Skip to main content

“Kryemadhi sulmon ministren nga Kosova: Këtu në Shqipëri ka rregulla, mos u sill si halabakë!” plus 9 more Ekonomia Online

“Kryemadhi sulmon ministren nga Kosova: Këtu në Shqipëri ka rregulla, mos u sill si halabakë!” plus 9 more Ekonomia Online


Kryemadhi sulmon ministren nga Kosova: Këtu në Shqipëri ka rregulla, mos u sill si halabakë!

Posted: 31 Jan 2019 10:18 AM PST

Gjatë fjalës së mbajtur në parlament, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shigjetuar ministren e re të Arsimit, Besa Shahini, në lidhje me mënyrën sesi qeveria po sillet me studentet.

“z.Kryetar i Kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di shtëpinë ku e ka dhe ajo vetë, mësoji që ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerëzit, institucionet, edhe kur jemi armiq. Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe të sillesh në mënyrë dinjitoze. Alabakë rrugës të cilët e kthejnë institucionin e Parlamentit, në institucione orgjish për të sjellë një sjellje tjetër ki kujdes se nuk do të falë njëri. Nuk do të falin gratë dhe vajzat e Parlamentit, jo më gratë dhe vajzat që janë jashtë Parlamentit”, u shpreh Kryemadhi, e cila e ka trashëguar drejtimin e partisë nga bashkëshorti Ilir Meta.

Kryemadhi nga foltorja e kuvendit akuzoi Ministren me origjinë nga Kosova, se Pakti për Universitetin ka për qëllim zhdukjen e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit nga Budapesti në Tiranë.

“Dhe nga kjo foltore dua të bëj dhe një denoncim që ta kemi parasysh të gjithë. E gjithë lufta dhe Pakti i Universitetit, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një prapaskenë. Shkatërrimin e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit në Budapest, i cili me vendim të Kryeministrit të Hungarisë dhe të Presidentit të Hungarisë do të mbyllet. Dhe qeveria jonë e famshme do që ta sjellë në Shqipëri. Pavarësisht bindjeve tona politike dhe ça përfaqësojmë ne të gjithë këtu, të marrim përsipër të mbrojmë universitetin tonë. Universiteti i Tiranës dhe universiteti shtetëror është shumë i rëndësishëm. Mos të lejojmë këtë krim dhe këtë degjenerim në sistemin tonë arsimor. 27 vjet tranzicion që ne kalojmë duhet ta mbyllim përfundimisht. Por jo duke sjellë një universitet që në një vit merr 10 diploma”.

The post Kryemadhi sulmon ministren nga Kosova: Këtu në Shqipëri ka rregulla, mos u sill si halabakë! appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi flet në telefon me këshilltarin e Trumpit, zbulon detaje nga biseda

Posted: 31 Jan 2019 10:15 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar sot në telefon me John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook.

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti kosovar ka thënë se me Boltonin ka diskutuar për “dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së”.

“Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump”, është shprehur Thaçi.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shtuar ai.

“Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, përfundon shkrimi i Thaçit.

The post Thaçi flet në telefon me këshilltarin e Trumpit, zbulon detaje nga biseda appeared first on Ekonomia Online.

Regjisori amerikan bën film dokumentar për Zahir Pajazitin

Posted: 31 Jan 2019 10:11 AM PST

Amerikanët kurrë nuk kanë dëgjuar për Zahir Pajazitin. Kosovarët e shohin atë si një hero kombëtar.

Në të gjithë Kosovën, kujtesa e tij portretizohet nga figura të zymta dhe statuja militante.

Por kush ishte Zahiri i vërtetë nën bronz?

Filmi dokumentar “Mjaltë nga shkëmbi” do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit.

Duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin më së miri, personaliteti i vërtetë i Zahirit do të kapërcejë legjendën e tij të politizuar.

Do të dëgjohet rrahja e zemrës së tij njerëzore.

Dokumentari është përgatitur nga skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck, dhe regjisori i ri kosovar, Valdrin Fetahu.

Premiera e tij do të jepet në muajin maj të këtij viti. Dokumentari do të shfaqet edhe në SHBA.

The post Regjisori amerikan bën film dokumentar për Zahir Pajazitin appeared first on Ekonomia Online.

