Skip to main content

“Votohet rezoluta për dialogun, Ahmeti e Limaj bashkëkryesues” plus 9 more Ekonomia Online

“Votohet rezoluta për dialogun, Ahmeti e Limaj bashkëkryesues” plus 9 more Ekonomia Online


Votohet rezoluta për dialogun, Ahmeti e Limaj bashkëkryesues

Posted: 15 Dec 2018 09:50 AM PST

Pas disa orësh shtyrjeje duket për mungesë kuorumi, është mbajtur seanca e Kuvendit, me ç’rast është votuar dhe Rezoluta e propozuar nga Partia Social-Demokrate (PSD), për dialogun me Serbinë.

Sipas projekt-rezolutës të cilën e ka lexuar Visar Ymeri për dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të votojë ekipin dialogues për Dialogun duke thënë se Kuvendit do t'ia kthejmë rolin vendimtar që duhet të ketë.

Ai ka dhënë edhe emrat e ekipit që do të jenë gjithsej 12 anëtarë: 7 nga koalicioni, 4 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile, njofton Klan Kosova.

Sipas dokumentit të prezantuar nga Ymeri këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues:
Shpend Ahmeti
Fatmir Limaj
Enver Hoxhaj
Avni Arifi
Behgjet Pacolli
Mahir Yagcilar
Dardan Gashi
Një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët
Një përfaqësues i shoqërisë civile, i cili do të votohet nga ekipi dialogues

Dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t'i marrin.

Po ashtu Ymeri tha se nga Dialogu më Serbinë Kosova duhet të përfitojë njohje të ndërsjellë, anëtarësim në OKB, zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve për anëtarësim në BE dhe Nato.

The post Votohet rezoluta për dialogun, Ahmeti e Limaj bashkëkryesues appeared first on Ekonomia Online.

Policia e Kosovës kthen në kufi edhe një skuadër serbe

Posted: 15 Dec 2018 09:14 AM PST

Policia e Kosovë ka kthyer edhe një skuadës nga Serbia, e cila donte të zhvillonte ndeshje në Kosovë pa respektuar procedurat.

Zyrtarët dhe volejbollistet e skuadrës "Radan" nga Lebana janë kthyer prapa në pikën kufitare në Mutivodë, njofton B92.net.

Mediumi serb shkruan se ato janë kthyer pasi Policia e Kosovës u ka thënë se nuk kanë leje dhe dokumentacion të duhur për të hyrë në Kosovë.

"Radan" do ta zhvillonte një ndeshje në Graçanicë me skuadrën "Vidovdan".

Të dyja palët janë ankuar për këtë vendim të Policisë së Kosovës.

Vetëm pak ditë më parë e njëjta pati ndodhur edhe me skuadrën e basketbollit Partizan.

The post Policia e Kosovës kthen në kufi edhe një skuadër serbe appeared first on Ekonomia Online.

Kjo është projekt-rezoluta për dialogun e propozuar nga PSD-ja dhe Nisma

Posted: 15 Dec 2018 08:35 AM PST

Partia Socialdemokrate, NISMA Socialdemokrate, janë pajtuar për tekstin e Projekt-Rezolutës mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentacionin e propozuar theksohet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në:

"Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO".

Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

Po ashtu sipas kësaj Projekt-Rezolutës Delegacioni Shtetrorë do të përbëhet nga 11 anëtarë.

"Delegacioni Shtetëror përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë (11). Delegacioni përbëhet nga përfaqësues të koalicionit qeverisës dhe të Opozitës, në proporcion sa më të për afërt të përfaqësimit. Diferenca e përgjithshme e anëtarëve në proporcionin Qeveri-Opozitë në kuadër të Delegacionit nuk mund të jetë më shumë se një (1) anëtar i Delegacionit Shtetëror", thuhet më tej në projekt-rezolutë.

The post Kjo është projekt-rezoluta për dialogun e propozuar nga PSD-ja dhe Nisma appeared first on Ekonomia Online.

