Skip to main content

Ky është afati për paraqitje të kërkesave për prerje të pyjeve private në Skenderaj

Ky është afati për paraqitje të kërkesave për prerje të pyjeve private në Skenderaj


Ky është afati për paraqitje të kërkesave për prerje të pyjeve private në Skenderaj

Posted: 18 Jan 2019 02:25 AM PST

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt se nga data 3 janar deri më datë 29 mars është afati për të paraqitur kërkesë për prerjen e pyjeve në sektorin privat.

Gjatë kësaj periudhe drejtoria në fjalë do të bëjë pranimin e kërkesave për prerje të pyjeve.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
certifikata me të dhënat e pronësisë private, dhe
kopja e planit me koordinata.

Fotografia e Komuna Skenderaj

The post Ky është afati për paraqitje të kërkesave për prerje të pyjeve private në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Rama bëhet edhe ministër i Jashtëm, Meta i jep dekretin

Posted: 18 Jan 2019 02:07 AM PST

Presidenti Meta dekretin kryeministrin Rama edhe në postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës

Sipas zëdhënësit të shtypit të institucionit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, Metës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t'u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që :

Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në reagim.

Kujtojmë që posti i ministrit të Jshtëm solli një përplasje mes Presidentit dhe Kryeministrit, pasi Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakës në këtë post.

The post Rama bëhet edhe ministër i Jashtëm, Meta i jep dekretin appeared first on DRENICA PRESS.

Higuain te Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi

Posted: 18 Jan 2019 01:54 AM PST

Gonzalo Higuain do ta ndryshojë përsëri fanellën e tij. Pas vetëm gjashtë muajsh te Milani, sulmuesi argjentinas duket se ka zgjedhur Chelsea-n e Sarrit, si destinacion të ri. Mbërritja e tij në Londër pritet në ditët e ardhshme.

Sipas raporteve të “La Gazzetta dello Sport”, Higuain do të fluturojë drejt Anglisë për vizitat mjekësore dhe kontaktin e parë me mjedisin blu. Derbin e Londrës nuk do ta luajë nesër, kundër Arsenalit, por debutimi i tij me fanellën e re është planifikuar për në derbin tjetër, në “Stamford Bridge”, kundër Tottenhamit, në gjysmëfinalen e kthimit të "Carabao Cup".

Duket se gjithçka është përcaktuar tashmë në bazë të huazimit për gjashtë muaj, me të drejtë rinovimi për një tjetër 12-mujor, çka lidhet me numrin e ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuar.

Shifra e kërkuar nga Juventusi për argjentinasin, kartonin e të cilit e posedon, është rreth 45 milionë euro.

The post Higuain te Chelsea, pritet vetëm zyrtarizimi appeared first on DRENICA PRESS.

Si “cunami”, malet shqiptare duken magjishëm nga Italia (FOTO LAJM)

Posted: 18 Jan 2019 01:49 AM PST

“Një dallgë, gati për t'u thyer në bregdet”, kështu shkruajnë mediat italine për malet e bregdetit shqiptar që duken nga Italia.

Në një shikim të shpejtë ato duken kështu si dallgë, por në fakt bëhet fjalë për një iluzion i prodhuar nga malet shqiptare të mbuluara me borë që dalin në horizont.

Ka qënë prestigjozia “Repubblica.it” që ka publikuar pamjet e magjishme të maleve shqiptare nga zona e Salentos në Itali.

Pikat e vëzhgimit ndryshojnë, por relievet janë gjithmonë të dukshme falë qiellit të qartë. Dhe magjia përsëritet…. /albeu.com/

The post Si “cunami”, malet shqiptare duken magjishëm nga Italia (FOTO LAJM) appeared first on DRENICA PRESS.

Veseli-Hotit: Je ba yll i opozitës, blej do dru e nxeju

Posted: 18 Jan 2019 01:42 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë kërkuar Kosovës që të heq taksën 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake – raporton Periskopi.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se kjo taksë i ka bërë mirë Serbisë, dhe se e njëjta nuk do t'i dëmtojë raportet me ShBA'të.

