Skip to main content

“Barcelona 3-1 Leganes: Notat e lojtarëve, Dembele më i miri” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Barcelona 3-1 Leganes: Notat e lojtarëve, Dembele më i miri” plus 9 more Telegrafi Futboll


Barcelona 3-1 Leganes: Notat e lojtarëve, Dembele më i miri

Posted: 20 Jan 2019 02:18 PM PST

Një tjetër xhiro në La Liga, një tjetër fitore nga Barcelona, këtë herë ndaj Leganes me rezultat 3-1.

Golat për skuadrën katalunase i shënuan Ousmane Dembele (32′), Luis Suarez (71′) dhe Lionel Mess (90+2′). Ndërsa për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Martin Braithwaite (57′).

Lojtari i ndeshjes ishte Dembele, i cili përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike, por që në minutën e 69-të u detyrua të lë fushën për shkak të lëndimit.

Luis Suarez duke festuar golin e tij ndaj Leganes me Jordi Alban (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Me notë të lart u vlerësuan edhe Suarez, Jordi Alba, Carles Alena dhe normalisht Messi.

Ata që dëshpëruan paksa ishin mesfushori Arthur dhe mbrojtësi belg, Thorms Vermalen.

Te mysafirët paraqitjet të mirë kishin Youssef En Nesyri, Mikel Vesga dhe Oscar Rodriguez, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Barcelona:

Leganes:

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Gironas. /Telegrafi/

The post Barcelona 3-1 Leganes: Notat e lojtarëve, Dembele më i miri appeared first on Telegrafi.

Barça fiton ndaj Leganes, ruan diferencën me Atleticon

Posted: 20 Jan 2019 01:40 PM PST

Barcelona vazhdoi me fitore në La Liga, këtë herë ndaj Leganes me rezultat 3-1.

Edhe pse ishte një fitore minimale, vendasit ishin dukshëm më të mirë në këtë ndeshje.

Barcelona tentoi më shumë në pjesën e parë, por golin e arriti vetëm në minutën e 32-të nga Ousmane Dembele dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Philippe Coutinho gjatë një dueli me Rodrigo Tarinin e Leganes (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin me anë të Martin Braithwaite në minutën e 57-të.

Gol i epërsisë për Barçën erdhi nga Luis Saurez në minutën e 71-të, ndërsa vlen të theksohet se uruguaiani lëshoi një tjetër rast të mirë për gol tetë minuta më vonë. Në kohën shtesë shënoi edhe Lionel Messi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Luis Suarez duke festuar golin e tij ndaj Leganes me Jordi Alban (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Leganes në vendin e 14 me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës katalunase është kundër Gironas, kurse Leganes luan ndaj Eibarit. /Telegrafi/

The post Barça fiton ndaj Leganes, ruan diferencën me Atleticon appeared first on Telegrafi.

Roma dhe Interi në garë për Zapatan

Posted: 20 Jan 2019 12:11 PM PST

Raportohet se Roma dhe Interit kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Duvan Zapatan e Atalantas.

Sulmuesi kolumbian po kalon formë të mirë këtë sezon, tashmë ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar pesë asistime për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.

Së fundmi lojtari arriti të shënojë katër gola në ndeshjen kundër Frosinones, kur zikaltrit e fituan me rezultat 5-0.

I pandalshëm këtë sezon Duvan Zapata (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas Calciomercatoweb.it,  këto shifra kanë bërë që lojtari të vendoset në listën e dëshirave të Interit dhe Romës.

Giallorossëve iu duhet më shumë pasi Edin Dzeko dhe Patrik Schick po kalojnë në një formë jo të mirë. Por, kush do që ta blejë 27-vjeçarin duhet të paguajë 40 milionë euro.

Modric ia mbyll dyert Interit: Jam i lumtur te Reali, dua të qëndroj më gjatë Modric ia mbyll dyert Interit: Jam i lumtur te Reali, dua të qëndroj më gjatë

Zapata është huazuar nga Sampdoria në verën e fundit për 14 milionë euro, por me mundësi blerje për 12 milionë tjerë.