Përfundon takimi Haradinaj, Limaj e Ahmeti, asnjë deklarim për mediet

Posted: 31 Jan 2019 09:58 AM PST

Ka përfunduar takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe bashkëkryesuesit të ekipit negociator, Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Limaj nga larg iu ka thënë medieve se nuk ka asgjë për të treguar, duke mos dhënë asnjëri komente më shumë rreth takimit në Qeveri dhe në Presidencë.

Paraprakisht ata ishin në një takim ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Pjesë e takimit me presidentin ishte edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

The post Përfundon takimi Haradinaj, Limaj e Ahmeti, asnjë deklarim për mediet appeared first on Ekonomia Online.

SHBA-ja kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës, e fton Kosovën ta vlerësojë rëndësinë e raporteve me Washingtonin

Posted: 31 Jan 2019 09:54 AM PST

SHBA-ja kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës, e fton Kosovën ta vlerësojë rëndësinë e raporteve me Washingtonin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë qeverisë pezullimin e taksës sa më shpejt dhe jo heqjen e saj.

Në një intervistë për emisionin Interaktiv në KTV, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se nëse kjo nuk ndodh, do të dëmtohen interesat e Kosovës dhe të SHBA-së.

“Ne kemi rezistuar të japim ndonjë ultimatum. Ne nuk duam ta diktojmë punën e Qeverisë së Kosovës. Ne besojmë fuqimisht që pezullimi i përkohshëm i taksës sa më shpejt që është e mundur, do ta ndihmojë ecjen përpara të procesit. Nëse kjo nuk ndodh, ka rrezik të humbjes komplete të momentumit, që do të jetë shumë e dëmshme për popullin e Kosovës e atë të Serbisë dhe do të jetë e dëmshme edhe për SHBA-në e Bashkimin Evropian. Çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë tarifën, por pyetja është nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe SHBA-në”, thotë Kosnett.

Ai ka përjashtuar mundësinë e ndonjë sanksioni ekonomik ndaj Kosovës, por ka thënë se i mbetet lidershipit kosovar të vlerësojë nëse dëshiron ta ruajë miqësinë me Amerikën.

“Pak para se të vija këtu, lexova raporte që thoshin se SHBA-ja do të vendosë sanksione ekonomike ndaj Kosovës. Dua t'i siguroj qytetarët e Kosovës që kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është mënyra se si ne veprojmë me një shtet mik si Kosova. Ajo çka kërkojmë nga Kosova është që te ketë lidership të guximshëm për të marrë vendime”, tha Kosnett.

“Nëse Kosova mban politika që ia vështirësojnë ose ia bëjnë të pamundur ecjen përpara për të ndërtuar paqe, prosperitet dhe drejtësi në Ballkan, SHBA-ja do të jetë e shqetësuar nga kjo, do të jetë thellësisht e zhgënjyer me këtë. Fola më herët për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës për zhvillimin ekonomik, për sigurinë. Është e paevitueshme që Kosova dhe SHBA-ja duhet të punojnë së bashku për ta ruajtur këtë marrëdhënie. Është sikur martesë, kur ju duhet të respektoni nevojat edhe perspektivën e njëri –tjetrit . Kam dëgjuar disa zyrtarë të Kosovës të thonë se Kosovës nuk i duhet më SHBA-ja. Paj, nuk mendoj se kështu mendojnë qytetarët e Kosovës. Mendoj se populli i Kosovës nuk pajtohet me këtë. Populli i Kosovës dëshiron që të mbajë raport të afërt me SHBA-në. Nëse Kosova vendos që kjo nuk është e rëndësishme, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, shton Kosnett.

https://video.gjirafa.com/ekskluzive-shba-ja-kerkon-pezullimin-e-menjehershem-te-takses-e-fton-kosoven-ta-vleresoje-rendesine-e-raporteve-me-washingtonin

The post SHBA-ja kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës, e fton Kosovën ta vlerësojë rëndësinë e raporteve me Washingtonin appeared first on Ekonomia Online.

10 elementet që i nevojiten skuadrës tënde

Posted: 31 Jan 2019 09:44 AM PST

Si lidera asetet më të vlefshme janë punonjësit tanë, jo konsumatorët tanë. Duhet të kujdesemi ne për punonjësit në mënyrë që këta të fundit të kenë frymëzim që të kujdesen për konsumatorët tanë. Sërish, shpeshherë, jo se duam apo dëshirojmë, ne harrojmë njerëzit me të cilët punojmë, duke u fokusuar vetëm mbi shifrat e konsumatorëve që "kapim".

