Skip to main content

Kjo është bima që rritet tek ne dhe kushton 50 mijë euro kilogrami

Kjo është bima që rritet tek ne dhe kushton 50 mijë euro kilogrami


Kjo është bima që rritet tek ne dhe kushton 50 mijë euro kilogrami

Posted: 20 Jan 2019 01:33 AM PST

Mendoni se hashashi është bima e vetme me vlerë për momentin, e cila mund të çojë drejt pasurimit, ose le të themi, ndryshimit të gjendjes ekonomike?Nëse mendoni kështu, na lini t'ju themi se e keni gabim. Ndoshta ju nuk e njihni bimën Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2.300 metra.

Kjo bimë rritet në zonat malore. E quajtur "Lulja e Darvinit" apo "Primula e pranverës", ka vlerë të madhe tregtare dhe bima e therë shitet deri në 50.000 euro kilogrami, në tregun gjerman apo dhe vende të tjera.

Image

Primulla officinalis është bimë mjaft e përhapur në Greqi dhe një ndër bimët më efektive në shërimin e sëmundjeve si kokë-dhimbjet, kolli, qetësim, sëmundjet bronkiale dhe kronike etj.

The post Kjo është bima që rritet tek ne dhe kushton 50 mijë euro kilogrami appeared first on DRENICA PRESS.

E rëndë, vdes personi i tretë pas aksidentit në Penuhë. Ditë më parë i vdiq edhe vajza

Posted: 20 Jan 2019 01:31 AM PST

Gjatë natës së mbrëmshme ka ndërruar jetë i aksidentuari i tretë në fshatin Penuhë të Podujevës.

Shemsi Selimi, u aksidentua natën e 31 dhjetorit të vitit 2018. Ndërkohë që 44 vjeçari do të varroset sot në fshatin Kaqybeg të Podujevës, shkruan Indeksonline.

Plagët e rënda ishin të pa përballueshme edhe për vajzën e tij Alberinën e cila ndërroi jetë po ashtu ditë më parë.

Lajmi për vdekjen e Shemsiut ka prekur rëndë familjarët dhe miqtë e Shemsiut.

 

 

"EUUU… SHEM Lindëm shumë afër njëri tjetrit, si fëmijë lodrat i ndanim bashkë, në shkollë shkonim bashkë, kudo ishim bashkë, shumë herë kundërshtonim njëri tjetrin por në fund prapë përfundonim bashkë. Ishim më shumë se djemë të agjës. Zoti deshi që të jem afër teje edhe në momentin kur ti u aksidenteve, u mundova të qëndroi afër edhe në momentet me te vështira të jetës tende derisa Ti po përballeshe me vdekjen, ishim bashkë deri mbrëmë në orën 19:20 kur ti ike nga kjo botë për tu bashkuar me ALBERINEN tende te vogël në amshim. Vetëm pesë ditë pate jete më shume se ajo. E RËND…. Thell të pikëlluar njoftojmë miqët, familjarët dhe farefisin se mbrëmë në orët e vona ndërroi jetë SHEMSI (ABEDIN) SELIMI (1975-2019) i aksidentuar me 31.12.2018 në fshatin Penuhë (Podujevë) Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 20.01.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg (Podujeve) Prehu në paqë SHEM, të fala ALBERINES", ka shkruar Bahri Selimi, një i afërm i viktimës në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë faktin se muajt e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion. /Indeksonline/

The post E rëndë, vdes personi i tretë pas aksidentit në Penuhë. Ditë më parë i vdiq edhe vajza appeared first on DRENICA PRESS.

Pervizaj fiton me nokaut, kundërshtari regjistron humbjen e parë në karrierë

Posted: 20 Jan 2019 01:26 AM PST

Albon Pervizaj është njëri nga sportistët e shumtë kosovar që jeton jashtë vendit.

Bokseri nga Hasi, ka regjistruar fitoren e rradhës në kategorinë në të cilën merr pjesë, ku i'a shkaktoi humbjen e parë në karrierë Alain Banongos, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit përfaqëson Republikën Çeke, derisa takimi u zhvillua në Danimarkë.

Edhe pse ishte paraparë të zhvilloheshin tetë raunde, meçi u mbyll para kohe.

Përvizaj lufton në kategorinë e rëndë, është 23 vjeçar me gjatësi 191 cm dhe peshon 111 kg.

Ndërkaq, nga 12-të fitore sa i ka në karrierë, nëntë prej tyre i ka me nokaut dhe ndërprerje.

The post Pervizaj fiton me nokaut, kundërshtari regjistron humbjen e parë në karrierë appeared first on DRENICA PRESS.

