Skip to main content

“Bartomeu: Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Bartomeu: Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm” plus 9 more Telegrafi Futboll


Bartomeu: Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm

Posted: 16 Jan 2019 02:59 PM PST

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se trajneri Ernesto Valverde do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm.

54-vjeçari arriti të fitojë La Ligan dhe Kupën e Mbretit në sezonin e tij të parë, por ka befasuar të gjithë duke thënë se është i pavendosur ende për të ardhmen e tij.

Gjithsesi pas këtyre fjalëve të trajnerit spanjoll ka folur presidenti i klubit duke i qetësuar tifozët.

Presidenti Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: Ed Mulholland/Getty Images/FC Barcelona/Guliver)

“Ernesto Valverde do të jetë trajner i Barcelonës në sezonin e ardhshëm, në atë ne nuk kemi ndonjë dyshim”, ka thënë Bartomeu në një intervistë për Diario Sport.

“Ne do të kemi shumë besim në trajnerin tonë dhe në atë se çfarë po bën në këtë klub, ne besojmë se ai po bën punë të madhe dhe se ai është njeriu i duhur për t’i arritur objektivat tonë”.

Primati në La Liga tashmë është zakon për Barcelonën e Valverdes Primati në La Liga tashmë është zakon për Barcelonën e Valverdes

“Valverde është ekstrem inteligjent, ai di si të balancojë zhveshtoren dhe stilin e lojës së klubit tonë. Ai mund të menaxhojë ndeshjet dhe të prodhojë rezultatin që ne duam”, ka shtuar Bartomeu.

Aktualisht Barcelona është në vendin e parë në La Liga me 43 pikë, dhjetë më shumës e Real Madridi dhe pesë se Atletico në vendin e dytë. /Telegrafi/

The post Bartomeu: Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Reali në çerekfinale të Kupës së Mbretit përkundër humbjes nga Leganes në ndeshjen e dytë

Posted: 16 Jan 2019 02:24 PM PST

Ndeshja e dytë mes Leganes dhe Real Madridit në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit përfundoi me rezultat 1-0, por Los Blancos vazhduan në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu kanë arritur fitore me rezultat 3-0.

Vendasit ishin pak më të mirë pasi skuadra e Santiago Solari ishte me shumë mungesa për shkak të lëndimeve.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi Martin Braithwaite në minutën e 30-të. Pjesa e parë i takoi dukshëm më shumë Leganes.

Vinicius Junior gjatë një momenti të ndeshjes ndaj Deportivo Leganes në Kupën e Mbretit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në pjesë e dytë Reali mbajti më shumë topin dhe tentoi të shënojë gol, por nuk ia arriti.

Reali tani vazhdon në çerekfinale, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë me anë të shortit.

Titullarët e Real Madridit ndaj Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi gjatë historisë këtë garë e ka fituar 19 herë, së fundmi në vitin 2014. Por, është Barcelona klubi më i titulluar, 30 tituj.

Klubi i dytë me më së shumti trofe është Athletic Bilbao, 23 trofe. /Telegrafi/

The post Reali në çerekfinale të Kupës së Mbretit përkundër humbjes nga Leganes në ndeshjen e dytë appeared first on Telegrafi.

Allegri: Juve e transferoi Ronaldon, sepse është vendimtar

Posted: 16 Jan 2019 02:05 PM PST

Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon, sepse është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm.

Superylli portugez e vendosi ndeshjen e Superkupës së Italisë me golin e realizuar kundër Milanit duke ia siguruar Zonjës së Vjetër trofeun e parë në vitin 2019.

Ronaldo e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Ishte një ndeshje atraktive me disa raste shënimi. Luajtëm ndaj një Milani të mirë, i cili na shkaktoi probleme, por pas kartonit të kuq është dashur të luanim më mirë dhe ta shënonim golin e dytë”.

Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven

“Ishte shumë nxehtë dhe e lodhshme, por ne e merituam ta merrnim në shtëpi trofeun falë një qasjeje të baraspeshuar”.

Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“E transferuam Cristiano Ronaldon, sepse ai është vendimtar she shënon gola të mëdhenj, por e gjithë skuadra bëri paraqitje të mirë”.

“Kishte disa kundërsulme, sepse është dashur të bënim më shumë lëvizje sikur te goli i anuluar i Paulo Dybalas”.

“Përkundër kësaj, ne po përpiqeshim të lëviznim shumë shpejt dhe e lejonim Milanin të bënte kundërsulme dhe na detyronte të ktheheshim shpejt prapa”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport. /Telegrafi/

The post Allegri: Juve e transferoi Ronaldon, sepse është vendimtar appeared first on Telegrafi.

Solari: Duhet të përkrahim Vinicusin

Posted: 16 Jan 2019 01:35 PM PST

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka vazhduar me komente të mira për Vinicus Junior, i cili ka befasuar të gjithë me paraqitje të mira.