Ne si liderat e tyre, mund të bëhemi kontrolluesë dhe shtrënguesë, duke ua vjedhur lirinë për të cilën punonjësit kanë nevojë për rritje individuale dhe sukses. Lidershipi kërkon të gjejmë ekuilibin midis anashkalimit dhe disiplinimit të punonjësve. Ne duhet t'u lejojmë atyre 'vuajtjen' e nevojshme që ata të zbulojnë se cilët janë dhe të gjejnë rrugën drejt suksesit. Të gjithë punonjësit kanë disa nevoja bazike të cilat nëse jepen duke ruajtur ekuilibrin e duhur, i ndihmojnë ata të zhvillojnë zellin dhe aftësinë e nevojshme për motivimin dhe suksesin e tyre.

1. Mirësia

Të gjithë punonjësit kanë nevojë për mirësinë tonë, dhe të gjithë e meritojnë. Ne mund t'u japim atyre shumë gjëra dhe mund t'u japim 'kënaqësi' të cilat nuk i meritojnë, por këto kënaqësi shërbejnë vetëm sa për t'i bërë ata të ndihen bosh nëse nuk fitohen me meritë. Kur ne tregojmë mirësi me "bonuse" ushqejmë dembelizmin ndërmjet tyre, i cili më pas përkthehet në zakone të varfra motivuese. Ajo që kurrë nuk mund të jetë me tepri është mirësia. Mirësia është e thjeshtë; është jo materiale dhe ndjesia që u japim punonjësve tanë për pranimin apo aprovimin ndaj tyre. Njerëzit punojnë më shumë për këto të dyja më shumë se për çdo gjë tjetër.

2. Besimi

Qënia lider përfshin edhe trysninë dhe dyshimin. Ne harrohemi kaq shumë prej frikës, saqë harrojmë të kemi besim. Besimi që kemi në skuadër ndikon masivisht në besimin që punonjësit kanë te vetja. Kur punonjësit ndihen të frikësuar nga frikërat tona rreth çdo gjëje të re që ata duan të bëjnë, zbulojnë apo përjetojnë, frikërat tona fshehurazi u komunikojnë atyre që ne nuk kemi besim te ta. Ky mesazh i fshehtë e minon skuadrën tonë duke i shkaktuar mosbesim në vetvete ose të rebelohet kundër kontrollit tonë. Duhet të kemi besim të punonjësit tanë dhe t'i ndihmojmë që të zbulojnë dhe të kenë suksese.

3. Besimi te vetja

Kur punonjësit tanë ndjehen se ne kemi besim te ta, ata në mënyrë të natyrshme kanë besim te vetja e tyre. Ne si lidera duhet të pranojmë se pjesëtarët e skuadrës sonë janë të ndryshëm dhe unikë nga ne. Atyre u duhet lejuar hapësira që të jenë ndryshe. Duhet të besojmë se i kemi drejtuar mjaftueshëm mirë saqë ata të kenë mundësi të bëjnë gabime dhe herën e ardhshme të kenë mundësi për t'u përmirësuar.

4. Durimi

Lidershipi është sfidues për shkak të idesë që kemi se cila është më e mira për kompaninë tonë dhe punonjësit tanë, e cila na bën që t'u vendosim shumë trysni këtyre të fundit që të jenë imazhi i asaj që ne përfaqësojmë. Gjithsesi, ajo që skuadra jonë kërkon prej nesh është durimi dhe jo presioni ynë. Kanë nevojë për një dorë që t'i afrohen hapit tonë, pasi zhvillimi i çdo punonjësi ndjek rrugën e vet. Durimi komunikon besimin, se me kalimin e kohës dhe me praktikën e mjaftueshme, ata do të gjejnë rrugën e tyre. Nëse u bëjmë presion më shumë se ç'duhet, vrasim 'shpirtin' e tyre dhe mbase edhe motivimin e tyre. Ne nuk duam të drejtojmë njerëz të cilët ndihen të vlerësuar, vetëm nëse performojnë mirë.

