Skip to main content

“Haradinaj takohet me SBAShK-un” plus 9 more Ekonomia Online

“Haradinaj takohet me SBAShK-un” plus 9 more Ekonomia Online


Haradinaj takohet me SBAShK-un

Posted: 20 Jan 2019 10:26 AM PST

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka nisur një takim me drejtues të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Takimi mes Haradinajt dhe SBAShK-ut po ndodh në prag të fillimit të javës dytë të grevës në arsim.

Pas takimit do të ketë konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Me kërkesën e SBAShK-ut, sistemi arsimor është në grevë që nga 14 janari, kur do të duhej të fillonte gjysmëvjetori i dytë për nivelin parauniversitar.

The post Haradinaj takohet me SBAShK-un appeared first on Ekonomia Online.

Kino sjell projektin e ri muzikor “Ma Bella”

Posted: 20 Jan 2019 09:51 AM PST

Rap-artisti i ri i skenës, Fetah Muqaku i njohur si Kino, ka publikuar për publikun projektin e tij të ri muzikor.

"Ma Bella" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Producent i këngës është Valon Miftari, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet rap-artisti.

View this post on Instagram

🕊

A post shared by K I N O (@itskino) on

The post Kino sjell projektin e ri muzikor "Ma Bella" appeared first on Ekonomia Online.

Merrni tri herë në ditë këtë përzierje dhe thuani lamtumirë ftohjes

Posted: 20 Jan 2019 09:47 AM PST

Gjatë dimrit, virusët dhe bakteret vazhdimisht sulmojnë sistemin tonë imunitar.

Ftohjet dhe gripi janë gjendje të zakonshme shëndetësore në dimër, por ka një mënyrë për t'i parandaluar ato. Gjithçka që ju duhet është mjalti dhe kanella, transmeton lajmi.net.

Mjalti dhe kanella mund të quhen me të drejtë super-ushqime, e madje edhe shkenca ka provuar përfitimet e tyre.

Kanella është plot me vajra esenciale, ndërsa mjalti përmban enzima të fuqishme me veti anti-mikrobike që mund të luftojnë viruset, bakteret dhe kërpudhat.

Për të parandaluar ftohjet në dimër, juve iu duhet vetëm të ndiqni këtë recetë:

Përbërësit:

– 1 lugë çaji mjaltë
– ¼-ta e lugës së çajit pluhur kanelle
– Një majë luge pluhur organik shafran të Indisë

Udhëzimet:

Vetëm përzijini të gjitha së bashku dhe merrni këtë ilaç 2-3 herë në ditë. Sigurohuni që të qëndroni të hidratuar dhe të hani ushqime të shëndetshme çdo ditë.

The post Merrni tri herë në ditë këtë përzierje dhe thuani lamtumirë ftohjes appeared first on Ekonomia Online.

Kjo pjesë e trupit të bebes mbetet në trupin e nënës për 38 vite

Posted: 20 Jan 2019 09:45 AM PST

Ka një arsye pse fëmijët janë gjithmonë më të lidhur me nënat se sa baballarët e tyre.

Kjo, për shkak se qelizat e tyre kurrë nuk i lënë plotësisht trupat e nënave të tyre; disa qëndrojnë brenda, një fenomen obstetrik i njohur si mikrokimerizëm fetomatarian, transmeton lajmi.net.

Këto qeliza jo vetëm qëndrojnë aty dhe notojnë, por se edhe shërojnë nënat, i mbrojnë ato, dhe zgjasin jetëgjatësinë e tyre.

Ky fenomen u zbulua fillimisht nga Georg Schmorl, një shkencëtar gjerman i shekullit të 19-të.

Puna e tij është marrë shekuj më vonë nga hulumtuesit dhe gjetjet janë ende duke u trajtuar në shumë çështje në lidhje me këtë fenomen.

The post Kjo pjesë e trupit të bebes mbetet në trupin e nënës për 38 vite appeared first on Ekonomia Online.

Si vishen të famshmit për të shkuar në një ndeshje basketbolli?

Posted: 20 Jan 2019 09:44 AM PST

Vendosja se çfarë të veshësh në një lojë basketbolli apo futbolli nuk duhet të jetë e komplikuar.

Pothuajse të gjithë të famshmit tregojnë se të vishesh elegante me një bluzë të bardhë dhe xhinse, njofton Klan Kosova.

Por edhe të shtoni ndonjë aksesor apo të merrni ndonjë çantë interesante ia vlen sa për t'u ulur në vendet e publikut.

Mos anashkaloni 'fuqinë' e një bluze të bardhë

Kombinohuni me shoqen apo shokun tuaj

Klasike apo jo e zakonshme

Kombinoni klasiken me aksesorë të dukshme

Ju asnjëherë nuk gaboni nëse zgjidhni xhinse të kombinuara me xhinse

Përdorni bizhuteri t'i jepni jetë të thjeshtës

The post Si vishen të famshmit për të shkuar në një ndeshje basketbolli? appeared first on Ekonomia Online.

Lojtari largohet nga Chelsea, për të kaluar në Serie A

Posted: 20 Jan 2019 09:41 AM PST

Chelsea do t'i bëjë disa largime në këtë afat kalimtar,

Chelsea nuk llogaritë në shërbimet e David Zappacostas, Gary Cahill, Victor Moses dhe Danny Drinkwater.

