Skip to main content

“Dorëzohet “Escobari” i Ballkanit, Kelmend Balili” plus 9 more - Gazeta Dita

“Dorëzohet “Escobari” i Ballkanit, Kelmend Balili” plus 9 more - Gazeta Dita


Dorëzohet “Escobari” i Ballkanit, Kelmend Balili

Posted: 15 Jan 2019 01:59 AM PST

Kelmend Balili është dorëzuar këtë të martë në polici. Lajmi konfirmohet nga burime për “DITA”.

Sipas informacioneve ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së bashku me dy avokatët e tij.

I cilësuar si 'Escobari i Ballkanit' baroni i drogës është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia në harkun e dy viteve ka dështuar që ta prangosë në shumë operacione të zhvilluara në disa qytete në jug të vendit.

o.j/dita

Konstituohet KED, gati përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Posted: 15 Jan 2019 01:55 AM PST

Pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së sot do të konstituohet edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për t'u bërë anëtarë të kësaj gjykate.

KED në mbledhjen e parë drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.

Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Vitore Tusha, Ardian Dvorani, Fatmir Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi, ndërsa zëvendësues janë Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi.

o.j/dita

Vitet e fundit të Ismail Qemalit…

Posted: 15 Jan 2019 01:40 AM PST

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë si kulmim i përpjekjet të Rilindjes sonë Kombëtare. Rrethanat politike dhe diplomatiken të cilat u krye akti i madh. Qeveria e parë dhe arsyet e dorëheqjes së Ismail Qemalit pas 14 muaj qeverisjeje. Roli i Princ Vidit dhe loja e Esat pashë Toptanit…

 Prof. dr. Bardhosh Gaçe

 Në kushtet e daljes në dritë të ngjarjeve, fakteve, shënimeve, kujtimeve lidhur me momentet madhore, si shpallja e Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912, historiografia shqiptare gjithmonë do të ketë nevojë për të sjellë në vëmendje përjetime, pamje, të dhëna dhe dëshmi për personazhet e kësaj periudhe, për raportet diplomatike, për marrëdhëniet që ajo pati dhe krijoi jo vetëm brenda vendit, por edhe në Perëndim, në kancelaritë evropiane dhe induksionet e veçanta që lidhen me të.

Sado që është shkruar, sado që është kornizuar pamja dhe dëshmia historike për të, kohët kanë treguar se ka akoma mundësi për të sjellë në këtë dëshmi të rëndësishme fakte, interpretime dhe për të pranuar burime të tjera të nevojshme dhe për një arsye tjetër; ngjarja jonë kombëtare, përveçse ishte mu në qendrën dhe vlugun më të nxehtë të Gadishullit të Ballkanit, ajo pleksi dhe një opinion të gjerë diplomatik ndërkombëtar të kohës.

 

***

Sado që historiografia shqiptare është përpjekur të krijojë një kornizë të qëndrueshme për ngjarjen rrethanat, personazhet, aleancat dhe kundëraleancat, burimet, arkivat, librat e shkruar vonë, madje dhe në ditët tona, afrojnë një reflektim dhe vëmendje për të shkruar për të.

Pavarësia e Shqipërisë, e cila u bë e mundur në dekadën e parë të shekullit XX, i cili në një hark të shkurtër kohor i shkaktoi globit dy luftëra botërore, ka qenë një zhvillim kompleks, jo vetëm shqiptar e ballkanik, por ajo valorizon një politikë herë të hapur dhe herë nën rrogoz të diplomacisë së Lindjes e Perëndimit, të nacionalizmit e shovinizmit, të bërrylave që shtetet nacional – shoviniste të Ballkanit kishin me njëri- tjetrin dhe me fuqitë e kohës.

Po ashtu ajo shpalon një radiogramë më të plotë dritë – hije të diplomacisë së kohës, e cila dhe për ironi të kohës, i faturoi veçmas Ballkanit një konfiktualitet të hapur, një marrëdhënie aktive nacional – shoviniste të fqinjëve që rrethonin Shqipërinë.

E përfshirë në një realitet real dhe ireal, të miqve dhe armiqve, pavarësia e Shqipërisë "angazhoi" një qerthull të madh diplomatik dhe politik të kohës, që në njëfarë mënyre i ka afruar historiografisë dhe mendimit politiko- diplomatik mjaft reflektime, për njerëzit e kësaj ngjarjeje të madhe, për bashkëpunimet, rrugëtimet, refleksionet e shtypit të kohës në një valencë të gjatë dhe të gjerë kohore dhe të gjeopolitikës së kohës.

Ngjarje të tilla kanë gjithmonë arsye të vinë në vëmendjen e kohës, pasi ato lidhen me njërin nga fondamentet më të rëndësishme të qenësisë shqiptare, lidhen me tabanin kombëtar dhe mbi ekzistencën tonë, që për shkaqe po themelore, po gjeopolitike, vijojnë të krijojnë batica dhe zbatica të herëpashershme në Ballkan dhe më gjerë.

Gjeopolitika bashkëkohore evropiane dhe me gjerë, këtyre referencave të hershme nuk u është shmangur, madje ato në jo pak raste kanë qenë dhe vijojnë të jenë rezultante të bashkëpunimit diplomatik dhe të fushave të tjera të veprimtarisë së shteteve ballkanike.

Për arsye të ndryshme, këto marrëdhënie në thelb, shpjegojnë ngarkesat e historisë, termat nacional- shoviniste në Ballkan, në Jugun dhe në Veriun e Shqipërisë, po ashtu lidhur me Kosovën dhe treva të tjera, si Çamëria, të cilat vijojnë të kenë një fat tragjik dhe në kohën e globalizmit.

