Skip to main content

“Ekzili” i fshehtë i Hashim Thaçit

“Ekzili” i fshehtë i Hashim Thaçit


“Ekzili” i fshehtë i Hashim Thaçit

Posted: 16 Jan 2019 11:46 PM PST

Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij. Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e presidentit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tash e disa ditë nuk gjendet në Kosovë, por nuk e ka bërë të ditur vendndodhjen e tij.

Si rrjedhojë, kreu i shtetit nuk mori pjesë në dy takimet e fundit që ekipi negociator dhe krerët e institucioneve zhvilluan për t'u koordinuar rreth negociatave me Serbinë.

Thaçi mungoi edhe në takimin e së hënës, por edhe në mbledhjen e djeshme që u mbajt për të diskutuar rreth procesit të dialogut. Pos këtyre presidenti nuk qe prezent as në përvjetorin e 20-të të masakrës së Reçakut.

Gazeta "Zëri" jozyrtarisht ka mësuar se kreu i shtetit aktualisht gjendet në Bruksel, ndonëse për një gjë të tillë nuk është lëshuar kurrfarë njoftimi zyrtar.

Të kontaktuar, askush nga Presidenca nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e presidentit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se ku dhe në çfarë takimesh po shkon kreu i shtetit.

Megjithëkëtë, ata pohojnë se ka takime të atilla për të cilat presidenti mund t'i njoftojë vetëm institucionet e shtetit, pra që vendndodhja e tij të dihet në çdo kohë. Por, të pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në takimet e fundit, përfaqësuesit e Qeverisë në ekipin negociator kanë thënë se kjo nuk është çështje që u takon atyre.

The post "Ekzili" i fshehtë i Hashim Thaçit appeared first on DRENICA PRESS.

Temperaturat kanë arritur 50 gradë celsius, ky është vendi ku bëhet plazh

Posted: 16 Jan 2019 11:43 PM PST

Ndëkohë që Europa dhe pjesët e tjera të globit janë duke vuajtur prej të temperaturave të ulta, në Australi banorët janë duke u përvëluar nga i nxehti.

Mediat australiane raportojnë se një valë e pazakontë e të nxehtit e ka përfshirë Australinë dhe shumica e banorëve kohën e kalojnë në plazh.

Ndërsa metereologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten akoma më shumë. Në disa zona të caktuara temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë celsius.

Të tilla temperatura kanë vënë në rrezik jetën e shumë kafshëve, që rrinë në kopshtet zoologjike të vendit.

Kurse mbi një milion peshq kanë ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve, për shkak të temperaturave të larta.

 

The post Temperaturat kanë arritur 50 gradë celsius, ky është vendi ku bëhet plazh appeared first on DRENICA PRESS.

2 milionë euro është vlera e mallit nga Serbia dhe Bosnja që u lirua nga taksa 100%

Posted: 16 Jan 2019 11:41 PM PST

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që janë importuar deri me datë 21 nëntor 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar lirohen nga taksa 100 për qind.

Sipas të dhënave të raportit të cilin Ministria e Financave ia ka përcjellë kabinetit qeveritar e të siguruar nga Kallxo.com, rezulton se vlera e mallit që nuk do t’i nënshtrohet taksës doganore prej 100% kap shifrën mbi 2 milionë euro.

"Mallra-stoqe me origjinë nga Serbia dhe Bosnja me datë 11.01.2019 janë ne vlerë prej 2,071,981.84 €, taksa të pezulluara 431,235.88 €. Mallra këto të importuara para datës 21.11.2018, vendimi 01/76 datë 21.11.2018 për masën mbrojtëse prej 100%", thuhet në këtë raport.

Tutje sipas këtij raporti këto mallra kanë afat qëndrimi në depo doganore 1 vit nga data e futjes në depo. Sipas kriterit të licencimit për depo doganore është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta.

Kallxo.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Doganat e Kosovës se për çfarë lloji të mallrave bëhet fjalë, mirëpo këta të fundit pavarësisht insistimit tonë nuk kanë dhënë përgjigje.

The post 2 milionë euro është vlera e mallit nga Serbia dhe Bosnja që u lirua nga taksa 100% appeared first on DRENICA PRESS.

Drejtori i Trustit, Ardian Zalli nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë (Video)

Posted: 16 Jan 2019 11:21 PM PST

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Ardian Zalli, nga 1 janari 2019 nuk është njeriu më i paguar në Kosovë.

Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro.

Por për të ulur pagën e Zallit, kishte marr iniciativë Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Deklaratën për pagesën e Ardian Zallit mund ta ndiqni nga minuta e 13-të e intervistës.

Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, kishte njoftuar se pagat e menaxhmentit të Trustit përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

"Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë", kishte shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, në një intervistë për emisionin "Ekonomi" në Telegrafi, ka thënë se do të bëhet harmonizimi i pagave në këtë institucion.

