Skip to main content

Trump pajtohet me Bush, ia shtrinë dorën dhe i shpreh ngushëllime

Trump pajtohet me Bush, ia shtrinë dorën dhe i shpreh ngushëllime


Trump pajtohet me Bush, ia shtrinë dorën dhe i shpreh ngushëllime

Posted: 05 Dec 2018 03:03 AM PST

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me zonjën e parë, Melania Trump, ka vizituar familjen Bush.

Kamerat kanë kapur takimin e Trumpit dhe bashkëshortes, Melania, me ish-presidentin George ë. Bush dhe bashkëshorten e tij, Laura Bush, shkruan gazetametro.net

Pamjet tregojnë Donald Trump duke shtrënguar duart me ish-presidentin Bush dhe zonjën e parë, Melania dhe Laura Bush duke u përshëndetur me nga një puthje në faqe.

Ndryshe, raporte në mes të Trump dhe Bushëve nuk kanë qenë aq të mira. Trump e kishte sulmuar Bush'in e ri duke e quajtur presidentin më të keq në historinë amerikane. /gazetametro.net

The post Trump pajtohet me Bush, ia shtrinë dorën dhe i shpreh ngushëllime appeared first on DRENICA PRESS.

Punëtori humb dorën dhe bie në komë pas lëndimit në vendin e punës

Posted: 05 Dec 2018 02:56 AM PST

Për rreth 5 vjet, Sheremet Fetahaj, nga fshati Raushiq i komunës së Deҫanit, ka punuar në një firmë betoni afër qytetit të Pejës. Por, ditën e hënë, ai pati një aksident derisa po e kryente punën e tij. Punonte si shofer kamioni, por në momentin tragjik ai kishte qenë duke pastruar njërën prej pajisjeve të kompanisë. 42-vjeҫari tash është në gjendje kome pas lëndimit në vendin e tij të punës, ku edhe ka humbur dorën e djathtë. Gazeta Express ka qëndruar të martën në familjen Fetahaj.

Sheremeti punonte si vozitës i kamionëve në një kompani të betonit, për të siguruar jetesën e gruas dhe dy fëmijëve të tyre. Por, që nga e hëna ai mbeti i shtrirë në spital, pasi gjatë pastrimit të një prej pajisjeve të betonit, ai aksidentalisht humbi dorën.

Familjarët thonë se gjendja e tij nuk është e mirë, ai është në gjendje kome dhe se ende nuk e dinë nëse amputimi i dorës ka pasur sukses.

"Mjekët po thonë se gjendja e tij është stabile, por në komë është ende. Kanë intervenu me ja ngjitë dorën por nuk e di ҫka bëhet, nuk e di sa ka pasë sukses", ka thënë për Express Miftar Fetahaj, xhaxhai i Sheremetit i cili po qëndron me të në QKUK.

Ndërsa të shqetësuar për gjendjen e Sheremetit janë edhe familjarët në Raushiq, të cilët kanë thënë se shpresojnë që gjendja e tij do të përmirësohet më shpejt.

"Është pa vetëdije nuk është kthjellur ende. Nuk po na japin shumë detaje mos me na shqetësu, por po shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet më shpejt", ka thënë djali i xhaxhait të tij.

Ndërkaq, Express ka provuar të kontaktojë edhe me kompaninë në të cilën ka punuar Sheremeti, e ndërkohë vendi ku ai është lënduar, gjatë pasdites së sotme nuk ka qenë duke i zhvilluar punimet. Express ka qëndruar në vendin e ngjarjes, mirëpo aty asnjëri nga zyrtarët e kompanisë nuk kanë qenë të pranishëm.

Ndërkohë që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve figuron emri i një personi si pronar i kompanisë, në të cilën 42-vjeçari ka humbur gjymtyrën të hënën, mirëpo telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm.

Gazeta ka thirrur një zyrtar tjetër të kompanisë, mirëpo i njëjti ka thënë se nuk është pronar i kompanisë andaj nuk dëshiron të flasë. /GazetaExpress

The post Punëtori humb dorën dhe bie në komë pas lëndimit në vendin e punës appeared first on DRENICA PRESS.

“Ne shqiptarët nuk e meritojme Evropën, dhe ata nuk e kanë për detyrë që të na mëshirojnë”

Posted: 05 Dec 2018 02:55 AM PST

Shkruan Zana Avdiu

Cka po duam nga Evropa, meshire apo drejtesi?

Qe nga lufta e tutje, ne presim qe punet te na i kryejne nderkombetaret. Na çliruan, na e fituan luften, na ndihmuan ta krijojme administraten tone, na krijuan polici e ushtri (ajo qe ka qene)..na bene kembe e dore.. dhe na e pavaresuan vendin.

E cka beme ne?