Tekniku argjentinas ka thënë se lojtari brazilian duhet të përkahet nga të gjithë në këtë fillim të aventurës pasi vëmendja mbi atë është shumë e madhe.

“Ne duhet të kujdesi për Viniciusin dhe t’i japim përkrahjen që ka nevojë”, ka thënë Solari në konferencën për media.

Vinicius Jr ndaj Real Betisit, një tjetër paraqitje e mirë nga braziliani (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Ai ka talentin e gjithë botës dhe ai është duke e treguar këtë në stërvitje dhe çka është më e rëndësishmja në takime”.

“Por, ai është vetëm 18-vjeçar dhe është rritur këtu shumë. Ndonjëherë tinejxherët rriten shpejt dhe kur janë të ekspozuar, ata kanë përkapjen e lojtarëve të skuadrës së parë”.

Gazetari e pyet Jordi Alban për krahasimin Messi-Vinicius që po bëhet në Madrid, spanjolli përgjigjet në mënyrë brilante Gazetari e pyet Jordi Alban për krahasimin Messi-Vinicius që po bëhet në Madrid, spanjolli përgjigjet në mënyrë brilante

“Kishim një skuadër shumë papërvojë ndaj Betisit, por secili lojtari i ri ka një Sergio Ramos apo Casemiro, të cilët janë të rëndësishëm në atë rol”, ka shtuar Solari.

Vinicus është blerë nga Los Blancos në fillimin e 2017 për 46 milionë euro nga Flamengo. /Telegrafi/

The post Solari: Duhet të përkrahim Vinicusin appeared first on Telegrafi.

Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven

Posted: 16 Jan 2019 01:11 PM PST

Cristiano Ronaldo është shprehur i gëzuar për golin e fitores në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, me ç’rast e fitoi edhe trofeun e parë me Juventusin.

Superylli portugez realizoi me kokë në sfidën e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite dhe ky gol mjaftoi që Zonja e Vjetër ta fitonte trofeun e parë për vitin 2019, teksa ky është titulli i tetë rekord i Superkupës së Italisë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, është shumë nxehtë dhe shumë vështirë të luash në këto kushte”.

Ronaldo e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Luajtëm mirë, krijuam shumë raste dhe nuk ka dyshim se jam i lumtur që e kam shënuar golin e fitores”.

Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë

“Jam i lumtur, ka qenë synimi im për ta nisur vitin 2019 me një trofe, tashmë e kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i gëzuar!”.

“Është vetëm fillimi, po i marrim gjërat një nga një. E fituam këtë kupë, tash duhet të angazhohemi shumë për trofeun e radhës”.

Juve e fitoi për herë të tetë Superkupën e Italisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Serie A është gjithmonë objektivi bazë i Juves, jemi në krye të tabelës, por është një kampionat shumë i gjatë dhe do të jetë vështirë, prandaj duhet të vazhdojmë punën”.

“Golin ia dedikoj skuadrës, familjes, miqve dhe të gjithëve anekënd botës, të cilët e duan Juven dhe e duan Cristianon”, ka deklaruar CR7 për Rai Sport. /Telegrafi/

The post Ronaldo i gëzuar me Superkupën e Italisë: Synimi im ishte ta nisja vitin me një trofe me Juven appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Milan, Alex Sandro me vlerësim të lartë

Posted: 16 Jan 2019 12:34 PM PST

Juventusi fitoi Superkupën e tetë të Italisë pas fitores prej 1-0 kundër Milanit.

Paraqitja e Zonjës së Vjetër (7.11) ishte më e mirë se e Rossonerëve (6.20), prandaj ka marrë edhe notë mesatare më të lartë.

Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë

Alex Sandro është lojtari me notën më të lartë në këtë takim (9.0), i ndjekur nga Douglas Costa (8.2).

Alex Sandro është lojtari i ndeshjes (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Golashënuesi i vetëm në këtë takim, Cristiano Ronaldo, ka marrë notën 7.8, derisa Blaise Matuidi është lojtari me notën më të ulët te Juve (6.6).

Lojtari që u përjashtua me karton të kuq te Milani, Franck Kessie, ka marrë vlerësimin më të ulët në këtë ndeshje (4.8).

Mesfushori Hakan Calhanoglu është lojtari me notën më të lartë te Rossonerët (6.9).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Juventus 1-0 Milan, Alex Sandro me vlerësim të lartë appeared first on Telegrafi.

Formacionet startuese: Reali zhvillon ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit ndaj Leganes

Posted: 16 Jan 2019 11:30 AM PST

Real Madridi është mysafir i Leganes për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Kupës së Mbretit.

Në përballjen e parë të zhvilluar në Santiago Bernabeu, Los Blancos fituan me rezultat 3-0 dhe janë në pozitë të mirë për të vazhduar tutje.

Mbretërit thjesht nuk duhet të humbin me më shumë se dy gola dhe do të kualifikohen në çerekfinale.

