Skip to main content

“Thirrjet e studentëve: Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona…” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Thirrjet e studentëve: Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona…” plus 9 more Gazeta SHQIP


Thirrjet e studentëve: Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona…

Posted: 07 Dec 2018 01:19 AM PST

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, studentët u grumbulluan fillimisht pranë fakulteteve të tyre dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Nën një zë, ata kanë thirrur:-"Plotësoni kushtet tona ose rrëzojmë ministrinë". Këto janë disa nga videot e marshimit të studentëve.

Fakultete të tjera i bashkohen protestës. Dje ishin pak krahasuar me sot!

Gepostet von Për Universitetin am Freitag, 7. Dezember 2018

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

8 pacientë nga dhjetë gënjejnë te mjeku (mbi të gjitha për një arsye)

Posted: 07 Dec 2018 01:15 AM PST

Kjo mbështetet nga një studim i Universitetit të Utah Health, i cili tregon se 80 për qind e pacientëve thonë se nuk janë të sinqertë me mjekun për të bërë një përshtypje të mirë, modesti apo siklet për të deklaruar të vërtetën

"Mua nuk duhet të më gënjesh: ne nuk jemi të martuar": kështu Dr. House i foli një pacienti gjatë intervistës së parë për të mbledhur historinë mjekësore. Dhe në fakt, ç'kuptim ka të gënjejmë te mjeku? Natyrisht, në një nivel racional nuk ka kuptim dhe madje edhe gënjeshtra ndaj mjekut mund të jetë vetëm një telash, pikërisht sepse nuk i ofron atij mundësinë për të kuptuar, ndihmuar dhe shëruar duke devijuar nga e vërteta. Por qenia njerëzore nuk është bërë vetëm nga racionaliteti dhe jeta jonë është e ndërprerë nga veprimet dhe frazat që nuk kanë të bëjnë me arsyetimin.

Frika nga zhgënjimi i mjekut

Ka kaq shuam njerëz që nuk e thonë të vërtetën te mjeku dhe, në fytyrën e informacionit të marrë që nuk kuptojnë, as nuk kërkojnë shpjegime, duke simuluar qetësi. Është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Utah-s që denoncon një marrëdhënie që nuk është gjë tjetër veçse transparente. Dhe arsyeja kryesore është frika e zhgënjimit të mjekut. Modesti, siklet, faj, përpjekje të ngathët për të mohuar veten apo edhe frikë nga vendimi i mjekut: dhe kjo është sesi ndonjëherë në marrëdhënien e mjekut / pacientit mund të ketë gënjeshtra të çuditshme dhe absurde, si një nxënës përpara mësuesit.

Në të vërtetë, studimi i Universitetit të Utah sugjeron që tetë nga dhjetë veta, nga 4,500 të ekzaminuar, gënjejnë mjekun. Arsyet janë të shumta, por më i forti i referohet gjykimit të profesionistit, vlerësimi i të cilit bëhet diçka shumë e çmuar. Aq shumë për të nxitur gënjeshtrën në një përpjekje për t’u dukur më mirë. "A pini duhan?", – "Natyrisht jo'. "A i keni bërë ushtrimet?" – "Çdo ditë". "A i keni marrë ilaçet? – Nuk harroj kurrë". "Po dieta?" – "Oh dietë shumë e saktë". "Konsumoni drogë?" "Absolutisht jo". Këto janë vetëm disa nga gënjeshtrat që u thuhen mjekëve, duke u përqendruar te dieta dhe mosabuzimi me substancat.

Si mund të rregullohet? 

Si mund të rregullohet ky boshllëk serioz? Sigurisht është e nevojshme që të sensibilizohet pacienti, i cili duhet të kuptojë se gënjeshtra në zyrën e mjekut ka këmbë edhe më të shkurtra se në fusha të tjera. Por nuk është vetëm qëndrimi i pacientit që ai duhet të ndryshojë. Numrat alarmues të lëshuar nga hulumtimet e Utah sugjerojnë se ndoshta pala tjetër është e papërshtatshme. Mjeku nuk duhet të duket gjykues dhe duhet të detyrojë pacientin të "rrëfejë", duke inkurajuar marrëdhënien e drejtpërdrejtë dhe duke u angazhuar në komunikim gjithmonë thelbësor për të dy palët.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mesazhet ironizuese të studentëve në pankarta (Foto)

Posted: 07 Dec 2018 12:58 AM PST

Mesazhet që studentet përcjellin përmes pankartave janë shumë të forta dhe ironizuese ndaj vendimeve të qeverisë në lidhje me tarifat e studimit apo kushteve në auditore. Në një prej tyre shkruhet se ndjekja e studimeve kushton sa shitja e një veshke.

