Skip to main content

“Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut” plus 9 more Ekonomia Online

“Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut” plus 9 more Ekonomia Online


Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

Posted: 09 Dec 2018 10:11 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në New York asamblistin shqiptar të këtij qyteti, Mark Gjonaj.

Kryeparlamentari Veseli e cilësoi asamblistin Gjonaj njërin prej shumë tregimeve të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë. Ai tha se z. Gjonaj është shembulli më i mirë e integrimit të shqiptarëve në jetën amerikane dhe depërtimit në institucionet vendimmarëse, kjo, falë arsimimit, punës dhe angazhimit, por edhe mundësive që u jep SHBA-ja të gjithë qytetetarëve të saj.

"Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, kanë forcuar lidhjet tona me SHBA-të. Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t'u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona", tha kryeparamentari Veseli.

Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njohu kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën publike në New York, si dhe aspiratat e tij në të ardhmen.

The post Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut appeared first on Ekonomia Online.

Juventus me transferim gjigant në janar

Posted: 09 Dec 2018 08:20 AM PST

Juventus dëshiron ta forcoj edhe më shumë mesfushën.

Juventus po tenton që ta transferojë një mesfushor në afatin e janarit.

'Zonja e Vjetër' ka kohë që po e vëzhgon mesfushorin e Lyonit, Tanguy Ndombele, përcjell "lajmi.net".

Juventus dëshiron ta transferojë mesfushorin francez qysh në afatin e janarit, pasi e di se shumë skuadra janë vënë pas tij.

Ndombele ndryshe në Francë njihet si 'N'Golo Kante' i dytë, e që kjo gjë ka bërë që torinasit të jenë në ndjekje të tij.

The post Juventus me transferim gjigant në janar appeared first on Ekonomia Online.

Ajri i ndotur rritë rrezikun për abort spontan

Posted: 09 Dec 2018 08:06 AM PST

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur rritë dramatikisht rrezikun për gratë që të kenë abort spontan, ka treguar një raport i publikuar së fundmi në Amerikë.

Madje, qëndrimi në ajër të ndotur edhe vetëm për një jave është i rrezikshëm.

Kualiteti i ajrit në SHBA është përmirësuar dukshëm, krahasuar me vitet e 90'ta, mirëpo më shumë se katër në dhjetë persona këtu ende jetojnë nëpër zona ku ajri është i ndotur.

Edhe periudhat e shkurtra të qëndrimit në këto ambiente kanë rezultuar të rrezikshme për gratë shtatzëna.

Rreziku për abort spontan rritet për dhjetë për qind, kanë paralajmëruar shkencëtarët nga Universtiteti në Utah.

The post Ajri i ndotur rritë rrezikun për abort spontan appeared first on Ekonomia Online.

Studentët përpilojnë 8 kërkesa, reagon Edi Rama

Posted: 09 Dec 2018 08:01 AM PST

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook ditën e dielë pas protestave të studentëve. Kreu i qeverisë njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin, duke nisur nga ora 11:00.

Rama shkruan në status se studentët do të njihen edhe me ftesën, e cila, sipas tij, ka për synim t'i shërbejë dialogut mes studentëve dhe organeve qeverisëse.

The post Studentët përpilojnë 8 kërkesa, reagon Edi Rama appeared first on Ekonomia Online.

UEFA e shtyen transferimin e Mbappes te Juventus

Posted: 09 Dec 2018 07:51 AM PST

Andrea Agnelli ka bërë një deklaratë befasuese.

Presidenti i Juventus, Andrea Agenlli, ka bërë të ditur se ata po e kërkojnë versionin e Cristiano Ronaldos, por në moshë më të re.

Sipas mediave italiae bëhet fjalë për Kylian Mbappen, që po shkëlqen në këto dy sezonet e fundit.

"Ne jemi duke kërkuar një Cristiano Ronaldo, por tani më të ri", tha fillimisht Agnelli, përcjell "lajmi.net".

"Juventus është duke e shikuar situatën aktuale në treg, e që është një operacion i pamundur", ka shtuar më tej presidenti i 'Zonjës së Vjetër' kur është pyetur për Mbappen.

