Skip to main content

“The Sun shkruan për Ksamilin, vizitoni Perlën Turkeze” plus 9 more - Gazeta Dita

“The Sun shkruan për Ksamilin, vizitoni Perlën Turkeze” plus 9 more - Gazeta Dita


The Sun shkruan për Ksamilin, vizitoni Perlën Turkeze

Posted: 17 Dec 2018 02:34 AM PST

Tabolidi britanik "The Sun" është ndalur edhe në Shqipëri duke ftuar turistët të vizitojnë jugun e vendit, Kasmilin. Duke përshkruar destinacionet turistike të vendeve të rajonit dhe Ballkanit, The Sun e konsideron plazhin e Ksamilit si "Perla Turkeze" (duke iu referuar ngjyrës së bruztë e ngjashme me të kaltrën".

"Kasmili, duket sikur jeni në Karaibe, por në të vërtetë jeni në Shqipëri"- shkruan The Sun.

Për të marrë nga pushimet kujtimet më të bukura në bregdetin jonian, The Sun shkruan se me ujërat e kthjellta, plazhin e bardhë dhe sfondet malore është gjithçka që duhet për foto në Instagram.

Tabloidi britanik sugjeron pushuesit se mund të bëjnë një udhëtim ditor në Korfuz përmes anijeve në një kohëzgjatje jo më shumë se dy orë dhe me çmime që variojnë deri në 19 € (16 £). Ksamili gjithashtu është i arritshëm edhe përmes fluturimeve të vendeve respektive drejt Korfuzit.

 

Lexoni artikullin e The Sun në: https://www.thesun.co.uk/travel/7981290/these-destinations-look-just-like-the-maldives-but-theyre-actually-much-cheaper-to-get-to/

 

 

m.h/ dita

Studentët para Kryeministrisë: Dil zoti Rama ose ik! Policia forcon sigurinë

Posted: 17 Dec 2018 02:28 AM PST

Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre.

“Ja ku jemi në oborrin tënd zoti Rama. Nuk po fshihemi. Kemi paraqitur 8 kërkesat. Përse nuk na sheh? Hajde ti këtu para nesh, dhe plotëso 8 kërkesat!”, bërtet një studente me megafon.

“Zoti kryeministër ose zgjidh kërkesat ose ik, jep dorëheqjen! thotë një tjetër student.

Protesta e studentëve ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.

Pranë ambienteve të kryeministrisë është vënë re një prezencë e madhe e forcave të policisë. Masat e policisë vijnë pas paralajmërimit se protesta do të jetë mbarëkombëtare dhe studentët i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së tyre.

Ndërkohë policia është në gatishmëri, për të përballuar çdo situatë.

o.j/dita

Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, moti sjell surpriza sot

Posted: 17 Dec 2018 02:17 AM PST

Shtim i intensitetit të reshjeve të shiut si dhe reshje dëbore priten sot në disa qarqe të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet nesër në shumicën e qarqeve do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe, ndërsa në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Të premten dëbora zbardhi Kukësin, ndërsa Thethi u bllokua nga reshjet e dendura.

o.j/dita

DOSSIER / Pse nuk funksionoi këshilla e gurusë së madh Shatra-patra për Dhamianin

Posted: 17 Dec 2018 02:15 AM PST

TIRANË / KALKUTA – Që kur mori vesh se do të bëhej ministër i rëndësishëm, në verën e largët të vitit të largët 2013, Dhamiani kërkoi një këshillë nga India akoma më e largët.

Dhe këshilla i erdhi: "Rama-rama pikturama". Që në indiançen e lashtë përkthehet "guri-guri bëhet muri".

Kështu i tha guruja i madh indian Shatra-patra Mashtra, duke e këshilluar që për të fuqizuar buxhetin e rrënuar, të mblidhte qindarkat e energjisë së vjedhur dhe të shpërdoruar.

"Thuaj shefit tënd pikturist, le të futen edhe njerëz në burg, le të vdesë edhe ndonjëri, se në panoramën e madhe të gjërave, në kanavacën gjigande të punëve publike kjo s'prish asnjë punë," i kishte thënë guruja Shatram-patram të shoqes së Dhamianit, që ky i fundit e kishte dërguar si misionare.

Dhe ashtu u bë. Dhamiani dhe gjithë qeveria u vunë pas kërkimit të qindarkave, që i nxorrën nga fundi i dheut: Te dritat, te tarifat, te gjobat…

Madje kryeministri Pikturama i pat thënë: "Po dolëm mirë nga kjo këshillë, çfarë qindarkash do teprojnë nga negociimi me CEZ-in çek, t'i kam falur, dgjon o!"