Pavarësia e Shqipërisë lidhet shumë me argumentin politik dhe ideologjik të Rilindjes sonë kombëtare, e cila që nga mesi i shekullit paraprijës të zhvillimeve të mëdha globale, pati shtruar para shqiptarëve, para realitetit ndërkombëtar të kohës, nevojën e krijimit të shtetit shqiptar, dhe pse shqiptarët ishin nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane.

Rilindësit shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve jetonin dhe kontribuonin në metropolet e mëdha të Lindjes dhe Perëndimit, hodhën idetë e mëdha humaniste, iluministe dhe patriotike në një kohë të vështirë, nga mesi i errësirës osmane, duke kuptuar drejt rrezikun në të cilin gjendej vendi i tyre, por dhe duke kuptuar rrokullimën në të cilën qe përfshirë Perandoria Osmane, e cila bashkë me shembjen e saj do të merrte më vete dhe do të zhdukte nga faqja e dheut dhe fate popujsh dhe vendesh, siç ishin edhe shqiptarët dhe Shqipëria.

Ka qenë një intelekt jo i zakontë ai i rilindësve, të cilët mjeshtërisht këmbëngulën në çështjen kombëtare shqiptare përmes fushave të ndryshme të dijes, veçmas atë të kulturës dhe letërsisë artistike, për të krijuar një dituri të rëndësishme politike.

Nevoja për shkollën shqipe, për gjuhën shqipe u reflektuan thuajse nga të gjithë ideologët e Rilindjes sonë kombëtare, duke krijuar një mundësi të reflektimit historik dhe politik. Çështja e shkollës dhe e arsimit, e gjuhës dhe e shkrimit shqip, pavarësisht se u shfaq që nga vitet 1850, ajo nuk u anashkalua për asnjë rast as nga zhvillimet e mëvonshme, qoftë dhe eksponentët politik të fillim shekullit të viteve 1900, për shkakun e njërit nga treguesit më të rëndësishëm, të cilin koha do ta kërkonte në skenën e diplomacisë dhe realiteteve historike.

 

***

Pavarësia e Shqipërisë u bë prezente në një garniturë të ashpër diplomatike, në të cilën ishin gati të shpërthenin luftëra, të bëheshin aleanca të çuditshme, të përplasej Lindja me Perëndimin, të zhdukeshin vende dhe popuj, të aneksoheshin territore strategjike, pjesë e të cilëve ishin dhe trojet shqiptare. Njerëzit e Pavarësisë së Shqipërisë, në fillim-vitet e nxehta 1900, duhen parë në këtë lloj aktualiteti, real dhe surreal, pasi në fund të fundit, vendi i vogël i Ballkanit po përballej me lukuninë e interesave të mëdha të fuqive të kohës. Pra, në një kohë relativisht të shkurtër, për shkakun e rënies me shpejtësi të Perandorisë Osmane, njerëzve të Pavarësisë u duhej të kuptonin interesat e shteteve aktive në diplomacinë e kohës, të gjenin aleatët dhe kundërshtarët, të manaxhonin zemërimin apo qëndrimin refuzues të Perandorisë, të kuptonin diplomacinë e kohës dhe ajo që ishte më e rëndësishme, përveç krijimit të fuqisë së vet shqiptarëve për t'i dalë zot vendit, të unifikonin qëndrimet e tyre.

Në historinë e çështjes sonë kombëtare, të paktën burimet franceze, njoftojnë se dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dalja në dritë e tri grupeve, që diferenconin qëndrime thuajse të thella, tregonte se shqiptarët kishin dhe problemet e tyre të brendshme, kryesisht me dakordësitë e mëdha, siç ishte çështja kombëtare shqiptare.

Në një kohë të ngjeshur diplomatike dhe të qëndrimeve të hapura dhe të fshehta të Fuqive të Mëdha, që nga Rusia, Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austro- Hungaria, Turqia, kanale të tjera të nëndheshme, midis njerëzve që mundësuan Pavarësinë e Shqipërisë, në nëntorin e vitit 1912 u shfaq edhe Plaku i mençur dhe i urtë Ismail Qemali, dhe delegatët nga të gjitha viset shqiptare të cilëtngritën flamurin shqiptar, i cili përbënte dhe simbolikën më të të rëndësishme dhe më reale për sakrificën sublime të shumë intelektualëve, mendimtarëve, njerëzve të dijes dhe të luftës.

Në kontekstin e gjerë të angazhimit diplomatik ndërkombëtar, në raportet që shkonin e vinin përmes delegacioneve, marrëveshjeve dhe pakteve të shteteve të mëdha, një rol të jashtëzakonshëm luajtën dhe zhvillimet brenda vendit. Duke qenë se shqiptarët njiheshin dhe vazhdonin qëndrimin e tyre lidhur me trojet dhe territoret që kishin të njëjtën gjuhë e dëshmi të tjera etnologjike dhe etnike, mbajtën qëndrime të forta ndaj rrezikut që i kanosej vendit. Zhvillime politike, bashkëpunime, kuvende, konferenca, vendime të një rëndësie të madhe për kohën pati në të gjithë vendin, në veri dhe në jug. Në Malësinë e Shkodrës, e cila valorizoi deri në Shqipërinë e Mesme, pati kryengritje të forta, të cilat kishin një angazhim politik të njohur, që lidhej pikërisht me zhvillimet për çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë klimë bashkëpunuese, pavarësisht vështirësive detyrimet e klasës politike, që kishte marrë përsipër të bënte gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë ishin të mëdha. Përgjithësisht në shtresat e gjera popullore, pavarësisht organizimit administrativ – shtetëror, shkollimit, mënyrave të tjera të organizimi shoqëror, krahinor apo më gjerësisht, çështja kombëtare dhe rëndësia e shpalljes së Pavarësisë kishte krijuar një qëndrim të palëkundur, prandaj ishin të gatshëm ta ndiqnin pas dhe njerëzit e luftës për t'i ndaluar rrugën nacional – shovinizmit ballkanik.