Mourinho përgëzon Pep e Klopp, thumbon Manchester United

Posted: 20 Jan 2019 01:22 AM PST

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka nisur nga puna si komentator i Premier League për platformën “BeinSport”.

Në qendrën e teknikut portugez kanë qënë sigurisht dy trajnerët e skuadrave lider këtë sezon, Jurgen Klopp i Liverpool dhe Pep Guardiola i Manchester City. Sipas teknikut, të dy trajnerët kanë mbështetjen e duhur nga drejtuesit dhe marrin në skuadër futbollistët që duan, duke thumbuar në njëfarë mënyre drejtuesit e “djajve”.

“Unë mendoj se e ardhmja fillon të përgatitet me parime. Kjo është më e rëndësishme se futbolli që shikoni dhe komentoni. Është më e rëndësishme kultura që sjell në klub, parimet, kështu që është pak më komplekse. Por ju keni rastin e Manchester City. Në sezonin e parë, Guardiola nuk ishte kampion, ishte vërtet i vështirë dhe njerëzit presin një kampionat të fituar nga Manchester City. Ata vinin nga fitorja, kampion me (Roberto) Mancini dhe (Manuel) Pellegrini. Disa nga lojtarët ishin tashmë dy herë kampion, (Sergio) Aguero dhe (Vincent) Kompany, dhe në sezonin e dytë Pep mori vendime të mëdha, por vendime të mëdha që u mbështetën.

“Për shembull, ai nuk donte (Pablo) Zabaleta ose (Bacary) Sagna, dy të djathtën, dhe nuk donte (Aleksander) Kolarov ose (Gael) Clichy. Në të njëjtën verë ai shiti katër shpina të plota dhe mori katër mbrapa të plota. Ai mori (Kyle) Walker, Danilo, (Benjamin) Mendy dhe një tjetër. Ai u mbështet. Në Liverpul, mendoj se sa lojtarë ishin në Liverpul para se Jurgen të arrinte? Asnjë Alisson (Becker), jo (Virgil) Van Dijk, jo (Andreë) Robertson, jo (Mohamed) Salah, jo (Roberto) Firmino, jo (Sadio) Mane, as Fabinho, Keita, kështu që kjo është një punë që prej themeli.

“Pra, kur flas për lidershipin që lidhet me strukturën e klubit, nuk është vetëm udhëheqja, është gjithçka, madje edhe idetë e futbollit. Nëse jeni menaxher dhe ju keni në duart tuaja mundësinë për të zgjedhur lojtarët që dëshironi për të ndjekur idetë tuaja të futbollit, ose për të ndjekur idenë që mendoni se është më e mira për të fituar një titull të caktuar, kjo është një gjë. Një tjetër gjë është nëse ju nuk jeni në gjendje ta bëni këtë.”-përfundoi Mourinho, i cili pohoi se ish-skuadra e tij, Manchester United ka ndryshuar mentalitet dhe shumë shpejt mund ta shikojmë në zonën Champions.

The post Mourinho përgëzon Pep e Klopp, thumbon Manchester United appeared first on DRENICA PRESS.

