Skip to main content

“Marotta: Godin dëshiron t’i bashkohet Interit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Marotta: Godin dëshiron t’i bashkohet Interit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Marotta: Godin dëshiron t’i bashkohet Interit

Posted: 19 Jan 2019 03:04 PM PST

Drejtori i ri i sportit të Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar zyrtarisht se Diego Godin dëshiron t’i bashkohet Nerazzurrëve.

Ish-drejtuesit i Juventusit foli për mediumin DAZN përpara ndeshjes së Interit kundër Sassuolos këtë mbrëmje.

Ai u pyet për mbrojtësin e Atletico Madridit, Godin, i cili raportohet se do të bashkohet me Interin kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Interi ka marrëveshje me mbrojtësin Diego Godin Interi ka marrëveshje me mbrojtësin Diego Godin

“Duhet të theksoj se Interi ka një ndikim shumë të fortë, pasi shumë lojtarë po na kërkojnë dhe agjentët trokasin në derën tonë”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Kjo është një gjë pozitive, pasi do të thotë që ne përfaqësojmë një pikë referimi në botën e futbollit”.

“Ka kampionë që paraqiten vet tek ne dhe ne nuk duam t’i lëmë të na ikin dhe Godin është një prej tyre”.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim profile të tilla dhe dua të theksoj se Godin do të jetë një agjent i lirë në qershor”.

Wanda Nara: Icardi do të rinovojë me Interin Wanda Nara: Icardi do të rinovojë me Interin

Marotta foli edhe për situatën e rinovimit të kontratës së kapitenit, Mauro Icardi.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Mauro Icardi do të mbetet këtu, pasi jemi të lumtur me të dhe anasjelltas. Çështja e vetme e mbetur është kur duhet të vendosim lapsin mbi kontratë”, përfundoi drejtuesi italian i Interit. /Telegrafi/

The post Marotta: Godin dëshiron t’i bashkohet Interit appeared first on Telegrafi.

Bernabeu duartroket Vinicius për lëvizjen e bukur ndaj Sevillas, braziliani po shkëlqen nën urdhrat e Solarit

Posted: 19 Jan 2019 02:53 PM PST

Real Madridi fitoi ndaj Sevillas me rezultat 2-0 në La Liga, përkund mungesave të mëdha për shkak të lëndimeve.

Një nga më të mirët në këtë takim ishte Vinicius Junior, i cili po vazhdon me paraqitje të mira te Los Blancos.

Braziliani për një moment gjatë pjesës së dytë ndali topin bukur dhe pastaj dribloi bukur një lojtar kundërshtar, por u ndal shpejt nga një tjetër.

I gjithi ky moment u duartrokit nga tifozët në stadiumin Santiago Bernabeu. Lojtari ka marrë lëvdata shumë edhe nga trajneri Santiago Solari.

Trajneri argjentinas i ka kërkuar gjithë lojtarëve të përkrahin Vinciusin pasi vëmendja e madhe drejt 18-vjeçarit nuk është edhe lehtë e përballueshme në fillimin e aventurës së tij në Madrid.

Gazetari e pyet Jordi Alban për krahasimin Messi-Vinicius që po bëhet në Madrid, spanjolli përgjigjet në mënyrë brilante Gazetari e pyet Jordi Alban për krahasimin Messi-Vinicius që po bëhet në Madrid, spanjolli përgjigjet në mënyrë brilante

Deri më tani në sezonin 2018/19 lojtari ka shënuar tre gola në 16 paraqitje për Realin.

Vinicius është blerë nga klubi spanjoll në verën e 2017 për 46 milionë euro nga Flamengo. /Telegrafi/

Disa nga lëvizjet e bukura të Vinicius Jr këtë sezon me Realin:

The post Bernabeu duartroket Vinicius për lëvizjen e bukur ndaj Sevillas, braziliani po shkëlqen nën urdhrat e Solarit appeared first on Telegrafi.

Mourinho: Tashmë kam refuzuar tri oferta pune pas largimit nga Unitedi

Posted: 19 Jan 2019 02:34 PM PST

Jose Mourinho ka deklaruar së fundmi se ka refuzuar tri oferta për punë në këtë muaj pas largimit nga Manchester Unitedi, teksa ka shtuar se është i qetë në këtë aspekt.

Trajneri portugez ka insistuar që mungesa e punësimit të rregullt në bankinë nuk është për shkak të mungesës së ofertave, pasi tashmë ka refuzuar tri të tilla.

“Para së gjithash unë jam i lumtur me këto tre javë”, ka thënë fillimisht Mourinho për BeIN Sports, medium për të cilin po komenton në Kupën e Azisë.

Jose Mourinho gjen punë si analist sportiv i "beIN Sports" Jose Mourinho gjen punë si analist sportiv i "beIN Sports"

“Jam i lumtur me këtë përvojë. Do të kem përvoja të tjera që zakonisht nuk mund t’i kem”.

