Lajmet e fundit: “Mishi i prishur po bëhet specialitet në Kosovë, 150 mijë kg u asgjësuan gjatë 2018’ës” plus 4 more
Lajmet e fundit: “Mishi i prishur po bëhet specialitet në Kosovë, 150 mijë kg u asgjësuan gjatë 2018’ës” plus 4 more |
- Mishi i prishur po bëhet specialitet në Kosovë, 150 mijë kg u asgjësuan gjatë 2018’ës
- Kërkojnë anulim të Ligjit për Arsimin e Lartë, pedagogët në grevë njëditore
- Sulmet seksuale ndaj të miturave nga Fushë-Kosova e Vushtrria, policia po kërkon autorët
- Si po e ndërton Perëndimi Aleancën e re pa Amerikën e Trumpit, flet Ministri i Jashtëm i Gjermanisë
- Vikendi me ngjarje të rëndësishme sportive në IPKO-Digitalb
Mishi i prishur po bëhet specialitet në Kosovë, 150 mijë kg u asgjësuan gjatë 2018’ës Posted: 18 Jan 2019 08:32 AM PST Ende pa u bërë një vit prej skandalit me mishin e prishur të Belgjikës, në vend ka plasur edhe një skandal tjetër me mish. Një qytetar nga Peja po dyshohet se me mishin e lopëve të ngordhura, kishte tentuar që të furnizonte byrektoret e qytetit me mish. Ndaj të njëjtit, Gjykata e Pejës i ka caktuar sot masën e paraburgimit prej një muaji. Ndërkohë, që vetëm gjatë vitit të kaluar në vend janë asgjësuar rreth 150 mijë kilogramë mish të prishur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kërkojnë anulim të Ligjit për Arsimin e Lartë, pedagogët në grevë njëditore Posted: 18 Jan 2019 07:46 AM PST E hëna e 21 Janarit do t'i gjejë në grevë pedagogët e Historisë dhe të Filologjisë. Vendimi unanim, që u mor këtë të premte në mbledhjen e asamblesë, jo vetëm mbështet kërkesat e studentëve, por kërkon nga qeveria anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sulmet seksuale ndaj të miturave nga Fushë-Kosova e Vushtrria, policia po kërkon autorët Posted: 18 Jan 2019 07:12 AM PST Dy vajza nën moshën 16 vjeçare dyshohet se janë sulmuar seksualisht gjatë ditës së mërkurë, njëra në Prishtinë e tjetra në Vushtrri. E mitura nga Fushë-Kosova që familja po e kërkonte gjithkund u gjet dje me lëndime trupore rrugës për Gërmi, në kryeqytet. Ndërsa një 15-vjeçare nga Vushtrria u fut nga një i rritur në veturë dhe më pas u dërgua në shëtitore të qytetit për t'u sulmuar seksualisht. Deri më tani policia nuk ka rënë në gjurmë të personave të dyshuar që shkaktuan këto dy sulme seksuale This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Si po e ndërton Perëndimi Aleancën e re pa Amerikën e Trumpit, flet Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Posted: 18 Jan 2019 08:21 AM PST Në një intervistë për gazetën gjermane "Der Spiegel", ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, shpreh keqardhje për refuzimin që Amerika po ia bën multilateralizmit dhe thotë se presidenti amerikan nuk e sheh më SHBA-në si fuqi udhëheqëse në mesin e demokracive liberale. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vikendi me ngjarje të rëndësishme sportive në IPKO-Digitalb Posted: 18 Jan 2019 07:28 AM PST Fundjava vjen me ndeshje interesante në ligat më të forta evropiane, që transmetohen në Super Sport Kosova përmes platformës televizive - IPKO This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Lajmet e fundit. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: