Skip to main content

Bota Sot: “Vu?iq k?rc?non: N?se nuk gjendet zgjidhja p?r Kosov?n, Putin do t? pyetet m? shum?!” plus 26 more

Bota Sot: “Vu?iq k?rc?non: N?se nuk gjendet zgjidhja p?r Kosov?n, Putin do t? pyetet m? shum?!” plus 26 more


Vu?iq k?rc?non: N?se nuk gjendet zgjidhja p?r Kosov?n, Putin do t? pyetet m? shum?!

Posted: 17 Jan 2019 11:18 AM PST

Presidenti serb ka theksuar se nuk mund të jetë optimist, se mendon se arritja e zgjidhjes nuk është afër dhe nuk është reale që të ketë në një të ardhme të afërme shkruan “expresso” transmeton “Bota Sot”. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është e qartë se pa Rusinë dhe forcën e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, nuk do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës duke nënvizuar se para arritjes të çfarëdo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhurata q? Putin i dha Vu?iqit ka lidhje me Stalinin

Posted: 17 Jan 2019 10:49 AM PST

Gjatë vizitës së sotme në Serbi presidenti rus Vladimir Putin e dekoroi homologun e tij serb Aleksander Vuçiq me çmimin ‘Aleksandër Nevski ‘ Këtë çmim Vuçiq e mori për shkak që ka ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë. Por Vuçiq nuk duhet të krenohet që e ka fituar këtë çmim. Kjo pasi që këtë e fitojnë presidentë të shteteve jo shumë demokratike. Presidentët e Turkmenistanit, Taxhikistanit, Kirgistanit, Kazakistanit dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksidentohet Princi Philip, nj? p?rkrah?s i Kosov?s

Posted: 17 Jan 2019 10:45 AM PST

Duka i Edinburgh, 97 vjeçari Princi Philip ka bërë një aksident me veturë, raporton rezidenca e Buckingham.  Në raport shkruhet që Philip nuk është lënduar.  Duka njihet si përkrahës i Kosovës. Djali i tij, Princi Charles së bashku me mbretëreshen Elizabeth II ishin në vizitë në Kosovë  në vitin 2016. Ata kishin nderuar të zhdukurit e luftës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq dhe Putin tregojn? q?ndrimin e tyre p?r ??shtjen e Kosov?s

Posted: 17 Jan 2019 10:06 AM PST

"Kemi drejtimin strategjik të cilin nuk do ta ndryshojmë " është përgjigjja e Vuçiqit në pyetje nëse pret presion më të madh Serbinë për shkak Rusisë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sonte se, Serbia mburret me faktin se është shtet i pavarur dhe i lirë shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”. Në pyetjen e mediave nëse pret presion në Beogradin që të prish raportet me Rusinë, ai ka thënë se nuk ka asnjë problem se kush çka flet në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Pasha” – k?lyshi i qenit t? Sharrit i dhurohet Putinit n? Beograd

Posted: 17 Jan 2019 09:42 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka pranuar një dhuratë të veçantë nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Putin, i cili njihet si adhurues i qenve, ka fituar një këlysh të qenit të Sharrit, të quajtur – Pasha. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamjet trondit?se, leopardi i rr?mben n?n?s vajz?n 3-vje?are, fundi tragjik i vog?lushes

Posted: 17 Jan 2019 09:16 AM PST

Një leopard ka vrarë një vajzë 3-vjeçare, teksa e rrëmbeu atë nga nëna e saj jashtë shtëpisë së tyre në Bengal. Pranita Oraon dhe e ëma e saj, Puja ishin në oborrin e shtëpisë së tyre, në lagjen e punëtorëve në Alipurduar, kur kafsha i sulmoi të martën mbrëma. “Daily Mail” shkruan se trupi i vogëlushes u gjet vetëm dy kilometra larg mëngjesin e ditës së nesërme. “Puja po gatuante para shtëpisë së saj dhe fëmija ishte me të. Kur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeni i Sharrit i dhurohet Putinit n? Beograd, k?shtu ia v?n? emrin

Posted: 17 Jan 2019 08:58 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka pranuar një dhuratë të veçantë nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Putin, i cili njihet si adhurues i qenve, ka fituar një këlysh të qenit të Sharrit, të quajtur – Pasha. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Mb?shtesim arritjen e nj? marr?veshjeje Prishtin?-Beograd

Posted: 17 Jan 2019 08:15 AM PST

(E plotësuar) - “Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd. Ai tha se autoritetet në Prishtinë morën disa hapa së fundi, siç është formimi i Ushtrisë së Kosovës, e cila, siç tha, është shkelje e rezolutës 1244. “Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qenit ilir t? Sharrit q? Vu?iq do t’ia dhuroj? Putinit i b?het gati edhe pasaporta

Posted: 17 Jan 2019 07:29 AM PST

Presidenti rus, Vladimir Putin, çaste më parë ka arritur në Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla”, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Kjo është vizita e katërt e Putinit në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001. Për këtë vizitë, ku do të diskutohet edhe për Kosovën, Vuçiq i ka përgatitur si dhuratë presidentit rus edhe një qen Sharri. Madje atij, sipas portalit serb “Blic” i është bërë gati edhe pasaporta për udhëtim në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta e Putinit zbulon t? v?rtet?n e vizit?s: Kund?r korrigjimit t? kufirit me Kosov?n, Nishi…

Posted: 17 Jan 2019 07:31 AM PST

Vizita e Putinit në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet t’i jap përgjigje pyetjes: a është Serbia e gatshme të jetë aleate kryesore e Moskës në rajon, shkruan gazeta ruse e afërt me Kremlinin, Komersant. Nëse jo, Serbia do të vazhdojë përafrimin me BE-në dhe NATO-n, duke u balansuar ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson sot gazeta moskovite. Gazeta shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit aktivisht po e shtynë përpara idenë për korrigjimin e kufirit me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

?far? ka n? ?ant?n e zez? q? e mban roja i Putinit…Fati i bot?s ?sht? aty!

Posted: 17 Jan 2019 07:21 AM PST

Gjatë vizitës së Vladimir Putinit në Beograd, presidentin rus vazhdimisht e ka përcjellur një truproje që në dorë mbante një çantë të zezë. Ai nuk do t’i ndahet presidentit rus, kurse arsyeja është që në çantë ndodhen kontrollet për armët bërthamore të Rusisë. “Çeget”, siç quhet kjo çantë (emrin e ka marrë sipas një maje male në Kaukaz, kurse në përkthim nga gjuha balkarike do të thotë “i zi”), në përdorim ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Taktikat e Putinit, e p?rqafon Da?iqin nd?rsa Vu?iqit ia jep vet?m dor?n

Posted: 17 Jan 2019 06:54 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur sot në Beograd për një vizitë një ditore. Ai në aeroport është pritur nga lidershipi serb. Ajo që u ka bërë përshtypje mediave në serbi, është fakti se Putin me të gjithë ka shtrënguar duart, ndërsa kur ka ardhur momenti i përshëndetjes me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, Putin ka zgjedhur që ta përqafojë atë ngrohtësisht. Putin ka zhvilluar vizita të ndryshme nëpër Beograd, ndërsa aktualisht është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iq: Putin nuk vjen me ndonj? zgjidhje p?r Kosov?n

Posted: 17 Jan 2019 06:30 AM PST

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Moskës për arritjen e një zgjidhjeje me kompromis me Kosovën, dhe se presidenti rus, Vlladimir Putin, i cili sot ndodhet për vizitë në Beograd, nuk sjell zgjidhjen për Kosovën, por e pyet Serbinë cila është zgjidhja. "Nuk sjell zgjidhjen, ai na pyet neve cila është zgjidhja. Me të në pesë, gjashtë vitet e fundit rregullisht shkëmbejmë informacione " i ka thënë Daçiqi televizionit N1. I pyetur se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Smajl Hajdaraj ai zuri vendin e merituar n? historin? e lavdishme t? shtetnd?rtimit

Posted: 17 Jan 2019 06:21 AM PST

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, në një status në Facebook përkujton Smajl Hajdarajn duke e cilësuar si shembulli më i mirë se si punohet institucionalisht për ta ndërtuar shtetin dhe zhvilluar demokracinë. Postimi i plotë: Jeta dhe vepra e Smajl Hajdarajt ishte shembulli më i mirë se si punohet institucionalisht për ta ndërtuar shtetin dhe zhvilluar demokracinë. Kjo nuk ishte e lehtë sidomos në atë kohë, por Smajlin vështirësitë kurrë nuk e ndalën. Ai u bë deputet duke fituar me punë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komersant: Moska kund?r korrigjimit t? kufijve, Serbia me k?t? e njeh Kosov?n

