Skip to main content

“Kaçe i pafat, “predha” e tij nuk shkon në rrjetë për pak! (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kaçe i pafat, “predha” e tij nuk shkon në rrjetë për pak! (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kaçe i pafat, “predha” e tij nuk shkon në rrjetë për pak! (Video)

Posted: 14 Jan 2019 02:00 AM PST

Nëse do të kishte përfunduar në rrjetë, do të ishte pa dyshim një nga golat më të bukur në karrierën e Ergys Kaçes. Në minutën e 75-të të sfidës mes Panathinaikosit dhe Xanthit në Superligën e Greqisë, mesfushori i Kombëtares Shqiptare lëshoi një predhë nga një distancë prej rreth 30 metrash, me topin që u stampua aty ku shtylla bashkohet me traversën. Ka të drejtë futbollisti korçar që nuk u beson syve, do të kishte qenë një perlë e vërtetë.

Sa i përket ndeshjes, ajo u mbyll në barazim 2-2, pasi Castro i Xanthit barazoi në minutën e 7-të shtesë me 11-metërsh.

View this post on Instagram

why?🤔😡 #unlucky #wecontinue 💪👊🙏

A post shared by @ ergyskace26 on

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Një femër e fortë, si skuadra e saj e zemrës! (Foto)

Posted: 14 Jan 2019 01:45 AM PST

Është balerinë, trajnere personale dhe një tifoze e madhe e Juventusit. Quhet Luciana Campolongo dhe në jetën e saj di vetëm të fitojë, sikurse skuadra e zemrës. Trupin e palestruar e ka të mbushur plot me tatuazhe dhe është një person mjaft sportiv. Kërcen bukur dhe kur vesh dorezat e ngjitet në ring, kundërshtaret duhet t'i bëjnë mirë llogaritë. Personaliteti i saj i fortë i shkon për shtat edhe ekipit që ka në zemër.

Krimi i trefishtë në Tiranë, autori ishte divorcuar me vajzën e viktimave

Posted: 14 Jan 2019 01:30 AM PST

Krimi i rëndë i ndodhur në Tiranë, duket se i ka rrënjët te një konflikt i hershëm mes autorit dhe prindërve të ish-bashkëshortes së tij.

Majlind Lala shkoi në banesën e dy bashkëshortëve Bujar Mata 63 vjeç dhe Xhevahire Mata 52 vjeçe, duke i vrarë me armë zjarri, ndërsa më tej i dha fund dhe jetës.

Paraprakisht dyshohet se krimi erdhi pas konflikteve që zgjasnin prej disa kohësh, për shkak se Lala ishte divorcuar nga vajza e çiftit Mata, Nevila.

Mësohet se kjo e fundit prej kohësh jeton në Suedi, teksa ishte divorcuar me Lalën. Pikërisht konfliktet lidhur me divorcin, kanë ndezur gjakrat e Lalës, i cili duket se ka pasur konflikte të vazhdueshme me prindërit e ish-gruas, aq sa mëngjesin e sotëm ka shkuar i armatosur në banesën e tyre dhe i kavrarë.

Lidhur me ngjarjen policia tha se në orën 06:56 të mëngjesit të sotëm, në rrugën "Kristaq Mone" në Unazën e Re,janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç dhe Xhevahire Mata, 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së dy bashkëshortëve, është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, Majlind Lala, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Ka qenë një fqinj i viktimave ai që ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e krimit. Aktualisht po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Keni zënë shtratin nga gripi dhe i ftohti? 8 këshilla për ta kaluar

Posted: 14 Jan 2019 01:22 AM PST

Gripi dhe ftohja nuk kanë një kurë të përcaktuar. Simptomat para janë dhimbjet e grykëve që në mëngjes, më pas kolla apo temperatura që tregojnë se jeni sëmurë dhe fatkeqësisht nuk ka një zgjidhje të shpejtë për këtë.

Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja. Pjesa më e madhe e këtyre kurave kanë një histori të gjatë aplikimi.

Nëse sëmureni, duhet patjetër të qëndroni në shtrat, të konsumoni sa më shumë lëngje, të përdormi medikamentet që rekomandojnë mjekët dhe gjithçka duhet të kalojë.

Merreni me sportivitet

Kur jeni sëmurë trupi juaj ka nevojë për më shumë energji se zakonisht që të luftojë bakteret, kështu që gjëja e duhur që duhet të bëni është të merrni disa ditë pushim dhe të qetësoheni.