Ndërsa një tjetër shkruan se "U munduan të na varrosnin, por nuk e dinin se ne ishim fara". Për më tepër gazeta Shqip ka grumbulluar disa fotografi me mesazhet më interesonte  të përcjella nga studentët nëpërmjet pankartave:

 

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aromë Krishtlindjesh në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 07 Dec 2018 12:44 AM PST

Që nga festimet që organizuan për Krishtlindje Presidenti John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams në Shtëpinë e Bardhë në 1800, dimri në rezidencën e presidentit amerikan është i mbushur me festime të sezonit. Këtë vit Zonja e Parë, Melania Trump ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë në frymën e patriotizmit nën temën "Thesare Amerikane".

Në Shtëpinë e Bardhë duket qartë që është sezoni i festave. Melania Trump ndjek një traditë të gjatë të Zonjave të Para në këtë vit kur shënon krishtlindjen e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Jacqueline Kennedy e filloi këtë traditë duke vënë pemën e Krishtlindjes dhe duke zgjedhur një temë të caktuar për të zgjedhur zbukurimet si për pemën, ashtu edhe për ambientet. Që nga 1961 kjo traditë ka vazhduar. Zonjat e Para vazhdimisht kanë pasur një rol qendror në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë," thotë Matthew Costello, i Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë.

Këto vit zonja Trump zgjodhi temën patriotike "Thesare Amerikane".

Ndër zbukurimet ka objekte që theksojnë fushatën e saj për përmirësim vetjak dhe kundër bulizmit.

Por janë pemët në ngjyrë të ndezur që tërheqin vëmendje… në disa raste edhe thumba në komentet online: “Jemi në shekullin e 21-të. Secili ka shijen e vet. Mendoj se pemët janë fantastike," thotë zonja Trump.

Nuk është hera e parë që pema e Krishtlindjes bëhet tërheqja qendrore: Presidenti Theodore Roosevelt nuk vuri pemë për Krishtlindje pasi ashtu ishte bërë traditë në fillim të viteve 1900.

 

Por djali i tij Archie fshehu një pemë në dollap:”Është një ndër historitë më interesante për Shtëpinë e Bardhë. Gazetarët prisnin. Donin të dinin nëse familja Roosevelt do të merrte pemë për Krishtlindjen. Archie pak e shumë e bëri të kryer," thotë zoti Costello.

Zonja Trump nuk është e para që zgjedh zbukurime të kuqe. Pemët tradicionale halore, me frutat e kuq, janë vënë në Shtëpinë e Bardhë që në 1975 dhe janë çdo vit të pranishme…

…që nga administrata Reagan.

“Nancy Reagan gjithmonë e pëlqente ngjyrën e kuqe. Në portretin e parë si Zonjë e Parë ajo është me fustan të kuq. Edhe kompletin e servirjes për Shtëpinë e Bardhë e kishte në ngjyrë të kuqe. Prandaj e krijoi këtë traditë," – thotë zoti Costello.

Festimet e Shtëpisë së Bardhë për festat janë një traditë e pasur që fillon me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes. Jackie Kennedy kishte zgjedhur temën e "Arrëthyesit". Hillary Clinton, temën e "Punishtes së Santës". Melania Trump ka prezantuar "Thesaret Amerikane". Çdo zonjë e parë ka sjellë frymën e saj në sezonin e festave.

 

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kulla Eiffel mbyllet për shkak të protestave në Paris

Posted: 07 Dec 2018 12:33 AM PST

Autoritetet franceze kanë njoftuar për angazhim masiv të forcave të sigurisë, derisa shumë pika turistike është thënë se do të mbyllen më 8 dhjetor për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës gjatë protestave të planifikuara kundër qeverisë.

Protestuesit e ashtuquajtur "Jelekët e Verdhë", që janë zemëruar fillimisht për taksat e reja të karburanteve, pritet të marshojnë në Paris për javën e tretë me radhë duke vënë në pah edhe pakënaqësi tjera kundër udhëheqjes së presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Muzetë, teatrot dhe shumë dyqane në Paris është thënë se do të mbyllen, teksa në mesin e tyre edhe Kulla e famshme Eiffel.

