Skip to main content

Vali Comerc në Skenderaj, feston 14 vjetorin me zbritje të madhe për konsumatorë (FOTO)

Vali Comerc në Skenderaj, feston 14 vjetorin me zbritje të madhe për konsumatorë (FOTO)


Vali Comerc në Skenderaj, feston 14 vjetorin me zbritje të madhe për konsumatorë (FOTO)

Posted: 10 Dec 2018 03:38 PM PST

Me rastin e 14 vjetorit të hapjes së Kompanisë më të madhe në Skenderaj për perde, tepiha dhe produkteve tjera shtëpiake, Vali Comerc ofron zbritje të madhe për konsumator.

Zbritja do të vlen vetëm për datat 11,12 dhe 13 dhjetor, nxitoni dhe përfitoni nga oferta e madhe.

Vali Comerc, ofron produkte të kuaitetit të lartë dhe çmimet janë tejet atraktive.

Ndër artikujt që mund të gjeni në Vali Comerc me zbritje të madhe janë:

jorgan 200*210 vetem 7.99 €

Jorgan 140* 210 vetem 5.99€

Jastek lio 50*70 vetem 1.49€

Jastek i thurur 50*70 vetem 1.99€

20% në të gjitha llojet e perdeve dhe tepihave.
Oferta vlenë me 11 , 12 , dhe 13 dhjetor

Fotografia e Salloni I Perdeve Vali Commerc

Fotografia e Salloni I Perdeve Vali Commerc

Fotografia e Salloni I Perdeve Vali Commerc

Fotografia e Salloni I Perdeve Vali Commerc

Artikull i sponzorizuar

The post Vali Comerc në Skenderaj, feston 14 vjetorin me zbritje të madhe për konsumatorë (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Përplasen shqiptarët me grekët në New York, ndërhyn policia

Posted: 10 Dec 2018 01:48 PM PST

Shqiptarët dhe grekët janë përplasur sot në New York, ku u deshtë të ndërhynin policia.

Ngjarja ndodhi në eventin përkujtimor të ekstremistit Kacifas, që u vra në Shqipëri nga Forcat Shqiptare, transmeton Indeksonline.

Përplasja mes dy komuniteteve erdhi për shkak të provokimeve greke, ku njëri nga ta tha: "I kemi vrarë të gjithë çamët, nuk ka më."

Shqiptarët në dorë mbanin flamuj amerikan dhe atë kombëtar dhe pati pankarta me mbishkrimin "Epiri është Shqipëri". /Indeksonline/

The post Përplasen shqiptarët me grekët në New York, ndërhyn policia appeared first on DRENICA PRESS.

27 vjeçari nga Istogu vuan nga një sëmundje e rëndë, kërkon ndihmën tuaj!

Posted: 10 Dec 2018 01:41 PM PST

27 vjeçari, Adrian Maraj nga Vrella e Istogut, vuan nga Dg NEURALGIA PERSTENSPARETIS THORACIS secravich pp.pectus excavatum.

Pas dy operacione, Adriani duhet operuar urgjent jashtë vendit për të tretën herë, pasi që operacioni itretë është i rrezikshëm, dhe duhet të kryhet në spitalin "Medicana Hospital",në Turqi.

Për operimin e tij në Turqi nevojitet shuma prej 30.000 euro, dhe të ardhurat për familjen e Adrianit janë të pa përballueshme.

 

 

Nga ana tjetër, jetae tij çdo ditë e më shumë po përkeqësohet, andaj jeta e tij varet edhe nga njerëzit vullnet mirë.

Kërkojmë ndihmën tuaj, t'ia kthejmë buzëqeshjen Adrianit që të jetojë me të gjithë si ne!

Nr. i xhirollogarisë

ACCOUNT NUMBER1506001005293811

SWIFT CODE RBKOXKPRXXX IBAN NUMBER XKO51506001005293811

Ardian Maraj Nr.kontakues +38344407425

The post 27 vjeçari nga Istogu vuan nga një sëmundje e rëndë, kërkon ndihmën tuaj! appeared first on DRENICA PRESS.

Qeni që me javë priti kthimin e pronarëve të tij pas zjarrit vdekjeprurës të Kalifornisë

Posted: 10 Dec 2018 01:10 PM PST

Teksa ka kaluar afro një muaj nga zjarret e furishme që shkatërruan Kaliforninë, në SHBA, vjen një zbulim i lumtur për një grua, e cila mendonte se e kishte humbur qenin e saj Madison.

