“Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi
- Mësohen katër çerekfinalet në Kupën e Italisë, spikat Napoli–Milan
- PSG thuhet se ka marrëveshje me De Jong
- VAR ndez kritikat në të gjithë Evropën – nga La Liga në Meksikë, të gjithë kanë ankesa
- Man City 3-0 Wolves, notat e lojtarëve
- Roma mposht me lehtësi Entellan, kalon në çerekfinale
- City fiton me lehtësi ndaj Wolves
- Transfermarkt: Prishtina si klub, Ahmed Januzi si futbollist, janë më të vlefshmit në Superligë
- Messi dhe Suarez sundojnë Evropën me gola, lënë shumë mbrapa dyshet tjera sulmuese në pesë ligat kryesore
- Feronikeli prezanton dy talentet, Met Millaku dhe Riza Zhdrella
Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi Posted: 14 Jan 2019 03:13 PM PST Cristiano Ronaldo ka udhëtuar me Juventusin në Arabinë Saudite për tu përballur me Milanin në Superkupën e Italisë. Para disa ditësh Ronaldo kishte thirrur Messin për një “sfidë” të re në Serie A. Kjo nuk i ka pëlqyer Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka sulmuar Ronaldon për këtë deklaratë. “Cristiano po flet për sfida të reja, ai e quan sfidë kalimin te një klub ku tashmë e ka normale të fitojë në Serie A”. "Nëse ai po kërkonte një sfidë, ai duhet të shkonte në Juventus pak vite më parë kur ishte në Serie B, për ta rikthyer atë në Serie A dhe për të bërë kampion". “Janë gjepura, të thuash se shkova në Juventus për një sfidë, pasi nuk është fare sfidë”, ka thënë Ibrahimovicpër Express. Ibrahimovic ka luajtur për dy sezone me Juventusin, ndërsa në Seria A ka luajtur edhe me Interin dhe Milanin. /Telegrafi/ The post Ibrahimovic kritikon Ronaldon: Nuk është sfidë të kalosh te Juventusi appeared first on Telegrafi. |
Mësohen katër çerekfinalet në Kupën e Italisë, spikat Napoli–Milan Posted: 14 Jan 2019 02:57 PM PST Dihen tashmë tetë skuadrat çerekfinaliste që kanë kaluar tutje në Kupën e Italisë, me klubet e mëdha që e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë. Ishin gjashtë ekipe të kualifikuara (Juventus, Napoli, Inter, Milan, Fiorentina dhe Lazio), sot i janë shtuar edhe Atalanta dhe Roma. Të tetë skuadrat e kanë kaluar raundin pa ndonjë problem, përveç Milanit që iu desh të luante në kohë shtesë për të eliminuar Sampdorian. Inter-Lazio, Fiorentina-Roma, Atalanta-Juventus dhe Milan-Napoli, janë çiftet çerekfinale. Janë pothuajse tetë ekipet më të forta në Serie A që do të luajnë mes vete. Milani edhe pse është si vendas, për shkak se luan në të njëjtën ditë me Interin, duhet ta lirojë stadiumin, pasi që kampionatin e ka mbyllur në pozita më poshtë. Kështu Milani do të udhëtojë te Napoli. Të gjitha ndeshjet çerekfinale zhvillohen me 30 janar. /Telegrafi/ The post Mësohen katër çerekfinalet në Kupën e Italisë, spikat Napoli–Milan appeared first on Telegrafi. |
PSG thuhet se ka marrëveshje me De Jong Posted: 14 Jan 2019 02:30 PM PST Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong, është një hap afër bashkimit me Paris Saint-Germain në verë për një çmim prej 70 milionë eurosh. Klubi francez është shumë optimist se marrëveshja do të finalizohet së shpejti me Ajaxit dhe De Jong do të jetë lojtari i tyre i ri. Parisienët besojnë se paga e 21-vjeçarit do të rritet në 10 milionë euro në vit. Ndërkohë, Barcelona do të shohë një tjetër objektiv që do të lëvizë në një nga rivalët e tyre të Ligës së Kampionëve, ndërsa katalanasit presin vendimin e Adrien Rabiot. Francezi nuk u bashkua me turneun e skuadrës së tij në Doha dhe në rast se nuk merr masa në janar, ai mund të mos ketë minuta nga trajneri Thomas Tuchel. Çështja kryesore e PSG-së në lidhje me marrëveshjen e De Jong është se klubi është në prag të shkeljes së rregullave financiare të Fair Play. UEFA ka rihapur një rast të vjetër për kampionët e Ligue 1, të cilëve u kërkohet të gjejnë burime alternative të të ardhurave për të përmbushur rregullat. Kështu, transferimi i De Jong mund të dështojë në rast se UEFA vendos ta dënojë klubin francez. /Telegrafi/ The post PSG thuhet se ka marrëveshje me De Jong appeared first on Telegrafi. |