Leganes me ndihmën e tifozëve në Estadio Municipal de Butarque do të përpiqet të bëjë të pamundurën, por vështirë se mund të ndryshojë në rezultat.

Trajnerët Mauricio Pellegrino dhe Santiago Solari i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Leganes: Cuellar; Juanfran, Bustinza, Siovas, Omeruo, Kravets; Gumbau, Eraso, Recio; Braithwaite, Sabin Merino.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Varane, Nacho, Marcelo, Odriziola, Casemiro, Valverde, Lucas Vasquez, Isco, Reguilon, Viniciues.

/Telegrafi/

The post Formacionet startuese: Reali zhvillon ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit ndaj Leganes appeared first on Telegrafi.

Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë

Posted: 16 Jan 2019 11:26 AM PST

Juventusi shënuar fitore minimale ndaj Milanit me rezultat 1-0 për të fituar kështu trofeun e tetë rekord të Superkupës së Italisë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin King Abdullah Stadium në Jeddah.

Afro 60 mijë shikues u mblodhën për të përcjellë spektaklin e dy skuadrave të mëdha italiane.

Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver

Pjesa e parë kaloi me lojë të baraspeshuar, ku dominimin e pati skuadra e Juventusit që në momente të caktuara për pak as nuk e gjeti golin.

Fraksioni fillëstar përfundoi pa gola, për të lënë shumë të hapur sfidën në pjesën e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë Milani pati dy momente të mira, fillimisht me anë të Cutrones i cili qëlloi shtyllën, më pas me anë të Calhanoglut që rrezikoi portën.

Por, në aksionin vijues një top i mirë në zonë nga Pjanic e gjen Cristiano Ronaldo që iu shmang pozitës jashtë loje për të shënuar për 1-0 (61′).

Foto: Claudio Villa/Getty Images

Juventusi gjeti golin me anë të Dybalas, por ai u anulua më pas nga VAR.

Milani mbeti i kufizuar kur Franck Kessie për një ndërhyrje të ashpër u përjashtua nga loja në minutën e 73-të.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Juventusi kështu fitoi trofeun e parë të vitit 2019.

Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Italisë në histori të Juventusit. /Telegrafi/

The post Juventusi mposht Milanin dhe fiton Superkupën e Italisë appeared first on Telegrafi.

Mandzukic mund të operohet dhe të mungojë deri në tre apo katër muaj

Posted: 16 Jan 2019 09:26 AM PST

Mario Mandzukic mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjike dhe në këtë rast nuk do të mund të luante tre apo katër muaj për Juventusin.

Sulmuesi kroat e lëndoi kofshën në javën e kaluar në stërvitje dhe fillimisht u raportua se do të mungonte nga dy deri në katër javë.

Mungesa e Mandzukic do ta detyronte Juven të transferojë sulmues në janar (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Top Calcio 24 bën të ditur se lëndimi është shumë më serioz sesa ishte menduar në fillim.

Lajmet për Mario Mandzukic Lajmet për Mario Mandzukic

Mandzukic mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike dhe në këtë mënyrë mungesa e tij do të ishte shumë më e gjatë.

Në këtë rast, Juve do të duhej të transferonte ndonjë sulmues gjatë këtij afati kalimtar, duke qenë se i vetmi qendërsulmues në bankën rezervë është i riu Moise Kean.

Mandzukic ka qenë vendimtar në disa ndeshje për Juven (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Bianconerët kanë pasur disa lëndime, ndërsa Juan Cuadrado dhe Andrea Barzagli do të mungojnë për një kohë më të gjatë.

32-vjeçari ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tre asistime në Serie A. /Telegrafi/

The post Mandzukic mund të operohet dhe të mungojë deri në tre apo katër muaj appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Juventusi dhe Milani luajnë për Superkupën e Italisë

Posted: 16 Jan 2019 08:36 AM PST

Juventusi dhe Milani takohen në King Abdullah Sports City në Jeddah të Arabisë Saudite, për ta zhvilluar ndeshjen e Superkupës së Italisë.

Meqenëse Bianconerët e fituan edhe kampionatin edhe Kupën e Italisë në edicionin e kaluar, atëherë takimi zhvillohet ndërmjet Zonjë së Vjetër dhe finalistit të Kupës që ishin Rossonerët.

Zhveshtorja e Juventusit (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Ky është edicioni i 31-të me radhë i këtij trofeu, ndërsa këto dy skuadra janë takuar tri herë në të kaluarën në këtë garë.

Juve e ka fituar përballjen e parë në vitin 2003 pas penalltive në New Jersey të SHBA-ve, derisa Milani po me penallti kishte fituar në vitin 2016 në Katar.

Zhveshtorja e Milanit (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Bardhezinjtë e kanë fituar shtatë herë Superkupën e Italisë (1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015), po aq sa kuqezinjtë (1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016).

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Cutrone, Calhanoglu.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Juventusi dhe Milani luajnë për Superkupën e Italisë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more