"Unë s'kam mendim për këtë punë, veç qëndrim. I ka ba mirë Serbisë kjo taksë, sepse ka qenë shumë agresive dhe nuk e ka respektu Kosovën. Duhet me respektu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Në gjithë jetën time politike ka veç një partner, dhe këta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi vend perëndimor që kemi raporte të shkëlqyera me SHBA'në. Këto mesazhe i marrim shumë seriozisht. Partneriteti me SHBA'në do të jetë i përjetshëm. Ka një kërkesë që t'i jepet perspektivë Kosovën në procesin për dialog, jo të hiqet taksa. Shqetësimet e SHBA'së janë edhe tonat", ka thënë Veseli.

Veseli iu është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK'së, Avdullah Hotit për koalicionin PAN.

"Sipas Avdullah Hotit, koalicioni qeverisës është pajtuar që ka rënë borë a? Le t'i blen do dru, le të nxehet. Po bëj shaka, se kam respekt shumë për kolegët e mi. Avdullahi duhet me fol diçka se është në opozitë. Edhe është ba yll i opozitës", tha Veseli.

Tutje, shkurt ai foli edhe për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.

"Na jemi me Amerikën, e në anën tjetër fqinji ynë po i hap rrugë bashkëpunimit me Rusinë", ka thënë Veseli./PERISKOPI

The post Veseli-Hotit: Je ba yll i opozitës, blej do dru e nxeju appeared first on DRENICA PRESS.

EKSKLUZIVE: Ju flet transferimi i ri i Feronikelit

Posted: 18 Jan 2019 01:07 AM PST

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi, stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë me 39 pikë, 1 më pak se Prishtina që renditet e para, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra nga Drenasi sot është përforcuar më Met Millakun, që në vjeshtë ishte pjesë e Dukagjinit nga Klina.

I kontaktuar nga Gazeta inFokus, këto ishin fjalët e para të talentit klinas:

ARSYJA PSE ZGJODHET FERONIKELIN ?

Feronikelin zgjodha për ta vazhduar karrierën pasi është njëri nder klubet më te organizuar në Kosovë dhe është pretendent për titull kampion.

KONKURRENCA ?

E dijë konkurrencën e madhe që është të klubi i Feronikelit, por konkurrenca të shtynë të punosh më fort dhe të bëhesh një futbollist më i mirë, pra konkurrenca është shumë  e mirë për lojtarët dhe unë besoj së do të arrijë të jem pjesë e formacionit të parë më punë dhe përkushtim maksimal.

TITULLI KAMPION ?

Shpresoj dhe besoj shumë së në fund te sezonit do të shpallemi kampion , ndërsa si konkurrent kryesor për titull pa dyshim janë Prishtina dhe Llapi por ne nuk do ti frikësohemi askujt , u shpreh Millaku.

MESAZHI PËR FANSAT ?

Është kënaqësi te jesh pjesë e këtij klubi kaq te madh dhe ju premtoj se do të jap maksimumin për ngjyrat e klubit dhe besoj që fundi do të jetë i mirë për të gjithë fansat e Feronikelit./Gazeta inFokus/

The post EKSKLUZIVE: Ju flet transferimi i ri i Feronikelit appeared first on DRENICA PRESS.

Sinan Vllasaliu: Nuk ka më të mirë se serbët!

Posted: 18 Jan 2019 01:03 AM PST

Këngëtari i famshëm Sinan Vllasaliu në një nga postimet e fundit në llogarinë e tij në "Instagram" ka ironizuar me një thënie që menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut.

Ai me këtë postim ka nënkuptuar që është shumë i nxehur me situatën Kosovë-Serbi.

"Nuk ka ma te mir se serbet bile aq te mir jan sa edhe Anglezet, Amerikant, Gjermant ishin ba shkie veq ju vjen marreeee.. Aaa po edhe lusin zotin kurr Puta mos dalt prej Serbis"- ka shtuar ai në fotografinë e postuar.

The post Sinan Vllasaliu: Nuk ka më të mirë se serbët! appeared first on DRENICA PRESS.

Edhe një tjetër autostradë e re në Kosovë

Posted: 18 Jan 2019 01:00 AM PST

Ende pa përfunduar autostrada që lidh kryeqytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë, përkatësisht Prishtinën dhe Shkupin, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër.

Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si "Autostrada e Dukagjinit".

Ajo llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra.

Për këtë projekt tashmë kanë filluar përgatitjet dhe thuhet se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta, duke i respektuar parametrat e autostradave moderne në Evropë.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për këtë projekt deri në muajin qershor pritet të përfundojnë debatet publike me qytetarët e komunave, nëpër të cilat kalon autostrada.

Kurse, në fund të vitit pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Ai tregon se vlera e përafërt e këtij projekti, do të arrijë deri në një miliard euro, përfshirë këtu edhe shpronësimet e nevojshme, vlerë kjo që, sipas Kadriut, pritet të shfrytëzohet nga buxheti i Kosovës, pa huamarrje.

"Autostrada 'Arbën Xhaferi' (Prishtinë – Shkup), përfundon shpejt, autostrada Prishtinë – Gjilan nuk ka kosto të madhe financiare. Kështu që përqendrimi i buxhetit të Republikës së Kosovës do të jetë në autostradën e Dukagjinit", thotë Kadriu.

Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës. Punimet në autostradën me gjatësi prej 22.6 kilometrash kanë nisur në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj. Rreth 87 milionë euro llogaritet se do t'i kushtojë buxhetit kjo autostradë.

Ndërkaq, autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur "Arbën Xhaferi", ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë, ishte ajo që e lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur "Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova".

Në anën tjetër, ekspertë të kësaj fushe, vlerësojnë se me gjithë nevojën dhe rëndësinë e infrastrukturës së zhvilluar rrugore të një vendi, Kosova është dashur që të fokusohet në prioritete tjera.

Halim Gjergjizi, profesor në Kolegjin "Dardania" në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mungesë të përgatitjes së projekteve konkrete që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve, Qeveria po i orienton mjetet e gatshme të buxhetit tek infrastruktura rrugore.

"Autostradat më tepër kanë një prapavijë politike, po ndërtohet për Gjilan, tashmë do të ndërtohet për në Dukagjin dhe në të ardhmen do të lindin kërkesat politike. Por, shoqëria kosovare në këtë moment ka prioritete tjera përveç ndërtimit të autostradave".

"Edhe pse parimisht them se ato krijojnë parakushte për zhvillim ekonomik, ato nevojiten në kushte dhe në një kohë kur shoqëria e Kosovës do të jetë më komode sa i përket investimeve. Autoritetet kompetente nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të hulumtuar burime alternative për investime në infrastrukturë", vlerëson Gjergjizi.

Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët ka thënë se deri në vitin 2023 asnjë qytet i Kosovës nuk do të mbetet pa lidhje me autostradë.

The post Edhe një tjetër autostradë e re në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Kryesindikalisti i “Trepçës” merr pagë mujore rreth 2 mijë euro

Posted: 18 Jan 2019 12:58 AM PST

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të "Trepçës", Shyqyri Sadiku, në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta "Zëri" shihet se ai si drejtues i Shërbimeve Teknike dhe si anëtar i Bordit Mbikëqyrës, të cilin vetë nuk e njeh, merr një pagë mujore prej 1903 eurosh ose rreth 770 euro më shumë sesa e ka pagën mujore kryeministri Ramush Haradinaj, të cilën ai vetë e ka deklaruar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Shyqyri Sadiku, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të "Trepçës", lirshëm mund të konsiderohet si një ndër zyrtarët më të paguar në vend. Madje në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta "Zëri" shihet se ai si drejtues i Shërbimeve Teknike, si anëtar i Bordit Mbikëqyrës, të cilin vetë nuk e njeh, merr një pagë mujore prej 1903 eurosh ose rreth 770 euro më shumë sesa e ka pagën mujore kryeministri Ramush Haradinaj, të cilën ai vetë e ka deklaruar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në dokumentet e siguruara shihet se Sadiku pagën sipas kontratës e ka 993 euro në muaj. Ai po ashtu përveç kësaj merr shtesën prej 127 eurosh si pagë për punën e kaluar, 23 euro shtesa stimulative, si dhe 163 euro shtesa mujore për Çetën e Shpëtimit. Po ashtu, përveç kësaj page Sadiku si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të "Trepçës" merr edhe një pagë mujore prej 600 eurosh, edhe pse realisht vetë sipas deklaratave të dhëna në publik ai nuk e njeh këtë Bord.