VAR ndez kritikat në të gjithë Evropën – nga La Liga në Meksikë, të gjithë kanë ankesa Posted: 14 Jan 2019 02:20 PM PST Në dy vitet e fundit ka filluar të implementohet teknologjia e njohuri si VAR. Kjo kishte ardhur me qëllim për t'i ndihmuar vendimet e gjyqtarëve, por në shumë kampionate kanë ngjallur polemika nëpër liga evropiane, por edhe më gjjërë. Ndërkohë që teknologjia e re është kritikuar ashpër në Spanjë, por gjithashtu ka shkaktuar debate edhe në Gjermani, Francë dhe Itali. LaLiga: Real Madrid, Valladolid, Levante, Getafe … Atletico Madrid ishte skuadra e parë që kërkoi publikisht formën e veprimit të VAR, pasi nuk iu dha një penallti pas ndërhyrjes së Casimiros në derbin kundër Real Madridit. Los Blancos u ankuan pasi një penallti nuk iu dha Vinicius Junior pasi ndërhyrjes së Geronimo Rullit në fitoren 2-0 të Real Sociedad në Santiago Bernabeu. Fundjavën e kaluar, ishte Real Valladolid i cili u ankua për një vendim të keq kundër Valencias, ndërsa Levante argumentoi kundër një ndëshkimi të dhënë nga asistentët e VAR për Nikola Vukcevic. Ndërkohë, Sergio Canales mund të ketë qenë në pozitë jashtë lojë në barazimin me Real Betis kundër Real Madridit të dielën, por goli ishte dhënë nga VAR. Ligue 1: Bordeaux nuk e do VAR-i Një penallti e dhënë në favor të Nice kundër Bordeaux shkaktoi ankesat të ekipit të drejtuar nga Eric Bedouet. Në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Bordeaux e përshkruan VAR-in si “një mashtrim të madh”. Vet trajneri Bedouet tha: "[VAR] është i pakuptueshëm, nuk e di se për çfarë përdoret, nuk dinë si ta interpretojnë”. Bundesliga: Ndeshja Augsburg-RB Leipzig, solli shumë zhurmë Në një ndeshje që përfundoi 0-0, gjyqtari i ndeshjes dhe asistentët e VAR kishin marrë shumë kohë për të menduar se çfarë të bënin me vendim të diskutueshëm. Gjyqtari, Tobias Welz , dha një penallti me katër minuta vonesë, por pastaj vendosi të ndryshojë vendimin e tij. Gushtin e kaluar, presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, gjithashtu kritikoi VAR-in pasi u përdor në sezonin e kaluar të Bundesligës. Zhurmë edhe në Serie A Në Itali, teknologjia është përdorur që nga sezoni 2017/18, ku Seria A ka bërë analiza dhe raporte për t'i informuar tifozët dhe klubet rreth progresit të saj. Sipas një studimi të kohëve të fundit, këtë vit VAR është përdorur në 43 raste. Në Itali vazhdon kultura e zhurmës nga skuadrat që pësojnë humbje. Pjesa tjetër e botës Në Meksikë, trajneri i Toluca, Hernan Cristante kritikoi ashpër përdorimin e teknologjisë pas një vendimi të kohëve të fundit kundër ekipit të tij. “Më duket se është një mjet i mirë që përdoret keq, VAR nuk është i drejtë”, tha ai. /Telegrafi/ The post VAR ndez kritikat në të gjithë Evropën – nga La Liga në Meksikë, të gjithë kanë ankesa appeared first on Telegrafi. |