Në fakt, Dhamiani që i vogël e kishte patur fiksim të mësojë pak çekisht, ndaj e mori seriozisht paktin me shefin: Çdo plakë që ndërronte jetë në errësirë, çdo kryefamiljar i burgosur për mospagesë dritash, e afronin më shumë drejt Pragës, këtij qyteti të paguar… pardon, të bekuar.

Mirëpo… Hhhm ndodhi diçka. U fiksua pas qindarkave i ziu. Aq shumë sa kur shikonte tufa milionash, mundësisht në valutë, i shtynte me këmbë, i mënjanonte me neveri. Parimi i tij ishte vetëm "Rama-rama pikturama".

Kështu ndodhi me një tender 18 milionë euro ku oferta më e mirë figuronte ajo e Mandit të Nishtullës. U fitua me letra, nga ato që çdo bakall serioz do vriste veten nga turpi, po do ti që Dhamianit nuk i ra në sy fare??!

Po ashtu, dhe një tender tjetër me 12 milionë euro, ku fitues figuronte Ermali i NSHRRAK-ut dhe noter në Amerikë ishte Demi i Ulur. Edhe ky iu duk krejt normal.

Tendera të tjerë ku fitues figuronin indianë të Amerikës si Keci i Çmendur, Dreri Akrobat, Arushi Fotograf, praapë hiç Dhamiani.

I sikletosur sa më s'ka i tha botës se tenderat nuk i bënte ai, se komisioni i tenderave ishte treguar sylesh… Ama nga brenda ziente. I tha të shoqes: "Thuaji gurusë, a e shikon ku na çoi formula e tij, Rama-rama-pikturama?"

Pas pak minutash, ajo iu përgjigj: "Fola me gurunë e madh. Ai do vijë vetë në Tiranë, të flisni nga afër, se ndoshta nga largësia e madhe s'jemi marrë vesh. Do dal ta pres unë, por më duhen 14 mijë euro për të blerë një fustan të hajrit!"

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-tender, pro qindarkave

Riza Cerova, ai që e dha jetën për popullin fukara

Posted: 17 Dec 2018 02:07 AM PST

Nga Bashkim Koçi

Nuk di pse më janë ngulitur në mendje fjalët e "Heroit të Popullit" Riza Cerova, të hedhura në një copë kartë, të cilën ia nisi dorazi familjes përpara  se të jepte shpirt nga plumbat që mori në pritën e organizuar nga shërbëtorët e antidemokratit, "vrasësit me pagesë" Ahmet Zogu. Po i sjell për t'i bërë të njohura për lexuesin edhe pse ajo letër-amanet  zë vend në tre libra-monografi të shkruar nga bashkëluftëtari  i tij Mane Nishova dhe dy intelektualë skraparas, Luman Caka e Syrja Laze. Po i sjell sepse në ato pak fjalë të njëzemre të coptuar, të nxjerra nga një luftëtar i jashtëzakonshëm si Riza Cerova në çastet kur po jepte frymën e fundit,  çdo shqiptar i ndershëm mund dhe duhet të mësojë çdo të thotë të jesh një Tomas Mor  shqiptar, çdo të thotë tësakrifikohesh për një ideal të madh, çdo të thotë të japësh jetën për drejtësi dhe barazi njerëzore. Dhe ja ç'shkruan ai, cili është amaneti i fundit, fjalët që të krredhin në botën e magjishme morale, por edhe aq hyjnore të njerëzimit:"E dashura nënë, grua dhe fëmijë! Më falni që po u lë rrugëve. Për mua keq të mos u vijë dhe mos rrini kokëvarur e të turpëruar se unë për Shqipëri luftova, për popullin fukara… U puth me mall, Riza Cerova".