Ish-ylli i Estudiantes në Serie A është që nga viti 2013 ku ka luajtur për skuadra si Napoli, Udinese, Sampdoria dhe Atalanta. /Telegrafi/

The post Roma dhe Interi në garë për Zapatan appeared first on Telegrafi.

Schuster: Nuk do befasohesha nëse Low bëhet trajner i Realit, ia kam propozuar Perezit

Posted: 20 Jan 2019 11:20 AM PST

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, ka thënë se nuk do të ishte aspak i befasuar nëse Joachim Low do të ishte trajner i Los Blancos në sezonin 2019/20.

Tekniku gjerman ka zbuluar se ai ia ka sugjeruar trajnerin e Gjermanisë presidentit të klubit spanjoll gjatë një takimit të tyre.

“Kam folur me presidentin Florentino Perez gjatë një ngjarje bamirëse dhe ia kam përmendur Lowin”.

Bernd Schuster sa ishte pjesë e Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ai më shikoi çuditshëm, sikur e befasova. Gjermanët janë shumë të vlerësuar te Reali”.

“Nuk do të isha i befasuar nëse Reali do tentonte të nënshkruante me Low gjatë verës”, ka thënë Schuster për Die Welt.

Mbappe nuk ia mbyll dyert Real Madridit: Jam i lumtur te PSG, por të ardhmes nuk i dihet Mbappe nuk ia mbyll dyert Real Madridit: Jam i lumtur te PSG, por të ardhmes nuk i dihet

Low aktualisht është nën kontratë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) deri në vitin 2022.

58-vjeçari përveç përfaqësueses, ka stërvitur edhe klubet gjermane si Freiburg, Stuttgart, Eintracht Frankfurt e Karlsruher. /Telegrafi/

The post Schuster: Nuk do befasohesha nëse Low bëhet trajner i Realit, ia kam propozuar Perezit appeared first on Telegrafi.

Barcelona – Leganes, formacionet zyrtare – Valverde me shumë ndryshime

Posted: 20 Jan 2019 10:37 AM PST

Barcelona dhe Leganes kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Leganes në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 20-të në La Liga, ndeshje e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:45.

Skuadra e Ernesto Valverdes vjen nga një seri prej gjashtë fitoreve radhazi në kampionat dhe luan edhe këtë ndeshje për fitoren e radhës.

Në anën tjetër, Leganes nuk po përjeton formë të mirë momentalisht në La Liga dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Valverde ka vendosur të bëjë rotacion, ku as Lionel Messi nuk është titullar, ndërsa trajneri i mysafirëve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Vermaelen, Alba; Arthur, Busquets, Alena; Coutinho, Suarez, Dembele. 

RezervistëtCillessen, N. Semedo, Rakitic, Messi, Malcom, Murillo dhe Vidal.

LeganesCuellar; Nyom, Tarin, Omeruo, Siovas, Silva; Vesga, Recio, O.Rodriguez, Braithwaite; In Nesyri.

/Telegrafi/

 

The post Barcelona – Leganes, formacionet zyrtare – Valverde me shumë ndryshime appeared first on Telegrafi.

Ferdinand kritikon Jorginhon: Ai nuk vrapon, nuk mbron dhe nuk asiston

Posted: 20 Jan 2019 10:25 AM PST

Legjenda angleze, Rio Ferdinand ka dhënë shumë kritika në drejtim të mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Jorginho erdhi në verë nga Napoli te Chelsea, pasi Blutë e Londrës fituan betejën me Manchester Cityn për transferimin e tij.

Megjithatë, përveç pasimeve, italo-braziliani ka dështuar të tregoj diçka tjetër dhe për këtë ka marrë kritika nga ish-mbrojtësi anglez, Ferdinand.