Posted: 17 Jan 2019 06:18 AM PST

Vizita e presidentit Vladimir Putin në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet të jetë përgjigje në pyetjen e parimit: nëse Serbia është e gatshme të jetë një aleat kyç i Moskës në rajon dhe të vazhdojë afrimin me BE-në dhe NATO-n, shkruajnë mediat ruse. Gazeta Komersant shkruan se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kohët e fundit po shtyn në mënyrë aktive idenë e korrigjimit të kufijve me Kosovën, si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, pa të cilën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

F?mija bie nga vetura, n?na vazhdon t? vozis?

Posted: 17 Jan 2019 03:59 AM PST

Kamera nga një kamion regjistroi një skenë tronditëse në qytetin e Mankato në Minesota. Një fëmijë dyvjeçar ka rënë aksidentalisht nga vetura derisa ajo ishte në lëvizje. Shoferi i kamionit ndaloi menjëherë automjetin e tij dhe doli për të ndihmuar fëmijën, dhe paralajmëroi ngasësit e makinave nga drejtimi i kundërt. Ai u përpoq të sinjalizonte gruan nga makina e së cilës fëmija doli të ndalonte, por ajo vazhdo rrugën, me sa duket pa vetëdije për atë që kishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Ku e kemi presidentin?”

Posted: 17 Jan 2019 03:48 AM PST

Publicisti Bajram Kabashi pyet ku e kemi presidentin Hashim Thaçi? Përmes një postimi në facebook, Kabashi thotë se presidenti nuk gjendet në Kosovë dhe se, askush nuk e din vendndodhjen e saktë të tij. Sipas Kabashit, jozyrtarisht thuhet se, Thaçi po zhvillon takime në Bruksel, por që, kjo nuk po konfirmohet nga Zyra e presidentit. “Ajo që duhet ta ketë të qartë çdo banorë i Kosovës, është që ky far Presidenti që e kemi as një hap nuk guxon me e ba pa e ditur Policia e Kosovës, Shërbimi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pronari i “Frutexit” thirrje kompanive: Rritni pagat p?r pun?tor?t, q? rinia mos ta braktis Kosov?n

Posted: 17 Jan 2019 02:30 AM PST

Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha në Kosovë, “Frutex”, Shaqir Palushi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë, që t’i rrisin pagat për punëtorët, në mënyrë që të kontribuojnë që rinia mos ta braktis Kosovën. Ai thotë se, kompania e tij, “Frutex” ka të punësuar 160 persona dhe paga mesatare neto është 554 euro. Ja postimi i tij: Thirrje pronarëve të kompanive në Kosovë: Ti rrisim pagat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LVV: Zhdukja e Tha?it sjell dyshime

Posted: 17 Jan 2019 01:30 AM PST

Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij. Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e presidentit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai. Derisa nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku gjendet presidenti, deputetja e LVV-së Arbërie Nagavci ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqet?simi i Rusis? p?r Ballkanin dhe miliarda dollar?t e shpenzuar n? fake news

Posted: 17 Jan 2019 01:18 AM PST

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, thotë se, Rusia po e shpreh shqetësimin e tij për shkak të involvimit të SHBA-së dhe BE-së në politikat e Ballkanit. Kurti thotë se, Rusia shpenzon 1.1 miliardë dollarë në vit për dezinformata për të rritur ndikimin e saj në shtete të caktuara. Sipas tij, pajtimi me Rusinë do të thotë rrënim i pavarësisë së Kosovës. Më poshtë shkrimi i plotë: KEEP RUSSIA OUT OF BALKANS. Përderisa presidenti Rus Putin shpreh......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Letra prek?se e m?sueses: Po m? dhemb zemra q? po humbni m?simin