Protestat pritet të vazhdojnë pavarësisht pse më 5 dhjetor Macron ka pezulluar rritjen e taksave për karburante, të cilat kanë nxitur protestat. Macron pati marrë këtë vendim në kuadër të planeve të tij për të luftuar ngrohjen globale. Kryeministri, Edouard Philippe i ka thënë televizionit TF1 se 89,000 zyrtarë policorë do të angazhohen më 8 dhjetor në gjithë Francën, duke rritur numrin nga 65,000 sa kanë qenë javën e kaluar. Ai ka thënë se 8,000 prej tyre do të pozicionohen në Paris, të mbështetur nga "dhjetëra" makina të armatosura.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një Grand Gala për kompozitorin e dashurisë Agim Krajka

Posted: 07 Dec 2018 12:30 AM PST

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq në 7 dhe 8 dhjetor, ora 19:00 në arTurbina – Grand Gala "Të gjithë e duan Agim Krajkën". Gjatë këtij viti ka pasur  performanca të shumta me rastin e 60-të vjetorin e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, që mbyllin siparin me këtë koncert kushtuar nje artisti të madh, që ka kompozuar e drejtuar për 30-të vjet me radhë  orkestrën e AP.

Gjatë koncertit Presidenti i Republikes Ilir Meta do të dekorojë me titullin e lartë "Nderi i Kombit", "Mjeshtrin e Madh" të muzikës shqiptare.

Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta patur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur,  e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura per veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin  skenën me të.

Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte kengët e tij në festivalin e fundvitit. Miqt dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Agim Krajka erdhi në Ansamblin Shtetëror 54 vjet më parë si fizarmoniçist me aftësi të rralla dhe individualitet  virtuozi. Ai më pas u bë dirigjenti dhe përpunuesi më i rëndësishëm në historinë e AP. Ashtu si "Mjeshtri i Madh" – Panajot Kanaçi, që e ngriti trupen e valleve të AP në nivele tejet të larta duke  e ngritur vallen popullore  në majen më të lartë të intepretimit  edhe "Mjeshtri i Madh" – Agim Krajka e ngriti në këto nivele ekzekutimin e  melodive të valleve popullore .

Ai me klasin dhe talentin e tij ndërtoi një strukturë në formacionin e orkestrës, i cili nuk ishte parë deri në atë kohë.  Ndërtoi modele orkestrimesh e përpunimesh të këngëve dhe valleve nga gjithë krahinat, duke ruajtur me fanatizëm karakteristikat ritmike e melodike. Kjo strukturë mbajti gjatë, deri më sot, gjithë peshën e  krijimtarisë së Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Agim Krajka u lind në 3 maj të vitit 1937 në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si: violinë, mandolinë dhe fizarmonikë, të cilën e mbante si pasurinë më të çmuar të familjes. Magjia e këtij instrumenti ndezi pasionin e madh të djalit të vetëm, Agimit që fshehurazi nisi ta vetmësonte dhe luante në të meloditë e para. Që në moshën 16 vjeçare, Agim Krajka u dallua për aftësi të rralla, me një individualitet e qartësi ekzekutimi perfekt dhe u cilësua si virtuozi i fizarmonikës.

Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin "Artistit të Popullit" – Çesk Zadeja. Krijimtaria e tij është voluminoze. Mjeshtri ka kompozuar qindra këngë, valle popullore  dhe shumë pjesë për orkestër simfonike si: "Suite me valle popullore" për orkestër simfonike,  "Uverturë rinore" për orkestër simfonike, "Romancë" për violinë e orkestër simfonike, "Fantazi" për fizarmonikë e orkestër simfonike .

Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70-80. Kryeveprat e kinematografise si: "Cifti i lumtur", "Zonja nga qyteti", "Nje shoqe nga fshati" etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to "Mjeshtri i madh" – Agim Krajka.

Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse ai kompozoi për të gjithë. Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të kengës së lehtë moderne, sepse muzika  e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i  rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë.

7dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Punë në Evropë? Ministrat e BE-së dalin me një vendim të përbashkët

Posted: 07 Dec 2018 12:29 AM PST

Bashkimi Evropian (BE) do të krijojë "Agjencinë Evropiane të Punës" për të mbështetur zbatimin e legjislacionit të BE-së në shtetet anëtare, në fusha si lëvizja e lirë e punëtorëve, transferimin e tyre në vendet e tjera dhe sigurimi social, transmeton Anadolu Agency (AA)

Ministrat e punës të 28 shteteve anëtare të BE-së u takuan në Bruksel, në kuadër të takimit të Këshillit të BE-së.

Këshilli i BE-së njoftoi se në takim ministrat e shteteve anëtare kanë përcaktuar një pozicion të përbashkët për negociatat që do të zhvillohen me Parlamentin Evropian mbi rregulloret e ndryshme në fushën e punës.

