Skip to main content

Tjetër lajm i madh nga Halil Kastrati, do të ndërtojë edhe 25 shtëpi në këtë komunë

Tjetër lajm i madh nga Halil Kastrati, do të ndërtojë edhe 25 shtëpi në këtë komunë


Tjetër lajm i madh nga Halil Kastrati, do të ndërtojë edhe 25 shtëpi në këtë komunë

Posted: 17 Dec 2018 01:58 AM PST

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, njoftoi se për vitin 2019 do të ndërtohen edhe 25 shtëpi të reja në këtë qytet.

Jashari njoftoi se këto shtëpi do të ndërtohen në bashkëpunim ndërmjet Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" dhe komunës së Skënderajt.

"Edhe 25 shtëpi të reja do t'i ndërtojmë në vitin 2019, të dedikuara për familjet më kushte të rënda banimi, fal bashkëpunimit dhe mirëkuptimit që kemi me hoxhën Halil Kastrati dhe Shoqatën "Jetimat e Ballkanit", me të cilën kemi nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për realizim të këtij projekti, ku ne si Komunë e Skenderajt do të participoj 125 mijë euro (5,000 euro për çdo shtëpi), ndërsa pjesën tjetër Shoqata "Jetimat e Ballkanit"" shkroi Jashari në rrjetin social Facebook.

Më tej ai tha se kam marrë premtim nga Kastrati se numri i shtëpive që do të ndërtohen do të jetë më i lartë se 25.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur që po kontribuojmë për të zgjidhur çështjen e banimit të familjeve nevojtare të komunës së Skenderajt", u shpreh Jashari.

The post Tjetër lajm i madh nga Halil Kastrati, do të ndërtojë edhe 25 shtëpi në këtë komunë appeared first on DRENICA PRESS.

Reagon kryetari Lladrovci: Drenasi nuk ka blerë pelet nga Serbia

Posted: 17 Dec 2018 01:52 AM PST

Komuna e Drenasit ka reaguar pas raportimeve të disa mediave, ku thuhet se kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci ka blerë pelet nga Serbia.

Kjo komunë në komunikatën e saj i ka quajtur publikimet si të pabaza dhe të njëanshme, duke shtuar tutje se para se të publikohet një gjë e tillë, të vërtetohet, përcjell gazetametro.net.

'Komuna nuk blenë pelet për ngrohje për asnjë institucion, por kontrakton Operator Ekonomik për furnizim sipas kërkesave, ndaj publikimet ne portale janë të pa baza dhe të njëanshme, sepse para se të publikojnë një lajm të tillë, duhet kontaktuar edhe Zyrën për Informim në Komunën e Drenasit për të vërtetuar një gjë të tillë', thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Drenasit.

Tutje në komunikatë thuhet se Zyra e Prokurimit nuk ka nënshkruar kontratë me Operatorin Ekonomik për të furnizuar me pelet Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, por Operatori Ekonomik pasi që ka pranuar njoftimin për vendimin e autoritetit kontraktues, pa e bërë nënshkrimin e kontratës ka sjellë peletin të cilin Komisioni i Pranimit nuk e ka pranuar atë dhe ka kërkuar nga OE që të sjellë peletin sipas specifikimeve të dhëna në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit.

'Operatori Ekonomik për furnizim me pelet për QKMF'në, pa e nënshkruar kontratën në Zyrën e Prokurimit Komunal, ditën e enjte ka dërguar në oborrin e QKMF'së një sasi të peletit duke ju thënë punëtorëve se jam OE fitues për furnizim dhe këtë sasi po e zbrazi para kohe e sasinë tjetër e sjelli nesër', thuhet nga Komuna e Drenasit.

Mes tjerash komuna bën të ditur se komisioni verifikues ka konstatuar se peleti nuk është i kualitetit të kërkuar dhe kështu ata kanë kthyer kamionin e dytë, duke i rekomanduar OE'së ta marrë me vete edhe këtë sasi.

Derisa kanë shtuar se OE ka tentuar të manipulojë me pelet dhe ai nuk është pranuar e as nuk është paguar.

