Skip to main content

E panë, por nuk u besuan syve – një dhelpër që dukej si e gjallë, por ishte engrirë (FOTO)

E panë, por nuk u besuan syve – një dhelpër që dukej si e gjallë, por ishte engrirë (FOTO)


E panë, por nuk u besuan syve – një dhelpër që dukej si e gjallë, por ishte engrirë (FOTO)

Posted: 16 Jan 2019 01:25 AM PST

I ftohti ekstrem me temperatura tepër të ulëta ka përfshirë rajone të gjera në Amerikë, Europë dhe Azi.

Masa të ftohti siberian, me temperatura që arrijnë deri në – 40 gradë Celsius kanë përfshirë edhe rajonet lindore të Turqisë.

Punonjësit e bashkisë në distriktin Caldiran të provincës Van kishin shkuar në malin Tendurek për të hedhur mbeturinat, kur nuk u besuan syve nga ajo që panë.

Një dhelpër që dukej si e gjallë, por e ngrirë në temperaturat shumë nën zero, përcjell tvklan.al.

Media turke raporton se në këtë zonë gjatë ditës temperaturat varionin nga -15 deri në -25 gradë, ndërsa gjatë natës nga -35 në -40 gradë celsius.

Dhelpra besohet të ketë qenë duke kërkuar ushqim në zonë, kur është ngrirë nga i ftohti.

The post E panë, por nuk u besuan syve – një dhelpër që dukej si e gjallë, por ishte engrirë (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Shkurte Fejza: Bojkotoni produktet serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heq taksën (Foto)

Posted: 16 Jan 2019 01:22 AM PST

Bojkotit ndaj produkteve sërbe, nuk kanë mundur t'i qëndrojnë indiferentë, as artistët e vlerave të mirëfillta, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar edhe Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila ka kërkuar bojkot ndaj produkteve serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heqë taksën.

"Unë jam që të mos hiqet taksa, por:Bojkotoni produktet serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heq taksën.Pse duhet ndalesa administrative të na detyron neve, mos të konsumojmë mallërat e tyre, me parat tona", ka përfunduar Fejza.

Image

 

The post Shkurte Fejza: Bojkotoni produktet serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heq taksën (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfehet i akuzuari: Vrasja e Suharekasit u porosit nga gruaja e tij

Posted: 16 Jan 2019 01:16 AM PST

Në gjykimin për vrasje të rëndë, e cila ka ndodhur në Peqan të Suharekës më 2016, sot para Gjykatës në Prizren mbrojtjen e ka dhënë i akuzuari Murat Ademi.

Gjatë dhënies së versionit të tij për vrasjen e Abedin Bytyqit familjarët e këtij të fundit nuk i ndalnin lotët.

Seanca si zakonisht u përcoll me prani të madhe të gardianëve të burgut dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

 

 

Kur i akuzuari filloi rrëfimin e tij për ngjarjen, nga salla u larguan të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Murat Ademi për tërë rastin e bëri fajtor bashkëshorten e viktimës, Resmije Bytyqin, e cila po ashtu është e akuzuar në këtë rast.

I akuzuari tha se Resmije Bytyqi i kishte treguar se kishte probleme me bashkëshortin e saj, dhe se i njëjti po ushtronte dhunë ndaj saj.

Resmija, sipas Murat Ademit, kishte shkuar tek ai për të kërkuar ndihmë.

Për Resmijen tha se e ka takuar rreth 3 javë pa ndodhur vrasja e rëndë.

"Resmija më ka treguar se ka dhunë nga burri i saj Abedini, ndërsa unë kur e pyeta se çka po don me të ndihmu unë, ajo mu përgjigj troç: Unë kam vendos me e vra burrin tim", tha i akuzuari Murat Ademi.

Sipas tij, Resmija ishte këmbëngulëse se dëshironte të vriste burrin e saj.

Vrasjes së Abedin Bytyqit i akuzuari vazhdimisht i referohej me fjalët: me krye atë punën.

Sipas të akuzuarit, gjatë një bisede me Resmije Bytyqin e njëjta i kishte rrëfyer se edhe më parë kishte tentuar ta vriste burrin e saj, por atentati i saj kishte dështuar.

Murat Ademi tha tutje se pas 2-3 takimeve me Resmije Bytyqin, ai e kishte takuar shokun e tij të kahmotshëm Fadil Fetiun. Edhe ky është i akuzuar në këtë rast.

Murati tha se nga Fadil Fetiu kishte kërkuar ta gjente një shok që do të merrte përsipër me "kry atë punën".

I akuzuari tha se Fadili e kishte thirrur të nesërmen. "Ai më tha se për këtë punën nuk kemi nevojë me thirrë askënd, sepse vetë personalisht unë po e kryej", tha Murat Ademit t'i ketë thënë Fadil Fetiu.

Sipas të akuzuarit ky takim ka qenë rreth 3 javë para se të ndodhte vrasja e Abedin Bytyqit.

Sipas Muratit, Fadili gjatë gjithë kësaj kohe e ka përcjellë viktimën se ku po lëvizte dhe ku po rrinte.

Murat Ademi deklaroi se Fadil Fetiu i kishte kërkuar që t'ia blinte një pistoletë. Paratë, tha i akuzuari, i kam marrë nga Resmije Bytyqi dhe me to e kam blerë pistoletën për Fadilin.

Kur ishte takuar me Resmijën, i akuzuari tha t'i ketë thënë se "Fadili e ka marrë përnime me ta kry punën".

Ai tha se Resmija ishte "e padurueshme", sepse vazhdimisht po e thërriste në telefon për të pyetur se kur ka me kry Fadili "atë punën".

Për ditën kritike, Murat Ademi tha se Fadil Fetiu e ka thirrur viktimën Abedin Bytyqi në telefon kinse për të shkuar te shtëpia e Fadilit në Peqan për të rregulluar disa defekte me rrymën.

Kur Fadili me makinën e tij kishin shkuar te shtëpia e tij bashkë me viktimën Abedin Bytyqin, sipas Murat Ademit, ky kishte arritur më vonë te shtëpia e Fadilit dhe ishte afruar me makinë deri afër shtëpisë.

E në atë moment Fadili me Abedinin kanë hyrë brenda në shtëpi.

Murat Ademi e pranoi se e kishte pasur pistoletën me vete, andaj edhe kishte shkuar te shtëpia e Fadil Fetiut.

Më tutje Murat Ademi rrëfeu veprimet e tij bashkë me Fadil Fetiun që çuan deri te vdekja e Abedin Bytyqit.

"Fadili ka shku poshtë në bodrum bashkë me Abedinin, e aty ma ka kërku pistoletën që e kisha me vete, e pasi ma mori pistoletën, aty Abedini e kuptoi se nuk e kemi thirrur për punë. E kur pyeti se çka po ndodh këtu, unë i thash: E din ti mirë se çka po ndodh, e din edhe gruaja jote", tha i akuzuari Murat Ademi.

Më tej, i akuzuari tregoi se pasi që u gjunjëzua Abedini kishte marrë lidhëse dhe ia kishin lidhur duart Abedinit.

Më pas, sipas tij, Fadil e dërgoi Abedinin në një dhomë të vogël të parregulluar.

"E derisa Abedin Bytyqi po bërtiste, Fadili mori izolirin, lepakun dhe ia lidhi gojën mos me ba zhurmë, e tu ja mshel gojën ia ka lidh edhe hundën, e ia ka nalë frymëmarrjen", vazhdoi rrëfimin e tij Murat Ademi.

Si pasojë e këtij veprimi, sipas Murat Ademit, pas 7-8 minutash, më nuk dëgjohej zhurmë nga ana e Abedin Bytyqit.

Pas kësaj sipas Murat Ademit filloi edhe paniku  ndërmjet tyre.

"Pasi që Fadili deshti me hap një gropë në oborr të tij me e fsheh Abedinin, unë i thash jo se duhemi me dërgu diku larg", shtoi ai.