Skuadra londineze do ta shet mbrojtësi spanjoll, që është duke u kërkuar nga Lazio, përcjell lajmi.net.

Chelsea kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij, ndrysa skuadra italiane kërkon huazimin me të drejt blerje.

Blutë duan ta shesin atë përfundimisht, në mënyrë që të krijojë fonde për transferimet e reja.

The post Lojtari largohet nga Chelsea, për të kaluar në Serie A appeared first on Ekonomia Online.

Gold AG publikon këtë foto me djalin e Halil Kastratit

Posted: 20 Jan 2019 09:39 AM PST

Gold AG e ka një miqësi të afërt me humanistin Halil Kastrati, po ashtu edhe me djalin e tij.

Reperi Arian Agushi, Gold AG, gjatë ditës së sotme e ka publikuar një foto me Halil Kastratin për të cilin i ka thënë disa fjalë zemre, shkruan lajmi.net.

Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati i ftuar mbrëmë në emisionin "Oxygen", dhuroi edhe një banesë për nevojtarët dhe kjo e bëri të ndihet mirë edhe Goldin.

"O lum na për ty Halil Kastrati. Ku mos me dasht bre", ka shkruar reperi pranë fotos.

E pas kësaj ai e ka publikuar një foto me djalin e Kastratit pranë të cilës po i lutet Zotit që ta shërojë.

Uvejs Halil Kastrati ❤ Zot shëroje 🤲🏼

Posted by Arian Agushi on Sunday, January 20, 2019

The post Gold AG publikon këtë foto me djalin e Halil Kastratit appeared first on Ekonomia Online.

Athinë, dhjetëra të plagosur në protestën kundër marrëveshjes për emrin

Posted: 20 Jan 2019 09:36 AM PST

Ka përfunduar me dhjetëra persona të plagosur protesta në Greqi, ky qytetarët kishin dalë në sheshin "Sintagma" të Athinës për të kundërshtuar marrëveshjen e qeverisë për çështjen e emrit.

Sipas shtypit grek, një 45-vjeçar është plagosur me thikë pranë qendrës ku po mbahej protesta e ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi kanë shkelur njëri-tjetrin me këmbë duke u përpjekur për të dalë nga tuma pasi policia tentoi qe t'i shpërndante me gaz lotsjellës.

Mediat shkruajnë se janë plagosur të paktën 10 policë e disa qytetarë protestues.

Sakaq policia në një deklaratë është shprehur se ka qenë një grup antiqeveritar ai që ka shkaktuar trazira dhe kanë përfunduar në akte dhunë dhe ka plagosur efektivët e policisë.

Policia tha se ndaj sulmit u morën masa parandaluese, të parashikuara, transmeton gazeta shqip.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit, të cilën janë mbledhur sot para parlamentit në Athinë duke kundërshtuar marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa uji me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Nuk dihet nëse marrëveshje do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të qeverisë së Aleksis Tsipras.

Nga ana tjetër, opozita është kundër saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

The post Athinë, dhjetëra të plagosur në protestën kundër marrëveshjes për emrin appeared first on Ekonomia Online.

Dy ushqimet që iu parandalojnë nga plakja

Posted: 20 Jan 2019 09:20 AM PST

Përfitimet e shumta të verës së kuqe dhe çokollatë të errët besohet të jenë rezultat i pranisë së një kimike të quajtur resveratrol.

Resveratroli është një antioksidant bioflavonoid polifenik i prodhuar nga bimë të caktuara dhe gjendet në ushqime dhe pije. Ky kimikat klasifikohet si fitoestrogjen për shkak të aftësive të saj për të bashkëvepruar me receptorët e estrogjenit në një mënyrë pozitive, transmeton lajmi.net.

Studimet tregojnë se burimi më i njohur i resveratrolit është vera e kuqe dhe bimët, duke përfshirë lëkurën e rrushit të kuq, verën e kuqe, kakaon e papërpunuar dhe manaferrat e errëta.

Megjithatë, hulumtimet e botuara në revistën BMC Cell Biology tregojnë se kimikate të ngjashme me resveratrolin mund të përdoren për rinovimin e qelizave të vjetra.

Resveratroli ka qënë gjithashtu i lidhur me parandalimin e obezitetit, diabetit dhe prediabetit, përmirësimin e energjisë dhe qëndrueshmërisë, një tretje të shëndetshme dhe shumë përfitime të tjera shëndetësore. /Lajmi.net/

The post Dy ushqimet që iu parandalojnë nga plakja appeared first on Ekonomia Online.

Cilësohej si ‘Messi i të ardhmes’, por ja ku po transferohet tani Bojan Krkic

Posted: 20 Jan 2019 09:16 AM PST

Bojan Krkic po e hap një kapitull të ri në karrierën e tij.

Bojan Krkic po largohet nga Stoke City, që aktualisht luan në Championship.

Kroati ka bërë 13 paraqitje në ligën e parë të Anglisë, ndërsa është shumë afër të kalojë në Angli, përcjell lajmi.net.

Krkic është pajtuar të transferohet në MLS, ndërsa Stoke City kërkon 15 milionë euro nga shtija e tij.

Kroati pritet t'i bashkohet skuadrës së New England Revolution, që udhëhiqet nga Brad Friedel. 

The post Cilësohej si 'Messi i të ardhmes', por ja ku po transferohet tani Bojan Krkic appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more