Qëndroni në shtrat

Të qëndroni në shtrat sigurisht ndihmon, por të qëndroni zgjuar deri në orë të vona jo. Mungesa e gjumit e bën sistemin tuaj imunitar të dobët dhe rekuperimi është më i vështirë. Nëse simptomat e gripit ju mbajnë zgjuar, provoni të flini me 2 jastëkë pasi kjo ju ndihmon të merrni frymë më lehtësisht.

Përdorni sa më shumë lëngje

Lëngjet ju ndihmojnë me forcimin e muskujve, ndalojnë dhimbjen e kokës si dhe ju hidratojnë. Mbani gjithmonë një gotë në dorën tuaj jo vetëm me lëngje por dhe me ujë. Mundohuni të mbani larg kafeinën, alkoolin, apo sodat pasi dehidratojnë organizmin tuaj.

Pini gjëra të nxehta

Çajrat janë gjithmonë një zgjedhje e mirë kur vjen puna për të mundur simptomat e gripit. Provoni të pini çajra herbalë, ujë të ngrohtë ose ujë të ngrohtë me limon.

Përdorni një lugë mjaltë

Mjalti do ju ndihmojë shumë me dhimbjet e fytit dhe me heqjen e kollës. Studimet kanë treguar se fëmijët që hëngrën një lugë mjaltë para kohës së gjumit, bënë një gjumë më të rehatshëm dhe pa kollitje, ndryshe nga ato që përdorën ilaçe. Por kini kujdes, mos e përdorni këtë me fëmijët nën moshën 1 vjeçare.

Bëni një dush të nxehtë

Frymëmarrja në avull bën që të keni një frymëmarrje më të lirshme. Edhe pse nuk jemi shumë të sigurtë nëse kjo metodë funksionon ose jo, nuk humbni asgjë nëse e provoni. Nxehtësia gjithashtu ju ndihmon në relaksimin e çdo muskuli të dobët.

Përdorni ilaçe

Nëse metodat e mësipërme ju duken të çuditshme dhe nuk keni shumë besim që funksionojnë, sigurisht mund t'i ktheheni ilaçeve. Ndoshta mund të gjeni një lehtësi nëpërmjet medikamenteve, por gjithmonë mbani në mendje diçka, mos merrni asnjë ilaç pa rekomandimin e mjekut, pa parë etiketat dhe pa kontrolluar përbërjen. Gjithashtu ilaçet tuaja mbajini larg fëmijëve.

Hani supë pule

Studimet tregojnë se supa e pulës ndihmon në qetësimin e inflamacionit në trupin tuaj. Përveç se lufton simptomat e gripit, supa ka kaloritë dhe energjinë e nevojshme për mundjen e gripit

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Vjedhja e armëve në Pashaliman, 4 ushtarakët lihen në burg

Posted: 14 Jan 2019 01:15 AM PST

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për katër ushtarakët e bazës së Pashalimanit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pas vjedhjes së armatimit pak ditë më parë.

Të ndaluarit dhe avokatët mbrojtjes të tyre thonë se nuk kanë lidhje me vjedhjen, ndërkohë njëri prej tyre thotë se është infermier, por i kanë thënë të bëjë këtë detyrë pasi nuk ka efektivë.

Prokuror Hyrjet Lamaj ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit me burg për 4 shtetasit e ndaluar.

Të arrestuarit janë:

1-Ardit Ramaj

2-Lesko Ramosaco

3-Ervist Memsula dhe

4-Edlir Nelaj.

Për Ardit Ramaj, avokati mbrojtjes ka deklaruar se ai është ende në shkollë, ndaj nuk mund të marrë asjnë pozicion përgjegjës.

“I kanë ngarkuar detyrë në kundërshtim me urdhrin e ministres. Nuk ka detyrë të kontrollojë vazhdimisht kryerjen e shërbimit. Në këto veprime dhe mosveprimet nuk provohet të ketë ardhur vjedhja si pasojë e tij. Jemi vend anëtar i NATO-s, depoja nuk ka rrethim”, tha avokati.

Ndërsa për Lesko Ramosaco mbrojtja ka kërkuar procedim në gjendje të lirë, dhe kërkon detyrim paraqitje.

Vetë Ramosaço në sallën e gjyqit ka thënë se ka bërë akt kontrollet, por nuk ka pasur ndriçim në pjesën që është kryer vjedhja dhe nuk ka kamera në atë zonë.