Qeni ishte arratisur pas zjarrit, duke u kujdesur nga disa vullnetarë.

Andrea Gaylord jetonte në Paradise, një prej zonave më të shkatërruara nga zjarri.

Gruaja ndodhej jashtë qytetit kur shtëpia e saj u shkatërrua nga flakët dhe për javë me radhë nuk u lejua që të kthehej.

Kur të mërkurën e kaluar Andrea më në fund mundi të kthehej në Paradise, në rrënojat e shtëpisë gjeti qenin e saj Madison, i llojit pastor, i cili qëndronte i ulur para derës dhe e priste.

Pas zjarrit qeni u kujdes nga vullnetarët e 'K9 Paë Print Rescue', por ai nuk e harroi kurrë shtëpinë, duke befasuar të zonjën në rikthimin e saj.

The post Qeni që me javë priti kthimin e pronarëve të tij pas zjarrit vdekjeprurës të Kalifornisë appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është vëllau i Halil Kastratit që ka rënë dëshmor, askush nuk e kishte ditur (FOTO + VIDEO)

Posted: 10 Dec 2018 01:07 PM PST

Njëri humanist, tjetri dëshmor! Vëllau i Halilit të cilin nuk e keni ditur.

Gjithsecili e njeh humanistin e madh të trojeve shqiptare, Halil Kastratin. Mirëpo, shum pak ose askush nuk di për vëllanë e tij dëshmor, Besnik Kastratin.

Ai ra dëshmor në luftën e Kosovës, ndërsa vëllau i tij sot vazhdon me veprat humaniste në trojet shqiptare. Halil Kastrati me ndihmën e diasporës shqiptare dhe biznismenëve vendas si dhe bamirësve të ndryshëm nga vendet shqiptare, ka arritur të bëjë me shtëpi qindra familje të pastreha dhe të varfura shqiptare.

Familja Kastrati njihet si familje me vepra të mëdha jo vetëm për nga Halili, por edhe nga vëllau i tij dëshmor.

Skamnorët dhe familjet nevojtare sa herë e takojnë atë, iu ngjallet shpresa se shumë shpejt mund të bëhen me strehë mbi kokë. Halil Kastrati, Drejtor i Shoqatës Humanitare "Jetimat e Ballkanit", tashmë është kthyer në dorën e ndihmës për qindra familje shqiptare. Ai në një prononcim për Telegrafin ka treguar se deri më tani shoqata ka ndërtuar 100 shtëpi, dhe synojnë që deri në fund të vitit numri i familjeve që do t'iu sigurohet kulmi mbi kokë, do të arrijnë në 200 sosh.

"NË KËTË MUAJ KEMI PLANIFIKUAR T'I NDËRTOJMË 20 SHTËPI DHE 10 BANESA, POR JANË TEJKALUAR PRITJET. ME 2 OSE 3 SHTËPI MË TEPËR", KA SHTUAR KASTRATI.

Sipas tij, shqiptarët po tregohen shumë humanë, dhe se kontributet që i pranon shoqata e tij janë vetëm nga shqiptarët.

"KEMI NJERËZ QË KANË DHËNË MË MIJËRA EURO, MADJE PËRVEÇ KËSAJ NË DISA RASTE KANË DASHUR TË MBESIN ANONIM. MIRËPO, NE SE PAKU INICIALET E EMRIT I KEMI SHËNUAR. SEPSE ÇDO GJË E EVIDENTOJMË. NËSE DIKUSH I DHURON NJË EURO, EDHE ATO SHËNOHEN", KA THEKSUAR KASTRATI.

Ai më tutje ka thënë se deri më tani e ka gjetur mbështetjen e institucioneve të vendit, duke shtuar se kontributin për atdheun do ta bëjë në vazhdimësi. Kastrati ka treguar se deri më tani, duke përjashtuar muajin e Ramazanit, çdo javë e kanë dhuruar një shtëpi ose banesë, por që sipas tij, nga viti i ardhshëm synojnë që ky numër të dy ose trefishohet.

The post Ky është vëllau i Halil Kastratit që ka rënë dëshmor, askush nuk e kishte ditur (FOTO + VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua edhe një fytyrë publike, është nga Drenica

Posted: 10 Dec 2018 12:44 PM PST

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar gazetari Sabit Istogu, gjë e cila duket se ka gëzuar shumë Albin Kurtin.