Hani fare pak, por prapë shtoni në peshë? Ja sekreti që nuk e dinit

Posted: 20 Jan 2019 01:12 AM PST

Disa persona janë të predispozuar që të vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit, pra i tretjes.
Në raste të tilla, zgjidhja e duhur është të riedukoni trupin tuaj për të tretur më thjeshtë dhe lehtë ushqimet që konsumoni.
Këta persona, gjatë stinës së dimrit shtojnë më shumë peshë se të tjerët edhe pse mund të hanë më pak.
Pasojat e një metabolizmi të ngadalësuar janë të shumta, duke filluar nga fryrja e deri tek gjendrat tiroide debele.
Një pasojë tjetër e tretjes së avashtë është dhe grumbullimi i lëngjeve të tepërta në zonat e barkut dhe këmbëve.
Mjafton të ndiqni hapat për shtatë ditë dhe do të shikoni një lehtësim në sistemin tretës.
Sapo të zgjoheni nga gjumi
Dietologët dhe specialistët e ushqimit vazhdojnë të nënvizojnë rëndësinë e pirjes së ujit me stomakun bosh.
Pirja e një gote me ujë sapo organizmi është zgjuar, i jep trupit hidratimin e duhur si dhe nuk ju lejon që të hani shumë.
Dhe pse uji nuk mendohet një ushqim, në stomak ai zë një pjesë të volumit të tij, që do të mbushej me ushqim.
Mëngjesi duhet të jetë i mbushur me antioksidantë
Nëse metabolizmi është i ngadaltë, duhet t'i jepni një "alarm zgjimi" sidomos në mëngjes.
Ju mund të konsumoni një filxhan me çaj trëndafili, tre feta buke pa maja, kos natyral duke e shoqëruar me një kivi dhe tre bajame.
Mes vakteve kryesore
Një pikë e rëndësishme është të durosh tundimit të ëmbëlsirave.
Të gjithë dietologët sugjerojnë që të konsumohen ushqime nga natyra.
Mund të konsumoni 100 g rrush të bardh apo të zi, ose një frut të stinës, me tre bajame.
Ose provoni të hani pak kos me fara kungulli plot omega 3.
Në drekë kini kujdes nivelin e jodit
Dreka është pjesa më e rëndësishme e ditës për të plotësuar përqindjen më të madhe të vlerave ushqyese.
Prandaj këshillohet që të konsumoni ushqimet e duhura, por pa rënduar organizmin.
Mund të provoni oriz dhe majdanoz të gatuar me vaj ulliri, limon dhe piper të kuq ose djegës.
Ose supë me patate, presh dhe pak gjizë të shoqëruar me sallatë me rukola dhe domate.
Kur ju kaplon lodhja e mesditës
Më e mira për të ndihmuar tretjen është pastrimi i mëlçisë nga helmet që ka mbledhur gjatë ditës.
Shafrani i Indisë ose tumerik i tretur në një gotë me ujë, arrin jo vetëm largimin e helmeve por dhe eliminimin e yndyrnave dhe nxit djegien e kalorive.
Shafranin e Indisë e gjeni në markete ose në pikat ku shiten erëzat
Për të shuar urinë
Frutat janë miqtë tuaj më të mirë, dhe për një sistem tretës në formë janë thelbësore.
Mund të provoni të hani një mollë të ndarë ne feta e të spërkatur me pak pluhur xhenxhefili ose kanellë.
Darka duhet ngrënë me armiqtë
Vakti i fundit të ditës duhet të jetë dhe më i lehti, si dhe duhet konsumuar para orës 19:00.
Perimet e ziera me avull janë dhe zgjidhja perfekte e një dake të lehtë e plot vlera.
Mjafton që të mos e ekzagjeroni me sasinë, dhe mund të konsumoni çdo perime që preferoni.
Ose në dëshironi mund të përgatisni një sallatë me spinaq dhe me pak fileto pule me vaj ulliri.

The post Hani fare pak, por prapë shtoni në peshë? Ja sekreti që nuk e dinit appeared first on DRENICA PRESS.

Zvicër: Në vagonët e trenit shkruhet Kosova është Shqipëri

Posted: 20 Jan 2019 01:11 AM PST

Për nderë të shqiptarëve dhe futbollistëve që kanë bërë historinë, Zvicra ka shkruar në vagonët e trenit se Kosova është Shqipëri.
Kjo gjë bëhet e ditur përmes postimit në facebook të faqes Shqiptarët në Diasporë.

The post Zvicër: Në vagonët e trenit shkruhet Kosova është Shqipëri appeared first on DRENICA PRESS.

Ndihmon të gjithë në nevojë, por cila është paga mujore e Halil Kastratit

Posted: 20 Jan 2019 01:05 AM PST

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën "Jetimat e Ballkanit", me të cilën ai i ndihmon familjet në nevojë.
Kastrati në emisionin Oxygen ka thënë se ai ka një rrogë mirëpo atë nuk e merr çdo muaj pasi që merr shumë dhurata.

"Kemi donator enkas që na mbajnë neve si staf që merren. Secilin prej neve ka një rrogë duke më përfshirë edhe mua", është shprehur Kastrati.

Kastrati ka thënë se "qe një vjet nuk marr rrogë për arsye se kam shumë dhurata dhe kam thënë që pasi që unë marr dhurata roga të shkon për familjet".

Kastrati ka thënë se është shumë transparent me punën që e bënë. Ai ka thënë se nëse çdo person dyshon në humanitetin e tij le të shkojnë tek prokurori.

Kastrati ka thënë se çdo ditë listat e donatorëve publikohet për ndihmat që ata i japin. /Insajderi.com

The post Ndihmon të gjithë në nevojë, por cila është paga mujore e Halil Kastratit appeared first on DRENICA PRESS.