Demi ka treguar paga e drejtorit menaxhues të Fondit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

"Nga muaji janar 2019 do të ketë një nivel të harmonizimit të pagave. Për atë sa kam informacion, Zalli nuk do ta ketë pagën më të madhe se Guvernatori i BQK-së dhe do të ketë rënie të pagës prej 15-20 për qind", tha Demi.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka arsyetuar pagën e lartë të drejtorit Zalli.

"Duke pasur parasysh se ky institucionin është specifik dhe ky institucion nuk mund të krahasohet me sektorët tjerë. Në fund të fundit, çështja e pagës është historike dhe dallojnë specifikat e institucionit", ka shpjeguar ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsion lidhur me deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Zalli ka deklaruar

 

 

 

 

 

se brenda një viti merr 58,963 euro neto në vit apo 4,913.58 euro në muaj.

Po ashtu, Demi në intervistë ka folur për përformancën e mjeteve të kursimeve pensionale të investuar jashtë si dhe për humbjet që kanë pasuar mjetet e Fondit gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

The post Drejtori i Trustit, Ardian Zalli nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Reagon SHSKUK pas rrëfimit të Adnan Hysenit, suspendohet nga puna infermierja e përmendur (Video)

Posted: 16 Jan 2019 11:18 PM PST

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka suspenduar nga puna infermierën M. O. Krejt kjo pas rrëfimit të Adnan Hysenit në emisionin e mbrëmshëm Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Hyseni tha mbrëmë se infermierja i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtonin 5 euro. Duke rrëfyer për rastin e vëllaut të tij tashmë të ndjerë, ai foli edhe për mjekë të tjerë dhe mënyrën se si ata i trajtojnë pacientët.

Deklarata e dhënë mbrëmë në Debat Plus të RTV Dukagjinit, nga Adnan Hyseni vëllau i Avni Hysenit i cili ndërroi jetë në QKUK si pasojë e gjakderdhjes në tru, ka ngjallur reagim nga SHSKUK-ja.

RTV Dukagjini mëson se pas deklaratës së Adnan Hysenit se një infermiere e QKUK-së i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtojnë 5 euro, Zyra e Koordinatores së Infermjerisë e ka dërguar në Komision Disiplinor M.O, infermiere në Mjekimin Inteziv Qëndror.

Pas intervistës dhe deklaratës së saj me shkrim, është vendosur që ajo të suspendohet nga puna.

TV Dukagjini, ka provuar të kontaktoj edhe me infermieren e suspenduar, por  ajo  nuk është përgjigjur.

Lidhur me këtë rast ditëve në vazhdim është paralajmëruar se  pritet të merren masa edhe ndaj personave të tjerë./RTV Dukagjini/

The post Reagon SHSKUK pas rrëfimit të Adnan Hysenit, suspendohet nga puna infermierja e përmendur (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Vogëlushi nga Dragashi është diagnostikuar me Leukemi, familja kërkon ndihmë

Posted: 16 Jan 2019 11:05 PM PST

Adni Ejupi nga fshati Blaç i komunës së Dragashit, është diagnostikuar me Leukemi. Ai ka nevojë për shërim në Turqi. Familja e Andit është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta shëruar djalin.

Ky është postimi i plotë i publikuar në Facebook:

Qytetarë te nderuar

Adni Ejupi nga fshati Blaç i Komunes sone , eshte diagnostifikuar me Leukemi , ka nevoj per sherim ne Turqi , shuma qe kerkohet per sherimin e Adniut eshte e paperballueshme per familjen , andaj i nevojitet ndihma jone , kush ka mundesi qe ta ndihmoj bukuroshin e vogel le te lajmerohet ne numrin e meposhtem:

049-615-081

 

 

The post Vogëlushi nga Dragashi është diagnostikuar me Leukemi, familja kërkon ndihmë appeared first on DRENICA PRESS.

Në Skenderaj mendojnë t’i rrokin armët për Sami Lushtakun

Posted: 16 Jan 2019 11:45 AM PST

Përballje të padrejtë me drejtësinë e quajnë banorët e Skënderajt, intervistimin e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

I revoltuar deklarohet të jetë Fejzullah Smajli, i cili thotë të ketë menduar të kapë sërish armët, raporton KTV.

Derisa thonë se e mbështesin fuqishëm, banorët e këtushëm theksojnë se ndihen të fyer për këtë padrejtësi që po iu bëhet atyre që luftuan për lirinë, të cilën e gëzojnë sot.

Të tjerët thonë se një Gjykatë Speciale e tillë është dashur të bëhet për serbët, të cilët kanë kryer gjenocid, e jo për ushtarët e UÇK, që sipas tyre, kanë bërë një luftë të drejtë dhe të pastër.