Më pas vendosën që ta marrin veturën e tij e ta dërgojnë Abedin Bytyqin dikur larg, ashtu që Murat Ademi afroi veturën e tij afër derës së shtëpisë e së bashku me Fadilin e futën Abedin Bytyqin brenda në veturë.

Më tuje Murat Ademi tregoi se pasi që "jemi shëtitur me veturë në Studenqan, unë vendosa që trupin me dërgu diku aty në mal, e pasi që e lamë aty jemi larguar menjëherëë, për t'u kthyer më vonë dikur në mbrëmje e për ta vendosur në një vend tjetër".

Ndërkohë Murat Ademi tregon se para se të kthehen në mbrëmje në mal, është takuar edhe me Resmije Bytyqin.

"Ajo erdhi në shtëpinë time, për të më takuar, se ajo veç e ka ditë se puna është kryer, sepse Abedini nuk po lajmërohej në telefon, e unë i thash që jemi taku me Fadilin e punën ta kemi kry", rrëfeu i akuzuari.

Kur i akuzuari Murat Ademi përfundoi mbrojtjen e tij dhe deklarimin e tij për ngjarjen e ndodhur, atëherë mori fjalën prokurori i shtetit Genc Nixha.

I njëjti deklaroi se duke marrë parasysh atë që ka rrëfyer i akuzuari, atij i duhej kohë për ta analizuar deklaratën , andaj kërkoi që ky shqyrtim të ndërpritet meqenëse edhe ora ishte 16:00 dhe të caktohet një ditë tjetër.

Andaj trupit gjykues mori vendim që shqyrtimi të ndërpritej dhe caktoi dy ditë gjatë muajit shkurt për seancat e ardhshme, kur do të vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarit Murat Ademi e më pastaj edhe me të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Për vrasjen e rëndë të ndodhur në Peqan të Suharekës, në tetor të vitit 2016, po akuzohen vëllezërit Murat e Reshat Ademi, të cilët akuzohen se në bashkëkryerje mizorisht kanë privuar nga jeta Abedin Bytyqin.

Motivi i krimit sipas Prokurorisë ishte bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Bytyqi.

Aktakuza i ngarkon edhe Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale ndërsa Resmije Bytyqin për shtytje në vrasje./kallxo.com/

Ky lajm më herët është publikuar në këtë link:

Rrëfehet i akuzuari: Vrasja e Suharekasit u porosit nga gruaja e tij

The post Rrëfehet i akuzuari: Vrasja e Suharekasit u porosit nga gruaja e tij appeared first on DRENICA PRESS.

Sami Lushtaku përcillet nga i biri dhe Ganimete Musliu (foto)

Posted: 16 Jan 2019 01:12 AM PST

Ish komandanti, Sami Lushtaku ka hyrë brenda objektit ku do të merret në pyetje në kuadër të Gjykatës Speciale.

Kurse, ish komandantin pranë objektit e kanë përcjell edhe i biri, Mërgim Lushtaku dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Intervistimi pritet të fillojë në ora 10-të.

Rikujtojmë, që dje është intervistuar edhe Rrustem Mustafa,  intervistimi i të cilit ka zgjatur mbi nëntë orë./Indeksonline/

The post Sami Lushtaku përcillet nga i biri dhe Ganimete Musliu (foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Lushtaku hyn në Gjykatën Speciale për tu intervistuar nga prokurorët (FOTO)

Posted: 16 Jan 2019 01:10 AM PST

Ka arritur brenda objektit ku do të merret në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

Së bashku më të shihet avokati Koci, djali i tij Mërgimi e deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, transmeton Indeksonline.

Seanca pritët të nis në ora 10:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjatë.

Kujtojmë që dje, Remi përfundoi intervistën më shumë se nëntë orë.

Ai tha se në pyetje u mor si dëshmitar i dyshuar./Indeksonline/

The post Lushtaku hyn në Gjykatën Speciale për tu intervistuar nga prokurorët (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Gratë në Kosovë që luajnë ragbi

Posted: 16 Jan 2019 01:05 AM PST

Rabgi nuk është sporti shumë i popullarizuar në Kosovë dhe shumë pak njerëz e njohin këtë lojë.

