Skip to main content

Hapet zyrtarisht gara për të parin e NISMA’s Socialdemokrate në Skenderaj

Hapet zyrtarisht gara për të parin e NISMA’s Socialdemokrate në Skenderaj


Hapet zyrtarisht gara për të parin e NISMA’s Socialdemokrate në Skenderaj

Posted: 24 Jan 2019 12:52 PM PST

Sot, zyrtarisht, në degën e NISMA's Socialdemokrate, në Skenderaj, është hapur gara për të parin e kësaj dege.

Këtë e ka bërë të ditur asambleisti i kësaj dege në Skenderaj, Beqir Veliu, përmes faqës së tij zyrtare në facebook.

"NISMA 100% demokratike!

Me 16 Shkurt 2019, Keshilli i Deges prej 61 anëtaresh do te zhvilloi procedurat sipas statutit te NISMA per zgjedhjen e kryetarit dhe kryesise.

Si asambelistë i parë i Nisma Socialdemokrate jam krenar se deri me sot kemi punuar dhe vepruar 100% me demokraci te brendeshme liri te mendimit.

Sipas figurave intelektuale qe kanë ardhur ne Degen e Nisma ne vitin 2017 dhe 2018 e qe kan ndikuar qe Nisma te zgjerohet në shumë fshatra e qytet dhe me pervoje politike pritet qe te kemi me shume se 1 kanidadatë për kryetar.

Gara me votim te fshehtë e bënë ndryshe 100% Nisma si parti e vlerave demokratike.

Në Nisma Socialdemokrate nuk vend shantazhet, zgjedhjet me duartorkitje diktatet sikurse ne partite tjera.

Nga pozita e asambelistit te Nisma i uroj punë te mbarë Keshillit te Deges si dhe çdo kandidati per kryetar.

Vetem vota e lirë e forcon shtetndertimin e zhvillimin tonë.

Urime
Beqir Veliu- Asambelist i NISMA-Skenderaj."

The post Hapet zyrtarisht gara për të parin e NISMA's Socialdemokrate në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Veseli në CNN Albania: Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet – do të shkojmë në reciprocitet të plotë

Posted: 24 Jan 2019 12:48 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, ndërsa ka paralajmëruar masa reciprociteti në çdo fushë në rast të vazhdimit të agresionit të Serbisë.

"Taksa 100 përqind ndaj Serbisë nuk do të hiqet. Madje nëse Serbia do të vazhdoj me sjelljet agresive ne do ti shtojmë masat dhe do të kalojmë në reciprocitet të plotë me shtetin serb në çdo fushë. Taksa është vendosur në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Partnerët tanë strategjik dhe të përhershëm, SHBA-të, nuk kanë kërkuar heqjen e taksës sepse ata nuk duan ta dëmtojnë dinjitetin e shteyit të Kosovës. Aleatët tanë kërkojnë që ne të dialogojmë për ta arritur marrëveshjen finale që është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB", ka thënë Veseli në Televizionin A2 CNN Albania.

Kryeparlamentari kosovar ka folur për veprimet agresive të shtetit serb që kanë quar në vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind.

"Ne do t'ia bëjmë me dije çdo ditë Serbisë që pa e respektuar shtetin e Kosovës nuk mund të pres heqje të taksës. Ne do të vazhdojmë me reciprocitet të plotë. Ata i bllokojnë mallrat e Kosovës ne i bllokojmë mallrat e Serbisë. Ata nuk na i njohin targat e automjeteve, ne po ashtu nuk do të njohim targat serbe. Ata nuk i njohin vulat e shtetit të Kosovës, ne nuk i njohim tani vulat e Serbisë. Pra do të shkojmë në reciprocitet të plotë dhe taksa 100 përqind do të mbetet varësisht si sjellet Serbia", tha Veseli.

Kreu i PDK-së i ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë asnjë veprim që mund të dëmtoj raportet Kosov-SHBA.

"Unë i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se nuk do të ketë asnjë veprim dhe asnjë lëvizje të shtetit të Kosovës që mund të dëmtoj raportet tona speciale me SHBA-të. Ne jemi në partneritet dhe koordinim të përhershëm. Krejt jeta ime politike është e ndërtuar në partneritet të ngushtë me SHBA-të, prandaj ne jemi vazhdimisht në koordinim me partnerët tanë strategjik", tha Veseli.

The post Veseli në CNN Albania: Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet – do të shkojmë në reciprocitet të plotë appeared first on DRENICA PRESS.