Kundër kësaj gjykate është edhe një ish-bashkëluftëtare e Lushtakut.

Tani deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, Specialen e quan gjykatë politike.

Në mbrojtje Lushtakut i ka dalë edhe një bashkëvendas tjetër, presidenti Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Thaçi i cili e ka cilësuar si të padrejtë intervistimin e Lushtakut, ka përmendur të vrarët nga forcat serbe në rajonin e Drenicës.

"Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe", ka shkruar Thaçi.

Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vjet burgim për krime lufte, por Gjykata Supreme e kishte liruar nga të gjitha akuzat.

The post Në Skenderaj mendojnë t’i rrokin armët për Sami Lushtakun appeared first on DRENICA PRESS.

Cena u mor në pyetje më shumë për vrasjet e shqiptarëve sesa të serbëve, thotë avokati i tij

Posted: 16 Jan 2019 11:41 AM PST

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahudin Cena, ditë më parë është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, në Prishtinë.

Avokati i tij, Mahmut Halimi, ka treguar të mërkurën, në emisionin "Frontal", në televizionin T7, se klienti i tij konsiderohet i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj tij, ky institucion i drejtësisë ka kërkuar të japë informacione, ka bërë të ditur Halimi.

"Ato përpunohen, nëse ka elemente fillon ajo faza e hetimit intensiv, në cilësinë e të pandehurit", ka sqaruar avokati i Cenës.

Rastet për të cilat janë kërkuar informacione nga Cena, sipas avokatit të tij, përfshijnë më shumë viktima shqiptare, sesa serbe, gjatë luftës.

"Ka viktima, mund të them 10 fish apo 20 fish ka më shumë viktima shqiptare, sesa serbe", ka deklaruar Halimi.

Ai ka thënë se klienti i tij "është pyetur në mënyrë të përgjithshme, për zhvillimet që kanë ndodhur".

"Z. Cena ka treguar se ka varrosur me duar të veta mbi 1270, ose rreth 1300 viktima", ka shtuar Halimi.

"Në mesin e tyre ka pasur edhe serbë. Nuk i ka zgjedhur në mënyrë selektive. Ka pasur respekt për të gjithë", ka thënë avokati. /Express/

 

The post Cena u mor në pyetje më shumë për vrasjet e shqiptarëve sesa të serbëve, thotë avokati i tij appeared first on DRENICA PRESS.

MAShT dhe DKA-të kërkojnë ndërprerjen e grevës në arsim

Posted: 16 Jan 2019 11:33 AM PST

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), ku është diskutuar për gjendjen e krijuar pas fillimit të grevës në arsim dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë.

Ministri Bytyqi i ka informuar drejtorët e DKA-ve për gjithë angazhimin që ka bërë MAShT-i, në mënyrë që të arrihet sa më parë një marrëveshje për të dalë nga kjo gjendje, e cila më së shumti po i dëmton nxënësit.

Gjatë këtij takimi, secili nga drejtorët e DKA-ve u deklaruan se janë kategorikisht kundër grevës dhe shprehën besimin e tyre që akterët vendimmarrës shumë shpejt të gjejnë një zgjidhje, e cila do të rezultojë me ndërprerjen e grevës.

Në këtë takim u morën dy vendime:

  1. I bëhet thirrje SBAShK-ut për ndërprejn e grevës në të gjithë sistemin arsimor, në veçanti nëpër çerdhe që nga dita e nesërme;
  2. U formua grupi punues që do të udhëhiqet nga ministri Bytyqi, pjesë e të cilit do të jenë tre drejtorë të DKA-ve dhe një përfaqësues nga Këshilli i Prindërve, grup i cili do të zhvillojë takime me përfaqësues të SBAShK-ut dhe akterët tjerë vendimmarrës në funksion të arritjes së një zgjidhje.

The post MAShT dhe DKA-të kërkojnë ndërprerjen e grevës në arsim appeared first on DRENICA PRESS.

E bëjnë bizneset e Drenasit, vendosin flamuj që tregojnë prejardhjen e produktit

Posted: 16 Jan 2019 11:25 AM PST

Komuna e Drenasit ka filluar zbatimin e urdhëresës së MTI-së për vendosjen e flamujve ne të gjitha produktet.

Ne bazë të raportit të Inspektorëve komunal, është konstatuar se të gjithë Operatorët Ekonomik në Komunën e Drenasit, me urdhëresën e MTI-së për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktet, të gjithë operatorët kanë vendosur flamurin duke treguar prejardhjen e produktit.

Inspektorët komunal, kanë inspektuar dyqanet dhe operatorët ekonomik dhe kanë raportuar se ne të gjitha lokalet kanë respektuar urdhëresën e MTI-së për prejardhja e produktit ne bazë të flamurit.

The post E bëjnë bizneset e Drenasit, vendosin flamuj që tregojnë prejardhjen e produktit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more