Veseli për Aljazeera Internacional: Ushtria e Kosovës do të forcojë paqen në rajon

Posted: 15 Dec 2018 08:34 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për "Aljazeera Internacional" në gjuhën angleze, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë transparente, multietnike dhe profesionale dhe se oficerët tanë janë përgatitur në akademitë më të mira të botës si West Point, National Defense University apo Sandhurst.

Pyetjes nëse krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet parë si kërcënim për Serbinë, Veseli i është përgjigjur se jo vetëm që nuk duhet konsideruar si kërcënim, por si faktor stabiliteti e paqe për gjithë rajonin.

Më tej, Kryeparlamentari Veseli shtoi se Ushtria e Kosovës vjen si pjesë e një procesi dhjetëvjeçar të krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s duke ndjekur standardet më të larta të profesionalizmit.

Lidhur me deklaratat agresive të Beogradit, ai tha se Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe formimi i ushtrisë është një e drejtë legjitime dhe veprim i natyrshëm. Prandaj, ai theksoi se Serbia nuk duhet dhe nuk mund të interferoj në politikën e brendshme të Kosovës dhe ka bërë thirrje ndaj Serbisë që mos kërcënoj qytetarët e komunitetit serb sidomos në veri.

Sipas Veselit, Serbia ka shantazhuar ushtarët e komunitetit serb të Kosovës që të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës ndërkohë që vullneti i bashkëqytetarëve serb të Kosovës është që të integrohen në të gjitha strukturat tona të sigurisë.

Kur u pyet për tensionet e mundshme me Serbinë, Kryeparlamentari Kadri Veseli tha që "ne jemi të angazhuar për dialogun dhe që së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të kalohet një rezolutë që dëshmon vullnetin për të zgjidhur njëherë e mirë konfliktin me Serbinë".

Me këtë rast, ai u shpreh optimist se dialogu do jetë i suksesshëm dhe se në një të ardhme të afërt do të arrihet një marrëveshje që do të sjell njohje të dyanshme mes Serbisë e Kosovës si dhe do të sjellë paqe e stabilitet në rajon.

The post Veseli për Aljazeera Internacional: Ushtria e Kosovës do të forcojë paqen në rajon appeared first on Ekonomia Online.

Deputetja e VV-së e quan tradhti pjesëmarrjen e PSD-së në dialog

Posted: 15 Dec 2018 07:59 AM PST

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci po thotë se seanca e sotme për votimin e rezolutës së PSD-së për dialogun është ftuar tinëzisht.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se kjo seancë është thirrur për legjitimimin e tradhtisë së pozitës dhe PSD-së.

Sipas saj, nëse partia e Shpend Ahmetit i bashkohet dialogut, kjo do të ishte tradhti e rradhës.

Ky është postimi i plotë i saj:

As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre.

Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve.

Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të?

Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s'është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s'është e papritur.

Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit.

The post Deputetja e VV-së e quan tradhti pjesëmarrjen e PSD-së në dialog appeared first on Ekonomia Online.

Hiqen pllakat e ndryshkura nga ndërtesa e Kuvendit

Posted: 15 Dec 2018 07:52 AM PST

Pllakat e ndryshkura të objektit të Kuvendit të Kosovës janë larguar gjatë ditës së sotme.

E për këtë, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitajka thënë se i ka kërkuar kryetarit Veselit që një kohë të gjatë, por që tani janë larguar.

Nitaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se kur këtë ia kishtë kërkuar Veselit, ky i fundit kishte thënë se ishin vlera artistike.

"Edhe një ndryshk u hoq nga Kuvendi! Kur ia pata kerkuar Kryetarit te Kuvendit heqjen e llamarinave te ndryshkura nga oborri i Kuvendit,tha se i kishin thene se "ishin vlerë artistike", ka shkruarNitaj./Indeksonline/

The post Hiqen pllakat e ndryshkura nga ndërtesa e Kuvendit appeared first on Ekonomia Online.