Lindja e diellit në perëndim, shkencëtarët paralajmërojnë për atë që thuhet në Kuran

Posted: 20 Jan 2019 01:02 AM PST

Sipas shkrimit të medieve ndërkombëtare, të cilat i referohen burimeve të Agjencisë Kozmike Amerikane NASA, nuk është larg dita kur Dielli do të lind nga Perëndimi në vend se nga Lindja

"Daily Mail" dhe „Express Uk" kanë raportuar për të dhënat serioze dhe faktike shkencore që ka NASA dhe Agjencia Kozmike Evropiane për kthesën e madhe të llojit të vet që do të pësojë poli magnetik e që për pasojë do të ketë lindjen e Diellit nga ana Perëndimore.

Revista amerikane "Live Science" thekson se poli magnetik i Tokës nuk është aq i fuqishëm sa ka qenë në të kaluarën dhe është dobësuar për dhjetë herë më shumë, kurse ky dobësim ka marrë përmasa më të mëdha këto gjashtë muajt e fundit.

Faktin e hidhur të ndryshimit që ka pësuar poli magnetik e ka konfirmuar edhe Agjencia Kozmike Evropiane, e cila po ashtu ka vërtetuar se kjo do të thotë se Dielli do të lind nga Perëndimi.

Siç dihet lindja e Diellit nga Perëndimi është përmendur në hadithin e Muhamedit alejhiselam si shenjë e madhe e Ditës së Kijametit.

Ndërsa Allahu në Kuran thotë: "Hëna është çarë dhe Kijameti është afruar" (El Kamer 1), "Njerëzve u është afruar Kijameti, por ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të", (El Enbija 1) etj.

The post Lindja e diellit në perëndim, shkencëtarët paralajmërojnë për atë që thuhet në Kuran appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Kastrati nëpërmjet futbollit dhuron një shtëpi

Posted: 20 Jan 2019 01:01 AM PST

Në Gjenevë të Zvicrës për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), do të organizohet një mbrëmje humanitare.

Në këtë mbrëmje humanitare do të marrin pjesë humanisti i njohur kosovar Halil Kastrati, ish lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrave te ndryshme evropiane Lorik Cana dhe ylli kosovar i Liverpoolit Xherdan Shaqiri.

Mbrëmja do të organizohet nga Shoqata Humanitare DPSC në Zvicër.

"Vitin e kaluar është organizuar një turne futbolli dhe nga të ardhurat, është arritur që të tubohen paratë për ndërtimin e një shtëpie për familjet në nevojë në Gjilan.

E njëjta gjë do të ndodh edhe këtë vit. Kanë shprehur dëshirë edhe futbollistët që të marrin pjesë", ka thënë Halil Kastrati në emisionin e Oxygen të realizuar nga Besim Dina në Klan Kosova.

Yjet e futbollit do të japin kontributin e tyre, ashtu sikurse Halil Kastrati i cili u bë i njohur duke i ndihmuar të varfërve me Shoqatën e tij bëmirëse "Jetimat e Ballkanit".

"Më datën 17 shkurt për nder të Pavarësisë së Kosovës do të marr pjesë në një turne humanitar. Ju presim të gjithëve në një event humanitar për qëllime të ndershme", ka thënë Lorik Cana në një video-mesazh në rrjetin social Facebook, ditë më parë.

The post Halil Kastrati nëpërmjet futbollit dhuron një shtëpi appeared first on DRENICA PRESS.

Manny Pacquiao shënon fitoren e rradhës, ka një mesazh për Floyd Mayweather

Posted: 20 Jan 2019 12:58 AM PST

Boksieri 40 vjeçar nga Filipinet, Manny Pacquiao ka vazhduar me fitore. Kësaj radhe ai ka mposhtur boksierin amerikan, Adrien Broner.

Pas 12 raundeve, juria vendosi që fituese është Pacquiao.

Me këtë fitore, Manny mbrojti titullin 'WBA'. Për ta fituar këtë ndeshje, boksieri nga Filipinet përdori shpejtësinë dhe agresionin duke shkatërruar mbrojtjen e Broner.

Humbjen nuk e pranoi assesi amerikani i cili pas ndeshjes tha se e kam rrahur dhe e kam shkatërruar.

Kurse Manny pas ndeshjes u pyet rreth një 'rematchi' të mundshëm me Floyd Mayweather.

"Thuaji atij të kthehet në ring dhe ne do të luftojmë. Unë jam i gatshëm të luftoj përsëri nëse ai është i gatshëm të kthehet në boks" u shprehë Pacquiao.

Pikët e jurisë ishin 118 për Manny Pacquiaon dhe 110 për Broner.

The post Manny Pacquiao shënon fitoren e rradhës, ka një mesazh për Floyd Mayweather appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more