Në Kosovë sportet më të pranishme dhe që aplikohen më së shumti janë futbolli, basketbolli volejbolli, tenisi dhe hendboll, shkruan GazetaBlic.

Pak njerëz në Kosovë e njohin sportin e ragbit dhe rregullat e tij. Por, me iniciativën e një amerikaneje është formuar ekipi i parë i grave që luajnë këtë sport.

Ekipi quhet 'Balkan Lynx Kosova' që në shqip do të thotë Reqebullët e Kosovës.

The post Gratë në Kosovë që luajnë ragbi appeared first on DRENICA PRESS.

Sonte SuperKupa e Italisë, formacionet e mundshme: Juventus-Milan

Posted: 16 Jan 2019 01:01 AM PST

Juventusi pritet që të startojë me Douglas Costan dhe me Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalan në sulm, përderisa për Milanon nga fillimi mund të startojnë edhe Gonzalo HIguain dhe Lucas Paqueta

Ndeshja do të zhvillohet nesër në Jeddah të Arabisë Saudite në orën 17:30 sipas kohës sonë.

Zakonisht kjo ndeshje luhet në mes të fituesit të Skudettos dhe fituesit të Kupës së Italisë, por në këtë rast Juve ka fituar të dyja për sezonin 2017-18, kurse sipas rregullave luan finalisti i Kupës, që është Milan.

Juve ka humbur në dy edicionet e kaluara SuperKupën, edicionin e 2016-ës nkundër Milanit në Doha me penallti, kështu që Max Allegri ka zgjedhur që të bëj disa ndryshime.

Ai në këtë ndeshje duhet të ja del pa të lënduarit Mario Mandzukic, Andrea Barzagli, Medhi Benatia dhe Juan Cuadrado.

Allegri ka konfirmuar që ai do të startojë me njërin nga Douglas Costa apo Federico Bernardeschi, me brazilianin që do të këtë përparësi për formacionin 4-3-3.

Cristiano Ronaldo dhe Dybala do të bëjnë rotacion për rolin e sulmuesit qëndrorë, derisa Joao Cancelo është i favorizuar para ish lojtarit Mattia De Sciglio në anën e djathtë.

Rodrigo Bentancur me gjasë do të luajë në mesfushë para Sami Khediras, përderisa Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi i kanë vendet e garantuara, transmeton GazetaExpress.

Milan duhet të ja del pa të suspenduarin Suso, derisa Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura, Andrea Bertolacci dhe Mattia Caldara vazhdojnë të jenë të lënduar.

Gennaro Gattuso ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se është "90 për qind i sigurt" që Higuain do të startojë, pavarësisht spekulimeve për një transfer të tij në Chelsea.

Cristian Zapata është i favorizuar para Mateo Mussacchios si mbrojtës, me transferin e janarit Paqueta që mund të paraqitet për herë të dytë në klub, pasi që debutoi me Milanin në fitoren 2-0 për Coppa Italia kundër Sampdorias.

Patrick Cutrone erdhi nga baka për të shënuar në kohën shtesë të dy golat në ndeshjen për kupë, por ai përsëri duket se nuk do të startojë.

Me Suson jashtë, Samu Castillejo dhe Hakan Calhanoglu pritet të startojnë në krah me Higuain në qendër të sulmit për formacionin 4-3-3. /GazetaExpress/ 

Formacioni i mundshëm i Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; D. Costa, Dybala, Ronaldo

Formacioni i mundshëm i Milan: Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu.

The post Sonte SuperKupa e Italisë, formacionet e mundshme: Juventus-Milan appeared first on DRENICA PRESS.

Bahtiri ua dorëzon Thaçit e Veselit nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës

Posted: 16 Jan 2019 12:58 AM PST

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë rrugën drejt institucioneve të vendit që të dorëzojë peticionin me 16,594 nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës, raporton Express.