“Depoja e armatimeve nuk ka as kushtet minimale të sigurisë”, ka thënë Ramosaço.

Edmond Dema avokat i Edlir Nelajt dhe Ervist Memsula ka dhënë thotë se klientët e tij janë ndaluar padrejtësisht.

Nelaj përgjegjës oficer roje e ka marrë shërbimin në oren 8, ndërsa vjedhja ka ndodhur para marrjes së shërbimit.

“Rojet duhet të bënin shërbim 8 oraresh të gjithë. Të pandehurit kanë qëndruar mbi 12 orë, jashtë.  Duhet te ishte këtu i pandehur komandanti i bazës. I kanë arrestuar pa urdhrin e prokurorit. Edlir Nelaj, ishte ne ditën e tretë të shërbimit. Eshte vetem 23 vjeç”, tha avokati.

Ndërsa për Memsulaj, avokati ka thënë se duhet te ishte kundravajtje penale dhe jo te ishte i arrestuar. Pasi ai është infermier i bazës ushtarake dhe e kanë vënë të kryejë këtë shërbim sepse nuk ka efektivë.

“Unë jam infermier i qendrës shëndetësore Pashaliman nuk kam punë të bëj shërbim. Por meqë këta thonë do vesh atje se skemi njerëz… nuk më takon të bëj shërbim”, ka dëshmuar Memsulaj.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Ish-komandanti i UÇK-së sot në Hagë, përballet me akuzat për krime lufte

Posted: 14 Jan 2019 01:14 AM PST

Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për rajonin e Llapit do të dalë sot para gjykatës në Hagë për t'u përballur me pretendimet për krime lufte të dala nga raporti i Dick Martyt. Mësohet se ai ka mbërritur në Gjykatën e Hagës.

I njohur si komandant Remi, ai pas pak pritet të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale. Para se të hyjë brenda, Mustafa ka thënë se do t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

"Do t'i përgjigjem të gjitha pyetjeve që prokurori do të mi shtrojë në lidhje me personin tim për ngjarjet që ka pretendime", tha Mustafa.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Breshëri kallashnikovi në drejtim të një lokali në Fier

Posted: 14 Jan 2019 01:10 AM PST

Një lokal në lagjen "Kastrioti" në Fier është qëlluar mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovi, por fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima.

Mësohet se rreth orës 23:30, ku u dëgjuan të shtënat, lokali përballë Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave ka qenë i mbyllur.

Ndërkohë, thuhet se nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Rama mbledh Kryesinë e PS, çështjet që priten të diskutohen

Posted: 14 Jan 2019 01:07 AM PST

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë. Kjo është mbledhja e parë për vitin që sapo ka nisur.

Gjatë mbledhjes Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e kryesisë së PS, do të diskutojnë lidhur me situatën politike në vend.

Po ashtu pritet që të diskutohet edhe përplasja e fundit mes Kryeministrit dhe Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk dekretoi Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.

Pjesë e mbledhjes së Kryesisë, do të jetë edhe diskutimi lidhur me organizimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

“The Guardian”: Ja si u bënë shqiptarët ‘mbretërit’ e kokainës në Britani…

Posted: 14 Jan 2019 01:02 AM PST

Mediat britanike vijojnë të kenë në qendër të shkrimeve të tyre, ku argumentojnë faktorët që kanë çuar në rritjen e kriminalitetit në vend, aktivitetin e bandave shqiptare në tregun e narkotikëve.

Prestigjiozja "The Guardian" i ka dedikuar këtë herë një artikull relativisht të gjatë "Mafies Shqiptare", ku shpjegon deri në detaje  mënyrën sesi të rinjtë e ardhur nga vendi i varfër i Ballkanit shtinë në duart e tyre tregun e drogës në Londër dhe u bënë "Mbretërit e kokainës".

"Ata janë të sofistikuar, të mençur dhe gjithmonë shpërndajnë nga portet e Evropës në rrugët e Londrës", thuhet në nisje të artikullit që ka marrë si shembur rrjetin kriminal "Hellbanianz", për të cilin thotë se sfidon ligjin në Britani, duke zotëruar tregun e kokainës me pakicë dhe tashmë kanë nisur "rekrutimet e të rinjve të tjerë nga Shqipëria.