M'u desh të kërkoja, të shfletoja libra e monografi  për të gjetur ndonjë "të ngjashëm" me Riza Cerovën dhe, për çka më dolën përpara në listat e heronjëve që kanë dhënë jetën për çështje të madhore, për liri, pavarsi e drejtësi shoqërore, ata janë shumë. Por, për të mbajtur pak "anësi" dhe për të përgjithësuar  veprën martire të këtyre heronjve të pashembullt, po veçoj "Heroinën e Popullit" Bule Naipi, e cila e dha jetën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazifashistët.Edhe ajo ka lënë një letër-amanet e ngjashme si dy pika uji me atë të Riza Cerovës. Ja letra e Bule Naipit:“E dashur nënë! Sot bija jote u dënua me vdekje nga kriminelët ballisto-gjermanë.Po të lë lamtumirën e fundit, ma bëj hallall gjirin që më ke dhënë. Në mesnatë, litari do të kepusë fillin e jetës sime. Qëndro e fortë! Duaje dhe mbroje fort çdo vajzë shqiptare, ashtu siç më doje dhe mua.Dita e çlirimit është e afërt. Partizanët do ta ma marrin hakun. Fitorja është e jona."

Sigurisht, pasi ke lexuar këto dy letra të shkruara nga dy Heronj, të cilët kanë guxuar t'i japin  vetes forcënë kushte tmerrësisht të frikëshme për jetën, njëri përpara plumbit dhe tjetra përpara lirtarit, një mendje e ftohtë gjykon të të thotë se kemi të bëjmë me fuqi hyjnore të moralit njerëzor, që parathonëe ndjellin përmbysje të mëdha.

Por le të qëndrojmë tek Heroi ynë, tek luftëtari skraparas Riza Cerova, i cili për  aq sa jetoi,vetëm 39 vjet, përbën një shembull tërrallë, nëmos të pashembullt  sesi e trajoi rrugën, të gjithë veprimtarinë e tij revolicionare, për çështjen kombëtare dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai në tërësinë e jetës së tij përbën njeriun e një formati të veçantë, të njeriut që guxonte të bënte atë që i ka hije një burri, i cili i dha fund jetës në mënyrën më të frikshme për një Shqipëri Demokratike.

Duhet të jesh diçka para se të bëhesh dikush. Riza Cerova u bë ai që u bë edhe sepse u mëkua që në vegjëli, u ushqye bashkë me qumështin e nënës  me ndjenjën e njeriut të fortë, të lidhur  ngushtë me problemet që shtroheshin për t'u zgjidhur  në hapsirat shqiptare.Sepse thuhet që koha ideale për të filluar formimin e karakterit të një fëmije, është njëqind vjet para lindjes së tij. Që do të thotë se të parët e tij, brez pas brezi, nuk kishin pushuar  kurrë, nuk ishin ndjerë qoftë edhe një herë borxhlinj ndaj vendit, ndaj atdheut. Aty e ka zanafillën, pikënisjen, formimi i karakterit revolucionar të   Riza Cerovës. Ai vërtet u lind më 28 Janar të vitit 1896 nga dy prindër të thjeshtë, Musa e Kade Cerova, por zjarri e flakërima e çështjes kombëtare në ato vatra kishte vite e dekada që kishte gjetur strehë për t'u rritur mot pas moti. Rizai e filloi jetën si pjesëdhe prijës i popullit fukara, pa asnjë lloj komoditeti, nëse do të konsideronim të tillë qoftëedhe "përkëdhelitë" e prindërve.Ai  i hodhi hapat e para këmbëzbathur, duke bredhur  arave dhe korijeve të fshatit, duke luajtur me këlyshë e shqerra  si të gjithë vërsnikët e tij. Ndërkoh,  ky mjedis i varfër  ekonomikisht, por të tejngopur mjaftueshëm me atdhedashuri e patriotizëm, e poqi, e bëri burrë shumë herët Riza Cerovën. Ishte vetëm shtatë vjeç, ku bashkë me të vëllanë, Aliun, të ndiqte  baba Musanë në rrugët e Stambollit, atje ku çështja shqiptare ishte kruefjala e ditës.