5. Përzemërsia

Përzemërsia me fjalë, në formën e pohimit, është një mënyrë shumë e mirë për të shprehur mbështetje për skuadrën tonë. Si të gjithë të tjerët, edhe ata kanë telashe. Kur i shikojmë që mundohen, nxjerrja e ankthit tonë te ta nuk i ndihmon. Ne duhet t'u ofrojmë përzemërsi dhe mirëkuptim duke i lënë atyre të nënkuptuar se "edhe kjo gjë do kalojë." Përzemërsia është ajo luga plot me sheqer që ndihmon dhimbjen të zhduket. Flisni me punonjësit tuaj, ofrohuni për t'i dëgjuar dhe trajnuar. Mos u bërtisni.

6. Këshilla

Roli ynë si lidera është t'u japim punonjësve feedback që i ndihmon në ndërtimin e karakterit. Kur kritikojmë, bërtasim, qortojmë ose bëhemi agresorë pasivë, nuk mund të rritet dot skuadra. Ajo nuk do të bëjë performancën e pritur ose do të zemërohet dhe do të zhvillojë ndjenjat negative rreth vetes, aftësive që ka gjithëscili pjesëtar i skuadrës dhe rreth nesh. Punonjësit tanë kanë nevojë për këshillën që u japim për të kuptuar se pjesa më e rëndësishme e jetës shtrihet në atë luftën për zbulimin e vetvetes dhe të qëllimeve të tyre.

7. Dhembshuria

Secili prej punonjësve është unik dhe secili prej tyre kërkon diçka pak më ndryshe nga tjetri prej nesh si lidera. Ata nuk janë këtu për të qenë si ne, nuk janë as për të qenë aq të mirë ose më të mirë se pjesëtarët e tjerë në skuadër ose punonjësit e konkurrentëve. Kur e bëjmë këtë krahasim, praktikisht u themi se nuk janë të mirë saç duhet. Kjo rrezikon nxitjet e tyre duke i bërë të dihen si pa kuptim. Nëse duhet të përdorim krahasime, duhet ta përdorim vetëm për të krahasuar situatën e tanishme me atë të fillimit për të thënë se sa shumë gjëra të mira kemi bërë që nga fillimi. Përdor dhembshurinë, dhe jo krahashimin.

8. Drejtimi

Roli ynë si lidera është t'i japim drejtim skuadrës. Por nuk është e drejta jonë t'u tregojmë atyre se çfarë duhet të jenë. Si lidera, kontrollin, manipulimin dhe aftësinë për t'i bërë të huaj punonjësit, duhet ta mbajmë larg. Ne duhet të lejojmë që ata të zbuljnë procesin e tyre të vendimmarrjes në vend që të bëjmë ne vendime për ta. Në vend të dredhive, duhet të përdorim drejtimin.

9. Respekti

Nëse nuk i respekton punonjësit, as ata nuk do të të respektojnë. Ata do të bëjnë ashtu siç bën ti dhe jo se çfarë thua ti. Ata nuk do të të respektojnë vetëm sepse janë më poshtë se ty në hierarki. Nëse i merrni për qesharakë ata, edhe ata do të tallen me ju. Vetëm nëpërmjet respektit që u jepni ju, ata mësojnë si të respektojnë veten dhe ty. Nëse si lidera jeni emocionalisht të papjekur, i mësoni punonjësve tuaj të sillen me ju pikërisht në të njëjtën mënyrë.

10. Koha

Skuadra juaj ka nevojë për gatishmëri, kohë dhe vëmendje. Kjo gjë nuk mund të zëvendësohet. Jetojmë në një shoqëri që punon dhe të gjithë kemi detyrime, por skuadra jonë duhet të jetë përgjegjësia numër 1. Kujdesuni për skuadrën, dhe në të njëjtën mënyrë do të kujdeset kjo e fundit për konsumatorët tuaj.

The post 10 elementet që i nevojiten skuadrës tënde appeared first on Ekonomia Online.

Greqia ditët e ardhshme do ta ratifikojë hyrjen e Maqedonisë në NATO

Posted: 31 Jan 2019 09:25 AM PST

Qeveria e Greqisë në ditët e ardhshme do ta dërgojë në parlament protokollin mbi hyrje të Maqedonisë Veriore në NATO për ratifikim, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos.