E teksa tregu i kokainës përllogaritet në 5 bilion paund të ardhura në Mbretërinë e Bashkuar, në artikull theksohet se "infektimi" i adoleshentëve britanikë që tërhiqen në masë më të gjerë tashmë prej kësaj droge, ndodhi pasi shqiptarët e "përmbytën" vendin me lëndën në fjalë, duke e siguruar atë me cilësi të lartë e çmim të ulët nga lidhjet e drejtpërdrejta me boss-ët e Amerikës Latine.

Gjithashtu theksohet se shqiptarët tashmë po punojnë si të barabartë me "Ndraghetën", mafian më të fuqishme italiane, që kontrollon portet kryesore të BE-së si Roterdami dhe Antwerpi, nga ku zbarkojnë me anije mallrash edhe ngarkesat e frikshme të kokainës. Kjo sipas "The Guardian" i ka bërë shqiptarët më të fortë në treg.

ARTIKULLI I "THE GUARDIAN":

Diçka kishte natën më parë dhe djemtë në qoshe ishin të etur për të ofruar këshilla. "Ju nuk duhet të silleni vërdallë këtu për një kohë të gjatë", tha njëri prej tyre.

Ata ishin duke qëndruar pranë "Crispe house", një bllok kullash në Gascoigne në lindje të Londrës, territor i padiskutueshëm i Hellbanianz.

Banda e shqiptareve qe merrej me tregtrine e drogës, është e njohur në vend për dhunën e saj dhe më gjerësisht për një shfaqje neper medias sociale teksa paraqiten me Ferrari, e orët "Rolex", të cilat ndihmojnë në rritjen e reputacionit të tyre duke tërhequr e rekrutuar më pas të rinj të tjerë.

Ishte duke u errësuar, kur u shfaqën edhe dy burra dhe, kur u pyetën nëse ishin Hellbanianz, njëri tha: "Duhet të shkoni." Vëzhguesi u shoqërua per tu larguar nga blloku dhe i thane të mos kthehej.

Hellbanianz i përkasin "lojës me pakicë" të tregtisë së kokainës. Ata janë tregtarët dhe zbatuesit e rrugës të Mafias Shqiptare, sindikata kriminale të organizuara nga Shqipëria, për të cilët Agjencia Kombëtare e Krimit beson se janë duke konsoliduar pushtetin brenda botës së krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në rrugën e tyre drejt një marrjeje gati totale të tregut të kokainës.

Videot muzikore të bandës i kujtojnë shikuesve "HB janë gati për dhunë" dhe se ata posedojnë fuqinë punëtore dhe armë zjarri. Megjithatë, thonë burimet e policisë, Hellbanianz zënë shkallën më të ulët të mafias shqiptare.

Për të kuptuar më mirë rritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, mjafton te ngjitemi në katin e 12-të ndërtesës se pasur në Gascoigne.

Në drejtimin e kundërt, disa milje përgjatë Thames, shtrihen portet në të cilin dërgohen ngarkesa të mëdha me kokainë.

Këto ngarkesa vijnë nga përtej Atlantikut, prej xhunglave të Amerikës Latine nga ku dhe fillon historia e Mafias Shqiptare.

Por si ia dolën shqiptarët për të pushtuar tregun e kokainës ne Britaninë e Madhe është një mësim në fushën e kriminalitetit; miqësi me mafiat më të rrezikshme në botë; dhe kërcënimin absolut dhune.

Filluan me një model biznesi që ishte i thjeshtë në koncept, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Për vite të tëra importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte, varësisht nga pastërtia e drogës; aq më e lartë ishte, aq më shumë kushtonte.

Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut.

Inteligjenca e fituar nga ekspertët britanikë zbuloi se shqiptarët po siguronin kokainë nga kartelet për rreth 4,000 deri 5,500 kilogramë, në një kohë kur rivalët mendonin se po merrnin një marrëveshje të mirë duke përdorur tregtarët me shumicë holandeze që e shisnin në £ 22,500 një kilogram. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës – dhe e shtuan pastërtinë e saj. Dërgesat masive u sollën në Britani të Madhe

Tony Saggers, ish-kreu i hetimit dhe inteligjencës në Agjencinë Kombëtare të Krimit, i cili ka kaluar 30 vjet duke analizuar ritmet e ekonomisë globale të narkotikëve, tha: "Ajo që ata kanë bërë shumë inteligjentë është të thonë: 'Mirë, ne kemi marrë këto kufij për të luajtur me të dhe ne do t'i japim një fetë të mirë edhe për konsumatorin".