Një njeri i mësuar, i edukuar e i ditur,është gjithkund  i gatshëm për t'i bërë ballë së keqes apo të jetë i gatshëm e i vetdishëm për të qëndruar në çdo situatë që mund të të krijohet në krah të progresit. Për të atin e Riza Cerovës, Musain, shkollimi konsiderohej pasuri më vete. Ishte kjo bindje e patudëshme që ai, sapo u kthye në Shqipëri, në vitin 1910, të sakrifikonte nga ana ekonomike për ta dërguar Rizanë që të mund  të vazhdonte shkollën shqipe në Korçë e më pas në Berat. Në këtë plan, pra të shkollimit, Riza Cerova paskësh qënë me fat sepse patriotët beratas më 1908 hapën  shkollën shqipe, të drejtuar nga patrioti emërmadh Babë Dudë Karbunara. Burrëria fitohet nga dita në ditë, duke luftuar me vështirësitë që t'i sjell jeta. Edhe Riza Cerova, nëse vëzhgohen çapat e tij mot pas moti, nuk është e vështirë të arrish në përfundimin se ai e filloi veprimtarinë revolucionare bashkë me rritjen e shtatit, bashkë me ëndërrimet  për t'u ngjarë"Kaçakëve të Maleve" për të cilët kish dëgjuar pranë vatrës familjare apo  në ata pak libra që kish lexuar nga veprimtaria e patriotve më me zë të kohës. Luftëtarët skraparas si Sulejman Spathara, Tajar Vëndresha, Abedin Prishta, të cilët ishin rrahur "me vaj e me uthull" nëpër luftra, Rizanë e trajtonin si "të voglin e Çetës", kua ai u bë pjesë e saj, duke i ngarkuar me detyra që "donin njeri kishte kalem, të shkolluar". Por ai ishte mjeshtër jo vetëm "t'ja thoshte kalemit", por të përdorte edhe pushkën. Ishte vetëm 16  vjeç kur Rizai, së bashku me vëlla Alinë, të merrte pjesë në formacionet vullnetare të Skraparit kundër andartëve grekë në luftimet e Qafës së Martës, Kokojkës së Frashërit, Qafës së Kazanit, në luftimet e Taroninës e deri në Tëndën e Qypit e atë të Sofiut. Në këto luftime Rizai u plagos dhe plagët që mori do t'i quante "pagëzimi i parë i luftës".

Sigurisht që heronjtë janë njerëz si të gjithë të tjerët, por ata veçohen si të tillë sepse bëjnë gjënë e duhur në kohën e duhur për interesa të mëdha. Jo për vete, por për vendin, për çështje me peshë eqë lidhen me ekzistencën e atdheut. Ashtu si rrezikuan shumë patriot skraparas në luftë me pushtuesin  fqinj të '14-ës  e që  Ismail Qemali do t'i përgëzonte disa herësi  "dragonj  të vërtetë".

Të jesh guximtar do të thotë të jesh trim, do të thotë të mos njohësh frikën kur gjëja që mer përsipër të bën të rrezikon jetën. Nga ky këndvështrim  Riza Cerova shfaqej  i vërtetë, duke mos bërë asnjë "pazar", asnjë kompromis  me ndërgjegjen e tij. Po sjellim një fakt, sa domethënës  po aq edhe  të rrallë, i cili dëshmon se ky patriot dhe atdhetar i vendosur  ka qënë "i gatuar"shumë herët me ndjenjën  eluftëtarit"profesionist".  Në vitin 1919 në fshatin Zaloshnjë, nisur edhe nga rrethanat që i kanoseshin vëndit nga lakmitarë të shumtë pushtues, u krijua Komiteti i Shpëtimit Kombëtar i Skraparit nën komandën Hysen Zaloshnjës. Antarë të këtij Komiteti ishin kapedanë si Maliq Vlusha, Ali Koprëncka, Servet Zaloshnja, Sinan Ylli, Pasho Hysi e Avni Kapinova. Por midis tyre qëndronte edhe djaloshi 23 vjeçar Riza Cerova. Pra Riza Cerova e meritonte  të bëhej pjesë e komandës të këtij kalibri dhe të fitonte besimin e personaliteteve të sprovuar  në luftra të ndryshme kurai i kishte ende "buzët me qumësht".  E thënë mdryshe, ai për përvojën dhe pjekurinë që kish treguar në rrethana të vështira që kalonte vendi, meritonte vlerësim në radhët e bashkëluftëtarëve, meritonte besim sepse tregonte gatishmëri të palëkundur për t'u hedhur në zjarr për të vërtetën.

