Skip to main content

Lisat që u bënë shkurre dhe uji që shitet Telegrafi Opinione

Lisat që u bënë shkurre dhe uji që shitet Telegrafi Opinione


Lisat që u bënë shkurre dhe uji që shitet

Posted: 19 Jan 2019 02:53 AM PST

Ndërsa lëviz nëpër dioqezën ku Zoti ka dashur të jem, dhe dioqeza e Rrëshenit përfshin jo vetëm Mirditën, por edhe Dibrën, Bulqizën, Klosin dhe Matin, më vijnë shumë mendime. Është areali që ka mbajtur mbi supe shumë histori. Është areali i dokumentit të parë të gjuhës shqipe, i Formulës së Pagëzimit. Është hapësira e njërës prej rezistencave më të mëdha ndaj hordhive turke si në Dibër, ashtu edhe në Mirditë.

Nuk mund të harrojmë se në Mirditë mbeti i paprekur jo vetëm besimi katolik, por edhe organizimi juridik dhe identiteti arbëror. Këtu kanë qenë dioqezat e lashta të Lisit (Lisiense), të Stefanikisë (Stefanense), Abacia e Oroshit, të cilat ishin nën emërtimin e madh të dioqezave arbanense, sufragane të Metropolisë së Durrësit.

Me shumë gjasa, sikurse dëshmon varri i gjetur në Suç të Matit, këtu krishterimi është në shekullin e tretë ose të katërt së paku. Është një zonë ende e paeksploruar për qytetërimin e saj të lashtë, që sigurisht shkon deri në kohën e Maqedonisë parasllave të Aleksandrit të Madh.

E, megjithatë, këtu nuk dua të bëj histori, për të cilën do të kemi kohë të merremi. Këtu dua të vajtoj se çka shohin sytë e mi sa herë shkel në malet e Mirditës, të Lurës, Matit e Dibrës.

Komunizmi i shfrytëzoi nëntokën Mirditës, Matit e Dibrës e nuk i dha asgjë në këmbim, por i la trashëgim vetëm varfërinë. Ende sot Bulqiza shfrytëzohet nga të pasurit e Tiranës, ndërkohë që banorët e saj janë më të varfrit në Shqipëri. Po ashtu, miniera e Spaçit e aty nuk ka më banorë.

Por, komunizmi të paktën la mbitokën, la pyjet e përrenjtë. E pasi ujku i kuq iku, mbetën çakejtë e zinj që në vitet '90 prenë pyjet e sot shumë prej pasanikëve të Tiranës, Durrësit, Lezhës janë pasuruar me pyjet e prera të Mirditës, Lurës, Dibrës, Matit e kështu me radhë e nuk u dhanë asgjë mbrapsht këtyre zonave. Tani sheh male shkretë, që dikur kishin lisa të lartë, florë e faunë e shumë jetë në to. Dikur nanat mallkonin: t'përpjektë Zoti me lisa t'malit, por sot kjo fjalë nuk ka më vlerë, se lisat janë bërë shkurre.

E megjithatë, as kjo nuk mjaftoi. Tani që mbaruan të gjitha, mbetën koncesionet e lumenjve, përrenjve e gjithçkaje hidrike. Edhe shiut, madje edhe borës po ia drejtojnë shtegun që kur të shkrijë, të prodhojë energji për të pasurit e Tiranës e të Stambollit. Kështu u bë me Fanin, të madhin e të voglin, kështu po bëhet me Urakën e bukur që përshkon krejt Selitën për t'u bashkuar me Mat. Lejet e koncesionet vazhdojnë të jepen në emër të Partneritetit Publik Privat. Uraka, me mrekullitë e saj, që hyn e del nga toka për të mos u ndalur kurrë, tashmë po pëson fatin e lumit Fan e të shumë lumenjve të tjerë nëpër Shqipëri. Ka mbetur thonë Radika e Dibrës, por nuk e di edhe sa do ta mbrojnë dibranët. Një namë tjetër ka qenë motit: blefsh ujin që pin. Kur ujin ta marrin përdhuni e me koncesion, nuk të mbetet vetëm se ta blesh.

E megjithatë, asnjë centimetër rrugë (përjashto rrugën e Bukmirës) në fshatra, përmirësim të jetesës së njerëzve në zonat rurale, por vetëm e përsëri varfëri e dëshirë për të ikur nga këto vende të bukura, që në fakt të bukura janë vetëm në fotot e kohës.
Një ditë natyra do të rebelohet. Të parin rebelim e ka bërë se ka nxjerrë jashtë faunën, shpendët e qiellit e kafshët e tokës e po nxjerr dalëngadalë edhe njerëzit që janë aty. Sot në një portal thuhej se janë disa bashki që po shkojnë drejt shuarjes. Është e besueshme. Nuk u gjet në atë listë asnjë nga bashkitë e dioqezës së Rrëshenit, por aty-aty janë edhe ato. E përse e gjitha kjo? Nga varfëria.

Ky proces zhvatjeje duket se është i pakthyeshëm, sepse interesat janë më të mëdha sesa ndjeshmëria për natyrën, familjet e varfra dhe banorët e zonës. Prandaj, sot më shumë se kurrë, duhet një strategji kundër varfërisë e sidomos një aleancë kundër dëmtimit të natyrës që është ushqimi ynë, frymëmarrja jonë. Para se të rebelohet natyra me ne, të rebelohemi ne me ata që vazhdojnë të prishin tokën e nëntokën, ta shfrytëzojnë atë vetëm për veten e tyre në mënyrë të padrejtë pa u dhënë asgjë njerëzve që banojnë aty me shekuj e shekuj dhe sidomos komunitetit. Duhet dikush të thotë: boll ma! Nuk mund të shfrytëzosh Fanin, Urakën, Radikën etj., pa menduar se ata njerëz që banojnë brigjeve të tyre ia kanë ndierë zhurmën me shekuj e shekuj, janë larë në to e kanë marrë jetë prej tyre. Këto njerëz e komunitete duhet të jenë partnerë, familje për familje, duhet të jenë ortakë, sepse janë në të tyren.

The post Lisat që u bënë shkurre dhe uji që shitet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more