Efekti shqiptar ka ndikuar thellësisht në përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës. Droga është më e lira në Britani të Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastër se ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar vdekje të regjistruara. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të përdoruesve të rinj në Evropë. Më gjerësisht, dërgesat shumë më të mëdha dhe më të shpeshta të drogës janë konfiskuar duke hyrë në Britani të Madhe, pasi prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut ka shënuar rekord – deri në 31% më 2016.

Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të konkurruar, sepse ata kishin një produkt inferior dhe më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ka qenë të blinin  kokainë me burim nga Mafia Shqiptare.

Saggers tha: "Ata kanë treguar se ju nuk duhet të jeni lakmitar për të dominuar tregjet e drogës. Ata kanë shkuar në rrugën e çmimeve të qëndrueshme, me cilësi të mirë. "

Mohammed Qasim, një hulumtues në Universitetin Leeds Beckett që studion tregtarët e drogës, e përshkroi qasjen e biznesit shqiptar si "fantastik".

Megjithatë, për modelin e shqiptarëve për të punuar me të vërtetë, kërkohej kontrolli i porteve të Evropës. Për këtë Mafia Shqiptare duhej të bashkëpunonte me 'Ndrangheta, mafian e fuqishme italiane, e cila kontrollon tregtinë kontinentale të kokainës në Evropë.

Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se jo vetëm shqiptarët punojnë me 'Ndrangheta, por se ata kanë formuar aleancat më të forta. Burimet thonë se mafia italiane i konsideron shqiptarët si të barabartë.

Saggers tha: "Ka një lidhje të fortë mafioze mes italianëve dhe shqiptarëve, shqiptarët po punojnë me ta – jo në konkurrencë me ta. Plus, historikisht, italianët kanë kontakte të mira në Amerikën Latine ".

Rotterdam në Holandë është porti më i madh në Evropë, me tetë milionë kontenierë që kalojnë nëpër çdo vit. Shumë prej tyre arrijnë përmes rrugës së drejtpërdrejtë "kolumbiane" përpara se të kalojnë në Harwich në Essex ose Hull.

Porti i dytë më i ngarkuar evropian është Antwerp në Belgjikë, që lidhet me portin e Thamesit të Tilbury, 15 milje nga territori 'Hellbanianz'.

Kolektivisht, portet belge dhe holandeze punësojnë 240,000 njerëz, një grup prej të cilëve, sipas inteligjencës policore, punojnë për "Ndrangheta" dhe Mafia Shqiptare.

"Kjo u jep shqiptarëve qasjen e drejtpërdrejtë dhe kontrollin e kokainës në porte", tha Saggers.

Një burim i NCA përshkroi Belgjikën dhe Holandën si "pikat kyçe të lidhjes së konsolidimit dhe trafikimit të mëtejshëm të mallrave të paligjshëm" dhe grupet e konfirmuara shqiptare po "zgjeronin ndikimin e tyre".

Anna Sergi, lektore në kriminologji në Universitetin e Essex, e specializuar në marrëdhëniet mafioze, konfirmoi se shqiptarët dhe grupi i krimit në jug të Italisë kanë bashkuar forcat.

"Kurdoherë që 'Ndrangheta' po dërgon mallra, ata punojnë shumë me shqiptarët", tha ajo.

Muajin e kaluar operacioni "Pollino", i quajtur sipas zonës së Italisë jugore, ku 'Ndrangheta' ka rrënjët e saj, arrestoi 90 të dyshuar. Prokurorët e anti-mafias përshkruan se si 'Ndrangheta u mbështet në grupe të përhershme që punonin në porte së bashku me rrjetet kriminale shqiptare.

Në vitin 2017 një tregtar shqiptar i kokainës u kap në një stacion benzine në Londër me dokumente të rreme italiane dhe në makinën e tij kishte dy kile droge të fshehur.

Pika më e prekshme për kontrabandistët e drogës është porti. Siguria është e ngushtë, opsionet janë të fundme. Burimet thonë se 'Ndrangheta' e ka siguruar këtë element të zinxhirit të furnizimit me shqiptarët.

"Ju keni nevojë për njerëzit më të mirë për ta nxjerrë nga porti. Nëse jeni mirë në lëvizjen e mallit atëherë qëndroni përpara konkurrentëve tuaj – dhe shqiptarët janë të mirë në këtë", tha Sergi.