Juventus mund ta transferojë shumë lehtë francezin, pasi PSG po hetohet nga UEFA për shkak të rregullit financiar.

The post UEFA e shtyen transferimin e Mbappes te Juventus appeared first on Ekonomia Online.

Qeveria e Kosovës me masa të reja ndaj Serbisë

Posted: 09 Dec 2018 07:48 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ka informacione që Kosova po përgatitë edhe tri masa të reja ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë mirëpo shteti serb kësaj here do të kundërpërgjigjet.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.

Arifi ka theksuar se këto janë pjesë e një strategjie.

"Nuk mund t'i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet ma tutje nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara", ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.

Sipas Arifit, tash e tutje Kosova do ta mbroj veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.

Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.

The post Qeveria e Kosovës me masa të reja ndaj Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Vriten të paktën 8 ushtarë afganë gjatë një sulmi të talibanëve

Posted: 09 Dec 2018 07:36 AM PST

Talibanët kanë sulmuar një post të ushtrisë në provincën perëndimore të Afganistanit, Farah, duke vrarë të paktë tetë ushtarë afganë, njoftojnë zyrtarët.
Sulmi, zgjati rreth tri orë dhe militantët arritën që ta marrin këtë post-bllok të ushtrisë dhe morën peng edhe nëntë ushtarë të tjerë, njoftuan anëtarët e këshillit të kësaj province. Dadullah Qani dhe Gul Ahmad Faqiri.

Ata thanë se sulmuesit po ashtu morën të gjitha pajisjet e ushtarëve që kanë gjetur.

Zëdhënësi i policisë provinciale, Mohibullah Mohib tha se tre militantë po ashtu janë vrarë, ndërkaq katër të tjerë janë plagosur gjatë kësaj beteje.

Zëdhënësi i talibnaëve, Qari Yousof Ahmadi postoi një video në Twitter që tregonte, siç u shpreh ai, ushtarët e zënë peng.

Në muajt e fundit, talibanët kanë shpeshtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë afgane dhe ndërtesave qeveritare.

The post Vriten të paktën 8 ushtarë afganë gjatë një sulmi të talibanëve appeared first on Ekonomia Online.

Edhe Juventus pas Eden Hazard

Posted: 09 Dec 2018 07:14 AM PST

Chelsea po rrezikon që ta humbet Eden Hazardin në verë.
Eden Hazard është aktualisht lojtari më i kërkuar në Evropë, pasi që shumë klube janë të interesuara.

Përveç Real Madridit dhe PSG-së, tani edhe Juventusi po e dëshiron transferimin  e yllit belg, përcjell "lajmi.net".

'Zonja e Vjetër' është e gatshme që të ofrojë 100 milionë euro dhe një lojtar për transferimin e Eden Hazard.

Sipas mediave angleze dhe atyre italiane, Juventus është i gatshëm që të ofroj edhe Alex Sandron në marrëveshje.

The post Edhe Juventus pas Eden Hazard appeared first on Ekonomia Online.

Vuçiq: ‘Çmenduria’ e Prishtinës nuk ka fund

Posted: 09 Dec 2018 07:11 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Prishtina po planifikon tre masa të reja ndaj Serbisë dhe se asnjëra prej tyre nuk është e mirë.
Vuçiq ka thënë se ky është një paralajmërim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mirëpo nuk e din se për çfarë lëvizje të reja saktësisht bëhet fjalë, transmeton lajmi.net.

"Nuk mendoj se këto masa do jenë afatgjata, Haradinaj është një person që i shikon gjërat në afat të shkurtër si disa nga kundërshtarët tanë politikë", është shprehur Vuçiq.

Presidenti serb ka theksuar se shteti i tij do të marrë vendime për masat e reja të palës shqiptare  kur ta kuptojë se cilat janë ato.

"Unë mendoj se është e rëndësishme për ne që të tregohemi të qetë. Në bazë të rrethanave do t'i marrim edhe vendimet".