'Për këtë çështje do të kërkohet hetim i plotë, sepse QKMF nuk ka pasur urgjencë për pelet deri në përfundimin e procedurave të prokurimit, sepse ka huazuar nga Komuna sasinë prej 5 tonësh', shkruan tutje

Në fund, shkruan se Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci mbetet i përkushtuar te zbatoj te gjitha masat për taksën 100%. Zyra e Prokurimit është e pavarur në vendimet e saj dhe se kryetari nuk ndërhynë në procedurat e prokurimit,por i monitoron përmes Zyrës së Auditorit të Brendshëm". këtij njoftimi kjo komunëia ka bashkëngjitur edhe procesverbalin e Komisionit të Pranimit nga QKMF-ja.


The post Reagon kryetari Lladrovci: Drenasi nuk ka blerë pelet nga Serbia appeared first on DRENICA PRESS.

Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy persona në Ferizaj?

Posted: 17 Dec 2018 01:40 AM PST

Policia e Kosovës thotë se shpejtësia të ketë qenë shkaktari i aksidentit

Në një rrugë me borë ndodhi vdekja e dy të rinjve nga Gjilani në orët e hershme të mëngjesit.

Aty humbën jetën Elhmi Mustafa dhe një pasagjer tjetër.

Ata mbetën të vdekur pasi humbën kontrollin e veturës dhe u përplasën me shtyllën anash rrugës, raporton T7.

Të dy mbetën të lënduar rëndë, e ngasësi i veturës ndërroi jetë në emergjencën në Ferizaj, ndërsa pasagjeri tjetër në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Në vendin ku ndodhi kjo përplasje, mund të shihen pjesët e veturës të mbetura pas aksidentit.

Edhe fotot e bëra pas aksidentit tregojnë se shpejtësia e veturës ishte e madhe.

Fqinjët ku ndodhi ky rast, prapa kamerë thonë të kenë dëgjuar një zhurmë të madhe në momentin e aksidentit.

Se ngasësit e kaluan shpejtësinë e lejuar e thotë edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.

Trupat e pajetë të gjilanasve janë dërguar për obduksion në Prishtinë.

E rruga 'Rexhep Bisimi' ku humbën jetën dy të rinjtë është ende e papastruar pas reshjeve të fundit të borës.

The post Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy persona në Ferizaj? appeared first on DRENICA PRESS.

Djali i Ramiz Lladrovcit kurorëzohet me vajzën nga Prishtina! Ky është profesioni i saj!

Posted: 17 Dec 2018 01:38 AM PST

Dita e shtunë ka qenë ditë e madhe për kapitenin e klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, Lapidar Lladrovci.

Lapidari është prej mbrojtësve më të mirë në futbollin tonë, i cili me ekipin e tij janë nënkampion vjeshtor me 39 pikë të mbledhura, një me pak se Prishtina.

Ai u kurorëzua me vajzën nga Prishtina, Arlinda Alshiqi. Arlinda ka qenë studentja me e mirë e gjeneratës së saj në fakultetin juridik!

Nota mesatare e saj ka qenë 9.82, një not e jashtëzakonshme apo një dëshmi se Kosovës po i shtohet edhe një kuadër në profesionin e juridikut. Arlinda ka marrë mirënjohje për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me të cilat mirënjohje janë nderuar vetëm studentët më të mirë të Universitetit.

Lapidari është djali i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramizit. Është i familjes së Dëshmorëve të Lirisë Fehmi Lladrovci (vëllai i Ramizit) e Xhevë Lladrovci, të cilët ranë heroikisht në luftë kundër forcave çetnike serbe.

Lapidari është martuar në muajin gusht, por dje vendosi kurorën edhe zyrtarisht. "Më 15 dhjetor, në ditëlindjen time të 28-të, tani edhe zyrtarisht të martuar", shkruan Lapidari.


Mirënjohja për Arlindën

Krejt në fund, Lapidari synon me Feronikelin që të luftojnë për të gjitha trofetë, titullin dhe Kupën e Kosovës dhe të sigurojnë një vend edhe në garat evropiane. Feronikeli është prej klubeve më të organizuara në vendin tonë, njëherësh është edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ku do të luajnë me 9 shkurt si mysafirë i Ferizajt.

The post Djali i Ramiz Lladrovcit kurorëzohet me vajzën nga Prishtina! Ky është profesioni i saj! appeared first on DRENICA PRESS.