Jorginho: Ishte Sarri që më bindi të kaloja te Chelsea Jorginho: Ishte Sarri që më bindi të kaloja te Chelsea

“Jorginho është dikush që vendos ritmin e lojës. Kur i jepni topin atij në pjesën e mesit të fushës, ai është shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

Jorginho gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Sa asistime i ka bërë ai këtë sezon? Rreth 2000 pasime, asnjë asistim”.

“Ai nuk është një mbrojtës i madh. Edhe një herë, në një lojë të tillë kundër një skuadre të madhe, ai nuk fiton dot në mesfushë”.

“Ai nuk mund të vrapojë”.

“Pra, ai nuk ju jep asgjë mbrojtëse dhe ai nuk ju jep asgjë në anën tjetër të fushës”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

The post Ferdinand kritikon Jorginhon: Ai nuk vrapon, nuk mbron dhe nuk asiston appeared first on Telegrafi.

Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje për Darmianin

Posted: 20 Jan 2019 09:38 AM PST

Juventusi njoftohet se ka marrëveshje për ta marrë Matteo Darmianin nga Manchester United, ndërsa Leonardo Spinazzola do kalonte te Bologna.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, një marrëveshje është arritur për të sjellë mbrojtësin e gjithanshëm në Torino.

Darmian nuk do të vinte si transferim, por si huazim me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Dy super formacione me lojtarët që mund të transferohen falas     Dy super formacione me lojtarët që mund të transferohen falas    

Kostoja e operacionit duhet të jetë rreth tre milionë euro për huazim gjashtëmujor me opsionin prej tetë milionë euro për të blerë përfundimisht.

Darmian gjatë një ndeshje me Unitedin (Foto: Getty Images)

Kontrata e tij pritet të skadojë në vitin 2020, kështu që Darmiani do të duhej të zgjasë kontratën e tij te Manchester United.

Juventusi, Interi dhe Napoli kanë ndjekur Darmianin për disa kohë, por Manchester United gjithmonë ka refuzuar lirimin e tij për nën 10 milionë euro.

Darmian: Më mungon Serie A dhe Italia Darmian: Më mungon Serie A dhe Italia

Trajneri Max Allegri dha një aluzion gjatë konferencës së tij për shtyp, pasi për herë të parë ai i hapi derën Spinazzolas për tu bashkuar me Bolognan.

“Spinazzola do të largohet vetëm nëse kemi një zëvendësim të përshtatshëm”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

The post Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje për Darmianin appeared first on Telegrafi.

Quagliarella nuk ndalet, vetëm Batistuata ka shënuar në më së shumti ndeshje radhazi në Serie A

Posted: 20 Jan 2019 09:23 AM PST

Fabio Quagliarella ka vazhduar më gola, së fundi veterani italian shënoi dy herë në barazimin 3-3 ndaj Fiorentinas.

35-vjeçari tani numëron 14 gola në Serie A me Sampdorian, aq sa Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Duvan Zapata i Atalantas.

Në sezonin 2018/19 italiani ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi, duke barazuar kështu rekordin  Ezio Pascutti e Bolognas (shtator-nëntor 1962).

Momenti kur Fabio Quagliarella shënoi nga pika e bardhë ndaj Fiorentinas (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Tani qëllimi i Quagliarellas është të barazojë Gabriel Batistuan, i cili ka shënuar në 11 ndeshje me Fiorentinan (shtator-nëntor 1994).

Ndeshja e ardhshme e Sapmdorias është kundër Udineses, pastaj ndaj Napolit, pra nëse shënon në këto dy ndeshje ai do të vendos rekord historik.

Quagliarela i shënon Napolit golin e sezonit në Serie A, tifozët nuk iu besojnë syve Quagliarela i shënon Napolit golin e sezonit në Serie A, tifozët nuk iu besojnë syve

Në të kaluarën lojtari ishte pjesë edhe e Tornios, Juventusit, Napolit, Udineses, Ascolit, Chietit dhe Fiorentinas.