Man City 3-0 Wolves, notat e lojtarëve Posted: 14 Jan 2019 02:10 PM PST Manchester City ka fituar me lehtësi me rezultat 3-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier. City i Pep Guardiolas ka marrë edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, pasi ka mposhtur Wolves dhe i është ofruar Liverpoolit lider në vetëm katër pikë. Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Gabriel Jesus (10′, 39′) dhe Conor Coady (78′, OG). Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht braziliani Jesus, i cili së bashku me Raheem Sterling u vlerësuar me notë 8.2. Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e ndëshkuar me të kuq, Willy Boly, që u notua me 4.8. Man City: Wolves: /Telegrafi/ The post Man City 3-0 Wolves, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi. |
Roma mposht me lehtësi Entellan, kalon në çerekfinale Posted: 14 Jan 2019 01:57 PM PST Roma ka arritur të shënojë fitore me lehtësi, duke e mposhtur Entellan me rezultat 4-0. Romakët e kishin më të lehtë se sa u mendua me klubin që aktualisht garon në Serie C. Që në minutën e parë u shënua goli i epërsisë me Patrick Schick që realizoi bukur me thembër pas asistimit të Under. Çeku asistoi edhe tek goli i dytë kur pasoi bukur në tollovi për Marcanon (2-0). Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Roma nuk e largoi këmbën nga gazi duke vazhduar me ritmin e njëjtë. Schick arriti ta shënojë golin e dytë personal, ku shënoi për 3-0 nga distanca. Ndeshjen e mbylli goli i Javier Pastores që realizoi në minutën e 74-të. Roma ka kaluar në çerekfinale të Kupë së Italisë ku do të takohet me Fiorentinën. /Telegrafi/
The post Roma mposht me lehtësi Entellan, kalon në çerekfinale appeared first on Telegrafi. |
City fiton me lehtësi ndaj Wolves Posted: 14 Jan 2019 01:53 PM PST Manchester City ka fituar me lehtësi me rezultat 3-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka marr edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, pasi ka mposhtur Wolves dhe i është ofruar Liverpoolit lider në vetëm katër pikë. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola. Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dhjetë minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Leroy Sane. Pas këtij goli, lojtari i Wolves, Willy Boly mori kartonë të kuq në minutën e 19-të të ndeshjes dhe gjithçka u bë më e lehtë në vazhdim për Cityn. Luhej minuta e 39-të kur City gjeti edhe golin e dytë përsëri me brazilianin Jesus, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0. Në pjesën e dytë, City vazhdoi të dominojë përsëri dhe të rrezikojë vazhdimisht, teksa gjeti edhe një gol për të vulosur rezultatin përfundimtar. Ishte minuta e 78-të kur Conor Coady devijoi gabimisht topin në portën e tij duke shënuar për 3-0 dhe duke vulosur fitoren e Cityt. Pas kësaj fitore, City ka 53 pikë në vendin e dytë, ndërsa Wolves renditet në vendin e 11-të me 29 pikë. Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Huddersfield, ndërsa Ujqërit e presin në shtëpi Leicesterin. /Telegrafi/
The post City fiton me lehtësi ndaj Wolves appeared first on Telegrafi. |
Transfermarkt: Prishtina si klub, Ahmed Januzi si futbollist, janë më të vlefshmit në Superligë Posted: 14 Jan 2019 01:23 PM PST Faqja e specializuar për transferimet e lojtarëve dhe vlerat e tyre 'transfermarkt', e sheh Prishtinën si skuadrën me vlefshme në Ipko Superligë, ndërsa Ahmed Januzin si lojtari që vlen më shumë. Sipas 'transfermarkt' skuadra e Prishtinës që është edhe në pozitën e parë në Superligë, është skuadra me vlerën më të madhe të futbollistëve. Prishtina ka gjithsej 26 lojtarë në skuadër dhe kap shifrën e 2.63 milionë eurove. Pas Prishtinës është Trepça '89 me 1.95 milionë euro, kurse Llapi është i treti me 1.93 milionë. Top-katërshen e mbyll Gjilani me 1.80 milionë euro, kurse rivali i qytetit, Drita është një pozitë më poshtë. Lojtarët më të shtrenjtë te Prishtina është Mario Morina me 225 mijë euro, ndërsa pas tij janë