Posted: 17 Dec 2018 01:29 AM PST

Naim Krasniqi edhe njëherë është përkujdesur që të sjell diçka të veçantë për shqiptarët në vigjilje të vitit të ri

Krasniqi, tash e disa vite është i njohur për këngët paradoike që sjell për festën e fundivitit.

Ai kësaj radhe ka lansuar këngën "Telefoni" të cilën e ka sjell në bashkëpunim me këngëtaren e bukur Ezo Menic.

Kënga për pak ditë ka arritur rreth 300 mijë shikime në YouTube dhe ka bllokuar rrjetet sociale duke u shpërndare gjithandej.

Dëgjojeni./AlbanienShow

https://www.youtube.com/watch?v=llfuJa_yZ34&feature=player_embedded

The post appeared first on DRENICA PRESS.

E mbani mend punëtorin që kishte mbetur i varur në vinç, ja çfarë vendimi ka marrë

Posted: 17 Dec 2018 01:24 AM PST

Kanë kaluar gati një muaj që kur punëtori i Bechtel Enkas, Përparim Sadiku, i kishte shpëtuar vdekjes në vendin e tij të punës në autostradën 'Arbën Xhaferi'.

Por, duke se tani ka ka kaluar gjithçka dhe Sadiku ka marrë veten dhe tani ka hyrë në një rrugë tjetër, që shihet si sfidë e madhe për të, ai ka zgjedhur që të bëhet aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që udhëhiqet nga lideri i saj, Albin Kurti.

Punëtori i Bechtel Enkas kishte mbetur i varur dy orë në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës 'Arbën Xhaferi', por sot ai ka befasuar të gjithë kur ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, se nga sot është aktivist i partisë së Albin Kurtit.

"Në anën e majtë Përparimi është duke e parë vdekjen e tij me sy; ndërsa në anën e djathtë, sot, gjatë anëtarësimit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Askush më mirë se Përparimi nuk i di nevojat e punëtorve, prandaj aktivizimi i tij për ne do të thotë përveç përvojë e guxim edhe dije praktike", ka shkruar Beqiri.

Kujtojmë se Sadiku pas këtij rasti kishte thënë se momenti kur kishte mbetur i varur në vinç, ka qenë i tmerrshëm, njofton gazetametro.net.

"Kam qenë mbi një trarë nga betoni i cili peshonte 130 tonë, e kam parë vdekjen me sy, kam kërkuar ndihmë, me pa mundësi për të më ndihmuar dhe nuk kam besuar që jam gjallë deri vonë", kishte rrëfyer Sadiku.

The post E mbani mend punëtorin që kishte mbetur i varur në vinç, ja çfarë vendimi ka marrë appeared first on DRENICA PRESS.

Pas themelimit të ushtrisë vjen porosia e dhimbshme e babait që i ranë katër djem dëshmorë

Posted: 17 Dec 2018 01:11 AM PST

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar së fundi babin e katër dëshmorëve, Sheremet Sejdiun nga Qirezi.

Pas vizitës, Musliu ka publikuar disa fotografi ku edhe ka treguar se çfarë i tha babai i dëshmorëve me rastin e transformimit të FSK-së.

Musliu shkroi se ai tha se u bë mirë, por do të duhej që shqiptarët të duheshin edhe pak më shumë mes veti, transmeton Indeksonline.

Deputetja Musliu tha poashtu se përmes rrëfimit të tij pasqyrohet historia e dhimbshme e Kosovës dhe sakrifica e popullit për liri.

Postimi i plotë:

Sheremet Sejdiu nga Qirezi apo Baca Sheremet si e therrasim ne, baba i kater Deshmorve ishte gezuar shume per Ushtrine e Kosoves. "U ba mire bre bac, tash veq me kane edhe mu dashte pak ma shume ner veti" me tha sapo shkembyem urimet per Ushtrine.

Permes rrefimit te tij pasqyrohet historia e dhimshme e Kosovës dhe sakrifica e popullit per Liri. Baca Sheremet eshte unikat, perkunder dhimbjes gjithmone gjene force e fjale te mira per te na inkurajuar per te ece perpara. Lavdi e perjetshme deshmoreve Beqir, Nazmi, Bedri dhe Bekim Sejdiut! Respekt per familjen e tyre!

The post Pas themelimit të ushtrisë vjen porosia e dhimbshme e babait që i ranë katër djem dëshmorë appeared first on DRENICA PRESS.