Duke qenë një diapazon i gjerë i gjithë këtyre zhvillimeve, jo vetëm për shkakun e Shqipërisë, por valenca evropiane e kësaj kohe ishte e tillë, pasi në spektrin ekonomik të zhvillimit, aleancat e reja kapitaliste, marrëdhëniet e zhvillimit industrial ishin një "aksion" zhvillimi që reflektonin dhe në zhvillimet politike, themeluesit e Pavarësisë së Shqipërisë i ekspozohen një vëzhgimi dhe vështrimi të shumanshëm. Në qendër të gjithë "aksionit" politik, diplomatik, kulturologjik, shoqëror të kësaj kohe patjetër vazhdon të mbetet Ismail Qemali, një nga figurat më emblematike dhe të rëndësishme, jo vetëm pse ai qe personaliteti i kohës dhe figura historike që ngriti flamurin e Pavarësisë, por për arsyen e valorizimit që një figurë e tillë, kishte para se historia t'i rezervonte një angazhim të tillë, po ashtu dhe pas shpalljes së Pavarësisë.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe brenda faktorit shqiptar u shpall në rrethanat e veta të zhvillueshme, ku u shfaqën probleme të mprehta me të cilat u përball Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ministrat dhe kryeministri, njerëz të administratës etj. E gjithë kjo kohë, kur qeveria e Ismail Qemalit qe e detyruar të ketë një jetë të shkurtër, por të rëndësishme, përkonte po ashtu dhe me zhvillimet e natyrës së vështirë për t'i dhënë rrugë një zhvillimi normal të vendit. Ismail Qemali do të mbetet njëri nga njerëzit më aktiv, më të angazhuar të historisë së Shqipërisë, i cili falë një inteligjence të jashtëzakonshme, të një përvoje prej shtetari të sprovuar të një perandorie ndër më të mëdhatë e kohës, u përball vetë me to, reagoi ndaj tyre dhe mbajti qëndrim.

Siç dihet, Ismail Qemali dha dorëheqje në vitin 1914 (22 janar) për t'i hapur rrugë një stadi të ri të zhvillimeve në vend, por dhe për shkak të një qëndrimi jo aq dashamirës të Perëndimit për drejtimin e vendit nga qeveria e tij. Duke qenë një shtetar i lartë klasi, Ismail Qeamali nuk donte t'i faturonte vendit ndonjë izolim nga Perëndimi, pasi zhvillimet ndërkombëtare dhe një lloj kobi i zi nacional- shovinist nga fqinjët i vërtitej rrotull Shqipërisë.

Poeti ynë kombëtar Ali Asllani, i cili asokohe ishte kryesekretar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, na thotë në kujtimet e veta në gazetën "Telegrafi" që Ismail Qemali i dërgoi nga Bashkia e Vlorës prefekturave të vendit, duke i dhënë lamtumirën popullit shqiptar vlerësimin e tij ku thuhej: "E shoh për detyrë, pra, të deklaroj se edhe këtu  e tutje e tutje do t'i konsakroj  ditët e fundit të jetës sime në shërbim të Atdheut, dhe, duke qenë se po marrin në dorë qeverimin e Atdheut tonë, qëllimi i Fuqive të Mëdha është që si e si t'u japin fund invazioneve të jashtme dhe ngatërresave të brendshme, u porosis me gjithë zemër, që të tregoni bindje të plotë në urdhrat e tyre dhe funksionarëve të lartë që kanë qenë zgjedhur prej meje dhe të pëlqyeshëm për ta…". (gazeta "Drita, Tiranë nr. 223, 22 gusht 1937).

 

***

Përveç angazhimit të plotë që Plaku i Vlorës bëri lidhur me Pavarësinë, një histori brilante është ajo që pason me të pas dorëheqjes së qeverisë së tij. Ismail Qemali mbeti aktiv gjatë gjithë jetës së tij, deri kur mbylli sytë në mënyrë misterioze në Itali. Të rëndësishme janë qëndrimet që ai ka mbajtur mbi zhvillimet pas dorëheqjes së tij, për situatën politike të Princ Vidit, ato lidhur me Esat Toptanin, Qeverinë e Durrësit, lidhur me përfaqësimet shqiptare në arenën ndërkombëtare, me zhvillimet politike, ku kishte qëndrime të ndryshme, madje dhe të kundërta. Me vendosjen e tij në Francë, Ismail Qemali mbante lidhje me mjaft mëmëdhetarë të shquar të kohës brenda e jashtë vendit si me A. Kastrioti, Rasif bej Dinon etj. Ai i ndiqte me interes zhvillimet në Shqipëri si me anën e letërkëmbimeve, ashtu edhe me udhëtimet që bënin nga Shqipëria në Nicë: Ibrahim Abdullai, Sali Hallkokondi, Elmaz Xhaferi, Zihni Abaz Kanina, Ahmet Durmishi, Spiro J. Koleka, Ymer Radhima, Xhezo Balo, Xhafer Xhuveli etj. Në Kushtet e Luftës së Parë Botërore, për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, ai e shikonte të nevojshme krijimin e një qeverie kombëtare.

