Skip to main content

“Demokracia kundër sundimit të ligjit” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Demokracia kundër sundimit të ligjit” plus 1 more Telegrafi Opinione


Demokracia kundër sundimit të ligjit

Posted: 20 Jan 2019 12:55 AM PST

Ivaylo Ditchev

Nëse ka një gjë që mund të na mësojë Evropa Lindore për populizmin është që demokracia nuk do të thotë detyrimisht sundim i ligjit. Demokracia mund të përdoret kundër rendit juridik, duke imponuar vullnetin dhe pasionin e shumicës: rezultati është për shembull demokracia joliberale e Victor Orbanit, një lloj bolshevizmi i ri (në etimologji: mazhoritizëm).

Në traditën marksiste-leniniste ligji nuk kishte realitet të vetin. Ai ishte një instrument sundimi i maskuar. Hollësitë e gjyqësisë shiheshin si pengesa për synimet sipërore të partisë komuniste. Një motiv që preferohej nga katikaturistët e regjimit ishte burokrati me mëngë të përveshura, që u përmbahej klauzolave dhe neneve të tij idiote.

Natyrisht, mendimi i shumicës mund të manipulohet me lehtësi nga mediet dhe nga regjimet totalitare, të cilat janë përpjekur që më parë që të zgjerojnë mundësitë e tyre të propagandës.

Por, fakti që komunizmi jetoi kaq gjatë nuk mund të kuptohet, po të mos mbajmë parasysh se ai qe shumë i dashur për një pjesë të madhe të popullit. Gradualisht u krijua besimi te mbifuqia e vullnetit politik. Çelësi ndodhet te shpejtësia: sapo mënjanohet makineria e plogët e sistemit juridik me gjykatës, gjykata dhe me procese gjyqësore gjërat mund t’i zgjidhësh në çdo kohë dhe pa varavingo. Koncepti “drejtësi telefonike” i thotë të gjitha: një telefonatë dhe problemi yt zgjidhet. Banesa sociale? Thjesht konfisko tokën. Revoltë për makinacione kriminelësh? Të dyshuarin e pushkatonin.

Populizmi sot ushqehet nga i njëjti irritim i yni, i qytetarëve, për plogështinë e institucioneve. Burokracia e bezdisshme e BE ka zënë vendin e burokratit socialist pa zemër. Sa më shumë që përshpejtohet jeta sociale, aq më pak durim kemi ne për procedura të vjetëruara gjyqësore, sepse ne duam që politikanët t’i zgjidhin gjërat tani, po qe e mundur madje live në televizion.

Rasti rumun është rasti më ekstrem. Ky vend futi një lloj ligji emergjent për të luftuar korrupsionin, të cilin e pranuan me entuziazëm shumë qytetarë. Pastaj, me kthimin e ish-komunistëve në pushtet, pasoi një kthesë, e cila gëzoi të tjera grupe, të cilat qenë të shqetësuara për një sundim arbitrar që po përhapej gjithnjë e më shumë.

Në Bullgari, një Qendër Kërkimore numëroi vetëm në vitin 2018 1000 korrigjime të ligjeve, 77 ligje krejt të reja u miratuan. Këto ligje janë në kundërshtim me forcat kryesisht konservatore të drejtësisë. Por ato reagojnë ndaj atmosferës në rrugë: për çdo shkelje të madhe përgjigjja është një ndryshim ligji dhe në këtë mënyrë bëhen përpjekje që të qetësohet pakënaqësia e njerëzve. Vetëm se pakënaqësia nuk qetësohet dhe gjithnjë e më shumë vendime gjyqësore kërkojnë procese të reja.

Populistët hungarezë dhe polakë erdhën në pushtet si drejtues të një proteste të hapur kundër sundimit të ligjit në BE. Kjo nuk e pakëson preferencën për ta, përkundrazi, i pajis ata me aureolën e heronjve. Sërish, ligjit si instrument i sundimit i hiqet mbulesa mistike, vetëm se këtë herë kundërshtari nuk është borgjezia, por shfrytëzuesi nga Perëndimi.

Kjo vlen edhe për çdo formë rregullimi. Ajo nis që te banania, e cila duhet të jetë “pa shtrembërime anormale” dhe mbaron me përpjekjet për t’i dhënë fund shfrytëzimit të punëtorëve të dërguar për punë në vende të tjera, të cilën nacionalistët e quajnë strategji të sipërmarrjeve perëndimore kundër sipërmarrrjeve evropianolindore.

E drejta aty nuk është hapësirë konsensusi dhe paqëtimi, por një front, në të cilin nuk ka përbashkësi midis “nesh” dhe “atyre”.

Populistët në të gjithë botën ndjekin të njëjtën rrugë, edhe pa trashëgimi marksiste-leniniste. Në Turqi Erdogani organizoi arrestimin e shumë gjykatësve dhe i akuzoi ata për lidhje me organizatën e dyshuar si terroriste të predikuesit Gylen. Në Itali, Salvini bën shpoti për marrëveshjen për buxhetin me eurozonën. Në SHBA, Trumpi mendon që mund të bëhet, në parim, thuajse pa të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Luftimi i tendencave të tilla duket të jetë më i vështirë se kurrë më parë, aq më tepër kur sundimi i ligjit nuk ka qenë kurrë veçanërisht i preferuar nga masat dhe procedurat juridike të stërzgjatura nuk janë interesante për mediet e etura për sensacione.