Leonora jep lajmin e madh, po bëhet nënë, ja kush është babai i foshnjës

Posted: 17 Dec 2018 01:09 AM PST

Leonora Jakupi vazhdon të mbetët ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.

Ajo është larguar përkohësisht nga rrjetet sociale dhe nga çdo paraqitje publike pa dhënë asnjë shpjegim.

U përfol për të se është në një lidhje, doli e pranoi edhe vet Leonora se tashmë e ka gjetur "princin" dhe është e dashuruar.

Por, mbeti me kaq, ajo asnjëherë nuk e njoftoi publikun me të dashurin e saj.

Nuk dihet nëse i dashuri i Leonorës është ai i cili nuk po do të bëhet publik për fansat e këngëtares, apo është vet këngëtarja Jakupi ajo e cila po do ta ruaj sekret.

Dikush nga fansat e Leonorës edhe ka filluar të dyshoj se ajo është martuar fshehurazi dhe tashmë ka ngelur edhe me barrë!

Ani pse po qarkullojnë shumë thashetheme poshtë e lartë, Leonora si zakonisht nuk ua vë veshin.

Ajo po e shijon në maksimum jetën e saj edhe pse pak larg syrit të publikut.

Nuk dihet nëse vërtet Leonora është shtatzëne, por duket se një gjë i ka ndodhur bukuroshes, ngase po shihet shumë rrallë edhe në instagram ku postimi i saj i fundit ishte dy ditë më parë, pikërisht në ditën e 14 dhjetorit kur edhe u formua Ushtria e Kosovës.

E me këtë rast bukuroshja Jakupi kishte uruar fansat e saj për Ushtrinë.

Ani pse Leonora po ka me dhjetra e mijëra fansa, asaj vërtet tanimë i duhet një fëmijë apo jo?

E kush do të mund të ishte babai i atij fëmije? Natyrisht i dashuri i Leonorës të cilin kurrë nuk e bëri publik!

The post Leonora jep lajmin e madh, po bëhet nënë, ja kush është babai i foshnjës appeared first on DRENICA PRESS.

“Çmenden” deputetët e NISMAS, burra e gra hedhin valle pa ndal! Ç’po festonin ata?

Posted: 17 Dec 2018 01:07 AM PST

Partia NISMA Socialdemokratike ka mbajtur mbrëmjen e fundvitit.

Si asnjëherë më të bashkuar se kurrë, ata po ngrehin dolli e po kërcejnë se bashku në një atmosferë festive me muzike live.

Madje në valle nuk ka hezituar të hyj as ipari i partisë, Fatmir Limaj e së bashku me të në valle është edhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Indeksonline iu sjellë pamje nga kjo atmosferë./Indeksonline/

The post "Çmenden" deputetët e NISMAS, burra e gra hedhin valle pa ndal! Ç'po festonin ata? appeared first on DRENICA PRESS.

Veprim madhështor: Familjet Vojvoda dhe Ahmeti bëhen me shtëpi të reja (Foto)

Posted: 17 Dec 2018 01:03 AM PST

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati, iu ka dorëzuar çelësat e shtëpive të reja dy familjeve, duke i gëzuar në këtë mot të acarët, transmeton gazeta online Veriu.info

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Në këto ditë të ftohta kemi sjell gëzim dhe ngrohtësi tek dy familje tjera nga Skenderaj, me kushte të rënda banimi, pasi ua kemi dorëzuar çelësat e shtëpive të reja.

Si zakonisht me hoxhën Halil Kastratin nga Shoqata "Jetimat e Ballkanit", e cila, nëpërmjet ndihmës së bashkatdhetarëve, ka ndërtuar dy shtëpi; për familjen e Mentor Vojvodës nga Llaushë, dhe për familjen e Ahmet Ahmeti nga Kozhica, kemi vizituar familjet këtë të diele dhe i kemi përgëzuar për shtëpitë e reja.

Falënderoj edhe anëtarët e Kuvendit Komunal, Jetullah Geci dhe Ilir Ejupi, si dhe Zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore të Ushtrisë së Kosovës, gjeneral brigade Xhevahir Geci, që na shoqëruan gjatë ditës së sotme!

The post Veprim madhështor: Familjet Vojvoda dhe Ahmeti bëhen me shtëpi të reja (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more