Në një kohë relativisht të ngjeshur me zhvillime, Ismail Qemali i ra kryq e tërthor Evropës, qendrave politiko – diplomatike të Perëndimit për të thënë atë që duhej për Shqipërinë dhe shqiptarët, për atë që kishte nevojë vendi, për shkakun e njohjes perfekte që ai kishte për gjeopolitikën evropiane, e cila lexohej prej tij përmes burimeve të shumta, që nga e kaluara e në aktualitetin e saj. Të kësaj kohe janë qëndrimet dhe për zhvillimet evropiane, të cilat janë botuar në shtypin dhe gazetat perëndimore. Një nga rrëfimet më të gjata të tij është  "Shqipëria dhe shqiptarët", që daton vitin 1917 (Paris), i cili kapërcen kapacitetin dhe misionin e një shkrimi të tillë, botuar në "Quartely Revieë".

Duke e parë si një zhvillim të qëndrimeve të Fuqive të Mëdha, ardhjen e një princi të huaj në Shqipëri, më së shumti për nevojën që vendi kishte, për të krijuar marrëdhënie dhe bashkëpunim të nevojshëm me vendet e huaja, Ismail Qemali e vlerësoi ardhjen e Princ Vidit. Ai mendonte se Princi do ta udhëhiqte vendin drejt bashkimit kombëtar, do ta nxirrte vendin nga prapambetja dhe do të punonte për organizimin administrativ të tij.

Zhvillimet politike në Shqipëri kishin pasur terrenin e tyre. Veçmas, gjatë periudhës së Tanzimatit, një lloj reforme të shtetit turk, shqiptarët e pritën jo mirë dhe ndonjëherë edhe me kundërshtime të forta, po ashtu gjatë kohës kur luftohej për pavarësinë e vendit, ndër shqiptarët kishte një reagim më të fortë dhe më të ashpër lidhur me faktorin ndërkombëtar. Kështu, edhe pas dorëheqjes së Qeverisë së Vlorës dhe fronëzimin e Princ Vidit, shqiptarët nuk e pritën mirë ardhjen e tij, madje pati dhe kundërshtime me forcë. Në këtë kohë Ismail Qemali ishte në Nicë të Francës. Reagimit të ashpër të kundërshtimit të Vidit iu shtua edhe ndalimi i ardhjes së Ismail Qemalit në Shqipëri, nën ndikimin e Esat pashë Toptanit, që kishte postin e ministrit të Brendshëm.

Pas largimit nga vendi, Ismail Qemali mbante lidhje dhe korrespondencë me faktorin politik dhe diplomatik ndërkombëtar. Ai, si një shtetar i zoti dhe i mençur, duke kuptuar mjaft mirë konjukturën ndërkombëtare, pushtetin ia kishte dorëzuar KNK-së, duke konfirmuar në njëfarë mase se shqiptarët kishin shtet dhe se Evropa e kishte për detyrë t'i mbronte ata. Me të drejtë një veprim i tillë ka qenë kaq i zgjuar dhe kaq diplomatik, të cilin mund ta bënte vetëm një diplomat karriere dhe një shtetar, i cili dinte të orientohej si mos më mirë në një "kaos" të kësaj natyre siç ishte Shqipëria dhe mënyra se si Fuqitë e Mëdha po menaxhonin Evropën, e cila nga dita në ditë po rrëshqiste drejt Luftës së Parë Botërore.

Duke qenë larg Shqipërisë, por duke e njohur nga afër dhe në detaje çdo zhvillim, Ismail Qemali nuk ishte për t'u acaruar situata në Shqipëri dhe pse ai e kuptoi shumë shpejt se i dërguari i Perëndimit, Princ Vidi, as kishte dëshirën dhe as kishte mundësinë të bënte ndonjë gjë konkrete në pritshmëritë e patriotëve shqiptarë prej tij. Ai ishte një lloj lodre në duart e Fuqive të Mëdha, që siç shprehej Ismail Qemali: "Mbretërimi i shkurtër i Vilhelm Vidit qe më i pasur me episode groteske se sa në përpjekje reale për të riorganizuar një shtet në lindje e sipër, nxori në shesh kujdesin e pakët që treguan Fuqitë në çështjen e zgjidhjes së sovranitetit".

Ngjarjet në Shqipëri, pas ardhjes së Princ Vidit, ishin të paparashikueshme. Esat Toptani po krijonte precedent të paparashikueshëm, për shkakun e një egocentrizmi të theksuar të tij, pasi ai i kundërvihet dhe Princ Vidit, duke e bërë akoma më të vështirë qëndrimin e tij në Shqipëri. Largimin e Vidit e kishte kërkuar edhe kryengritja fshatare.

Ismail Qemali kishte një përvojë jashtëzakonisht të rëndësishme lidhur me aftësinë e interpretimit drejt të situatave të tilla. Shqipëria rrezikonte disa fronte për të humbur kujdesin e faktorit ndërkombëtar. Dhe pse Vidi dukej si një "gozhdë e ndryshkur" në këtë kohë, trajtimi tij në mënyrë kaq të ashpër në sytë e ndërkombëtarëve nuk i bënte mirë vendit. Në të mirë të një qëndrimi shqiptar të qëndrueshëm Ismail Qemali erdhi në Shqipëri në majin e vitit 1914, por dramatikisht Protokolli i Korfuzit, me përfaqësuesit e "Vorio Epirit" cenonte rëndë sovranitetin e shtetit shqiptar, i cili ishte dhe në kundërshtim të plotë me Statutin Organik të Shqipërisë, që e kishin miratuar edhe vetë Fuqitë e Mëdha.

