpërthimit tregonin një rrjedhje nga linja kryesore, me gazin që dilte në ajër.

Disa vendas kritikuan forcat e sigurisë, pasi sipas tyre nuk kanë bërë mjaftueshëm për të larguar njerëzit me më shumë nga tubacionet e karburanteve që rrjedhin. Por, Presidenti López Obrador mbrojti ushtrinë kundër kritikave, duke thënë se ata kishin të drejtë të mos përballeshin me një turmë kaq të madhe.

Ndërkohë, vlen të theksohet se disa litra karburantesh vlejnë më shumë se paga minimale ditore në Meksikë dhe vjedhja e karburantit është e shfrenuar në disa komunitete meksikane. Qeveria ka thënë se këto praktika i kushtojnë vendit rreth 3 miliardë dollarë.

Presidenti López Obrador, i cili mori detyrën në dhjetor, ka nisur një goditje të madhe kundër grabitësve të karburantit, ndërsa mijëra ushtarë janë vendosur për të ruajtur tubacionet, disa prej të cilave janë mbyllur krejtësisht.

Masa e qeverisë ka çuar në rritjen e mbështetjes në furnizimet e cisternave dhe ka pasur raporte të gjera për radhët e gjata në pikat e karburantit.

Gazeta Shqip

E rrallë në Prizren, foshnja lind me një dhëmb në gojë

Posted: 20 Jan 2019 01:50 AM PST

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku vajza e familjes Krasniqi ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe.

Foshnja, Amelia Krasniqi ka ardhur në jetë më 7 janar 2019 dhe lindja e saj ka befasuar mjekët e familjen, ndërsa ka pushtuar edhe mediat kosovare me foton e publikuar me lejen e prindërve të saj.

I ati i vogëlushes, Arif Krasniqi ka thënë për "04 online" se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin t'ju dalin pas 6 muajsh.

Ndërkohë mjekët i kanë thënë familjarëve të vazjës se asaj duhet t'i hiqet dhëmbi për të larguar rrezikun se mund t'i rrohet dhe ta gëlltitë.

Del video, Rama shoqëron Balilin në burg: Mos u mërzit, burri është burrë!

Posted: 20 Jan 2019 01:44 AM PST

Klement Balili ndodhet tashmë në qeli, pasi më 15 janar iu vetëdorëzua policisë dhe pret të gjykohet për akuzat mbi trafikun e drogës dhe krijimin e grupit të strukturuar kriminal.

Pavarësisht se për "Eskobarin e Ballkanit" tani do të vendosë drejtësia, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka larguar ende vëmendjen prej atij që disa e cilësuan dorëzim e të tjerë arrestim të Klement Balilit.

 

sb

Çaste interesante te arrestimit te Eskobarit nga vet Ediskobari!Ndiqni videomontazhin. sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 20. Januar 2019

Berisha ka artikuluar vazhdimisht se kishte një pakt me kryeministrit Edi Rama dhe Balilit për dorëzimin e tij, ndërsa sot i ka vendosur të dy personazhet e mësipërm në një videomontazh. Aty shfaqet vetë kryeministri Rama që merr në dorëzim Balilin, dhe e shoqëron trafikantin e njohur të drogës drejt burgut.

"Mos u mërzit, burri është burrë", i thotë Rama-Balilit.

"Çaste interesante të arrestimit të Eskobarit nga vet Ediskobari!", shkruan Berisha përkrah videos.

“Ndizet” Instagrami, Rama “fotografon” Berishën nudo (Foto)

Posted: 20 Jan 2019 01:29 AM PST

Kryeministri Edi Rama e shfrenoi mbrëmjen e kaluar fantazinë, teksa postoi në Instagram një foto të tij në versionin e Davidit të Mikelanxhelos. Përpra "statujës" së shefit të qeverisë nudo qëndronin dy liderët e opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, duke bërë "slefie".

Postimi i Ramës e ndezi rrjetin me komente nga më të ndryshmet, teksa shumë e cilësuan si sulm që i tejkaloi kufijtë e ironisë ndaj kundërshtarëve politikë. Porn ë mungesë të një reagimi nga PD apo LSI për ironinë therëse të Ramës, me dyshen Basha-Kryemadhi që ishin të impresionuar përballë kryeveprës së Mikelanxhelos, opozitën kryeministrit duket se ka zgjedhur t'ia bëjë faqja e njohur e memeve "Brryli Brodëay", që është edhe e preferuara e Ramës.

Teksa Rama nën foton e shpërndarë dje shkruante "Ej Brryli Broadëay ça bohet kshu nga doli kjo", faqja pikante replikoi me  shefin e qeverisë duke ju përgjigjur: "Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet".