Ato institucione i kriminalizuam, i shnderruam ne biznese private. E shkaterruam sistemin shendetesor, arsimor e gjyqesor dhe ate te sigurise. Korrupsioni ne Kosove lulezon, administrata shteterore eshte e deshtuar dhe kriminalizuar.

Ne Evrope nuk ke vend, ne qoftese as edhe nje njeri nuk mund te punesohet nese ai nuk eshte i partise, nuk ka te njohur apo nuk paguan ndonje cmim, cfare kerkojne eproret. Nuk kemi vend perderisa ata e konsiderojne veten pronare te institucioneve shteterore.

Ne Evrope nuk ke vend, kur ne Universitet hyn pa merite, merr notat me te larta pa merite dhe si perfundim je studenti me i mire, pa merite. Nuk ke vend, perderisa profesoret i kushtezojne studentet per nje note, ti kryej sherbime seksuale. Nuk ke vend kur profesoret hyne ne Universitet behen profesore dhe gradohen pa merite. Ne Evrope nuk ke vend, perderisa dhuna ne familje nga policia dhe gjykata te konsiderohet si gje normale.

Nuk ke vend perderi sa polici dhe gjykatesi e prokurori, tallet me fatkeqesite e te tjereve, dhe ne vend se ti mbroje ata, i turperon. Ne Evrope nuk ke vend, perderisa mjeku nuk e kryen punen e tij, ne qoftese nuk ia mbushe xhepin apo nuk ke te njohur. Nuk ke vend perderi sa, mjeku ngacmon seksualisht pacientet e tij. Nuk ke vend perderisa cdo ilac, aparat mjekesor vidhet qe ti forcojne klinikat e tyre private. Nuk ke vend perderi sa mjeku tallet me pacientet e tij, duke i treguar te gjitha te fshehtat per ata. Ne Evrope, nuk ke vend perderisa as edhe nje gjykates a prokuror nuk eshte i pavarur.

Por, ata emerohen ne baze te politikave dhe sherbejne kryekeput per partite politike apo grupe te ndryshme te kriminalizuara. Nuk ke vend ne Evrope, kur gazetaret me shume se qe te informojne, ata keqinformojne, shantazhojne dhe punojne per parti e politika te ndryshme. Vec gazetari te duhur nuk bejne, gjithcka tjeter po.

Nuk ka Evrope kur nuk ke media te pavarura, e TV shteteror te ndikuar 100 nga politika.Edhe per fund, ne Evrope nuk ke vend, derisa te votohen 90% e ketyre deputeteve te cilet jane deputet mbi tre mandate. Ne Evrope nuk ke vend perderisa nuk mesohsh ta respektosh shtetin, dhe ligjet e tij.

Dhe, i kujt eshte faji ketu? Faji i Evropes, qe nuk po na meshiron, nuk po i mbylle syte para gjithe kesaj? Jo, na nuk e meritojme Evropen, dhe ata nuk e kane per detyre qe te na meshirojne.., prandaj jemi ketu ku jemi.

The post "Ne shqiptarët nuk e meritojme Evropën, dhe ata nuk e kanë për detyrë që të na mëshirojnë" appeared first on DRENICA PRESS.

Si nervozohen shqiptarët para semaforit? (Video)

Posted: 05 Dec 2018 02:34 AM PST

Shpesh në Kosovë ngasësit e veturave i bëjnë presion njëri-tjetrit, sidomos kur janë para semaforëve.

Zakonisht, ata që janë prapa veturave të para që presin të gjelbrën, nisin t'u bëjnë me sirena atyre me qëllimin që të nisen sa më shpejt.

Dy anëtarë të grupit "Marakli t'kerreve" kanë bërë një video simuluese se si do të silleshin dy shqiptarë para semaforit.

Në video shihet se si ngasësi dhe pasagjeri reagojnë me nervozizëm jashtëzakonisht të madhe kur në semafor paraqitet e gjelbra. /Periskopi/

Shihni videon:

Video Player

00:00
00:24

The post Si nervozohen shqiptarët para semaforit? (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rekomandohet që kur të ndaloni pirjen e duhanit të merrni këto ushqime

Posted: 05 Dec 2018 02:26 AM PST

Nëse ndaloni pirjen e duhanit, mënyra më e shpejtë për të pastruar trupin tuaj nga nikotina është duke përdorur ushqime të caktuara. Këto janë ushqimet që duhet konsumuar pasi të kenë ndalur pirjen e duhanit.

Spinaqi

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për punën normale dhe zhvillimin e trupit, por gjithashtu ndihmon trupin për të zgjidhur nikotinën. Sasi të mëdha të acidit folik gjenden në spinaq.