Peticionin për bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri ka thënë se së pari do të ia dorëzojë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, derisa më pas të njëjtin do ta dorëzojë edhe te kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Bahtiri po kërkon nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë të ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës.

Ndryshe, iniciativa për nënshkrimin e këtij peticioni ka ardhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe vendimin e Kuvendit të Mitrovicës për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

I pari që kishte nënshkruar peticionin ishte Agim Bahtiri e pas tij edhe zyrtarët tjerë komunalë. I pari i Mitrovicës kishte thënë se bashkimi i qytetit nuk cenon në asnjë mënyrë integritetin territorial të Republikës së Kosovës./Express

The post Bahtiri ua dorëzon Thaçit e Veselit nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës appeared first on DRENICA PRESS.

Dalin para Gjykatës ish-drejtori dhe drejtoresha aktuale e Urbanizmit në Skenderaj

Posted: 16 Jan 2019 12:56 AM PST

Aktakuza i ngarkon ish-drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Skenderajt Hasan Shalën, si dhe drejtoreshën aktuale të Urbanizmit Sanie Ahmetin, e cila asokohe ishte zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Ambientit, për "Keqpërdorim të autoritetit zyrtar" dhe për "Mashtrim". Të dy ata mohuan aktakuzën

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Skenderajt Hasan Shala dhe ndaj drejtoreshës aktuale të Urbanizmit Sanie Ahmeti, asokohe zyrtare në këtë drejtori, për "Keqpërdorim të autoritetit zyrtar" dhe për "Mashtrim". Sipas "Kallxo.com", Shala dhe Ahmeti kanë dalë para Gjykatës Themelore në Mitrovicës për t'u përgjigjur për veprat që vihen në barrë dhe kanë mohuar në tërësi aktakuzën e ngritur ndaj tyre.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Shtetit, ish-drejtori i Urbanizmit dhe Ambientit në Komunën e Skenderajt, Hasan Shala, akuzohet për "Keqpërdorimi të pozitës ose autoritet zyrtar", ndërsa Sanie Ahmeti përveç për "Keqpërdorim të pozitës ose autoritet zyrtar" akuzohet edhe për veprën penale "Mashtrim në detyrë", shkruan Gazeta “Zëri”.

Të dy ata janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare që është mbajtur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Prokuroria Themelore në Mitrovicë akuzon Hasan Shalën se në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt, si dhe Sanie Ahmetin si inxhiniere e arkitekturës në këtë drejtori, se duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Sipas akuzës, "ata këtë e kanë bërë me qëllim që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër, organizata e biznesit NNSH 'ILEAA-GR'".

The post Dalin para Gjykatës ish-drejtori dhe drejtoresha aktuale e Urbanizmit në Skenderaj appeared first on DRENICA PRESS.

Dështon seanca kundër Azem Sylës në rastin Toka në mungesë të avokatëve

Posted: 16 Jan 2019 12:54 AM PST

Ka dështuar sërish të mbahet seanca kundër Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë në rastin "Toka". Arsye për dështimin e kësaj seanca, ku pritej që palët ta japin fjalën hyrëse, ka qenë mungesa e tre avokatëve të të akuzuarve të tjerë. Ndërkohq, që seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 mars të këtij viti, raporton Express.

Mungesën e avokatëve në këtë seancë, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra e ka konsideruar papërgjegjësi totale ndaj sistemit gjyqësor, derisa ka paralajmëruar se kjo është hera e fundit që seanca shtyhet për shkak të mungesës së avokatëve.

"Kjo është papërgjegjesi totale ndaj sistemit gjyqësor dhe po ju vëj në dijeni që kjo është hera e fundit qe shtyhet seanca për shkak të munesës së avokatëve", ka thënë Kalludra.

Derisa ka bërë të ditur se seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 mars të këtij viti.

Në këtë rast Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Rasti është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Beqir Kalludra, Shashivar Hoti, e Violeta Namani ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurori special Naim Abazi.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t'i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive./Express

The post Dështon seanca kundër Azem Sylës në rastin Toka në mungesë të avokatëve appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more