“Unë e njoh veten dhe e di se deri në fund të marsit di të luftojë paksa me lumturinë time. E njoh natyrën time, lëvizjen time të ardhshme, nuk e di”.

“Do t’i analizoj gjërat, nuk më pëlqen të flas për këtë, por unë tashmë kam refuzuar tre opsione për punë”.

Solskjaer: Mourinho është menaxher fantastik, shpejt do t'i kthehet punës Solskjaer: Mourinho është menaxher fantastik, shpejt do t'i kthehet punës

“I refuzova për shkak se nuk e ndjeva se ishte ajo që unë dua, kështu që do të jem i qetë në këtë aspekt”.

“Sa më shumë kohë që kam, aq më mirë mund të përgatitem”, përfundoi Special One. /Telegrafi/

The post Mourinho: Tashmë kam refuzuar tri oferta pune pas largimit nga Unitedi appeared first on Telegrafi.

Salah bëhet lojtari i katërt në histori të Ligës Premier që shënon më shpejt 50 gola

Posted: 19 Jan 2019 02:00 PM PST

Mohamed Salah vazhdon të seleksionojë rekorde individuale me fanellën e Liverpoolit.

Liverpooli ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Në këtë ndeshje njëri nga më meritorët ishte ylli egjiptian Salah, i cili shënoi dy gola.

Salah zgjidhet lojtari më i mirë afrikan, zbulohet edhe formacioni më i mirë i vitit Salah zgjidhet lojtari më i mirë afrikan, zbulohet edhe formacioni më i mirë i vitit

Me këto dy gola, Salah ka arritur numrin e 50 golave të shënuara në Ligën Premier, ku 48 vijnë me fanellën e Reds dhe dy tjera me Chelsean.

Përveç kësaj, sulmuesi 26-vjeçar është bërë lojtari i katërt në histori të Ligës Premier që arrin të shënojë më shpejt 50 gola.

Yllit egjiptian i janë nevojitur vetëm 72 ndeshje për të arritur 50 gola, duke barazuar kështu sulmuesin e njohur spanjoll, Fernando Torres.

Lojtari që ka arritur më shpejt të shënojë 50 gola në Ligën Premier është ish-sulmuesi anglez, Andy Cole, i cili kishte shënuar në vetëm 65 ndeshje.

I dyti që ka shënuar më shpejt 50 gola është Alan Shearer me 66 ndeshje, ndërsa i treti holandezi Rud Van Nistelrooy me 68 ndeshje. /Telegrafi/

The post Salah bëhet lojtari i katërt në histori të Ligës Premier që shënon më shpejt 50 gola appeared first on Telegrafi.

Inter 0-0 Sassuolo, notat e lojtarëve – Dështon Icardi

Posted: 19 Jan 2019 01:39 PM PST

Interi është ndalur me barazim 0-0 në shtëpi nga Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Nerazzurrët nuk kanë arritur të vazhdojnë formën e fitoreve pasi janë ndalur me barazim nga Sassuolo.

Me këtë barazim, Interi ka humbur mundësinë për t’iu ofruar dy pozitave të para, Juventusit dhe Napolit.

Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte qendërmbrojtësi mysafirë Federico Peluso, i cili u notua me 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për kapitenin e Interit, Mauro Icardi që u vlerësua me notë 6.1.

Inter:

Sassuolo:

/Telegrafi/ 

The post Inter 0-0 Sassuolo, notat e lojtarëve – Dështon Icardi appeared first on Telegrafi.

Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos

Posted: 19 Jan 2019 01:26 PM PST

Pas dy fitoreve radhazi, Interi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në Serie A kundër Sassuolos.

Zikaltrit mbajtën më shumë topin, por mysafirët treguan se kishin udhëtuar në Milano për të marrë pikë.

Rastin e parë në takim e kishte Sassuolo, ishte Manuel Locatelli ai që rrezikoi portën e Samir Handanovic në minutën e 14, tjetër rast për gol për mysafirët ishte ai i Domenico Berardit (24′).

Pasi Interi është i dënuar me dy ndeshje pa tifozët e rritur për shkak të koreve raciste në ndeshjen kundër Napolit, në këtë takim të pranishëm në Giuseppe Meazza ishin 11 mijë fëmijë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Matteo Politano lëshoi rast të mirë për gol në minutën e 31-të, ndërsa raste serioze për gol nuk kishte më në pjesën e parë.

Ishte Sassuolo që krijoi edhe rastin e parë serioz në pjesën e dytë, por Handanovic bëri një pritje fantastike duke ia mohuar Kevin-Prince Boatengut golin.

Afred Duncan dhe Ivan Perisic gjatë një dueli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në fundin e pjesës së dytë ishin zikaltrit që kërkuan golin, por nuk e arritën dhe në fund nuk arritën të rrëmbejnë më shumë se një pikë.