Shovinistët grekë filluan një sulm të paprecedent kundër fshatarëve të viseve të Jugut për t'i detyruar ata të braktisnin trojet e tyre. Në këto rrethana kritike dhe dramatike Ismail Qemali takon në Durrës Princ Vidin, i shoqëruar dhe nga një dërgatë prej 20 vetash. Pas këtij takimi, si një diplomat dhe negociator i sprovuar në situata shumë më dramatike dhe më të komplikuara, Ismail Qemali do të shprehej: "Princi më çuditi për mungesën e një ideje mbi gjendjen e vendit dhe për mungesën e një vetëdijeje për vështirësitë e jashtëzakonshme të çastit".

(Vijon)

 

 

 

 

 

Të tjera telashe për Unazën e Tiranës, ankimohet tenderi për mbikëqyrjen

Posted: 15 Jan 2019 01:20 AM PST

Telashet për lotin 1 të Unazës së Tiranës, që po i nënshtrohet rehabilitimit nga mbikalimi te pallati me shigjeta e deri te rreth-rrotullimi Shqiponja duket se nuk kanë të sosur.

Në datë 11 janar, në Komisionin e Prokurimit Publik, është dorëzuar ankimi nga një kompani private e cila kundërshton procedurën e "Supervizion punimesh, rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth-rotullimi Shqiponja Loti 1" të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Kjo procedurë është fituar më herët nga "AVE Consulting" & "Archispace" sh.p.k., një prej tetë kompanive që morën pjesë në procedurë në shtator të këtij viti ndërkohë që ankimi është bërë nga kompania A&E Engineering sh.p.k, shkruan Monitor.al

Aktualisht procedura për vetë rehabilitimin në Lotin 1 të Unazës së Tiranës është në proces vlerësimi ofertash të cilat u hapën këtë të hënë. Gjashtë kompani shprehën interes për vijuar punimet në këtë pjesë ndër të tjera Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi invest sh.p.k, Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion, Geci sh.p.k, ANK sh.p.k, GD Granit AD Skopje dhe Baftjar Murati. Fondi limit për këtë lot është 2.2 miliardë lekë.

Loti 1 u ritenderua pas bërjes publik të skandalit ku kompania fituese në fazën e parë DH Albania rezultoi se kishte falsifikuar dokumentet për të plotësuar kushtet e nevojshme që e shpallën atë fituese të tenderit.

Ndaj DH Albania ka filluar hetim ndërkohë që qeveria deklaroi se do të ekzekutonte garancinë e kompanisë.

o.j/dita

Partneri i vrau prindërit, Nevila Mata: Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj, pse s’ju mbrojta dot?

Posted: 15 Jan 2019 01:07 AM PST

Një ditë pas vrasjes së prindërve nga bashkëjetuesi i saj, Majlind Lila, një reagim ka ardhur edhe nga Nevila Mata.

Në reagimin e parë të saj ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të kthehet në Shqipëri nga Suedia, ku edhe jeton me vajzën e saj pasi ndjehet fajtore se ajo e ka sjellë vrasësin në jetën e prindërve të saj.

Më tej, ajo u kërkon falje të gjithë të afërmve të saj duke shprehur hidhërimin lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.

“Si ju vrava unë ju gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë. Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë tu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete? Pse…?”shkruan Nevila në rrjetin social Facebook.

Ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, gjatë një konflikti, Majlind Lila,  52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia ka vrarë vjehrrin Bujar Matën dhe vjehrrën Valentinën.

Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata, Nevilën me të cilën kishte një vajzë të vogël.

Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit.

o.j/dita

Punësimi i mjekëve/ Hapet gara për vendet e lira të punës në poliklinika

Posted: 15 Jan 2019 12:48 AM PST

Nis gara për punësimin e mjekëve të përgjithshëm, atyre të familjes, si dhe mjekëve specialistë në të gjitha poliklinikat dhe qendrat e tjera shëndetësore në të 12 qarqet e vendit. Pas vlerësimit të qindra kërkesave të paraqitura nga këto institucione, dikasteri i shëndetësisë ka zbardhur procedurat e konkurimit për vendet vakante në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, të cilat i gjeni të detajuara në tabelat bashkangjitur shkrimit.

Sipas autoriteteve të këtij dikasteri, aplikimi është i hapur për të gjithë mjekët që janë në kërkim të një vendi pune dhe që kanë lejen e ushtrimit të profesionit. Secili kandidat mund të aplikojë për më shumë se një pozicion në qendrat përkatëse mjekësore.

Gara për plotësimin e këtyre vendeve do të zhvillohet me anë të dosjes. Ndërkohë që dosja e kërkuar e dokumenteve duhet të dorëzohet në zyrën e Burimve Njerëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas afateve të shpallura. "Dokumentet pranohen çdo ditë nga ora 12.00-14.00, deri më datë 31 janar.

Nuk aplikohet procedura e transferimit", bëjnë me dije burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i takon konkurimit, bëhet me dije se në dosjen e dokumenteve duhet që të përfshini: "Jetëshkrimin (CV), diplomat universitare dhe listat përkatëse të notave, diplomat e specializimit për rastet kur i disponojnë. Pjesë e dosjes duhet të jetë edhe leja e ushtrimit të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekut, dëshmi të gjuhës së huaj, dëshmi dhe certifikata të kualifikimeve e trajnimeve që mund të keni fituar në fushën e shëndetësisë, si dhe fotokopje të librezës së punës.

Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Në përfundim të aplikimeve dosjet e secilit kandidat do të vlerësohen nga një komision ekspertësh të shëndetit.

"Në rast se për një pozicion pune paraqitet një kandidat i vetem, kandidati thërritet në intervistë për të diskutuar mbi dokumentacionin e paraqitur dhe më pas ministria autorizon direkt drejtorin e qëndrës shëndetësore për lidhjen e kontratës së punës me kandidatin.Në rast se për një pozicion pune paraqiten më shumë se një kandidat, atëhere do të organizohet një procedurë konkurimi me dosje", bëjnë me dije ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dosja për aplikim duhet të përfshijë:

  • Jetëshkrimin e kandidatit (CV)
  • Diploma Universitare dhe lista e notave
  • Diploma e specializimit (nëse kanë)
  • Leja e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut
  • Dëshmi të gjuhës së huaj (nëse kanë)
  • Dëshmi/certifikata të kualifikimeve/ trajnimeve në fushën e shëndetësisë
  • Fotokopje e Librezës së Punës

Vendet vakante për mjekë specialistë dhe familje në rrethin Lezhë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
 

Lezhë

 

Qytet

1 Mjek Familje
Lezhë Zejmen 1 Mjek Familje
Lezhë Shenkoll 2 Mjek Familje
Lezhë Kolsh 1 Mjek Familje
Lezhë Balldre 1 Mjek Familje
Lezhë Dajç 1 Mjek Familje

 

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Mirditë Q.SH. FANE 1  Mjek familje
Mirditë Q.SH. KAÇINARE 1  Mjek familje
Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Kurbin Mamurras 1 Mjek familje
Kurbin Laç 1 Mjek familje

 

Vendet vakante për Qëndrat Shëndetësore të Qarkut Berat

            Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Berat Nr.3 (2) Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Rroshnik Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Vertop Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Velabisht (2) Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Sinje Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Otllak Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Lumas Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Posnje Mjek i përgjithshëm/familje
Berat Kutalli (2) Mjek i përgjithshëm/familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Kuçovë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Kuçovë Kuçovë 2
Kuçovë Perondi 2
Kuçovë Kozare 1

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Skrapar

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Skrapar Polican 2
Skrapar Qender-Potom-Leshnje 1
Skrapar Bogove-Vendreshe 1
Skrapar Corrovodë 1

 

 Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Dibër

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Mat Xibër 1 Mjek Familje
Mat Klos 1 Mjek Familje
Mat Suc 1 Mjek Familje
Mat Lis 1 Mjek Familje
Mat Derjan 1 Mjek Familje
Mat Macukull 1 Mjek Familje
Mat Komsi 1 Mjek Familje
Mat Burrel 1 Mjek Familje

 

 

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Dibër Fushe-Cidhen 1 Mjek Familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Bulqizë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Bulqizë Qytet 1 Mjek familje
Bulqizë Fushë-Bulqizë 1 Mjek familje
Bulqizë Shupenze 1  Mjek familje
Bulqizë Gjoricë 1  Mjek familje
Bulqizë Ostren 1  Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Durrës

Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Nr.4 Mjek i përgjithshëm/familje
Nr.6 Mjek i përgjithshëm/familje
Nr.8 1 Mjek Konsultori Fëmije
Shijak Mjek Obsteter-Gjinekolog
Shijak Mjek Endokrinolog
Shijak Mjek Imazherist
Shijak Mjek Kardiolog, Mjek Neurolog
Rrushbull Mjek i përgjithshëm/familje
Katund i Ri  Mjek i përgjithshëm/familje
Gjepalaj Mjek i përgjithshëm/familje
Ishëm Mjek i përgjithshëm/familje
Manez 1 Mjek i përgjithshëm/familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Vlorë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Vlorë QSH Nr.1
1 Mjek familje
Vlorë QSH Nr.2 1 Mjek familje
Vlorë QSHNR.3 1 Mjek familje
Vlorë QSHNR.4 1 Mjek familje
Vlorë QSHNR.5 1 Mjek familje
Vlorë NARTE 1 Mjek familje
Vlorë NOVOSELE 1 Mjek familje
Vlorë HIMARE 1 Mjek familje
Vlorë Kote 1 Mjek familje
Vlorë ARMEN 1 Mjek familje
Vlorë VLLAHINE 1 Mjek familje
Vlorë Brataj 1 Mjek familje
Vlorë Selenicë 1 Mjek familje
Vlorë Orikum 1 Mjek familje

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Rrethin Sarandë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Sarandë Sarandë 1 Mjek familje
Sarandë Sarandë 1 Obsteter-Gjinekolog
Sarandë Ksamil 1 Mjek familje
Konispol Xarre 1 Mjek familje
Konispol Markat 1 Mjek familje
Finiq Livadhja 1 Mjek familje
Himare Lukove 1 Mjek familje
Finiq Dhiver 1 Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Tiranë

Rrethi Qëndra Shëndetësore Mjek Familje /Specialistë
Tiranë NR.4  1 pediatër
Tiranë Zall-Bastar 1 Mjek përgjithshëm/ familje
Tiranë Pezë 1 Mjek përgjithshëm/ familje
Tiranë Specialitetet Nr.1  1 Reumatolog
Tiranë Specialitetet Nr.2  1 Okulist, 1 Kardiologe për eko zemre
Tiranë Paskuqan 1 Mjek Pediater (Konsultori Fëmijës)