Riza Cerova rritej bashkë me formimin e tij si revolucionar.  Në këtë udhëtim  ai nuk bëri kurrë zgjedhje, pra të vihej në mëdyshje për çështje rrugësh, të shkonte  këtej apo andej. Ishte fare i ri e shumëçka mund të ngjante.Jo. Ai mendonte e  përkushtohej me shpirt vetëm për atëqë kish dëshiruar e ëndërruar të bëhej.  Dhe është kjo filozofi e tij, ky përbetim guximtari  që në janar të vitit 1920 të vihej në krye të 300 vullnetarëve nga Skrapari për të mbrojtur zhvillimin e punimeve të Kongresit të Lushnjës. Si gjithmonë, edhe në këto situata të vështira e provëdhënëse,  ai u çfaq "trim i mirë me shokë shumë". Kishte përpara kapedanë si Ali Koprëncka, Muço Kapinova, Servet Zaloshnja e Nuri Vlusha.Në këtë kënd shikimi Riza Cerova asnjëherë nuk doli nga rrjeshti. Ai, për aq sa tregohej trim dhe i fortë, guximtar dhe i sakrifikuar,  meritonte të respektohej nga të gjithë, komandantë e luftëtarë të thjeshtë.  Në të gjitha luftimet. Sepse ai, për aq sanjihej si njeri i aksionit, pati fatin "nga lufta të vinte e në luftë të shkonte". Në janar u gjënd në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes, në qershor, me qinra luftëtarë të tjerë skraparas, u gjend në Vlorë për të luftuar e çliruar Vlorën nga pushtuesit italianë.Dhe luftëtari Riza ndiqte luftrat njëra pas tjetrës.Po kundër italianve udhëhoqi luftimet në Përmet, Leskovik, e Tepelenë.

Për një revolucionar si Riza Cerova jeta është gjithmonë  "në pritje"  për të gjetur kohën e  përshtatshme për tëvepruar. Për të vepruar e kontribuar  për atë çka atij i dhimbte zemra, për shfrytëzimin dhe padrejtësitë që i bëheshin popullit të thjeshtë. Ishte koha që në Shqipëri vepronin dy forca të kundërta: reaksionarët,  që përfaqësoheshin nga Ahmet Zogu, Vërlacët, Vrionasit, etj. dhe forcat përparimtare demokratike,  midis të cilëve shquheshin Fan Noli, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj. Riza Cerova qëndroi  dhe luftoi pa asnjë lëkundje në krah të fanolistëve. Në Elbasan, Mirditë e Dibër ai u përfshi drejtëpërdrejt kundër bejlerëve që vepronin në dëm të atdheut. Një gazetë e kohës, "Drita e Atdheut", e pasqyronte këtë të vërtetë me këto rrdhë mbresëlënëse: "Për këtë energji të pashëmbullt dhe për këtë sukses të famshëm që meriton çdo lavdërim dhe mburrje, përgëzojmë trimin e ri, kapitenin Riza Cerova."

Ky luftëtar dhe revolucionar me bindje të palëkundura dhe i pozicionuar në krah të vegjëlisë, ndjehej,në çdo situatë që kalonte vendi, borxhli ndaj shtresës që përfaqësonte. Edhe pse gëzonte gradën e një ushtaraku të lartë, ai mbeti i "pagjumë" kur bëhej fjalë për ndryshim, kur merte vesh apo binte në kontakt me forca progresiste. Ishte viti 1923 kur ai u antarësua në Shoqatën "Bashkimi", duke e bërë betimin në seksionin  për Tiranën dhe në prezencë  të Avni Rustemit.

Lotët bien kur zemra nuk mund të mbajnë dot më dhimbjen. Riza Cerova i përjetoi keq, i çahejzemra kur merte vesh eleminimin fizik të bashkëluftëtarëve të tij, të personaliteteve të mëdhenj, ashtu siç ndodhi me vrasjen e Avni Rustemit më 22 Prill të vitit 1924.Po sjellim një fakt historik.Kur Avni Rustemi mori lajmin të kthehej "me urgjencë" në Tiranë ishte bashkë me Riza Cerovën. Ky i fundit, pra Rizai, i ishte lutur që të mos shkonte sepse  kish dyshuar shumë tek  thirrja "me urgjencë". Dhe ndodhi ajo që ndodhi, Avni Rustemin e vranë."Fatkeqësia juaj dhe jona na përfshiu Heroin, në altarin e lartë, pranë Kastriotit e Qemalit, dot'i shkruanin prindërve të Avniut,  Riza Cerova, Ahmet Lepenica e Halim Xhelo. Bashkë me juve, djalëria vlonjate humbet dhe vajton birin e vlefshëm të Atdheut".