Për Përfaqësuesen e Italisë është paraqitur në 25 ndeshja, ndërsa ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

The post Quagliarella nuk ndalet, vetëm Batistuata ka shënuar në më së shumti ndeshje radhazi në Serie A appeared first on Telegrafi.

Valverde: Klubi po punon për nënshkrimin e një sulmuesi të ri

Posted: 20 Jan 2019 08:41 AM PST

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se do të jetë i lumtur nëse mund t’i shtojë ekipit të tij një sulmues të ri këtë muaj.

Barcelona është në treg për një sulmues të ri, i cili do ishte zëvendësues i Luis Suarezit.

Valverde ka deklaruar haptazi se dëshiron nënshkrimin e sulmuesit të ri, kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështje.

Carlos Vela, emri i fundit që lidhet me sulmin e Barcelonës   Carlos Vela, emri i fundit që lidhet me sulmin e Barcelonës  

“E di se klubi po punon rreth transferimeve, por nuk është aq i thjeshtë sa duket”, ka thënë fillimisht Valverde.

Ernesto Valverde (Foto: FC Barcelona/Twitter)

“Ne do të shohim nëse mund të bëhet diçka rreth kësaj”.

“Por, ne do të vazhdojmë me armët tona që kemi në dispozicion çfarëdo që të ndodhë”, përfundoi spanjolli.

Stuani, një tjetër mundësi për sulmin e Barcelonës Stuani, një tjetër mundësi për sulmin e Barcelonës

Sulmuesi i Los Angeles FC, Carlos Vela, është lidhur me Barcelonën këtë fundjavë.

Përveç meksikanit, Barcelona është lidhur edhe me sulmuesit spanjoll, Fernando Llorente, Christian Stuani dhe Alvaro Morata. /Telegrafi/

Valverde dëshiron një sulmues, Morata dhe Llorente në krye të listës Valverde dëshiron një sulmues, Morata dhe Llorente në krye të listës

The post Valverde: Klubi po punon për nënshkrimin e një sulmuesi të ri appeared first on Telegrafi.

Mbappe nuk ia mbyll dyert Real Madridit: Jam i lumtur te PSG, por të ardhmes nuk i dihet

Posted: 20 Jan 2019 08:17 AM PST

Sulmuesi i Pairs Saint-Germain, Kylian Mbappe refuzon të mbyllë mundësinë e të luajturit për Real Madridin në të ardhmen, edhe pse thotë se është i lumtur.

Mbappe shënoi het-trik në fitoren e së shtunës 9-0 ndaj Guingamp dhe pas ndeshjes u pyet për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur me të tashmen në Paris Saint Germain”, ka thënë fillimisht Mbappe për mediat spanjolle.

PSG i hakmerret Guingampit për eliminim në kupë, fitore prej nëntë golash PSG i hakmerret Guingampit për eliminim në kupë, fitore prej nëntë golash

“Kam një kontratë deri në vitin 2021 ose 2022 dhe nuk është koha për të menduar për diçka tjetër”.

Kylian Mbappe (Getty Images)

Sulmuesi francez u pyet edhe për të ardhmen e tij, ku në theks të veçantë ishte një transferim te Real Madridi.

“Ndihem shumë mirë këtu, por në futboll dhe në të ardhmen nuk e dini se çfarë ndodh”.

Beckham i lumtur pas takimit me Mbappen: Mbajta në duar medaljen e artë të Kupës së Botës Beckham i lumtur pas takimit me Mbappen: Mbajta në duar medaljen e artë të Kupës së Botës

“Jam i sigurt se unë do të mbaroj vitin këtu dhe pastaj do të shohim”, përfundoi ylli francez.

Ndryshe, Mbappe po shkëlqen në këtë sezon pasi ka shënuar 21 gola dhe 11 asistime në të gjithë garat deri më tani. /Telegrafi/

The post Mbappe nuk ia mbyll dyert Real Madridit: Jam i lumtur te PSG, por të ardhmes nuk i dihet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more