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Bashkinë Kavajë

Rrethi Qëndra Shëndetësore Mjek Specialistë
Kavajë Kavajë 1 Mjek përgjithshëm/ familje
Kavajë Rrogozhine 1 Mjek Imazherist

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Shkodër

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Shkodër Q.SH Nr. 1
1 Mjek familje
 4 Pediatër
1 Obsteter-Gjinek
Shkodër Q.SH Nr. 2
1 Mjek familje
3 Pediatër
1 Obsteter-Gjinek
Shkodër Q.SH Nr. 3
2 Mjek familje
3 Pediatër
Shkodër Q.SH Nr.4
1 Mjek familje
3 Pediatër
1 Obsteter-Gjinek
Shkodër Q.SH Gur i Zi 2  MPF
Shkodër Q.SH Dajc 1 MPF
Shkodër Q.SH Postribe 1 MPF
Shkodër Q.SH Rrethina 2 MPF
Shkodër Q.SH Shalë 1 MPF
Shkodër Q.SH Velipojë 2 MPF
Vau Dejës Q.SH  Vau Dejës 1  MPF
Vau Dejës Q.SH Bushat 2 MPF
Vau Dejës Q.SH Vig-Mnele 1  MPF
Vau Dejës Q.SH Shllak 1 MPF
Vau Dejës Q.SH Temal 1 MPF

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Pukë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Pukë Q.SH Qafë-Mali 1 Drejtor/MPF
Pukë Q.SH Blerim 1 Drejtor/MPF
Pukë Q.SH Fierzë 1 Drejtor/MPF

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Malësi e Madhe

Qarku Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Shkodër Malësi e Madhe Q.Sh Grue Mirë  1 (nje) Mjek familje
Shkodër Malësi e Madhe Q.Sh Kelmend 1 Mjek familje
Shkodër Malësi e Madhe Q.Sh Koplik 1 Mjek familje
Shkodër Malësi e Madhe Q.Sh Qendër 1 Mjek familje
Shkodër Malësi e Madhe Q.Sh Shkrel             1  Mjek familje
Shkodër Malësi e Madhe Q.Sh Kastrat              1 Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Kukës

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Kukes QSH Shishtavec 1 Mjek Familje
Kukës QSH Gryke-çaje 1 Mjek Familje
Kukës Qsh Terthore 1 Mjek Familje
Kukës QSH  Bicaj 1 Mjek Familje
Kukës QSH Kalis 1 Mjek Familje
Kukës QSH Arrën 1 Mjek Familje

 

Qarku Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Kukës Tropojë Tropojë 1 Mjek Familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Has

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Has Krume 1 Mjek familje
Has Golaj 1  Mjek familje
Has Fajza 1 Mjek familje
Has Gjinaj 1 Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Korçë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Korçë Q.SH Rajoni 1 1 MPF
1 Mjek Pediatre
1  Mjek  obs- gjin
Korçë Q.SH Rajoni 2 1  obs-gjin
1  Pediater
1 Mjeke Konsultori për Fëmijë
1 MPF
Korçë Q.SH Rajoni 3 1 Mjek obs- gjin

1 MPF
1 Mjek Konsultor I Femijeve

Korçë Q.SH Rajoni 4 1 MPF
Maliq Q.SH Gore 1  MPF
Korçë Q.SH Drenove 1 MPF
Korçë Q.SH Voskop 1 MPF
Korçë Q.SH Lekas 1 MPF
Maliq Q.SH Pirg 1 MPF
Korçë Q.SH Bulgarec 1  MPF
Maliq Q.SH Pojan 1 MPF
Maliq Q.SH Vreshtas 1 (nje)MPF
Maliq Q.SH Libonik 1 (nje) MPF

 

 

 

 

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Devoll

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Devoll Bilisht 1 (nje)) MPF
Devoll Miras 1 (nje)MPF
Devoll Hocisht 1 (nje) MPF
Devoll Qender Bilisht(Bitincke) 1 (nje) MPF
Devoll Proger 1 (nje) MPF

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Pogradec

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Pogradec Q.Sh Pogradec  1 (nje) Mjek familje
Pogradec Q.Sh Proptisht 1 (nje) Mjek familje
Pogradec Q.Sh Bucimas 1 (nje) Mjek familje
Pogradec Q.Sh Velcan 1 (nje) Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Ersekë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Ersekë Q.Sh Erseke  1 (nje) Mjek familje
Ersekë Q.Sh Leskovik 1 (nje) Mjek Pediater

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Gjirokastër

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Gjirokastër Gjirokastër 1 Mjek Familje
Dropull QSh Dropull 1 Mjek Familje
Libohove Q.Sh Libohovë 1 Mjek Familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Tepelenë

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Tepelenë Tepelenë 1 Mjek Familje
Tepelenë Tepelenë 1 Mjek Familje
Memaliaj Krahës 1 Mjek Familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Përmet

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Përmet Q.SH.Përmet  1 Mjek familje
Këlcyre Q.SH.Këlcyrë 1 Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në Qarkun Fier 

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Fier Q SH   LEVAN 1 Mjek Familje
Fier Q SH  CAKRAN 1 Mjek Familje
Fier Q SH  FRAKULL 1 Mjek Familje
Fier Q SH  PORTEZ 1 Mjek Familje
Fier Q SH NR 3 1 Mjek Familje
Fier Q SH QENDER 1 Mjek Familje
Fier Q SH  PATOS 1 Mjek Radilog

1 Mjek Pediater

Fier Q SH  KURJAN 1 Mjek Familje
Fier Q.SH Zharrez 1 Mjek Familje
Fier Q SH  STRUME 1 Mjek Familje