Riza Cerova është konsideruar si një ndër patriotët  që nuk bënte  asgjë që të ishte në kundërshtim me të vërtetën. Ky karakter  i palëkunur dhe forca  për të qëndruar sa më afër halleve të popullit bëri që ai, pas vrasjes së Avni Rustemit, të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet me qeverinë zogiste. Dhe u hodh në veprimtari konkrete. Ishte koha dhe momenti i përfshirjes së tij si organizator  dhe si protagonist kryesor për veprime konkrete sepse ishte në vigjilje të Revolucionit Demokratik të Qershorit, të udhëhequr nga Fan Noli. Sigurisht, tashmë kishim një Riza me plot përvojë, i cili të kaluarën e konsideronte mësim për çka ishin duke përgatitur  dhe si udhëzues  të së ardhmes. Kontributi i tij dhe i një numri të madh skraparlinjsh, të luftëtarëve antizogistë  si Muço Kapinova, Pasho Hysi, Riza Vala, Sulejman Qafa, Sinan Leshnja, Nuri Vlusha e Sinan Leshnja,  mbetet pa as më të voglin dyshim "gur i rëndë" në themelet e kështjellës që përfaqëson rrugën e Shqipërisë për progres. Siç dihet edhe nga historia, Revolucioni dështoi, por për çka bëri revolucionari skraparas mbeti si diçka madhore, aq sa Fan Noli në librin e tij autobiografik, 35 vjet pas kësaj ngjarjeje, Riza Cerovën e radhit të  katërtin për vlerësimet si luftëtar e  patriot. Ndoshta nuk është vendi për të nxjerrë shkaqet e humbjes dhe përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, por të bën përshtypje  analiza e Riza Cerovës të botuar në gazetën "Bashkimi" në shtator të vitit 1924. "Me përmbysjen e regjimit feudal disa mbetën të pakënaqur. Këta, kur panë formimin e një qeverie demokratike, u vrenjtën nga fytyra e lëshuan buzët….Këta lloj njerëzish sado që s'guxojnë tëgoditin qeverinë drejt për së drejti por në mënyrë dhelparake e tërthorazi  po përpiqen sa mundin ta deskrititojnë."Pra Riza Cerova nuk ishte vetëm një organizator i zoti ushtarak, por edhe ideolog, intelektual që e bënte analizën me këmbë në tokë.

Çdo histori, sidomos ato që kanë të bëjnë me synime të mëdha,  ka uljet dhe ngritjet e saj. Dështimin e Revolucionit të Qershorit dhe rënien  e qeverisë së Fan Nolit,  Riza Cerova e përjetoi keq, por kurrë nuk u përul apo të dëshpërohej deri aty sa të tërhiqej nga rruga që kish nisur. Përdjekja për ta kapur dhe izoluar si person i rrezikshëm e detyruan që më 28 të muajit shkurt të vitit 1925  të largohej jashtë vendit, për në Greqi. Rizai zgjodhi si vendqëndrim Selanikun sepse, ngaqë aty kishte kryer shkollën, e njihte shumë mirë qytetin. Por edhe sepse aty kishte shumë emigrant politikëe që për shumë vite ata do të ishin mbështetje e fuqishme për të vijuar pandërprerë  aksionin politik. Ka fakte e të dhëna të shumta që tregojnë sesa dhe si i përjetonte ky njeri i vegjëlisë jetën plot vuajtje të njerëzve të thjeshtë, përndjekjet   dhe eleminimet që u bëheshin patriotve të vërtetë dhe pamundësinë për të ndihmuar bashkëkombasit e tij për t'i shpëtuar, siç i quante ai, "kalbësira të mbetur prej shekujsh".

Riza Cerova ishte njeri me ide dhe vizion.Ai luftonte dhe kishte përqafuar porositë e rilindasve "me pushke e penë për mëmëdhenë!" Ndoshta ishte mëmëdhetari  më i komplrtuar, më i përpiekuri për t'i bërë problemet që kish vendi publike nëpërmjet gazetave të kohës. Mua, shkruesin e këtyre radhëve, më ka lënë gojëhapur ky fakt: Më 15 mars 1923 ai botoi një artikull në gazetën "Politika" ku shkruante: "Vëllezër! Evropa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnikë të saj. Mblidhni mendjen se themelet e Shqipërisë do t'i vëmë vet".

Disa prej organeve që u shpalosën idetë e tij janë gazeta "Kuvendi" (Itali), "Drita" (Gjirokastër), "Populli", "Federacioni Ballkanik" (Austri),"Republika"(SHBA), "Shqipëria e Re" (Rumani), "Liria Kombëtare" (Zvicër), "Idealisti" (SHBA) etj. Për të krijuar lidhje e bashkëpunim, për t'u formuar  intelektualisht e për t'u njohur me drejtues e njerëz me përvojë Riza Cerova, ndoshta ndër të rrallët, i ra botës rrotull. Ashtu siç thotë edhe kënga "Gjezdise Evropën për 12 vjet", ai përveç Greqisë shkoi në Belgjikë, Gjermani, Austri, Bullgari, Rumani, Iran, Pakistan, Arabi, Rusi e madje edhe ne Kinë e Indi.