Gruaja nga Skenderaj hyn në librin Guinness

Posted: 15 Dec 2018 07:49 AM PST

Kosova edhe një herë në Guinness.

Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajt, ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimit në faqen zyrtarë të librit botëror, nga Arbnora dhe nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari ka shkruar:

Ç'kënaqësi kur të mirat vijnë njëra pas tjetrës!

Pas lajmit të djeshëm për Ushtrinë e Kosovës, jo vetëm Skenderaj por e gjithë Kosova sot nderohen nga znj.Arbnora Fejza Idrizi, e cila ka thyer rekordin botëror të punimit të lules më të madhe në botë origami, me përmasa 13×13 metra.

Në Librin Botëror të Rekordeve Guenniss, nga sot shkruhet edhe emri i znj.Arbnora Fejza Idrizi.

Shumë urime, znj.Arbnorë!

The post Gruaja nga Skenderaj hyn në librin Guinness appeared first on Ekonomia Online.

Apple po akuzohet se ka gënjyer

Posted: 15 Dec 2018 07:39 AM PST

Kompania Apple pritet që të dal në gjyq pasi që po akuzohet se ka gënjyer për madhësinë dhe numrin e pixelve tek Iphone X, XS dhe XS Max.

Për këtë është paraqitur një padi në gjykatën e Kalifornisë Veriore, transmeton Indeksonline.

Iphone X që sipas Apple i ka 2436 x 1125 pixels, ndërsa në padi thuhet që ka 120 pixela më pak.

Ndërsa modeli 'X' thuhet se është 5.8 inch por në akuzë thuhet se ka 5.6 inch. /Indeksonline/

The post Apple po akuzohet se ka gënjyer appeared first on Ekonomia Online.

Barcelona gati listën e sulmuesve për ta zëvëndësuar Suarezin

Posted: 15 Dec 2018 07:29 AM PST

Luis Suarez nuk është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon.

Duke e parë këtë, Barcelona ka filluar të mendoj për një zëvëndësues të tij, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës katalunase 'Mundo Deportivo', Barcelona ka bërë një listë me emra të sulmuesve që mund të zëvendësojnë Suarezin.

Në listë është bashkëkombësi i Suarezit, Maxi Gomez i cili po kalon në një formë shumë të mirë tek Celta Vigo. Përvoja e tij në La Liga dhe lidhja e tij me Suarezin e bën atë më favorit për t'u transferuar.

Pjesë e listës janë edhe dy sulmuesit e Bundsligës: Timo Werner dhe Luka Jovic.

Sulmuesi i Genoas, Piatek po ashtu po shihet si ideal në kampin katalunasit për të marrë rolin e qendër-sulmuesit.

I fundit në listë është sulmuesi danez i Ajax, Kasper Dolberg./Indeksonline/

The post Barcelona gati listën e sulmuesve për ta zëvëndësuar Suarezin appeared first on Ekonomia Online.

Këshilli i Sigurimit diskuton për Ushtrinë e Kosovës?

Posted: 15 Dec 2018 07:15 AM PST

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raporton se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën për Kosovën dhe se perëndimi po kërkon një seancë të mbyllur.
"Takimi i Këshillit të Sigurimit i OKB-së për Kosovën është planifikuar për të hënën", shkruan agjencia e lajmeve Tass duke u referuar në burimet e tyre diplomatike, transmeton lajmi.net.

Ata duke u thirrur në këto burime kanë potencuar poashtu se Perëndimi po kërkon që seanca të mbahet pas dyerve të mbyllura, të cilat Rusia, sipas agjencisë, kundërshton.

"Një burim i misionit të përhershëm rus në OKB shtoi se Rusia dhe vendet perëndimore nuk arritën consensus mbi formatin e takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të planifikuar për të hënën dhe të aranzhuar për vendimin e Kosovës që themeloi Ushtrinë", thuhet mes tjerash aty. /Lajmi.net/

The post Këshilli i Sigurimit diskuton për Ushtrinë e Kosovës? appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more