I pari i LVV-së, ka folur për kontributin dhe angazhimin e Istogut.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! na u bashkua z.Sabit Istogu, gazetar i luftës çlirimtare, reporter nga Drenica për TVSh dhe Deutsche Welle, publicist, punëtor i Rilindjes, Bujkut dhe RTK-së. Z.Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë i komunës së Skënderajt. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit.

The post Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua edhe një fytyrë publike, është nga Drenica appeared first on DRENICA PRESS.

Figura e lartë e UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Posted: 10 Dec 2018 12:18 PM PST

Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka folur rreth themelimit të Gjykatës Speciale që pretendon të hetojë krimet e supozuara gjatë dhe pasluftës në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është ftuar nga Gjykata Speciale që të paraqitet në zyrat e saj më datë 12 të këtij muaji.

Ai nuk e di në çfarë roli është ftuar, si dëshmitar apo i dyshuar.

'Më 12 ma ka caktu terminin kur duhet me u paraqit. Më është paraqitur një person që është prezantuar si slloven dhe punëtor i Prokuririsë së Gjykatës Speciale. Unë supozoj se mund të jem qoftë dëshmitar qoftë i akuzum, por nuk e di pse duhet me qenë", tha ai për Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Tha se UÇK nuk ka kkryer krime, por se ai do të bashkëpunoj me këtë Gjykatë.

"Jo nuk ka kryer krime. Kuptohet se do të bashkëpunoj, por në çfarë rrafshi në çfarë aspekti nuk e di", tha ai.

The post Figura e lartë e UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale appeared first on DRENICA PRESS.

Mëngjesi i nesërm me reshje bore e vranësira

Posted: 10 Dec 2018 12:14 PM PST

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

The post Mëngjesi i nesërm me reshje bore e vranësira appeared first on DRENICA PRESS.

​Kur delja reziston: Ik për 6 vjet nga pronari për të mos u qethur

Posted: 10 Dec 2018 12:05 PM PST

Një dele në Zelandën e Re me emrin Shrek u arratis nga kopetë e saj dhe u fsheh në një shpellë për gjashtë vjet, duke mos dashur të qethej.

Kur vendasit më në fund gjetën, ajo kishte aq shumë lesh se ishte e vështirë për ta identifikuar nëse ishte në përgjithësi – dele.

Sipas pronarit të saj, pas gjashtë vjetëve, delja kishte aq shumë lesh sa mund të bëheshin 20 kostume të meshkujve.

Pronari beson se delja Shrek dëshironte të gjendej dhe se ajo u shfaq pas kaq kohësh.

Ai beson se delet ndoshta kanë pasur probleme me lëvizjen, ngrohjen dhe stresin për shkak të peshës nën ngarkesën me shumë lesh./Telegrafi/

The post ​Kur delja reziston: Ik për 6 vjet nga pronari për të mos u qethur appeared first on DRENICA PRESS.

Kampioni i padiskutueshëm po frikësohet nga Joshua!

Posted: 10 Dec 2018 11:56 AM PST

Boksieri ukrainas Oleksandr Osyk, kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën "cruiserweight", ka deklaruar sot se nuk do të duelojë ndaj Anthony Joshua më 13 prill të 2019-ës, kampionit të botës në peshën e rëndë.

31-vjeçari ukrainas ka bërë me dije se ende nuk ka vendosur nëse do të ndryshojë peshë, duke u ngjitur në Divizionin e peshës së rëndë edhe pse konsiderohet si i përshtatshëm për të dueluar ndaj Joshua.

"Ky është një vendim i rëndësishëm për t'u marrë dhe do të mendohem mirë para se të vendos të ndryshoj peshë apo të përballem me Joshua.

Edhe nëse do të vendos ta bëj këtë gjë, fillimisht do të zhvillojë një apo dy duele të "lehta" e më pas do të tentoj një sfidë me Joshua.

Unë jam kampion në një Divizion dhe nuk dua të shkatërroj gjithçka me një duel", u shpreh Oleksandr Usyk.

Menaxheri Eddie Hearn pranoi këtë vendim të boksierit ukrainas, duke e ftuar që fillimisht të duelojë me boksierë të tjerë të "top-10", si Dereck Chisora apo Dillian Whyte.

Ndërkohë që, një test i mirë për ukrainasin ka qenë fitorja ndaj Tony Bellew një muaj më parë. Usyk, 16 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, konsiderohet si një nga boksierët më të rrezikshëm sot në botë.

The post Kampioni i padiskutueshëm po frikësohet nga Joshua! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more