Ndërkohë, përplasja Rama-Brryli ka vijuar edhe të dielën, pasi në Instagramin e faqes së njohur është postuar një fotomontazh, këtë herë me Sali Berishën në rolin e Davidit nudo dhe kryeministrin Rama, zv.kryeministrin, Erion Braçe, këshilltarin Endri Fuga dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që realizojnë një foto poshtë statujës.

"Ej o Edi Roma ça bohet kshu me ju mer jahu, keni nerru korsi ee…🤨Mjesi kecat e Dajes", shkruhet në postim.

Gazeta Shqip

Jeta luksoze e “Ronit të Shijakut”, porositësit të heroinës në Has (FOTO)

Posted: 20 Jan 2019 01:08 AM PST

Dy ditë më parë në kuadër të operacionit "Vol-Vo 4", me urdhër të Krimeve të Rënda u arrestua në Xhafzotaj të Durrësit, 48-vjeçari Hekuran Hoxha, i cili rezulton të jetë koka e grupit të  Shijakut, që kishte porositur edhe sasinë prej 250 kg heroinë që u prodhua në një laborator në Brenog të Hasit.

I njohur ndryshe si "Roni i Shijakut", 48-vjeçari nga Xhafzotaj njihet për jetën e tij luksozë, ku nuk mungojnë as udhëtimet në vende ekzotike, apo përdorimi i automjeteve të shtrenjta.

"Truri" i trafikut të heroinës njihet edhe si pronar i disa bizneseve në Shijak, mes të cilëve karburanti "Roni Oil" dhe kafeneja, që e ka pagëzuar me "nofkën" e tij.

Hekuran Hoxha nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i arrestuar të paktën tre herë për trafik heroinë në Itali dhe Turqi, por kjo nuk e ka penguar të ekzspozojë jetën  e tij të shtrenjtë në rrjetet sociale.

Ai është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si "5 bosët e Shijakut", pasi kishin mundur të trafikonin rreth 488 kg heroine nga Shqipëria drejt Italisë.

Bashkë me Hekuran Hoxhën, në 2009 u arrestuan edhe Alket Hatija i njohur si "Zoti i drogës", si edhe Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku.

Gjithashtu, ai është arrestuar edhe në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.

Sa i përket laboratorit të drogës në Has, "Roni i Shijakut" dyshohet se ka një lidhje të fortë me Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim), pasi sipas "Report TV" kanë qenë ata të dy që kanë kontaktuar biznesmenin Admir Hoxha, edhe ky në kërkim, që akuzohet si njeriu që financoi ngritjen e laboratorit të drogave të forta.

Historia e dashurisë së Tina Turner

Posted: 20 Jan 2019 01:00 AM PST

Ajo ishte një dashuri me një shikim. Tina Turner do të shprehej kështu e pyetur mbi lidhjen e saj me Erwin Bach, gjermanin me të cilin tashmë po kalon jetën. I gjatë, i veshur gjithnjë elegant, Erwin ka arritur të kapë vëmendjen e mediave dhe për përkushtimin që ka ndaj së shoqes. Diferenca e moshës nuk e ka fashitur pasionin mes tyre. Ata u takuan për herë të parë në një festë pas çmimeve EMI në vitin 1985. Vetëm një vit më pas, ata do të lidheshin më njëri tjetrin. Tina e kujton si jo të lehtë këtë raport.

Por ishte muzika ajo që i bënte bashkë. Ai dinte ta shihte ndryshe nga të tjerët atë që kalonte brenda saj teksa këndonte. Erwin dinte të shihte muzikën brenda saj, ndoshta se e shihte me sytë e dashurisë. Në korrik të vitit 2013-të ata u martuan, pas gati 27 vitesh që ishin bashkë. Ata zgjodhën liqenin e Zyrhiut për festën e madhe ku kishin ftuar miqtë më të mirë. Kjo ishte martesa më e bukur që mund të mendonte këngëtarja e cila mbante veshur një fustan mëndafshi. Vetëm disa ditë pas martesës çifti organizoi një tjetër parti të madh ku ambienti ishte zbukuruar më 70.000 trëndafila të kuq dhe të verdhë. Midis 120 miqve të pranishëm ishin të ftuar dhe Eros Ramazoti, Giorgio Armani, David Bowie, Oprah Winfey.

Erwin Bach është një emër i njohur në industrinë muzikore. Disa nga artistët e mëdhenj ia dedikojnë suksesin pikërisht atij. Pink Floyd, Paul McCartney, Pet Shop Boys, apo vetë bashkëshortja e tij Tina Turner ia dedikojnë suksesin pikërisht Erwin. Në librin autobiografik Tina tregon se sa shumë e kishte ndryshuar dashuria për të.