Rama: Nuk do të ketë shpime për naftë në Zagori

Posted: 24 Jan 2019 11:56 AM PST

Pas protestës së banorëve të Zagorisë, kompania Shell ka deklaruar se nuk do të ketë kërkime për naftë në këtë zonë. Kjo është konfirmuar nga drejtori i saj në Shqipëri, Rohan D'Souza, përmes një deklarate për mediat, transmeton Klan Kosova.

"Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar".

Në një reagim në Twitter, Kryeministri Rama ka shpjeguar se zona është park kombëtar dhe nuk do të lejohen kërkime.

"Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga HEC-e, gurore, etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki".

E njëjta kompani pritet të nisë kërkimet në zonën e Shpiragut. Të dhënat, sipas Kryeministrit Rama, flasin për një rezervë të madhe të gazit dhe naftës. Ai theksoi se nëse provat dalin me sukses, impakti në ekonomi do të jetë i konsiderueshëm, shkruan Tv Klan.

The post Rama: Nuk do të ketë shpime për naftë në Zagori appeared first on DRENICA PRESS.

Këto janë pagat në FSK, Polici dhe Zjarrfikës, sipas Projektligjit të ri

Posted: 24 Jan 2019 11:53 AM PST

Këto ditë po flitet shumë për Ligjin për pagat, pas pakënaqësive të shumë sindikatave. Projektligji i ri për pagat ka shkaktuar një katrahurë, duke i çuar në grevë disa sektorë.

Pos kundërshtimeve të mëdha nga subjekte opozitare rreth këtij Projektligji, kundërshtime po ka edhe nga sindikatat, raporton RTV Dukagjini.

 

 

Ani pse me këtë Projektligj synohet të adresohen problemet në sistemin e pagave, paqartësi të mëdha ka rreth koeficientit të pagës.
Në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) pos statusit të kësaj force do të ndryshohen edhe pagat.

Më poshtë janë dhënë planifikimet në këtë ligj të pagave, të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe në Shërbimin Zjarrfikës të Kosovës.

Nënkoloneli i FSK-së me koeficient të pagës 4.70 i bie të paguhet 1123 euro.

Majori i FSK-së me koeficient 4.30, i bie të ketë pagë mujore  1027 euro.

Kapiteni i FSK-së me koeficient 3.90, i bie të ketë pagë mujore 932 euro.
Togeri i FSK-së, me koeficient 3.50, i bie të ketë pagë mujore 836 euro.
Ushtari i FSK-së me koeficient 1.80, i bie të ketë pagë mujore 430 euro.
Ndërkaq në Policinë e Kosovës koeficientet e pagave janë më të ulët krahasuar me FSK-në.

Nënkoloneli  dhe majori i Policisë së Kosovës me koeficient të njëjtë 3, i bie të marrin pagë mujore prej 717 eurosh.
Togeri i Policisë së Kosovës me koeficient 2.10, i bie të ketë pagë mujore prej 501 euro
Polici me koeficient 1.55 i bie të ketë pagë 370 euro.

E zjarrfikësit të cilëve u njihet rrezikshmëria në vendin e punës kanë koeficient 1.45, që u bie të marrin pagë mujore prej 346 euro në muaj.

The post Këto janë pagat në FSK, Polici dhe Zjarrfikës, sipas Projektligjit të ri appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes plaku dy muaj pasi Halil Kastrati ia ndërtoi shtëpinë e re

Posted: 24 Jan 2019 11:49 AM PST

Ka ndërruar jetë Miftar Gigollaj, i moshuari nga fshati Lubizhde e Hasit cili jetonte në kushte të mjerueshme për shumë vite.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë humanisiti i njohur, Halil Kastrati i cili para dy muajsh ia dhuroi çelësat e shtëpisë së re, duke e gëzuar atë pafund.

"Zoti xhennetin ta dhashte baci Miftar Gigollaj. Para dy muajve afersishte ja dhuruam çelesat e shtepise se re", ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

The post Vdes plaku dy muaj pasi Halil Kastrati ia ndërtoi shtëpinë e re appeared first on DRENICA PRESS.

Policia operacion kundër taksive ilegale (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2019 11:46 AM PST

Policia dhe Inspektorati në komunën e Gjilanit patën një aksion për të ndaluar taksitë ilegalë që operojnë në këtë komunë.