Posted: 16 Jan 2019 11:41 PM PST

Punonjësit e shkollave fillore, ato të mesme dhe universitetet publike të Kosovës, janë hedhur në një grevë të përgjithshme, për t’i bërë trysni qeverisë që të ndryshojë ligjin e pagave, duke rritur normën e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik. Krerët e sindikatave të arsimit thonë se greva do të vazhdojë deri sa të zbatohen kërkesat e paraqitura. Pretendimi i tyre është që normat e parashikuara në ligj të rriten me të paktën 30......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grev?s s? kirurg?ve i bashkohen edhe ortoped?t

Posted: 16 Jan 2019 11:29 PM PST

Ka kaluar një muaj prej kur mjekët kirurgë në Kosovë janë në grevë. Ditën e mërkurë, grevës i janë bashkangjitur edhe ortopedët-kirurgë, si dhe kirurgët e spitalit regjional të Ferizajt. Aktualisht në grevë janë rreth 220 kirurgë në gjithë Kosovën. Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas llogaritjeve të bëra, rreth 200 operacione joemergjente në ditë, nuk po kryhen si rrjedhojë e grevës. Ngjashëm me sektorët tjerë, si arsimi, edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia ngrihet n? k?mb? - Po vjen Putini!

Posted: 16 Jan 2019 03:51 PM PST

Serbët e shohin Putinin si shpresën më të madhe që Kosova të mbetet në Serbi, ose të paktën çështje e pazgjidhur. Vladimir Vladimiroviçi po përpiqet që Rusinë e tij nën sanksione ta lidhë sa më fort me vendet e tjera. Gazetat bulevardeske në Serbi kaherë janë duke numëruar forcat speciale ruse që kanë ardhur në Beograd për të siguruar presidentin e tyre nga persona të pandërgjegjshëm të popullit vëlla. Sipas llogarive të deritanishme, në Serbi kanë ardhur deri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-polici akuzohet se tentoi t’i merrte t? d?mtuarit 15 pashteta

Posted: 16 Jan 2019 02:47 PM PST

Gjykata e Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndaj ish-zyrtarit policor, Sllavisha Vukojeviq. I lartcekuri ishte dashur që sot të paraqitej në Gjykatë për seancën e shqyrtimit fillestar. Gjykatësi i rastit, Beqir Halili, ka njoftuar prokurorin e rastit, Ismet Ujkani, se më 10 janar 2019, nga Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar se i akuzuari Vukojeviq për të cilin më 26 dhjetor 2018 ishte lëshuar urdhër arresti, momentalisht jeton në Serbi. Sipas procesverbalit të siguruar nga kallxo, në mungesë të kushteve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vajz?s s? vog?l i ngeci koka n? ashensorin e prishur dhe vdiq - gjob? prej 1.5 milion funtesh p?r dy kompani

Posted: 16 Jan 2019 02:45 PM PST

Një vajzë pesëvjeçare, Alexys Brown, vdiq pasi koka e saj mbeti e bllokuar në ashensorin e prishur të shtëpisë së saj, kjo për shkak te neglizhencës së kompanive përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij. Vogëlushja vuajti - sipas asaj që raporton Mirror, duke marrë plagë të tmerrshme në kokë.  Ngjarja ka ndodhur në Weymouth, Dorset në gusht 2015 dhe se këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësore. Të dy kompanitë përgjegjëse për trajtimin e ashensorit janë gjobitur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Marr?veshja finale nuk mund t? arrihet pa pjes?marrje t? Rusis? e t? SHBA-s?

Posted: 16 Jan 2019 02:30 PM PST

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje më Kosovën, por që nuk është shumë optimist. Vuçiq në një intervistë për mediumin rus “tass” ka thënë se është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës porse aktualisht jemi shumë larg kësaj. Siç theksoi ai, edhe pse procesi i dialogut zhvillohet nën kujdesin e BE-së, “zgjidhja përfundimtare nuk mund të arrihet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendbanime, kish?, raki... me emrin Putin n? Serbi

Posted: 16 Jan 2019 01:10 PM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë ka një fshat me emrin e vet, figurën e dylltë, brendin e ri të rakisë së kumbullës “Putinovka”, disa kafene, e tash një kishë në Serbi do të quhet “Putin”, shkruan AP një ditë para shkuarjes së tij për një vizitë zyrtare në Beograd. Banorët e fshatit Banstol, në veriperëndim të Serbisë po presin me padurim nëse Putin do ta vizitojë “Putinin”, kishën që është në ndërtim e sipër. Interesat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more