Ai ka thënë se, kur e ratifikon parlamenti protokollin për NATO, ministria e jashtme greke do ta informojë ministrinë maqedonase, me çka në mënyrë automatike do të hyjnë në fuqi ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, transmeton AP.

Tzanakopoulos nuk ka treguar datën konkrete.

Portalie euroactiv.com i Brukselit, duke u thirrur në një burim të informuar mirë, ka transmetuar se Greqia po planifikon që deri më 8 shkurt ta ratifikojë protokolli mbi hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, me çka me siguri do të jetë vendi i parë i cili do ta bëjë këtë.

Kjo do t'i mundësonte Maqedonisë Veriore që në samitin e NATO-s në korrik të bëhet anëtare, nëse anëtaret tjera e shpejtojnë procedurën e ratifikimit. Procesi i ratifikimit zakonisht zgjatë një vit.

Sipas burimeve të Euroactiv-it, teksti zyrtar i protokollit për hyrje është miratuar të hënën dhe 29 përfaqësues të NATO-s presin leje nga vendet e tyre për ta nënshkruar./Insajderi.com.

The post Greqia ditët e ardhshme do ta ratifikojë hyrjen e Maqedonisë në NATO appeared first on Ekonomia Online.

Edhe Shpend Ahmeti në takim me koalicionin dhe presidentin

Posted: 31 Jan 2019 09:23 AM PST

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, njëherit bashkëkryesues i ekipit negociator për dialogun Kosovë – Serbi, është parë teksa ka dalë nga objekti i Kuvendit, aty ku është mbajtur takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, kanë dalë poashtu nga Kuvendi për të hyrë ne objektin e Qeverisë.

Njëjtë ka vepruar edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

The post Edhe Shpend Ahmeti në takim me koalicionin dhe presidentin appeared first on Ekonomia Online.

Sonte në orën 00:00 mbyllet Qeveria

Posted: 31 Jan 2019 09:16 AM PST

Shteti nga nesër hyn në 'shutdown', pra nuk mund të kryhet asnjë pagesë, përveç borxheve publike.

Pagat e sektorit publik kanë dalë sot, ndërsa nga 1 shkurti çdo cent do të jetë i bllokuar.

Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë, ose mund t'i vër vulën e kolapsit dhe gjendjes kaotike të krijuar nga grevat dhe mosmarrëveshjet mes liderëve politikë. Vendi do të jetë në bllokadë të plotë, nëse të shtunën nuk votohet buxheti

Për t'i ikur asaj që quhet "mbyllje e qeverisë", e cila hyn në fuqi që nga nesër, Qeveria e Kosovës është ngutur që t'i paguajë pagat e punëtorëve me datën 31 janar.

Ekspertët financiarë, por edhe përfaqësuesit e opozitës, po e paralajmërojnë qeverinë që tash ajo nuk ka të drejtë të shfrytëzojë mjetet financiare, pa u aprovuar buxheti në lexim të dytë.

Koalicioni qeveritar, tash pa Listën Srpska, nuk e ka shumicën e thjeshtë për ta kaluar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Mendohej që do t'i kishte, mirëpo Partia Socialdemokrate i ka vënë pesë kushte Qeverisë Haradinaj, në këmbim të 12 votave pro buxhetit.

Sipas nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe të Përgjegjësisë, ndarjet buxhetore të vitit të kaluar mund të zgjatën për një muaj të vitit të ri.

Me vendim të Kuvendit, mund të bëhet zgjatja e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për tre muajt e parë të vitit të ri, por në asnjë mënyrë më shumë se kaq.

Kështu, që nga nesër me datë 1 shkurt s'mund të shpenzohet asnjë cent nga paraja publike.

Ekonomisti Hekuran Murati ka paralajmëruar se nga 1 shkurti Kosova hyn në një fazë që ngjan me "shutdown" amerikan, ku vendi përjeton mbyllje financiare.

Ai ka thënë për Gazetën Express se nuk mund të shpenzohet asgjë deri në hyrjen në fuqi të buxhetit të ri.

"Prej datës 1 shkurt e tutje, Qeveria nuk guxon me e shpenzu asnjë cent të vetëm – rryma, telefoni, furnizimi me material të zyrës, pagat, pensionet, e shumë shërbime e fatura të tjera nuk do të mund të paguhen", thotë Murati.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili udhëheq komisionin parlamentar për të Financave, thotë se në një situatë të tillë të mbylljes financiare, Qeveria e humb kontrollin mbi paranë publike.

"Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë të shpenzojë e alokojë mjete financiare nga buxheti për asnjë aktivitet publik. Në një skenar të tillë, Qeveria e humbë të drejtën e kontrollit mbi kuletën e shtetit", ka thënë Abdixhiku.

Humbja e kontrollit mbi "kuletën e shtetit", Abdixhiku thotë se duhet ta çoj në shtëpi Qeverinë, që humb aftësinë e marrjes së vendimeve,.

"Ne aspektin moral e politik, një qeveri që nuk ka kontroll financiar mbi kuletën e vet, nuk ka kontroll as mbi shumicën e as mbi vendimmarrjen në vend. Pra e njëjta s'mund te marre vendime, s'mund te udhëheqë me administrate publike, e s'mund te veprojë si shtet. Prandaj ajo është e detyruar të dorëhiqet", thotë deputeti i LDK'së.

Edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, refuzon t'ia votojë qeverisë Haradinaj buxhetin, ndërsa shpresa e vetme që "shut down" të zgjasë vetëm nga 1 deri më 2 shkurt.

Kushtet që PSD i ka vënë Haradinajt përfshijnë çështje të mëdha, të cilat nuk do të mund të definohen deri të shtunën më 2 shkurt, kur është caktuar seanca ku pritet të dalë në votim projektligji.

Partia e Shpend Ahmetit i kishte bashkuar votat e saj me të koalicionit qeveritar kur u votua në parim projektligji për buxhetin.

Pesë kushtet e PSD-së janë: paga të dinjitetshme; Dialogu me Serbinë, shkëputet nga dora e një njeriu; ulja e zëvendës-ministrave në dy për çdo Ministri, nga 4 apo 5 sa janë sot; shkarkimin e Nenad Rikallo dhe funksionalizimi i Bujqësisë.

Duket që këto kushte Qeveria do ta ketë të pamundur të plotësojë brenda dy ditëve sa i kanë mbetur deri në seancën, ani pse zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express se do të plotësohen kushtet ashtu siç ka premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, në PSD thonë se nuk kanë ndonjë datë se kur do të shkarkohet ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo.

"S'kemi datë për Rikallon. Votohet me 2 shkurt buxheti, nëse shkarkohet Rikallo dhe plotësohen kushtet në afatet e caktuara", thuhet në një përgjigje të shkruar nga zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuci.

Vetë kryeministri Haradinaj ditë më parë në një intervistë në Syri.net ka thënë se Rikallo tashmë ka kërkuar të lirohet nga detyra 'për arsye të tjerë', dhe se PSD-së do t'i plotësohet kjo kërkesë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në fjalën e tij në Kuvend i tha opozitës së nëse nuk e votojnë buxhetin, atëherë nuk do të mund të shkohet as në zgjedhje.

"Nëse vjen situata të shkojmë në zgjedhje pa buxhet të aprovuar, sot po e them që as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare. Mund të kesh bilanc bankar sa duash, por për t'i ndarë paratë për organizimin e zgjedhjeve pa vendim ose pa ligj, nuk mundesh. Adaj po ju lus që të votohet dhe të ketë mundësi që vendi të vazhdojë me pagesa", tha ai.

Abdixhiku i LDK-së, që thotë se Qeveria duhet të heq dorë, dhe se situata nuk është siç thotë Hamza, pasi vendi mund të shkojë në zgjedhje.

"Natyrisht se mund të shkohet në zgjedhje. Ne rast të shkuarjes në zgjedhje Kuvendi nxjerrë vendim për shpërndarjen e buxhetit deri ne mars; brenda se cilit vendim parashihet edhe buxheti për KQZ e rezerva shtetërore", ka thënë deputeti i LDK-së.

The post Sonte në orën 00:00 mbyllet Qeveria appeared first on Ekonomia Online.

Amerikanët paralajmërojnë: Ndikimi i Rusisë mbetet kërcënimi kryesor në Ballkan

Posted: 31 Jan 2019 09:12 AM PST

Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimi kryesor për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, Rusia do t'i shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni.

"Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO", thuhet në raport, shkruan radioevropaelirë.

The post Amerikanët paralajmërojnë: Ndikimi i Rusisë mbetet kërcënimi kryesor në Ballkan appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more