Megjithatë, ndonjëherë edhe shqiptarët "koka" janë kapur. Klodjan Copja, 30 vjeç, i cili drejtoi një rrjet të importit të kokainës prej 60 milion paund, u burgos në 2017 pasi korrierët e tij u kapën me kamionë të ngarkuar me drogë që vinin në Kent.

Një tjetër aspekt që i dallon bandat shqiptare është se ata nuk krijojnë konflikte me bandat e tjera, por dinë të zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre. Liverpool është i vetmi qytet në Angli që nuk kontrollohet nga bandat shqiptare, pasi janë bandat kriminale të qytetit që e ruajnë me xhelozi pushtetin e tyre në këtë qytet.

Gjithashtu, shqiptarët shquhen për dhunën, por edhe për "besën". "Ata janë mjaft karizmatikë dhe njihen për marrëdhëniet e ngushta".

Qasimi gjithashtu tregon se si shqiptarët konsiderohen në qarqet kriminale. "Janë të sofistikuar, profesional dhe bëjnë atë që premtojnë", tha ai.

Kjo ka të bëjë shumë me kodin shqiptar të besës – "për të mbajtur premtimin" – por Sergi shton se reputacioni i mafies shqiptare duhet të shihet edhe nëpërmjet kodit të kanunit, të drejtës për t'u hakmarrë: që gjaku duhet të paguhet me gjak.

Depresioni dhe drogat dëmtuan pasurinë shumë kohë përpara se një bandë xhamajkane drejtuar nga Delroy "Mbreti" Lewis u burgos në vitin 2004 në një kohë kur shqiptarët po rriteshin në numër.

Më pas brezi i ri nisi të bënte edhe video muzikore e t'i tregonte paratë e fituara sheshit, së bashku me ta erdhi dhe gjenerata e Hellbanianz. Hellbanianz mblidhen rreth orës 9 çdo ditë në një vend pranë lokalit të natës "Kings Lounge".

"Ata janë të njëjtat fytyra që bëjnë të njëjtën gjë", u shpreh njëri.

Saggers tha: "Tregu i shitjes me pakicë është mjedisi i pasur dhe i shpejtë. Nëse ata po importojnë kilogramë për disa mijëra dollarë, imagjinoni sa para po bëjnë këta të rinj".

Para se llogaria e tyre të mbyllej në nëntor, "Hellbanianz" kishte 115,000 ndjekës në Instagram.

Videoja "Hood Life", në të cilën tregohet një pjesë e pasurisë së tyre është klikuar 7.5 milionë herë. Ata kërcënojnë rivalin shqiptar OTR. Në videon e fundit të tyre të postuar në tetor të vitit 2018, thuhet se ata janë gati për luftë.

Një mospërfillje e tillë ishte e dukshme në rastin e anëtarit të "Hellbanianz" Tristen Asllani, i cili në vitin 2016 humbi kontrollin gjatë një ndjekje policore me shpejtësi të lartë në Crouch End, në veri të Londrës dhe u fut në një dyqan. Në makinën e copëtuar, oficerët gjetën një valixhe plot kokainë dhe më vonë, në shtëpinë e 29-vjeçarit, 21 kg drogë dhe një pistoletë.

Këto argumente ndihmojnë të shpjegojnë pse shqiptarët janë shtetësia e tretë më e madhe në burgjet e Britanisë së Madhe. Kjo shifër është edhe më e habitshme kur merret parasysh numri i vogël i kriminelëve të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, që NCA beson se janë shqiptarë – 0.8%.

Ndërkohë, përderisa Mafia Shqiptare vazhdon të kryesoje tregun e kokainës, rekrutimi i adoleshentëve në "Hellbanianz" nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Rrugët ku kalohet me zinxhirë, priten reshje të tjera dëbore

Posted: 14 Jan 2019 01:00 AM PST

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacione të detajuara lidhur me situatën e akseve rrugore në vend si pasojë e të ftohtit dhe dëborës.

Në rajonin verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë Domaj- Drajë Rec; Qafë Mali- Fierzë; Ura e Cerenecit-Steblevë; Kuben-Vasije; Peshkopi-Qafë Drajë;

Peshkopi-UShtelencë; Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Në rajonin qendror, gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Në rajonin jugor gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.

Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more