Sipas kësaj, do të krijohet "Agjencia Evropiane e Punës" për të zgjidhur problemet e punëtorëve që punojnë në vendet e BE-së dhe problemet e punëdhënësve që kanë në lidhje me lëvizshmërinë e punëtorëve përtej kufijve.

Ky institucion i ri do të mbështesë zbatimin e legjislacionit të BE-së për lëvizjen e lirë e punëtorëve, dërgimin e punëtorëve në vendet e tjera dhe sigurimin social.

"Agjencia Evropiane e Punës" do të sigurojë qasje në informata për të drejtat dhe detyrimet përkatëse për punonjësit, punëdhënësit dhe autoritetet e vendit në rastet e lëvizshmërisë ndërkufitare. Po ashtu do të mbështesë koordinimin midis vendeve anëtare në këto fusha dhe do të kontribuojë në realizimin kontrolleve të përbashkëta.

Institucioni që do të veprojë si një ndërmjetës mes autoriteteve për të zgjidhur mosmarrëveshjet që punonjësit përjetojnë përtej kufijve, do të mbështesë edhe bashkëpunimin mes vendeve anëtare në përcaktimin e punëtorëve të paligjshëm.

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian do të kryejnë bisedime mbi themelimin e kësaj agjencie, ndërsa institucioni do të bëhet funksional nëse do të arrihet një konsensus në negociatat që do të zhvillohen.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Shqipëria kryeson OSBE në 2020”, vendimi përshëndetet nga SHBA

Posted: 07 Dec 2018 12:23 AM PST

Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020. Në një mesazh në Twitter, thuhet se SHBA-të janë gati të mbështesin Shqipërinë në këtë rol vendimtar.

"SHBA përshëndet vendimin e arritur në mbledhjen e OSBE-së, duke miratuar sot kandidaturën e Shqipërisë si Kryetar i OSBE-së në vitin 2020! Ne shpresojmë që të mbështesim Shqipërinë, pasi ajo të marrë këtë rol vendimtar", thuhet në reagim.

Nga data 1 janar e vitit 2019, vendi ynë bëhet pjesë e Trojkës. Lajmi bëhet i ditur në faqen e Twitter-t të Italisë, kryesuesja e radhës e Organizatës.

Presidenca e OSBE-së ka një rëndësi të veçantë ndryshe nga organizmat e tjerë si NATO apo BE, për shkak se në të bëjnë pjesë edhe shtete si ato Perëndimore dhe ato Lindore. Këtu mund të përmendim se anëtare janë edhe Rusia, SHBA, Turqinë, por edhe shtete anëtare të BE-së, si Gjermani, Austria, Italia apo dhe Greqia.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Studentët nuk heqin dorë nga protesta: Të plotësohen të gjitha kërkesat

Posted: 07 Dec 2018 12:16 AM PST

Studentët kanë hyrë në ditën e tyre të tretë të protestës. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të mbështetur edhe nga ata të infermierisë kanë vendosur që të protestojnë të veshur me bluza të bardha.

Fillimisht ata janë grumbulluar pranë fakultetit dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.  E njëjta gjë po ndodh edhe me  studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe ata të Politeknikut.

Një ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura. Por kjo nuk i kënaqi studentët, pasi ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritja e buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.

Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës t'i bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Frikë në Kenia, familja i shpëton për mrekulli banditëve (Video)

Posted: 07 Dec 2018 12:00 AM PST

Bryant dhe Lauren Swenson po udhëtonin në një rrugë të paasfaltuar pranë Maai Mahiu në Kenia, më 30 nëntor, kur para tyre u ndal një furgon i bardhë. Prej tij zbritën disa persona të armatosur me shpata.

Çifti që kishte edhe fëmijët e tyre brenda makinës, të vetëdijshëm për rrezikun u kthyem mbrapsht. Banditët e maskuar filluan t’i ndiqnin me synim për t’u grabitur makinën e tyre. Por, shoferi bëri një manovrim të pazakontë, duke u larguar.

Ndërsa makina po ecte mbrapa,  grupi i hajdutëve vrapuan për t’i zënë dhe sapo afrohen, shoferi i jep gaz përpara duke arritur të shpëtojnë.

Çifti dhe tre djemtë e tyre nga Utah i SHBA-ve, u zhvendosën tre vjet më parë në kryeqytetin kenian, Nairobi, ku hapën një palestër të CrossFit.

7 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more