Gjatë këtij operacioni u shqiptuan edhe gjoba veçse kësaj here jo për mungesë të licencës.

Komuna e Gjilanit ka hartuar edhe planin për ndalimin e taksive ilegalë. Drejtori i Inspekcionit paralajmëroi edhe qytetarët që shfrytëzojnë këtë mënyrë të transportit.

 

The post Policia operacion kundër taksive ilegale (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Majlinda Kelmendi merr lëvdata nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (FOTO)

Posted: 24 Jan 2019 11:43 AM PST

Kosovarja mori sot medaljen e saj të 26-të të artë në kategorinë -52, duke mposhtur Gili Cohen nga Izraelin në finale.

Kelmendi e fitoi këtë të artë duke e mposhtur izraeliten për 33 sekonda duke marrë kështu medaljen e saj të radhës, shkruan në faqë zyrtare të Federatës Botërore të Xhudos përcjellë Klan Kosova.

"Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi nga Kosova vazhdoi fitore me ippon duke duke fituar në raundin paraeliminator Gili Cohen nga Izraeli për medaljen e artë në kategorinë -52 kilogram".

 

The post Majlinda Kelmendi merr lëvdata nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Referi që shënon golin e javës (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2019 11:41 AM PST

Çdo javë jemi dëshmitar të golave në futboll.

Disa shënohen goxha të bukura, disa prej tyre janë të thjeshta, por edhe gola që nuk na pëlqejne fare dhe nuk na lënë fare mbresa.

Por të rralla janë rastet kur shënohen edhe gola të "çuditshme", sikur ky gol i këtij referi që po e ndiqni në video.

Kjo video u shpërnda në rrjetet sociale.

The post Referi që shënon golin e javës (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo familje nga Drenasi po lufton për mbijetesë, kërkon ndihmën tuaj (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2019 11:37 AM PST

Familja Ismajli nga qyteti i Drenasit ka problem për të siguruar bukën e gojës.

Vendi ku jetojnë 7 anëtarët e saj nuk i plotëson as kushtet minimale për jetesë.

Për ta ndihmuar familjen Ismajli që është në gjendje të rëndë financiare mund të telefononi në numrin 044 907 966.

 

The post Kjo familje nga Drenasi po lufton për mbijetesë, kërkon ndihmën tuaj (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Jeremiq: Mundësia që Vuçiq e Thaçi të arrijnë marrëveshje për kufijtë është 50 përqind

Posted: 24 Jan 2019 08:51 AM PST

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq ka deklaruar se Serbia më nuk është shtet demokratik por një autokraci e korruptuar në të cilën kryetari i Republikës Aleksandar Vuçiq i ka grabitur të gjitha boshtet derisa po negocionin fshehtazi për ndryshimin e kufijve në rajon.

"Mirëpo, nuk mund të ndërtohet stabiliteti rajonal dhe marrëdhëniet e mira në mes popujve me retorikë nxitëse me të cilën qytetarët kthehen njëri kundër tjetrit. Nuk është keq kur njerëzit kyç në pozita janë miqtë të mirë si për shembull Aleksandar Vuçiqi me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën, mirëpo nëse të gjithë të tjerët grinden, atëherë herët a vonë situata mund të del jashtë kontrollit", ka thënë Jeremiq në një intervistë për gazetën vjeneze "Standard".

Jeremiqi ka përkujtuar se kështu ka qenë edhe në fillim të viteve nëntëdhjeta, kur Millosheviqi dhe Tugjmani ishin në marrëdhënie të ngushta dhe prapa dyerve të mbyllura kanë negociuar mbi ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, gjë që ka përfunduar me katastrofë të plotë.

I pyetur se a do të arrijnë Vuçiqi dhe Thaçi marrëveshje e cila nënkupton shkëmbim të territoreve, Jeremiq është përgjigjur, se sipas mendimit të tij, besueshmëria që kjo të ndodhë është 50 për qind, sepse për këtë ekziston opozitë e fortë, edhe te serbët edhe te shqiptarët.

"Një zgjidhje të tillë e kundërshtojnë shumica e qytetarëve në Serbi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe. Do të doja që edhe opinioni i Evropës t'i kthehet perspektivave në vend të zgjidhjeve të përshpejtuara. Pikërisht për këtë janë të rëndësishme debati publik dhe transparenca", ka thënë Jeremiq.

The post Jeremiq: Mundësia që Vuçiq e Thaçi të arrijnë marrëveshje për kufijtë është 50 përqind appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more