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Lushnje

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Lushnje Nr.1 Lushnje 1 Mjek Familje
Lushnje Allkaj 1 Mjek Familje
Lushnje Bubullime 1 Mjek Familje
Lushnje Nr.2 Lushnje 1 Mjek Familje
Lushnje Krutje 1 Mjek Familje
Lushnje Terbuf 1 Mjek Familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Mallakastër

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Mallakastër Ballsh  1 Mjek familje
Mallakastër Fratar 1 Mjek familje
Mallakastër Aranitas 1 Mjek familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Elbasan

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Specialiteti
Elbasan QSH Nr.2 2 Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.nr.3 2 Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.nr.4 1Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.Zavaline 1Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.Cërrik 1Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.Cërrik 1Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.Labinot Fushë 1Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.Tregan 1Mjek Familje
Elbasan Q.Sh.Paper 1Mjek Familje
Gramsh QSH Lenie 1Mjek Familje
Gramsh QSH Porocan 1Mjek Familje
Gramsh QSH Gramsh 1Mjek Familje
Peqin Q.SH Peqin 1Mjek Familje

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Gramsh

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Gramsh QSH Lenie 1 Mjek Familje
Gramsh QSH Porocan 1 Mjek Familje
Gramsh QSH Gramsh 1 Mjek Familje

 

Vende vakant për mjek familje/ mjek të përgjithshëm në rrethin Peqin

Bashkia Qëndra Shëndetësore Mjek familje/ Mjek i Përgjithshëm
Peqin Q.SH Peqin 1Mjek Familje

 

Protesta e studentëve, vazhdon ngujimi dhe bojkoti i mësimit

Posted: 15 Jan 2019 12:34 AM PST

Ka vijuar edhe sot bojkoti i studentëve. Në disa Fakultete të Tiranës, studentët ndodhen brenda ambienteve të Fakulteteve, duke bojkotuar edhe procesin mësimor, deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë janë ngujuar edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Te fakulteti ekonomik janë më shumë se 50 studentë të ngujuar, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë.

“Do bëhet përsëri një lloj sondazhi, nëse shumica do mësim ne do të respektojmë shumicën. Pedagogët kanë qenë me ne, janë pro kauzës tonë”, tha një student.

Brenda fakultetit të Drejtësisë janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja.

Prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar edhe te Inxhinieria e Ndërtimit. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike. Një ditë më parë studentët kanë identifikuar klasat që kanë zhvilluar mësim dhe sot do të tentojnë që të pengojnë zhvillimin e mësimit.

o.j/dita

Moti i keq, ja akset problematike

Posted: 15 Jan 2019 12:22 AM PST

Pas pushimit të reshjeve dhe përmirësimit të temperaturave, situata në rrugët e vendit ka nisur të përmirësohet dhe shumë akse kalohen pa problem.

Ndërkohë, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, vetë ARRSH-ja ka treguar me detaje të gjitha akset, nga veri në jug, ndërsa apelon që të përdoren zinxhirët nga drejtuesit e mjeteve.

Situata në akset kombëtare të vendit:

Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draje Rec

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi- Qafë Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Ura Cerenecit-Steblevë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë.

 

Në akset e tjera qarkullimi është normal. Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë: Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në:

Korçë Boboshticë.

Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.", njofton ARRSH.

o.j/dita

“Brexit”, sot dita e votimit në Parlament

Posted: 15 Jan 2019 12:15 AM PST

Deputetët britanikë përgatiten të votojnë sot për ta miratuar ose jo marrëveshjen e Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Europian. Vota më domethënëse ndonjëherë pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi "Brexit"-in.

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë "të zhgënjejnë popullin britanik". Por, duke qenë se shumë prej deputetëve të saj pritet t'u bashkohen partive opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, pritet gjerësisht që ajo të dalë e humbur në këtë votim.

Deputetët do të mund të sugjerojnë edhe amendamentet që mund ta përmirësojnë marrëveshjen, përpara se votimi të nisë rreth orës 19 (20 me tonën).

Kryeministrja iu adresua deputetëve të Parlamentit pasditen e së hënës, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, e cila përfshin qoftë akordin e tërheqjes me kushtet e përcaktuara mes Britanisë dhe BE-së, sikurse edhe një deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme.

Edhe këtë të martë, në mëngjes, May pritet t'iu adresohet anëtarëve të kabinetit të saj, përpara se debati të rifillojë nga mesdita. Por, shumë prej deputetëve konservatorë dhe atyre të Unionistëve Demokratikë mbeten të palëkundur në kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes.

Rreth 100 deputetë konservatorë dhe 10 "DUP"-istë mund t'iu bashkohen laburistëve dhe partive të tjera në opozitë gjatë votimit për ta rrëzuar marrëveshjen.

Marrëveshja, gjithsesi e pësoi një humbje të rëndë natën e së hënës, në Dhomën e Lordëve, ku u mbështet një mocion i laburistëve me 321 vota pro dhe 152 kundër.

Edhe pse kjo votë nuk ka peshë, pasi janë deputetët që do të thonë fjalën e fundit, mocioni që refuzon gjithashtu një skenar shkëputjeje pa marrëveshje shpreh "keqardhjen" se marrëveshja e Mayt do të dëmtonte prosperitetin ekonomik në të ardhmen, sigurinë e brendshme dhe ndikimin global të Britanisë së Madhe.

o.j/dita

15 janar 2019

Posted: 14 Jan 2019 05:00 PM PST

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more