Brokoli, lulelakra dhe lakra Perimet nga familja e lakrës janë shumë të shëndetshme. Përveç mbajtjes së polifenoleve që kanë provuar të dobishme në reduktimin e inflamacionit të ndryshëm në sistemin e tretjes, gjithashtu përmban antioksidues që pastrojnë trupin nga toksina të shumta. Gatuani ato për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur në mënyrë që të ruani përfitimet e tyre.

Çaji jeshil

Nga pirja e duhanit trupi humb lëngun e nevojshëm, dhe organizmi dehidrohet shumë më shpejt. Pini çaj jeshil të pasur me antioksidues, pasi ai pastron nikotinën nga trupi.

Karota

Nikotina shkatërron lëkurën dhe e bën atë të pajetë dhe të thatë. Nëse doni të zgjidhni këto efekte anësore të shëmtuara të duhanit, hani sa më shumë karota të jetë e mundur. Ajo përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat janë pastruesit kryesorë të trupit. Ju gjithashtu mund ta vendosni në një shtrydhëse frutash e perimesh të përzier me mollë dhe limon ose ta prisni në sallatë.

Kivi, limoni dhe portokalli

Pirja e duhanit nga trupi gjithashtu liron vitaminat A, C dhe E, të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë trupin të luftojë kundër infeksioneve dhe baktereve të ndryshme. Për të kompensuar vitaminat e humbura, konsumoni kivi, limon dhe portokall.

Lëngu i portokallit hidraton trupin, siguron vitaminat e nevojshme, dhe gjithashtu pastron trupin nga nikotina.

The post Rekomandohet që kur të ndaloni pirjen e duhanit të merrni këto ushqime appeared first on DRENICA PRESS.

7 këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i mbani flokët tuaj gjithmonë të shëndetshëm

Posted: 05 Dec 2018 02:24 AM PST

Flokët konsiderohen si simboli i bukurise femerore. Ne i adhurojmë reklamat e shampove, ku shfaqen femra me flokë të përsosur e të shëndetshëm, por mendojmë se ne vetë nuk mund t'i kemi kurrë ata flokë.

Ne nepermjet ketij inserti ju paraqesim disa këshilla që do t'ju ndihmojnë t'i mbani flokët tuaj gjithmonë të shëndetshëm.

1.Lajini flokët dy ose tri herë në javë
Këshillohet të mos i lani flokët çdo ditë. Sado që doni që ata të jenë të bukur përditë dhe për këtë arsye edhe i lani përditë, kjo mënyrë i heq flokëve vajrat natyralë që ata kanë dhe që janë thelbësorë për mbrojtjen dhe ushqyerjen e tyre.

2.Mos bëni dush me ujë të nxehtë
Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm, gjithçka e ka zanafillën te rutina e larjes së tyre. Pikësëpari, duhet të gjeni shampon dhe balsamin e duhur për flokët tuaj dhe problematikat e tyre (nëse ka). Shmangeni dushin me ujë të nxehtë, sepse ai i dëmton flokët dhe u prish majat e tyre.

3.Shkumoni skalpin e kokës, jo majat e flokëve dhe pastaj masazhojeni atë
Kur bëni dush, mund të përdorni sa shampo të doni, por harxhoni kohë kot nëse nuk e hidhni atë në vendin e duhur. Synoni gjithmonë skalpin, sepse është zona më e rëndësishme dhe masazhojeni atë, sepse kjo ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut.

4. Përdorni trajtime për flokun
Nëse i lyeni flokët, duhet t'i jepni rëndësi të veçantë kujdesit për të, nëse doni të keni gjithmonë flokë të shëndetshëm. Ka shumë lloje trajtimesh për flokë të lyer, kështu që bëni mirë të investoni në ato më të mirat, si maska apo serume, pa harruar një balsam shumë të mirë.

5. Thajini flokët me peshqir para se të vendosni balsamin
Po, po, e lexuat mirë! Para se të vendosni balsamin, thajeni pak flokun me peshqir, sepse uji i tepërt në flokë nuk e lejon balsamin të veprojë si duhet dhe për pasojë, nuk i jep atij butësinë e duhur. Gjithashtu, balsamin vendoseni te majat e flokëve dhe jo te rrënjët, sepse skalpi nuk yndyroset shumë.

6.Mos përdorni shumë pajisje të nxehta për stilimin e flokëve
Shmangni sa të mundni pajisjet e nxehta për shtrirjen apo ondet e flokëve, apo edhe tharësen, sepse ato e dëmtojnë flokun. Në vend të tyre, përpiquni të bëni modele të ndryshme flokësh, për të shmangur pajisjet e nxehta. Mund t'i drejtoni flokët ditën e hënë, ndërkohë që të mërkurën mund të bëni një bisht ose gërshet të bukur.