Pas këtij barazimi skuadra e Luciano Spallettit renditet në vendin e tretë me 40 pikë, kurse Sassuolo në pozitën e 12-të me 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Torinos, ndërsa Sassolo luan ndaj Cagliarit. /Telegrafi/

The post Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos appeared first on Telegrafi.

Rashica reagon pas golit: Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur vitin

Posted: 19 Jan 2019 12:51 PM PST

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Werder Bremenit, falë golit të tij vendimtar.

Werder Bremen ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të në Bundesliga.

Goli i vetëm për mysafirët e Bremenit u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Milot Rashica vendimtar, shënon golin e fitores së Werderit në udhëtim te Hannoveri Milot Rashica vendimtar, shënon golin e fitores së Werderit në udhëtim te Hannoveri

Ylli i Kosovës ishte vendimtar duke shënuar golin e fitores nga afërsia në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ky gol e ka lumturuar Rashicën, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për ta nisur vitin. Tri pikë, gol”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë sezon me Bremenin në Bundesliga, teksa ka edhe një asistim.

Rashica ka kaluar formë të mirë edhe te Kosova në ndeshjet e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët për fitimin e grupit në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

The post Rashica reagon pas golit: Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur vitin appeared first on Telegrafi.

Xhaka: Ju thashë se ishim gati, krenar me ekipin

Posted: 19 Jan 2019 12:27 PM PST

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së Arsenalit ndaj Chelseat.

Arsenali ka fituar në derbin londinez ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Kjo fitore e Topçinjve erdhi falë golave nga dyshja franceze, sulmuesi Alexander Lacazette dhe mbrojtësi Laurent Koscielny.

Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe me mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje shumë të mirë.

Granit Xhaka gjatë një aksioni me Eden Hazard (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore të madhe, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale për të treguar se është krenar me bashkëlojtarët.

“Ju thashë se ishim gati! Jam shumë shumë krenar për këtë ekip sot”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Arsenal 2-0 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve Arsenal 2-0 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Ndryshe, Xhaka është njëri nga lojtarët kryesorë të Arsenalit këtë sezon, pasi Unai Emery nuk e fillon ndeshjen pa shqiptarin në formacion.

Arsenali momentalisht renditet në pozitën e pestë me 44 pikë apo vetëm tri më pak se Chelsea në vendin e katërt. /Telegrafi/

The post Xhaka: Ju thashë se ishim gati, krenar me ekipin appeared first on Telegrafi.

Arsenal 2-0 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Posted: 19 Jan 2019 11:44 AM PST

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 derbin londinez ndaj Chelseat, i vlefshëm për javën e 23-të në Ligën Premier.

Topçinjtë e Unai Emeryt i janë kthyer fitores në kampionat pikërisht në një ndeshje derbi sikurse kjo ndaj Chelseat.

Golat në këtë fitore të skuadrës nga Emirates janë shënuar nga Alexandre Lacazette (14′) dhe Laurent Koscielny (42′).

Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi francez Koscielny, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.6.

Laurent Koscielny (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për yllin belg Eden Hazard që u notua me 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një paraqitje shumë të mirë duke u notuar me 7.8.

Arsenal:

Chelsea:

/Telegrafi/ 

 

The post Arsenal 2-0 Chelsea, nota e Xhakës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat

Posted: 19 Jan 2019 11:25 AM PST

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 derbin londinez ndaj Chelseat, i vlefshëm për javën e 23-të në Ligën Premier.

Pas humbjes ndaj West Hamit, skuadra e Unai Emeryt i është kthyer fitores në kampionat pikërisht në një ndeshje ndaj një rivali londinez sikurse kjo ndaj Chelseat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim dhe raste të shumta të Arsenalit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, ndërsa Chelsea nuk pati asgjë përveç posedimit të topit.

Lacazette duke festuar golin së bashku me Aubameyangun (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave lojë dhe ishte sulmuesi Alexander Lacazette, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Hector Bellerin.

Në minutën e 39-të, Topçinjtë arritën të gjejnë edhe golin e dytë me anë të kapitenit Laurent Koscielny, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Festa e Koscielnyt pas golit të shënuar (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Chelsea ishin për një nuancë më të mirë duke tentuar të gjejnë golin, ndërsa Arsenali provonte të menaxhonte rezultatin.

Për 45 minuta asnjëra skuadër nuk pati asnjë rast ideal për gol, ndërsa rasti i vetëm që vlen të përmendët është lëndimi i Bellerin në minutën e 72-të.

Bellerin u detyrua ta lëshojë fushën pas lëndimit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Kështu, pas 90 minutave lojë Arsenali mori një fitore të madhe me rezultat 2-0, fitore kjo që e mban në garë për pozitën e katërt, pasi tani ka 44 pikë në pozitën e pestë apo vetëm katër më pak se Blutë një vend më lartë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e pret në shtëpi Cardiff Cityn, ndërsa Chelsea udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/

 

 

 

The post Arsenali fiton derbin londinez ndaj Chelseat appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more