I pyetur se nëse nuk e njeh Bordin Mbikëqyrës, atëherë pse merr pagë si anëtar i Bordit, Sadiku tha se nuk është puna nëse ai e njeh Bordin Mbikëqyrës ose nuk e njeh, sepse edhe ai është pjesë e tij, por ka potencuar se janë minatorët dhe përgjithësisht sindikalistët, të cilët nuk e dëshirojnë një Bord që nuk punon asgjë

The post Kryesindikalisti i "Trepçës" merr pagë mujore rreth 2 mijë euro appeared first on DRENICA PRESS.

Gjobiti Kosovën me 53 milionë për vonesat në pagesa, por Bechtel-Enka nuk i raporton Ministrisë për vonesat në autostradë

Posted: 18 Jan 2019 12:56 AM PST

Pavarësisht afatit shtesë për përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, nuk ka arritur ta përfundojë segmentin e fundit të autostradës, i cili ishte paraparë të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2018.

Këtë vonesë të konsorciumit, e ka arsyetuar Ministria e Infrastrukturës ku në përgjigjet e dhëna për Jeta në Kosovë, nuk kanë fajësuar konsorciumin e as vetën, duke thënë se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të kushteve klimatike edhe pse për këtë gjë ende nuk kanë marr njoftim zyrtar.

"Afati shtesë i fundit që është kërkuar dhe për të cilën jemi dakorduar ka qenë 31 dhjetori i vitit 2018. Të gjitha punët për sa i përket lidhjes së urës 6 kilometërshe me trasenë e autostradës kanë përfunduar, nga sa është thënë jo zyrtarisht (dhe që po presim edhe raport zyrtarë) izolimi i urës dhe asfaltimi i saj nuk mund të ndodhë në këto temperatura çfarë po mbretërojnë këtyre ditëve të stinës së dimrit", thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të kësaj ministrie.

Madje, në lidhje me këto vonesa ministria tha se do të veprojmë sipas kontratës dhe po ashtu edhe nga ajo se si do të paraqiten arsyetimet zyrtare nga Kompania, nga njësia e tyre, por edhe nga organi mbikëqyrës që është Hill International.

"Masat do të jenë reciproke, nëse konfirmohet se ka pasur mundësi që të kryhen edhe punët e fundit në ketë projekt", thuhet në përgjigje.

Gazeta jeta në Kosovë ka kërkuar sqarime edhe për pagesën e borxhit 53 milionësh ndaj Bechtel – Enka ku ministria thotë se pagesa do të përfundoj gjatë këtij viti.

"Pagesa për 53 milion eurot për të cilat ka marrë vendim Qeveria e Kosovës dhe që është autorizuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të kryer pagesën, do të përfundojë në qershor të këtij viti, kur është edhe afati i fundit për ketë shlyerjen e këtij obligimi kontraktual, mjerisht i shkaktuar nga neglizhenca e ish-Qeverisë".

Gazeta Jeta në Kosovë, ka drejtuar pyetje edhe tek konsorciumi Bechtel – Enka, por nuk ka marr përgjigje për këtë çështje.

Ndarja e 53 milionëshit, ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar lidhur me mënyrën se si janë ndarë këto të holla dhe kush ishte përgjegjës për këtë "dëm" ekonomik.

Në dokumentin e zbuluar nga Gazeta Jeta në Kosovë thuhet se aneks-kontrata e cila obligon qeverinë me 53 milionë euro shtesë është nënshkruar vetëm 18 ditë pas ardhjes në pushtet të qeverisë Haradinaj, konkretisht nga ministri Pal Lekaj.

Mirëpo, qeveria Haradinaj, në arsyetimin e saj, tha se ky dëm është bërë nga qeveritë paraprake dhe këta të fundit kanë qenë të detyruar të marrin këtë vendim.

Kontrata fillestare në vlerë 600 milionë euro ishte nënshkruar në vitin 2014 nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

The post Gjobiti Kosovën me 53 milionë për vonesat në pagesa, por Bechtel-Enka nuk i raporton Ministrisë për vonesat në autostradë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more