Tashmë që këngëtarja ka kaluar kohë jo të mira me shëndetin, ka pranë vetëm Erwin, i cili kohë më parë dhuroi dhe një veshkë për të. Askush nuk të shpëton përveç dashurisë, shprehet Tina në libër, teksa u thotë lexuesve se ka gjithnjë kohë për dashuri në jetë, duke marrë si shembull zhgënjimin nga martesa e saj e parë.

Gazeta Shqip

“Tmerri” i Raguzës, vidhte edhe naftën e makinave. Pranga të riut shqiptar

Posted: 20 Jan 2019 12:39 AM PST

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë në Itali, teksa ishte nisur për të grabitur.

Arxhens Zykollari ishte identifikuar si hajdut serial prej imazheve të kamerave të sigurisë dhe grabitjet e kryera prej tij ishin hetuar për një kohë të gjatë nga autoritetet italiane, të cilat në fund e prangosën të riun.

Zykollari ka vjedhur mallra me vlerë mbi 40 mijë euro, që nisin nga biçikletat profesionale, televizorët, telefonat, tabletat, kompjuterët e deri tek karburanti i makinave.

Në listën e objekteve ku ka mësyrë 20-vjeçari përfshihen baret, palestrat, restorantet, dyqanet bujqësore, dyqanet e duhanit dhe dyqanet e biçikletave.

Prokuroria e Raguzës ka nxjerrë një dispozitë kundër hajdutit shqiptar duke e etiketuar si metodik, serioz dhe të pandreqshëm.

Gazeta Shqip

Maskat “godasin” në Lushnje, grabitet argjendaria. Ja shuma e marrë…

Posted: 20 Jan 2019 12:29 AM PST

Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës është grabitur një argjendari.

Mësohet se subjekti ka rënë pre e maskave, që kanë arritur të marrin bizhuteri me vlerë deri në 10 milionë lekë të rinj.

Sipas informacioneve paraprake kanë qenë 4 personat që kanë grabitur argjendarinë.

Gazeta Shqip

Shampanjë, jahte dhe tigra, fëmijët e pasur të Dubait “çmendin” rrjetin (FOTO)

Posted: 20 Jan 2019 12:23 AM PST

Ata shquhen për pasqyrimin në rrjetet sociale të pasurisë së tyre ekstravagante, teksa tregojnë jetesën milionere të karakterizuar nga udhëtimet me avionë privat, markat më të shtrenjta të rrobave, festat e çmendura dhe tigrat si kafshë shtëpiake.

Po flasim për "Fëmijët e Pasur të Dubait", të cilët kanë "çmendur" rrjetin me luksin e shfrenuar, teksa faqja në Instagram ka më shumë se 230,000 ndjekës. Këta të rinj që s'kanë punuar kurrë në jetën e tyre, "lundrojnë" në shampanjë të shtrenjtë dhe kënaqen me shooping, teksa nuk mungojnë pushimet luksoze në diellin përvëlues të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fëmijët e pasur rregullisht dalin në foto me kafshët e tyre ekzotike duke përfshirë tigrat, leopardët, devetë, majmunët dhe madje diku mes luksit mund të shohësh edhe një luan të bardhë që një vajzë milionere e ushqen me qumësht.

Dubai, i njohur për pazaret luksoze dhe gjallërinë e jetës së natës, duket të jetë vendpushimi i përsosur për këta individë të pasur.

Një video në faqen në Instagram tregon një makinë që ecën nëpër shkretëtirë, ndërsa rrethohet nga një numër i madh devesh, që mund të shihen në dritare. Në një tjetër foto dy vajza relaksohen në një vaskë të nxehtë me një aukuarim peshqish shumëllojësh dhe ekzotikë.

Çaj pasdite dhe shampanjë për mëngjes në Burj Al Arab dhe sushi në Nobu shpesh shijohen në këto vende ekskluzive.

Ndërkohë një tjetër foto tregon reperin Tinie Tempah, i cili ishte në Dubai për pushime, duke ecur me një tigër që e mban si kafshë shtëpiake me zinxhir në një kopsht dekadent. Një postim tregon një bjonde simpatike me një makinë luksoze sportive, ndërsa perëndimi i diellit në qytetin madhështor i "dekoron" foton.

Padyshim që vajzat e pasura të elitës gjithmonë fotografohen duke shfaqur rrobat e tyre, këpucët dhe, natyrisht, çantat e tyre kur sapo dalin nga qendrat tregtare.

Duke u shfaqur në avionët e tyre privat, në krye të disa prej ndërtesave më të larta në botë dhe duke u shtrirë në jahtet e tyre, fëmijët e pasur të Dubait me të vërtetë tregojnë se dinë ta shpenzojnë pasurinë e tyre me stil.

Gazeta Shqip

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more