Ai ka thënë se Kosova është një shqetësim i madh, frikë dhe ankth, pasi sipas tij, 'çmenduria' e Prishtinës u bë e pafund dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalon këtë.

Vuçiq ka shtuar se atë e shqetëson fakti se ende nuk ka ndryshim në masën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

The post Vuçiq: 'Çmenduria' e Prishtinës nuk ka fund appeared first on Ekonomia Online.

Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik

Posted: 09 Dec 2018 06:59 AM PST

Ngjyra e kaltër në thonj tregon problemet me mushkëritë dhe aneminë, derisa thonjtë e gjelbër janë shenjë e infeksioneve kërpudhore.

Trashja e ndërgishteve është karakteristikë e diabetit, ndërkaq ndryshimi i formës së thonjve mund të tregojë edhe sëmundjen vdekjeprurëse idiopatike të fibrozës mushkërive, transmeton Telegrafi.

Popullariteti i mishit nga Gjel Deti është çdo ditë e në rritje.

Përveç formës së thonjve, te fibroza idiopatike e mushkërive shfaqen edhe gishtat e trashë.

Sëmundjen e mushkërive e tregojnë edhe thonjtë e verdhë. Ata janë të lidhur edhe me çrregullimet e drenazhit të limfatik dhe artritit reumatoid.

Ndryshimet më të shpeshta të thonjve janë pikat e bardha dhe linjat të cilat mund të shfaqen për shkak të helmimit, sëmundjes së Hodkinit apo ndaljes së zemrës. Mirëpo ndryshimet nuk është e thënë patjetër të jenë të rrezikshme, mund t'i pengoni me ushqim të rregullt.

Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të çojë deri te shfaqja e njollave specifike të bardha në thonj. Zinku është i nevojshëm për rritje të qelizave. Mund ta gjeni në produktet siç janë: peshku, frutat e detit, vezët dhe farërat.

Për thonjtë e brishtë shpëtim janë thartirat yndyrore omega-3. Ato "lyejnë' thonjtë dhe u japin shkëlqim të shëndetshëm.

Për fortësinë dhe elasticitetin e thonjve pasurojeni ushqimin me proteina – mish, peshk, sojë dhe drithëra integrale.

Shfaqja e vijave vertikale në thonj është shenjë e mungesës së hekurit, ndërkaq në trup e fusni duke konsumuar mish të kuq, peshk dhe vezë.

Pikat e bardha, njollat apo vijat

Mund të jenë shenjë e mungesës së zinkut apo proteinave në trup, e sëmundjeve të zemrës, problemeve me mëlçinë dhe veshkat.

Thonjtë e çarë, të verdhë dhe të gjelbër

Tregojnë mungesën e vitaminës E, qarkullimin e keq të gjakut, mbylljen e limfës, problemet me mëlçinë, frymëmarrjen, diabetin, infeksionin kërpudhor apo politurën e tepërt.

Thonjtë të cilët lakohen lehtë

Thonjtë e këtillë janë shenjë e mungesës së hekurit, ndërsa tregojnë edhe probleme me lukthin, zorrët dhe gjëndrën tiroide.

Thonjtë të cilët lakohen në majë të mollëzave

Tregojnë problemet me zemrën dhe mëlçinë, problemet me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e vitaminës B12.

Thonjtë të cilët janë shumë të zbehtë

Tregojnë mungesën e vitaminës B12, punën e keqe të mëlçisë, problemet me veshkat, aneminë, mungesë të mineraleve apo tepricë të bakrit.

Njerëzit me qarkullim të keq të gjakut më shpesh kanë infeksion kërpudhor në thonj

Infeksioni kërpudhor në thonj më së shpeshti shfaqet te njerëzit e moshës mbi 30-vjeçare, mirëpo më e shpeshtë është te meshkujt sesa te femrat.

Mund të shfaqet edhe te personat me diabet, te njerëzit me imunitet të dobësuar, me qarkullim të keq të gjakut apo te ata të cilët kanë psoriazë në thonj, mirëpo edhe te njerëzit me prirje trashëguese të zhvillimit të infeksionit kërpudhor. Më i shpeshti është problemi dermatologjik i thonjve.

The post Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more