7. Mos i thani flokët menjëherë
Pasi t'i lani flokët, mund t'i mbani 15 minuta të mbështjella me peshqir, pastaj të përdorni tharësen, gjithmonë duke u siguruar që ta mbani atë në një distancë të sigurt nga flokët. Nxehtësia i dëmton flokët, sidomos nëse keni flokë të hollë.

8.Përdorni trajtime mbrojtëse
Para se të përdorni pajisjet e nxehta për stilimin e flokëve, zgjidhni ato më të sigurtat për mbrojtjen e tyre.

The post 7 këshilla që do t'ju ndihmojnë t'i mbani flokët tuaj gjithmonë të shëndetshëm appeared first on DRENICA PRESS.

Politikania shqiptare ndër 100 personalitetet e vitit 2018 në Zvicër

Posted: 05 Dec 2018 02:22 AM PST

Në mesin e 100 personaliteteve të vitit 2018 në kantonin Thurgau të Zvicrës figuron edhe emri i politikanes shqiptare të liberalëve të FDP-së për Thurgau, Nazmije Ismaili.

Gazeta ditore "Thurgauer Zeitung" në magazinën e saj "Who is Who", ka prezantuar në një event para 170 të ftuarve në qytetin Weinfelden, emrat e prominentëve të vitit 2018.

Nazmije Ismaili ishte nominuar në kategorinë politikë, sport, ekonomi dhe dije, si personalitet politik që është angazhuar për mirëqenie të qytetarëve. Ismaili është prej tre vjetësh anëtare e komisionit për verfikimin e buxhetit të komunës.

Angazhimi i saj veçohet në ruajtjen e vendeve të punës, veçmas në doganën e Romanshornit, për të cilën zëvendëskryetarja e FDP-së për Romanshorn ishte angazhuar me sukses që dogana mos të mbyllet, njofton Albinfo.ch.

Krahas angazhimit politik, Ismaili punon si menaxhere e produkteve në kompaninë e madhe të sigurimeve, "Generali". 29 vjeçarja është e diplomuar në ekonomi dhe që nga qershori është zgjedhur presidente e liberalëve të rinj, JFDP në Thurgau.

The post Politikania shqiptare ndër 100 personalitetet e vitit 2018 në Zvicër appeared first on DRENICA PRESS.

Prodhimet kosovare të drurit arrijnë tregun ndërkombëtar

Posted: 05 Dec 2018 02:14 AM PST

Mobilje të punuara nga druri të prodhuara në Kosove kanë arritur tregun ndërkombëtar.

Prodhime të tilla mund të gjenden në Amazon.de , të cilat shiten përmes brendit Schwarzwald Massivhold.

USAID ka postuar nje Tweet rreth kësaj, ku edhe kanë njoftuar se produktet e tilla mund t'i shihni në Konventën e Përpunuesve të Drurit me fillim nga ora 09:30 në Emerald Hotel në Prishtinë.

Embedded video

USAID Kosovo@USAIDKosovo

Through the http://Amazon.de , various Kosovo-made wood furniture and interior products are sold through the Schwarzwald Massivhold brand.

See such Made in Kosovo products, today at the Wood Industry Convention from 9:30, at the Emerald Hotel in Prishtina.

See USAID Kosovo’s other Tweets

The post Prodhimet kosovare të drurit arrijnë tregun ndërkombëtar appeared first on DRENICA PRESS.

Aksidentoi për vdekje dy të moshuar, arrestohet 63-vjeçari

Posted: 05 Dec 2018 02:12 AM PST

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e dy personave, të ndodhur të martën në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Sotir Nikolla, 63-vjeçar nga Elbasani, u arrestua pasi aksidentoi për vdekje dy kalimtarë në afërsi të fshatit Vloçisht, konkretisht 70-vjeçarin S.SH. dhe bashkëshorten e tij 60-vjeçare, V.SH., që të dy banues në Voskop të Korçës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Nikolla do të përballet tashmë me akuzën për "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", me materialet që i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korçës.

The post Aksidentoi për vdekje dy të moshuar, arrestohet 63-vjeçari appeared first on DRENICA PRESS.

Njihuni me vajzën e madhe të presidentit Donald Trump!

Posted: 05 Dec 2018 02:05 AM PST

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është pjesë  e mediave pothuajse çdo herë, shkruan GazetaBlic.

Ai është i martuar me Melania Trump i cili ka edhe fëmijë.

Trump, ka katër fëmijë me zonjën e parë të SHBA-ve.

Prej katër fëmijëve njihet vajza e tij Ivanka Trump.

Ajo është aktive në rrjete sociale e cila ndan postime të shumta, ku është pjesë e takimeve të ndryshme.

Ivanka është 37 vjeçare.

Shikoni disa nga fotot:

/GazetaBlic/

The post Njihuni me vajzën e madhe të presidentit Donald Trump! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more