 

The post Demokracia kundër sundimit të ligjit appeared first on Telegrafi.

Unë, i biri arsimtarit – kundërshtari i grevës

Posted: 19 Jan 2019 11:02 AM PST

Arbër Jashari

Në mos i pari, i dyti gjithë ma bënë "like". Atë natë, as i pari, as i dyti, as i treti as hiq. Më gjasë ishte hera e parë që po ndodhte. Unë e kisha shkruar një status kundër grevës në arsim dhe babai im arsimtar nuk po e pëlqente. Pak a shumë e pritshme!

Edhe kur shkova në shtëpi, m'u duk që më shikoj pak si mrroltë. "Çka ke shkru bre bir ashtu?", më tha. "Nënën tande fort e ka mërthy lemza (demek të kanë sha njerëzit)". Nuk pata qejf me hy në polemika.

Zakonisht e urrejë t'i komentoj postimet "live". E lamë më aq. Pas nja dy- tre orësh e fshiva statusin. Më mirë thash rehat. Çka m'i nxjerr vetit punë. Ashtu kështu nuk ndreq send njeri.

Krejt javën u durova edhe pse kryet më vloi me shkru diçka, por u përmbajta. Nuk rrej, u mundova me bind veten se arsimtarët kanë të drejtë, dhe me e qetësu shpirtin. Sa u mundofsha me ia lidhë kryet, më vinin do mendime që më trazonin.

Në rregull që po kërkojnë paga më të larta, ndoshta edhe i meritojnë, por a po e dinë këta njerëz ku po jetojmë ? A i shohin nxënësit e tyre të papunë ? A ju vjen keq për ta ? Për një vend pune konkurrojnë 100 veta. Njerëz të lodhur, të dëshpëruar, më një krah dokumente, por të papunë. Nuk janë UFO, nuk janë të huaj, janë familjarët tanë, janë shokët tanë, ata që na i qajnë hallet për ditë. Dhe, para se të kërkojmë nga shteti diçka për vete, lë të kërkojë dikush diçka për ta.

Nuk ka shumë kohë që kanë kaluar festat e fundvitit. Disa nga ne morëm rrogat kah i 27-i (dhjetor) edhe iu turrëm marketeve. Të ekzaltuar pas pijeve e pas mishrave, pakkush i pamë fytyrat e zbehta të punëtorëve të supermarketëve. 15 a 16 orë në këmbë gjatë ditës, për një pagë që është sa gjysma e asaj të mësuesit. Skllavërim modern. Poshtërim total. Njerëz të lënë plotësisht në mëshirë të fatit dhe bosëve të tyre të pangopshëm. Këta nuk guxojnë të protestojnë, as të bëjnë grevë. Mjafton të marrin frymë dhe të hanë bukë. Këta që janë vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat tona. Mos të harrojmë, shumica me diploma. Prandaj, para se t'ua rritni rrogat të punësuarve në sektorin publik, aman le të bëjë dikush diçka për ta.

E prapë duhet mu kthy e me thanë se kjo kategori është shumë më mirë, sesa ata që punojnë tanë ditën në skele. Verës me fytyrë prej diellit e dimrit në temperatura minus. Pa kontrata, pa siguri në punë, pa mbrojtje. Fundin tragjik të disa prej tyre e dimë tashmë. Dhe, shteti ka bërë shumë pak për ta. Ky shtet që po i kërkohen miliona euro për paga në sektorin publik, është edhe i tyre.

S'po du me shku ma gjatë me shembuj të tillë. Ka plotë e përlotë. Mos t'i përmendi edhe ata që po ikin nga Kosova, edhe makiatot ma të mira në botë të kamerierëve më diploma etj. Nuk po flas as për cilësinë në arsim, as për pabarazinë e madhe në sektorin publik.

Por, du me të thanë ty babë dhe krejt kolegëve të tu arsimtarë, se problem në këtë shtet janë të papunët dhe të punësuarit në sektorin privat. Nëse dikush duhet më protestu dhe më shpreh pakënaqësi në këtë vend, të parët janë ata. E krejt në fund ju dhe ne të tjerët.

E di që e meritoni edhe më shumë; e di që një arsimtar të mirë nuk ka para, as ar, as vlerë monetare qe e paguan. Por, kjo është Kosova jonë. Në të tilla rrethana jetojmë. Mos u bani që nuk po i shihni.

Prandaj, ju, ne dhe të gjithë njerëzit e arsyeshëm duhet të hymë në greva, duhet të protestojmë, por jo për vete, por për këto kategori. Sepse edhe ata janë Kosovë. Sepse edhe ata meritojnë një jetë më të mirë edhe më të dinjitetshme.
Për këto arsye unë nuk e përkrahi grevën tuaj dhe asnjë grevë tjetër në sektorin publik. Ndoshta është normale me qenë pak egoistë, por ky egoizëm të mos na kalojë në primitivizëm.

The post Unë, i biri arsimtarit – kundërshtari i grevës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more