Në vendin e tij, në Shqipëri, Riza Cerova u kthye më 6 prill të vitit 1935.Për kryengritjen që përgatitej të fillonte për të përmbysur regjimin e Zogut, e informoi Ali Kelmendi porsa ai mbriti në Qytetin e Korçës.Por Rizai ishte Riza dhe si i tillë ai ndiqej në çdo lëvizje, në çdo hap që hidhte.Janë të shumtë njoftimet dhe telegramet me të cilët bëhej komunikim sekret për të shmangur çdo "prapësi" që mund të kryente Riza Cerova kundër pashallarëve sundues.E thirri edhe ministri i Brëndshëm Musa Juka i cili, në emër të Naltnadhnisë, i premtoi një shumë të konsiderueshme të hollash dhe se "ishte emrue major i ushtrisë". E di si iu përgjegj kësaj ftese Riza Cerova? "Unë kam ardhur në familjen time dhe gradën e oficerit e kamlënë në Shkallën e Tujanit."  Ai i Përmendi "Shkallët e Tujanit" sepse kur Ahmet Zogu erdhi nga jashtë për tëmarrë Tiranën, ndërsa  në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit, Riza Cerova i zuri pritën dhe e priti aty, pra në Shkallën  e Tujanit.

Më pas ky luftëtar i paepur u bë shpirti dhe zemra e Kryengritjes së Fierit e cila, siç edhe dihet, u shtyp me dhunë e më gjak nga regjimi. Nga çka ndodhi, Riza Cerovën e mbërtheu dëshpërimi.Atij iu arrestuan, iu burgosën, iu dënuan me shumë vite burg bashkëluftëtarët e tij më të ngushtë.Për fat tëkeq reprezaljeve nuk do t'u shpëtonte dot as ai vetë. Bashkë me shtatë shokë do të kapërcente Qafën e Kulmakut, fshatin Zaloshnjë, malin e Koshnicës, Oparin dhe me këmbë të enjtura nga rruga e gjatë, zunë tëqëndronin për të kaluar natën në një pyll në afërsi të Porgardecit e që të nesërmen të mbërrinin në Greqi. Por kalbësirat e regjimit, siç i quante ai, e ndoqën këmba këmbës dhe, pa u gdhirë 24 Gushti, e vranë nëmënyrën  e tyre, tradhëtisht dhe mizorisht. Përpara se të jepte shpirt ai mundi  t'i shkruante familjes një copë letër, përmbajtjen e të cilës e vendosëm në fillim të këtij shkrimi. Ai tashmëështë vlerësuar me titullin e lartë "Hero i Popullit", ndërsa emrin e tij e mbajti një batalion ushtarak gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, e mban një rrugë në Tiranë si dhe Sheshi dhe Pallati i Kulturës në Çorovodë ku në një mjedis të dukshëm qëndron edhe busti i tij.

 

FOTO: Kryebashkiaku i Tiranës feston 39 – vjetorin, ditëlindja e parë si baba

Posted: 17 Dec 2018 01:51 AM PST

Erion Veliaj ka festuar 39- vjetorin e lindjes.

Ai ka zgjedhur që të falenderojë të gjithë miqtë e tij për urimet që i kanë bërë në ditën e lindjes përmes një fotoje të veçantë familjare ku është bashkë me Ajolën dhe djalin e tyre të vogël, Kajanin.

"Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai", shkruan Veliaj.

o.j/dita

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin, Arben Kraja

Posted: 17 Dec 2018 01:49 AM PST

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka konfirmuar në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Arben Kraja. Seanca dëgjimore e zhvilluar pak ditë më parë,  u drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Kraja është cilësuar i përshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndërsa për kriterin e aftësive profesionale, ai është vlerësuar "shumë mirë" nga Prokuroria e Përgjithshme.

Skeda e pasurisë

Sipas ILDKPKI, deklarimi i pasurisë nga ana e prokurorit Arben Kraja ishte i saktë dhe në përputhje me ligjin. Kraja zotëron një shtëpi në Shkodër me sipërfaqe 117 m2 dhe truall 542 metra katrorë të përfituar përmes trashëgimisë. Kjo shtëpi është blerë nga prindërit e prokurorit në vitin 1956.

Kraja zotëron gjithashtu një apartament në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë me vlerë 56 mijë euro si dhe 16.6 për qind pjesë takuese në një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit në Durrës, e blerë për 466 mijë lekë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori Arben Kraja kishte burime të ligjshme financiare për pronat e mësipërme. I njëjti konstatim është arritur për një makinë të blerë për 2 mijë euro nga bashkëshortja dhe një autoveturë tip Benz me vlerë 500 mijë lekë.

Prokuri Kraja ka deklaruar se ka paguar këstin e parë prej 15 mijë eurosh të një apartamenti në Gjirin e Lalzit, vlera totale e së cilës është 130 mijë euro. Sipas KPK, Kraja ka burime të ligjshme për pagesën e këstit të parë. I pyetur nga Komisioni për qëndrimin e tij, prokurori Arben Kraja u shpreh se falënderon trupën gjykuese për objektivitetin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

o.j/dita

Vijojnë shembjet përgjatë gjurmës së Unazës së Madhe

Posted: 17 Dec 2018 01:39 AM PST

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme punën për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur gjatë ditës së sotme një tjetër godinë dy katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe.

Aksioni për prishjen e kësaj godine për shkak të masivitetit të saj ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj, si dhe zhvendosjen e mbetjeve inerte që të prodhoi ky proces.

Nga fillimi i procesit të zgjerimit të Unazës së Madhe te Astiri, numri i ndërtimeve pa leje të prishura në këtë zonë ka shkuar në mbi 40 të tilla.

o.j/dita

Universiteti i Mjekësisë heq tarifat për studentët: Efekti financiar të mbulohet nga buxheti i shtetit

Posted: 17 Dec 2018 01:21 AM PST

Në ditën e 13 të protestës, pikërisht kur studentët kanë përshkallëzuar "revoltën" e tyre, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të mbështesë kërkesat e tyre.

Në një vendim të fundit të senatit të UM është rënë dakord që të hiqen të gjitha tarifat e shërbimeve për studentët.

Në mbledhjen e përbashkët me Bordin e Administrimit, Administratorin, Rektoratin, Dekanët dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit, Senati shqyrtoi me përgjegjësi të lartë kërkesat e paraqitura nga Këshillat Studentore të UMT-së.

Në mbledhje u vendos:

1-Të mbështesë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave te studimit. Senati Akademik pasi vlerësoi treguesit e buxhetit të vitit akademik 2018-2019 kërkon që efekti financiar që vjen nga ky reduktim të mbulohet nga granti i buxhetit të shtetit, pasi në të kundërt përgjysmimi i tarifave të studimeve, përballuar vetëm nga fondet e Universitetit do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.

2-Bazuar në analizën financiare, Senati Akademik vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët.

3-Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financiare për çdo program studimi dhe t'i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.

4-Përsa i përket kërkesave të tjera, krahas mbështetjes për plotësimin e menjëhershëm të shumë prej tyre, i kërkoi Rektoratit, Dekanateve dhe Departamenteve të ngrenë grupe të përbashkëta pune me Këshillat Studentore përkatëse, për të analizuar dhe adresuar problematikat e ngritura në këto ditë proteste dhe në vazhdim, në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje dhe të reflektohen në dokumentet zyrtare të universitetit.

5-Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjërë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.

6-Senati Akademik, në vlerësim edhe të kërkesave të studentëve vendosi të përmirësoje transparencën duke pasqyruar në faqen zyrtare të tij aktivitetin financiar të universitetit.

7-Senati Akademik duke vlerësuar kontributin e pedagogëve të UMT-së në formimin ndër vite të profesionistëve të shëndetit, i fton ata, në respektim të lirisë së tyre akademike, të marrin pjesë së bashku me studentët në një diskutim të gjërë për përmirësimin e cilësisë akademike dhe shkencore të arsimit mjekësor, pasi studentët dhe pedagogët përbëjnë dy kolonat bazë në të cilat mbështetet formimi universitar.

8-Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit përshëndesin çdo lëvizje studentore që i shërben përpjekjeve tona të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë mjekësor.

 

o.j/dita

KPA “fundos” kreun e Kushtetueses: Pasuria, e pajustifikuar

Posted: 17 Dec 2018 01:14 AM PST

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të shkarkojë nga detyra kreu e gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Vendimi u mor pak çaste më parë, ndërsa kolegji arsyetoi se subjekti ka pronësi më të madhe sesa mund ta justifikojë, ka mungesë burimesh financiare.

Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e Vettingut në shkallën e parë. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more