Visar Bekaj, Meriton Korenica dhe Armend Thaqi me nga 200 mijë euro vlerë. Lojtari më i vlefshëm Në futbollin e Kosovës, ka shumë lojtarë që janë të cilësor dhe e bëjnë diferencën. Por sipas faqes së specializuar, 'transfermarkt' sulmuesi i Llapit, Ahmed Januzin, është më i vlefshmi. Sipas kësaj faqeje, vlera e lojtarit vushtrrias është 400 mijë euro. Januzi pati një formë fantastike në fillim të këtij edicioni, por më pas mori një lëndim që e la jashtë fushave. Sipas lajme që kanë qarkulluar gjatë vitit Januzi është edhe njëri prej lojtarëve më të paguar në Kosovë me një pagë që arrin 50 mijë euro në vit. /Telegrafi/ The post Transfermarkt: Prishtina si klub, Ahmed Januzi si futbollist, janë më të vlefshmit në Superligë appeared first on Telegrafi. |
Posted: 14 Jan 2019 12:57 PM PST Dyshja sulmuese e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez janë duke sunduar Evropën me golat e shënuara deri më tani këtë sezon. Messi dhe Suarez nuk janë duke sunduar vetëm La Ligan sa i përket golave të shënuara, pasi me 31 gola së bashku, dyshja e Barcelonës është larg partneriteti më produktiv në pesë ligat kryesore evropiane. Pas dyshes së Barcelonës, renditen dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani që së bashku kanë shënuar 25 sosh në Ligue 1. Në Angli, dyshja e Tottenham Hotspur, Harry kane dhe Son Heung-Min kanë shënuar 22 gola së bashku, ndërsa Mohamed Salah e Sadio Mane të Liverpoolit dhe Pierre-Emerick Aubameyang e Alexandre Lacazette të Arsenalit kanë shënuar nga 21 sosh. Me vetëm 17 ndeshje të luajtura deri më tani në Bundesliga, dyshja e Borussia Dortmundit, Paco Alcacer dhe Marco Reus i prijnë listës me 23 gola së bashku. Në Itali, megjithatë, me ndeshje të zhvilluara po aq sa në La Liga, dyshja e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe Mario Mandzukic udhëheqin me 22 gola të shënuara. PSG është rivali kryesor për të luftuar Messin dhe Suarezin, veçanërisht nëse 11 golat e Neymari shtohen në ekuacion, por treshja e Barcelonës me shtatë golat e Ousmane Dembele përsëri do të ketë gola më shumë, 38 sosh krahasuar me 36 të PSG-së. Në Spanjë, Messi dhe Suarez kanë gola më shumë se të gjitha skuadrat, përveç Celta Vigos, Sevillas që kanë numrin e njëjtë të golave të shënuara, 31. /Telegrafi/ The post Messi dhe Suarez sundojnë Evropën me gola, lënë shumë mbrapa dyshet tjera sulmuese në pesë ligat kryesore appeared first on Telegrafi. |
Feronikeli prezanton dy talentet, Met Millaku dhe Riza Zhdrella Posted: 14 Jan 2019 12:41 PM PST Feronikeli nuk është ndalur në afatin kalimtar të janarit, duke i përforcuar radhët me dy talentë që vijnë nga Liga e Parë. Drenicasit që e mbyllën në vendin e dytë me vetëm një pikë pas Prishtinës, kërkojnë të jenë në hap "Me qëllim të përforcimit dhe rritjes edhe më të madhe të nivelit të lojës, Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve të rinj, Met Millaku dhe Riza Zhdrella". "Feronikeli e ka transferuar mesfushorin e talentuar 20 vjeçar, Met Millaku nga KF Dukagjini, kurse talenti 18 vjeçar, Riza Zhdrella është transferuar nga Trepça e vjetër". "Klubi shpreson shumë që Zhdrella dhe Millaku do të sjellin një frymë të re dhe tifozëria do të ketë çka të shohë nga magjia e tyre", thuhet në njoftimin e Feronikelit. Këto dyja janë transferimet e para të klubit në këtë afat kalimtar. Është folur se klubi ka arritur marrëveshje edhe me Ahmad Konen që ishte edhe më parë në klub, por që ende nuk është bërë zyrtarizimi. /Telegrafi/ The post Feronikeli prezanton dy talentet, Met Millaku dhe Riza Zhdrella appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: